Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1

    Kompjuteri bėn zhurmė shqetėsuese

    Pershendetje.
    Ka disa kohe qe kur e hap kompjuterin me ben nje zhurme jo te kendeshme.Zgjat gati 5 min pas hapjes pastaj pushon.Sot duke punuar ne kompjuter me filloj e njejta zhurme ,por s'po pushon.Te jep pershtypjen sikur ndizet nje makine.
    Kompjuteri eshte i ri nuk kam shume kohe qe e kam blere dhe i mirembajtur.Nuk e kuptoj pse kjo zhurme dhe c'fare duhet te bej qe mos te jete me?
    :^zilet

  2. #2
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Une nuk jam ekspert per kompjuter por nga sa lexova me siper dhe ne qofte se te gjitha parametrat e punes jane ne rregull mua me duket se kemi te bejme me nje difekt mekanik. Mendoj se mund te jete ventilatori qe ben ftohjen e pjeseve te brendeshme te kompjuterit.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendetje!

    Edhe mua me ngjan si difekt mekanik ( ne fakt ska se ca te jete tjeter)

    Ne kete rast duhet te identifikosh zhurmen qe mund te vije nga:

    1)CDRoom (meret vesh kollaj )
    2)Harddisku
    3)ventilatori i procesorit ose i grafik kartes (nese eshte me ventilator )
    per piken 2,3 duhet hapur kasa e komp. per ta pare.



    Tani po te them dicka nga eksperienca, nese eshte hard disku dhe versionin e win. e ke recovery version dhe komputerin e ke brenda garancise bej kujdes dhe mos e le firmen ku e ke blere te te ndroje vetem hard diskun se pastaj win. qe ke eshte kot.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  4. #4
    Faleminderit te dyve.
    Mendoj qe eshte ventilatori sepse ate zhurme ben,por normal ky duhet ta bej si tip roleje here fillon her ndalon e tani e ben pa pushim a thua se nga momenti ne moment do plasi.

    Do te hap njiher ta shof doshta duhet pastruar mos i ka hyr ndonje gje

    ciao
    :^zilet

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-12-2002
    Postime
    13
    Eshte shume e zakonshme qe zhurma jo normale ne START/RESTART te vije si pasoje e defekteve ne power-supply. Ndoshta juve jetoni ne nje zone ku rryma elektrike flaktuon ose ndyshe eshte e paqendrueshme. Si pasoje e kesaj do vije nje kohe qe generatori i rrymes(power-supply)do te digjet. Juve nuk do te jeni ne gjendje ta ndizni kompjuterin.(Or bring the system up, sic i thone keta ketej). Do te te keshilloja te bleje nje power-surge strip nga ato te mirat.

    peace out!!!

  6. #6
    Decimus
    Nuk eshte zhurme qe behet vetem kur start por fillon kur e hap kompjuterin e mbaron kur e mbyll. Besoj se e ka ventilatori.
    Nuk e di a mund te bej dicka vete apo duhet patjeter 1 teknik.Dikush me tha qe duhet ta fshij se mos ka zene pluhera.
    :^zilet

  7. #7
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Pluhuri eshte lule dhe e pastron sa hap e mbyll syte, por ne qoftse eshte ndonje bokull apo aksi eshte konsumuar atehere mendoj se duhet ta dergosh atje ku e ke blere. Shpresoj ta kesh brenda garancise nese e ke blere te ri.
    Nje pyetje jashte teme. Mund te me thuash ku e ke blere?
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  8. #8
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Tironce.

    E kam patur dhe vete kete problem me nje kompjuter dhe mund te them me 90% siguri qe vjen nga ventilatori qe fton procesorin ose ndonje ventilator tjeter qe ti mund te kesh. Zakonisht kompjuterat kane 2 ventilatore, 1 per procesorrin dhe 1 per pjesen qe merret me furnizimin e rrymes elektrike. Pjesa e furnizimit shume rralle mund te kete probleme dhe nqs ka kompjuteri nuk te ndizet fare ose zhurma do ishte per tere kohen.

    Ventilatori i procesorit e ben zhurmen me ope sepse kontrollohet nga bios. Bios mat temperaturen e procesorit dhe ne baze te temperatures kontrollon xhirot e ventilatorit qe ta mbaje procesorin ne nje temperature te caktuar per funksionim ideal.

    Nga vete eksperienca ime mendoj se eshte mire ta shpiesh kompjuterin ne nje pike teknike qe ti ndrojne ventilatorin. Mos u mundo ta pastrosh ventilatorin sepse vetem sa do ta besh me keq. Helika eshte shume e dobet dhe levizja me e vogel nga balanca fillon te bej zhurmen. Megjithate ti hape kompjuterin me kujdes se mos te zere korenti dhe shiko se mbase eshte mbeshtetur ndonje kabell afer helikes. Largoji sa me larg kabllot dhe siguroi dhe fjongot plasike ose izolues. Fryji ventilatorit per ti hequr tymrat ose nqs ke bombina me ajer qe jane kastile per te pastruar kompjuterin perdor ate.

    Nqs zhurma vazhdon atehere provo te shtrengosh (ose lirosh) vidhat qe mbajne ventilatorin te montuar mbi heatsink. Heatsink eshte nje pjese metalike me shume flete e montuar mbi procesorin per ti mbare nxehtesine procesorit dhe per ta shperndare ate ne fletet metalike. Ventilatori pastaj qendron mbi heatsink dhe zakonisht eshte i montuar me 4 vidha (nje ne cdo qoshe). Me kujdes te madh shtrengo ose liro vidhat qe ventilatori te jete i barazlarguar nga te gjitha cepat me heatsinkun.

    Procesori sic e di eshte truri i kompjuterit dhe reth e rotull jane montuar pjese shume delikate prandaj duhet te tregosh kujdes te madh. Nqs nuk ke aftesite per keto gjera dhe kompjuteri te duhet me patjeter eshte mire qe mos ti futesh duart fare dhe ta shpiesh ne tekniket. Ventilatori si pjese eshte aty te $10-$20 ne varesi te procesorit, modelit te kompjuterit etj. Me gjithe punen nuk mendoj se mund te veje me shume se 40-50 dollare. Nqs je e zonja mund te vesh ne dyqan ose ne internet, te blesh modelin e ventilatorit qe ke dhe te heqesh te vjetrin dhe te vesh te riun.

    Nje arsye tjeter qe mund te sjelle zhurmen eshte dhe vendosja e kompjuterit tend. Sigurohu qe kompjuteri eshte i balancuar mbi tavoline ose ne dysheme. Mbase ke ndonje liber, reviste, etj etj qe i prish nivelin. Mundohu ta levizesh ne pozicione te tjera dhe shiko nqs e rrit ose zvogelon zhurmen. Mund te duket qesharake por kane te bejne shume dhe keto gjera.
    Ketu ke dhe nje foto qe gjeta ne internet.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 03-02-2003 mė 21:01
    Edi

  9. #9
    Reiart
    Ne nje dyqan kompjuterash e kam blere,ku tjeter

    Edspace flm shume.Une kontaktova me 1 teknik dhe me thane qe eshte zhurme qe vjen nga ventilatori.Tani i pres te vine ti nderrojne pasi eshte akoma brenda garancis.
    Nuk e di a duhet ta hap kompjuterin apo duhet te pres sa te vi tekniku (qe do vonoj 5 dite).

    Ju falenderoj shume per ndihmen.
    :^zilet

  10. #10
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Prit te vij tekniku. Pervec zhurmes mos ki merak se nuk ka asgje te keqe. Nje levizje e vogel i boshtit te helikes ben zhurme te madhe. Ventilatori ndihmon qe te mbaje procesorin te ftohte por nuk eshte i domosdoshem. Nqs zhurma eshte e padurueshme mund ta shkeputesh kabllin e ventilatorit dhe te punosh pa ate. Per te lehtesuar zhurmen mund te vesh ndonje cope gome ne fund te kompjuterit.
    Edi

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •