Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Nje Fotografi Qė Flet Prej 99 Vitesh

    Nga Ilmi Qazimi
    E shikoj kėtė fotografi dhe nuk ēmallem dot. E vėshtroj pėrsėri e pėrsėri dhe gjene nuk ndjehem mirė. E kundroj me ngadalė, pjesė pjesė, njė nga njė ...dhe mė pushton njė ndjenjė e furishme krenarie! Pastaj ēoē mė hipėn njė trishtim i brydhtė por shpejt e marr veten dhe them: Eh ē’burra ka patur ky truall! ...
    (Vallė a ka edhe tani tė tillė? Andej dhe kėtej meridianėve qė ndajnė Amerikėn me Shqipėrinė? Me siguri, ma thotė mendja se ka ; natyrisht nė kushtet e reja tė zhvillimit njerėzor dhe ekonomik kapitalist)
    Kjo ėshtė njė fotografi qė flet. Oh sa shumė qė flet kjo foto! Ėshtė foto historike dhe plot magji! Po ja more zotėrinj dhe zonja, a nuk iu bėn pėrshtypje ju se kėtu janė 35 burra nga Shqipėria nė mes tė Amerikės zė zezė kėtu e 99 vjet mė parė? Njė shekull –thuaj! Mu afėr Bostonit!
    Janė 35 gjithsej. Tė moshės 25 deri 35 vjeē.Shqiptarė tė organizuar nga kryeshqiptari Fan Noli dhe atdhetari tjetėr erudit po aq shqiptar sa i pari, Faik Konica, nė shoqėrinė”Vatra”. Dalin nė fotografi rrėzė njė peme tė madhe. Mua mė ngjan si lis. Se lis ėshtė edhe vetė shqiptari! E kush nuk e di se pellazgėt, tė parėt tanė tė kėtyre trojeve, prej tė cilėve ne rrjedhim, lisin e kishin simbolin e fortėsisė, burrėrisė, trimėrisė...aq sa edhe gjethen e tij e mbanin si tė hyjnishme!? Ndaj edhe kėta burra kanė zgjedhur lisin si pejsazh e sfond qė t’u shoqėrojė dhe zbukurojė foton. Sa tė mėnēur! Nuk kanė asnjė salltanet, asnjė teprim e asgjė mangut si nė veshmbathje edhe nė paraqitjen e jashtme, kėta burra.
    Me gravatė janė 28! Vini re: shqiptarė emigrantė; kėtu ( nė vėndin e lindjes qė vuan nga mjerimi, ku luftohet pėr t’u shkėputur nga perandoria osmane, se ėshtė kthyer nė shesh lufte ku hanė kokėn e njeritjetrit tė mėdhenjtė e Evropės por e pėson i vogli gjėmėn mė tė madhe- i digjet gjithēka ka vėnė me gjak e djersė dhe mė nė fund , po shpėtoi i gjallė , mbetet i pushtuar!) janė fshatarė , muratorė, ēobanė, pendarė, zejtarė, pylltarė etj – atje nė Amerikė ( edhe pse puntorė tė thjeshtė , ku hamall e ku paftall, ku nė shina treni e ku nė fabrikė syzesh a makinash, etj) - me kollare! Ju lumtė! Shqiptari di tė hedhė vallen sipas daulles.
    Me papion njė.Pa gravatė gjashtė.Uniformitet dhe diversitet. Unitet shqiptar mė tepėr.
    Me mustaqe -18. Oh kėto tė mrekullueshme, tė flakta, tė tejskalitura mustaqe! Sa bukur shkojnė nė fytyrat e rreshkura , tėrė bronx e hekur, me sy vėshtrim shqiponje tė kėtyre burrave tė sertė! Ato janė vetė hija dhe burrėria e kėtyre shqiptarėve. Asnjėri nuk i ka njėlloj me tjetrin, por ama i kanė, mu aty mbi buzė ( qė di kė e si tė puthė ashtu si edhe kė dhe kur tė pėshtyjė), poshtė hundės karakteristike skifteriane tė fisit ilir tė kėtyre brigjeve tė Adriatikut dhe nė thellėsi tė kėsaj” toke tė ashpėr me burra tė egėr”. Mendohuni pakėz ju lutem,se sa e brishtė , e mekur, e zbehtė dhe e tretur do tė dukej fotografia pa mustaqet e kėtyre burrave trima, puntorė, qė ndonėse kanė ardhur pėr bukėn e gojės kėtu nė Amerikėn e madhe, nuk harrojnė se janė shqiptarė edhe pėr sa u takon mustaqeve.
