Shtatori njihet si muaji që sjell në New York udhëheqës shtetërorë nga mbarë bota, për shkak të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Po një traditë më e re shënon gjithashtu ardhjen gjatë këtij muaji në “kryeqytetin e botës” edhe të komunitetit të biznesmenëve që në epokën e globalizmit, gjurmon ritmin e tregjeve të hapura e të lira si dhe politikat e vendeve që ndikojnë në to.
Në të kaluarën “Illyria” ka ndjekur me vëmendje vizitat e politikanëve shqiptarë gjatë këtyre javëve marramendëse njujorkeze. Kësaj here ia vlen të ndalesh te një udhëheqës shqiptar në botën e biznesit, Lazim Destani. Kryepari i familjes Destani nga Tetova, pronar të shumë bizneseve ndër të cilat edhe firmës me renome ndërkombtare Ecolog, një nga biznemenët më të fuqishëm shqiptarë, ndodhet në Neë York i ftuar në të paktën katër veprimtari të mëdha.
“Ishte një rast i mirë që qëlluan të gjitha në një javë me një agjendë të ngjeshur dhe efikase”, thotë ai, në një bisedë me gazetën “Illyria”, gjatë një prej periudhave të shkurtra, të ndërmjetme mes takimeve të shumta, që ia mbushin ditën këtu në Neë York.
Lazim Destani ishte ftuar të merrte pjesë në Forumin e Investimeve SHBA-Shqipëri, që hapi javën e veprimtarive shqiptare të shtatorit 2011.
Dje, ai ishte i ftuar në takimin vjetor të FEBA-s që mbledh biznesmenët nga i gjithë Ballkani dhe Turqia e që zhvillohet tradicionalisht në Manhattan. Sot, ai do të jetë i pranishëm në një tjetër konferencë investitorësh, kësaj here për shtetin e Maqedonisë dhe më pas do të marrë pjesë në darkën vjetore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan.
Duke folur me kënaqësi për ftesën që kishte marrë nga Drejtori Ekzekutiv i KKSHA-se (Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan), Avni Mustafaj, zoti Destani thotë se do të ishte edhe një mundësi të takohej me ish-kryeministrin britanik Tony Blair, i cili do të jetë i ftuari kryesor në këtë veprimtari.
“Është treguar mik i shqiptarëve në ditë të vështira dhe duhet t’i shprehim mirënjohjen tonë. Miqtë e vjetër duhet respektuar nëse duam të krijojmë miqësi të reja”, thotë ai.
Po këto katër veprimtari janë si të thuash vetëm “maja e ajsbergut”. Orët e qëndrimit të tij në SHBA janë të mbushura me takime kokë më kokë, me biznesmenë shqiptarë e amerikanë, politikanë, diplomatë, për propozime projektesh, pikëtakime dhe sinergji biznesi, shqyrtime e komunikim të vazhdueshëm.
Zyrat nëpër shumë vende
Rrjeti i bizneseve që drejton familja Destani është global në kuptimin e plotë të fjalës. Zyrat qendrore të kompanisë më të theksuar të grupit, pra Ecolog janë sot jo vetëm në Gjermani e në Tetovë, por edhe në SHBA, Zvicër, Dubai , Turqi, Liban, Kuvajt dhe Kinë.
Ndërsa lista e vendeve ku ka zhvilluar dhe zhvillon biznes, ku ka investime dhe partneritete është shumë më e gjatë. Ndërkohë që të gjitha bizneset janë të sistemuara nën një ombrellë me udhëheqje strategjike në Dusseldorf të Gjermanisë, dhe që në fillim të këtij viti me një njësi holding në Zyrih që bën menaxhimin e portofolios të kompanive ekzistuese të grupit dhe investimeve të reja gjithashtu. Të duket nganjëherë e pabesueshme rruga që ka bërë biznesi i Destanit dhe familjes së tij për katër dekada, që nga koha kur kompania Sharr Turist, në vitet 80-të, u bë ura lidhëse e diasporës shqiptare në Gjermani, Zvicër e Europë me trojet amtare.
Ndryshuan kohërat
Kur kohët ndryshuan dhe shqiptarët filluan të lëviznin në masë nga dhe drejt Perëndimit, u transformua edhe biznesi i familjes së Lazim Destanit. Djali i madh i Lazimit, Nazif Destani njëherit edhe ideatori kryesor i grupacionit të serviseve Ecolog, u vu në krye të po këtij biznesi, që të kaloj pastaj në udhëheqjen strategjike të grupacionit.
