Sipas news24, pranë ish-parkut te autobuzave në Tiranë, është ekzekutuar Arjan Selimi.
Sipas news24, pranë ish-parkut te autobuzave në Tiranë, është ekzekutuar Arjan Selimi.
Ka një temë të hershme ne forum, por sa për informacion:
Ndahet dosja “Kompas”, “shpëton” Arjan Selimi
Tërhequr më 09 Maj 2011
TIRANE – Gjykata e Lartë copëton dosjen “Kompas”, Arjan Selimi drejt pafajësisë. Vendimi është marrë mesditën e djeshme nga një kolegj penal i Gjykatës së Lartë, i cili ka vendosur të rikthente te Krimet e Rënda për rigjykim Arjan Selimin, të dënuarin si kreu i kësaj çështjeje, i njohur si biznesmen në Tiranë deri në vitin 2004. Po kështu të njëjtin fat si Selimi e ka pasur edhe i bashkëpandehuri me të, Arjan Shabani, i vetmi nga tetë të akuzuarit e kësaj dosjeje, që nuk është vënë në prangat e policisë. Kurse për gjashtë të pandehurit e tjerë Gjykata e Lartë la në fuqi vendimet që ishin marrë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Apeli. Gjatë seancës së djeshme Kolegji Penal pohoi se, nga shqyrtimi gjyqësor në dy Shkallët e Para nuk ishte arritur të vërtetohej se Arjan Selimi, i cili njihet edhe me emrin Armando Andoni, të kishte lidhje me të bashkakuzuarit e tjerë. Po kështu e njëjta gjë ishte vërtetuar edhe për Shabanin. Gjykata e Lartë mori në shqyrtim edhe ankimin e paraqitur nga Selimi, i cili pretendon pafajësinë. Kolegji penal argumentoi se Krimet e Rënda dhe Apeli kishin rrëzuar përgjimet telefonike, të cilat konsideroheshin si provë prej prokurorisë, për të bërë lidhjen e të pandehurve mes njëri-tjetrit. Nisur nga ky fakt gjykata pohoi se krejt procedimi për Selimin dhe Shabanin ishte kryer nga prokuroria pa pasur bazë ligjore, ndërkohë që në të njëjtën mënyrë ishin pranuar dokumentet e dërguara në Tiranë nga Prokuroria italiane. Vetë Selimi, i cili është një nga të pandehurit që ende ndodhet në qeli, dy vjet më parë u fut në grevë urie në burg, duke kërkuar gjykimin e çështjes së tij. Në janar të vitit 2008 Krimet e Rënda vendosën të dënonin me 5.5 dhe 6 vjet burg dy fierakët Muhamet e Blenard Fejzulla, at e bir, 6.5 vjet burg Fatmir Kuçin, 16 vjet burg Arjan Selimin, 10 vjet burg Petraq Avramin, 15 vjet burg Kujtim Popoçin, si dhe 16 vjet burg Arjan Shabanin. Po kështu, kjo gjykatë i dha pafajësi të akuzuarit Dritan Kuçi, duke urdhëruar heqjen e masës së sigurisë në ngarkim të tij. Katër muaj më vonë Apeli la në fuqi këtë vendim për Muhamet e Blenard Fejzulla, Fatmir Kuçin, Dritan Kuçin e Petraq Avramin. Kurse Arjan Selimit, Kujtim Popoçit dhe Arjan Shabanit u uli dënimet, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë Gjykatës së Lartë për të dërguar drejt pafajësisë Selimin. fa.ma.
Dënimet e lëna në fuqi
Muhamet Fejzulla, 5.5 vjet
Blenard Fejzulla, 6 vjet
Fatmir Kuçi, 6.5 vjet
Petraq Avrami, 10vjet
Kujtim Popoçi 13 vjet
Dritan Kuçi, pafajësi
Kthehen te Krimet e Rënda
Arjan Selimi
Arjan Shabani
http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1046863166/titulli/Ndahet-dosja-Kompas-shpeton-Arjan-Selimi
Tiranë, vritet në një atentat Arjan Selimi i 'Kompas'
Tërhequr më 26 Shtator 2011
TIRANE-Një vrasje me armë zjarri është shënuar sot në Tiranë, ku viktima mësohet se është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, Arjan Selimi, ndersa i plagosur ka mbetur nje 15 vjecar.
Ngjarja ndodhi pranë ish-parkut të autobusëve ndërsa policia në vendgjarje ka nisur hetime intensive.
Trupi i Selimit, 37 vjec u gjet i pajetë poshtë një pallati 8 katësh, ndërsa dëshmitarë pohojnë se janë dëgjuar disa të shtëna armësh në zonë. NEWS24 mëson se zona ku u gjet trupi i Selimit është në zonë pa ndricim dhe plot errësirë.
Dyshohet se Arjan Selimi ka tentuar të hipte në një automjet në momentin që është sulmuar me armë. Në vendgjarje janë gjetur 6 gëzhoja, por do të jetë ekspertiza nga kriminalistika që do të përcaktojë llojin e armës së përdorur për ekzekutim.
Por, plumbave te atentatoreve te Selimit duket se nuk i ka shpetuar nje tjeter person, shoqerues i Arjan Selimit. Nje 15 vjecar eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak me plage zjarri, por jashte rrezikut per jeten.
Selimi njihet edhe si partneri i regjizores dhe show girl-it shqiptare, Inis Gjoni, e cila eshte shtatzene disa muajshe.
http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047107816/titulli/Tirane-vritetne-nje-atentat-Arjan-Selimi-i-Kompas
ky eshte i dashuri i iris gjonit(kjo qe ka dale ne vidio duke bere gojore)
gjynah se na iki nje bizensmen tjeter
Presim me gjithe shprese qe shteti shqiptar te gjej vrasesin![]()
ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)
Mos ndoshta ka dashur të hapi ndonjë kompani menaxhim plehrash??![]()
keshtu duhet tua besh te gjithe krimineleve; ti nxjeresh nga burgu dhe me pas ti vrasesh
Krijoni Kontakt