    Me mjekėr –asnjė. Janė tė fisshėm, tė paqėm dhe tė disiplinuar nė vetvete kėta burra. E ē’u duhet mjekra xhamėn!? Ata e mbajnė fytyrėn tė rruar, tė pastėr e pa asnjė cen qė do tė kishte tė bėnte me qimen dhe flokun. I respekton shqiptari denbabaden kėto dy pjesė tė trupit tė tij , ku ai shfaq ashtu si e gjykon karakterin e vet. Nuk ėshtė punė mode. Jo aspak! Po pse pak njerėz kish nė Amerikė atėkohė me mjekėr? Por shqiptari s’ėshtė kopjac , imitues majmun.Jo ai ėshtė individualitet.
    Tė gjithė kanė veshur kostum, dhe madje kostum serioz. Ky ėshtė njė kulm fisnikėrie , bukurie dhe pėrbėn , kam dėshirė ta theksoj, tregues tė posaēėm evropianizimi dhe jo amerikanizimi. Po ta shikosh me kujdes , edhe sot e kėsaj dite bie nė sy ky tipar dallues. Nė fund tė fundit , shqiptari di se kur duhet tė vishet me kominoshe, me opinga llastiku, me mushama shiu apo me thes nė kokė , por ama ai di mirė se kur duhet tė vishet e pse duhet tė veshė kostum.(Tani, kėtokohė tė ndotura me lloj lloj ndyrologjirash ,po shohim mbrapshtira kėtu nė Tiranėn tonė qė ka jo pak femra tė cilat me kostum bordeloje dalin nė shetitje dhe burra qė me kostum katėrqindmijėlekėsh venė nė birraritė zgjyrė.Po neise! Le tė jenė pėrjashtime kėto). Edhe njė kostum po tė ketė shqiptari , atė e ruan dhe e vesh atje kur e ku duhet tė tregojė virtytet e tij , personalitetin e tij dhe fisin e tij.Kjo nuk ka tė bėjė fare me pasurinė apo varfėrinė; jo! Ėshtė punė karakteri, ėshtė punė nderi , ėshtė punė shqiptari tė vėrtetė!
    Me kėmishė tė bardhė janė 22. Eh sa e vlerėson shqiptari tė bardhėn! Tė bardhė e ka zemrėn, tė bardhė e ka shpirtin, tė bardhė e ka ndjenjėn e mirėsisė , tė atdhetarisė dhe tė fqinjėsisė.
    Me kapele janė disa.Ne shohim vetėm 7- me shapkė me strehė dhe republikane. Kapela me strehė- origjinale pėr nga madhėsia , cilėsia e stofit apo dokut, nga lloji i strehės dhe veēanėrisht nga mėnyra se si e mban shqiptari (pakėz mėnjanė) - kėtu nė foto ėshtė njė tregues qė burrat nuk i kanė vėnė rėndėsi. Ata i paraqet mė mirė kostumi se sa kapela, ndaj edhe e kanė hequr dhe e mbajnė nė dorė ata qė e kanė.
    Pa dekorata apo shėnjėza tė tjera nė kostum.Bukuri nė thjeshtėsi dhe thjeshtėsi nė bukuri!
    Tė gjithė tė krehur e tė qethur si pėllumba tė bardhė.(Kujtoj se nė Amerikė fluturojnė dhe ushqehen edhe pėllumba tė zinj.) Shumė bukur! Tamam si pėr ditė feste. E si tė mos quhet festė takimi me Fan Nolin e me Faik Konicėn? Ėshtė dita kur krijohet dega nr.10 e shoqatės “Vatra”.
    Duart mbi supin e shokut, mbi gjunjė dhe prapa.Sa domethėnese janė kėto pozicione tė duarve! Ashtu siē i mban duart realisht nėpėr shekuj shqiptari nė jetėn e tij plot luftra, tallaze dhe pėrplasje pėr ekzistencė e mbijetesė.
    Ulur shesh- rrogoz mbi bar.Gjysėm kėmbė kryq. Tė tėrė me kėpucė. Ata e dinė mirė se nga anėt tona “burri njihet nga ēfarė ka mbathur nė kėmbė”.Tjetėr madhėshti kjo e ulura mbi bar, ku gėlojnė edhe ca guriēka.