Djali tjetër, Selimi, u përqëndrua në ndërtimtari dhe në patundshmëri me kompaninë Don International e cila zhvillon aktivitete në mbarë Evropën. Kurse, djali më i vogël, Blerim Destani është përqëndruar në fushën e filmit, e më gjerë të artit dhe kulturës, me kompaninë LARA Entertainment. Të tre djemtë kanë dëshmuar aftësitë e tyre në fushat që kanë zgjedhur dhe Lazimi është sot krenar për sukseset e tyre.
Mes takimeve të shumta të Lazim Destanit me botën e biznesit ku mernin pjesë edhe qeveritarë të Shqipërisë, Kosovës dhe Ballkanit krahas atyre të SHBA-se, si kryeministri Sali Berisha, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, Zv.kryeministri dhe Ministri i jashtëm i Shqipërisë z. Edmond Haxhinasto, Kryetarja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaci, Zv. Kryeministri Behgjet Pacolli ,miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel, si dhe udhëheqës te biznesit amerikan, si Presidenti i famshëm i Coca-Cola-s, Muhtar Kent, vëllezërit Wisner dhe shumë personalitete tjera nga jeta publike. Destani takoi edhe anëtarin këshillit të bashkisë së Neë York-ut, James Vacca, kryetar i Komitetit për Transport dhe shërbime komunale.
Lazim Destani shoqërohet gjatë këtij qëndrimi në Neë York nga bashkëpunëtorë të afërt, në stafin e tij si Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, Arban Kurtishi dhe Steve M. Sagehorn, përfaqësues i zyrës se Ecologut në SHBA.
Biseda më vëllezërit Ëisner zgjati më shumë se një orë dhe u mbyll me marrëveshjen për t’u takuar përsëri në Dusseldorf ose Tetovë për konkretizim të marrëveshjes për bashkëpunim.
“Jo vetëm që kanë ndihmuar shumë shqiptarët, por është kënaqësi të flasësh me ta për shkak të njohurive të mëdha që kanë në botën e politikës e të biznesit”, thotë Destani për vëllezërit Wisner.
Një vend të madh në takime kanë zënë ato me kolegët e tij shqiptarë në biznes, si Jim Xhema, Harry Bajraktari etj., me biznesmenë nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria.
Forumi i Investimit SHBA-Shqipëri i ka lënë mbresa Destanit dhe kjo nuk është gjë e vogël. Vëmendja e tij për investim në Shqipëri është një nga provat më të mira për klimën e biznesit në vend.
100.000 dollarë për familjet e Gërdecit
Bizneset e familjes Destani nuk janë thjesht një biznes konvencional, po mbi të gjitha është një filozofi, një vizion, një shembull që nëse ngritet në standard do të sjellë vetëm progres për gjithë shoqërinë.
Kjo është nga ato kompani që suksesin ia injektojnë komuniteteve në të cilat veprojnë.
“Atë që fitojmë ta ndajmë me të tjerët”, është motoja e jashtëzakonshme e kësaj familje për të cilën përgjegjësia shoqërore është pjesë e filozofisë dhe kulturës së biznesit të saj.
Kudo ku vendoset biznesi i kësaj kompanie, e gjithë shoqëria përfiton. Kjo është dëshmuar mijëra herë me sponsorizimet bujare në fusha, si kulturë, arsimi, shkenca, mjedisi, feja, etj.
Edhe në Shqipëri, ndonëse nuk kanë qenë të pranishëm me investime, dora e Ecolog-ut është ndjerë. Botime librash, sponsorizime hulumtimesh shkencore e veprimtari kulturore. Në një rast domethënës, 100,000 dollarë amerikanë është dhuruar për famijet që u goditën nga tragjedia e Gërdecit. Në një rast tjetër, rreth 40 kamionë me ushqime u dërguan në ndihmë të popullsise të rajonit të Shkodrës, gjatë përmbytjeve të fundit.
Janë angazhime të tilla që meritojnë vëmendje, lavdërime dhe nxitje. Është shembulli më i mirë i biznesmenit shqiptar të të ardhmes, që pasuron jo vetëm veten por mbarë shoqërinë.
Krijoni Kontakt