    Vendosur nė katėr rreshta: ulur 8; unjur nė gjunjė 9; nė kėmbė 12; nė kėmbė nė rreshtin e katėrt 6 vetė.Ushtarakisht, do ta vlerėsoja shumė tė goditur kėtė foto: skalionim nė formėn e rrombit nė falangat e lashtėsisė ilirike ; skalionim nė thellėsi e nė lartėsi. ‘Trupat sulmuese’ janė tetė.’Forca kryesore’ pėrbėhen nga 24 vetė dhe me dėndėsi maksimale pėr njėsinė e sipėrfaqes. ‘Forcat mbėshtetėse’ - gjashtė. ‘Repartet’ pėr krahėmarje - 10 vetė, pesė nė ēdo anė.Nga kush agresor duan tė mbrohen kėta burra vallė aty nė mes tė Amerikės!?
    Janė myslimanė , ortodoksė e katolikė tė mirėfilltė dhe nuk u shkon fare nė mėndje pėr fenė. Aspak! Krenarė tė gjithė. Kokė lart, serbes e me sy tė qeshur.Janė vėllezėr tė njė fare, tė njė gjaku e tė njė feje: janė shqiptarė dhe pik!
    Hė si thoni, a nuk ėshtė njė mrekulli kjo foto?
    Edhe ato dy fjalė qė shkruhen nė diēiturė mė duken me interes: Dega 10. Vendi, i pėrkthyer fjalė pėr fjalė edhe pse ėshtė toponim i mbivendosur pėr arsye qė ne nuk kemi pse t’i kėrkojmė, quhet Ura e Jugut! Koincidencė? Nė njė nga 50 shtetet e Amerikės njė urė e jugut, ku pozojnė 35 shqiptarė nė njė ditė qershori! Edhe Shqipėria, mėmėdheu i tyre e lė nė jug ekuadorin dhe ka qėnė e mbetet urė lidhjeje me ...
    E mė kė e pėr kė nuk ėshtė urė lidhjeje Shqipėria?! E ku nuk i gjen shqiptarėt!?
    ***
    Ne nuk dimė saktėsisht pėr secilin nga kėta emigrantė atdhetarė se ku punonin nė ato vite pėr tė fituar krodhen e bukės dhe pėr tė dėrguar pako gjė nė shtėpinė me aq halle e ėndrra, ku ēilimiqėrit ciasnin se “ēoē do u sjellė babai nga kurbeti, kur tė vijė!” Vetėm gruaja , motra, nėna (Oh hallepasosurat ato!Shpirt brengusurat ato!Trimėreshat ato!) klithnin me heshtjen e zemrės sė tyre tė madhe sa vetė oqeani: “Vallė a do tė kthehet gjallė?”
    Nuk dimė mjeshtrin fotograf qė ka kompozuar kėtė foto- novelė shqiptare.Nuk i njohim dot tė gjithė emėr pėr emėr e ku, nė cilin vėnd tė Shqipėrisė kanė lindur, kur kanė ikur dhe vallė a u kthyenė tė gjithė...jeta e secilit prej tyre, ashtu si ehe e qindramijrave tani nė kohėt moderne, do tė pėrbėnte roman mė vete...
    Eh, sa gjėra qė nuk dimė ne sot pėr kėtė foto.
    Por dimė mė tė fuqishmen: Janė 35 shqiptarė tė bashkuar nė afėrsi tė Bostonit tė Amerikės para njė shekulli!
    ***
    Nė kėtė fotografi tė 16 qershorit tė vitit 1912, nxjerrė nga albumi origjinal me foto i arkivit tė “Vatrės”, tė cilės, fatkeqsisht i mungojnė emrat nė diēiturė, qysh nė ditėn qė ėshtė bėrė, pas hulumtimesh tė holla e tė gjata janė saktėsuar, me metodėn e krahasimit me fotot e tjera , me pyetjen e pasardhėve e tė afėrmve tė personave qė janė nė foto, prania e emigrantėve atdhetarė shqiptarė nga krahina e “Vakėfėve”tė cilėt pėrbėnin pleqėsinė e zgjedhur atė ditė : kryetar z. Sotir Gjika, sekretar z. Naum Dishnica, anėtarė Llazar Kozma, Tasi Vangjeli dhe Jani Lubonja si dhe skraparlinjtė z.Brahim R.Basho, z.Dine Bėrham Duēe, z.Sefer Prishta,z.Adem Qani Zabėrzani dhe Hasan R. Rovica.

  2. #2
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anėtarėsuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Nuk e gjen dot kete foto?
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •