Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    80 fëmijë çdo ditë jetojnë me vdekjen

    Ajo i ngjan më shumë një kasolle të braktisur nga pronari i saj pavarësisht se brenda saj çdo ditë kalojnë pjesën më të madhe të ditës rreth 80 fëmijë. Kjo godinë ndodhet në komunën e Portës së rrethit të Fierit.

    Janë të gjithë të moshës 3 deri në 6 vjeç. Çdo ditë prindërit e tyre i dërgojnë këta fëmijë në kopsht duke u larguar me frikë dhe ankth. Godina e këtij kopshti ku qëndrojnë fëmijët siç shikohet në foto, duket sikur do shembet nga sekondi në sekondë.

    Ajo në këtë gjendje ka më shumë se 7 vjet dhe askush nuk po interesohet që të investojë. Në këto kushte ajo pothuajse është shkatërruar, me çati gati në të shembur ndërkohë tavani në disa pjesë të saj është i shembur kurse trarët që mbajnë çatinë në të gjithë gjatësinë e saj janë thuajse të kalbur.

    Shumë prindër nuk po i çojnë fëmijët në kopsht. Aty punojnë tre edukatore dhe asnjëra prej tyre nuk dëshiron të flasë për gjendjen rëndë. Kjo më shumë për shkak se mbas mbylljes ato do të mbesin pa punë. Sipas tyre është bërë kërkesë pushtetit lokal por kjo e fundit nëpërmjet kryetarit të komunës Portës, Azem Shatëri ka bërë përpjekje për të thithur ndonjë investim por deri më sot sipas tij nuk është bërë gjë.

    Kryetari i komunës shprehet më tej se janë dërguar letra të shumta jo vetëm në drejtorinë e arsimmore por edhe në ministrinë përkatëse për të kërkuar ndihmë por askush nuk na ka ndihmuar apo të kthejë përgjigje se si do të veprohet më tej më këtë kopsht.Shekulli
    K.TH
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    wow sa tmerr. Keta femij i ruan zoti se kjo as per strehim per kafshet nuk perdoret. Do zoti sjell vemendje tek institucionet e duhura edhe ndertojne nje godine te re.
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    nuk e besoj se eshte dicka e tille ..nga fotografia kuptojme se ngjitur me te eshte edhe nje objekt tjeter me i mire se cka na shohin syte..nga sa shihet kjo ndertese nuk eshte hapur asnjehere..shikojeni me kujdes barin tek dyert e saj..nga sa shoh une ngjitur me te eshte shkolla e re dhe kjo pjese nuk eshte objekt shkolle..pastaj te jeni te sigurte qe te paret jan vete edukatoret e nxeneseve qe nuk do te pranonin te futeshin brenda..po ku duhet te futeshin gjanem..ajo ska as dyer as dritare e as cati....kjo ndertese qe ka sjelle postuesi eshte thjeshte nje mashtrim..as per depo drush nuk ben..ka mundesi te jete objekt ndihmes i shkolles dhe mashtruesit na e bien si shkolle...

    e zeme se ja ky na qenka objekti i kopshtit te femijeve te fshatit x..a aq budallenj jane banoret e fshatit te dergojne femijet e tyre ne kete hangar..a aq budallenj jane drejtuesit e arsimit ne fshat dhe ne qender te rrethit ta lejojne nje gje te tille..aspak...autori thote se jane 80 femije qe duhet te mesojne ne kete objekt..qe i bie te pakten 3 klasa..a nuk e shihni sa i vogel eshte objekti per kete qellim...me duket se behet objekt diskutimi thjeshte per te thithur ndonje fond qe te kene mundesi te vjedhin disa njerez..apo gjelle e kurdisur nga gazeta e koqes se dhimes..

    e zeme se askush nda pushtetin nuk e qau koken per tu kujdesur per kete objekt..po mire ku jane fshataret e kesaj shkolle qe nuk nderhyne vete me duart e tyre te rregullohej te pakten catia e saj..nuk po them te mblidhnin fonde ne para dhe ta ndertonin shkollen por thjeshte te shfrytezonin krahun e tyre te lire..te mblidheshin si dikur ne aksion dhe te benin dicka per te..apo me mire thone ti leme nxenesit pa shkollim se sa te hargjojme nje dite apo nje jave pune vullnetare per ta rregulluar shkollen...

    mundohuni te genjeni per toke e jo per hava..nuk jemi leshko te besojme perralla te tilla....
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 27-09-2011 më 11:49
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Përshëndetje Fegi!
    Më pëlqejnë shumë postimet e tua në lidhje me shkencën.
    Përsa i përket kësaj fotoje,po ta shohësh mirë,edhe vetë do ta besosh se nuk është fare e vërtetë për ato që ke postuar.
    Klm

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Përshëndetje Fegi!
    Më pëlqejnë shumë postimet e tua në lidhje me shkencën.
    Përsa i përket kësaj fotoje,po ta shohësh mirë,edhe vetë do ta besosh se nuk është fare e vërtetë për ato që ke postuar.
    Klm
    .linku.http://www.shekulli.com.al/shekulli/...ne-me-vdekjen/

  6. #6
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    E vertete apo jo , ajo ndertese duhet te shembet .
    E kane cekur dhe te tjeret qe godina ngjitur duket e mirembajtur , por kjo e shkaterruara duhet shembur se aty kalojne femije .


    Besoj se nuk do kushtoj shume shembja e saj , mund te behet dhe me pune vullnetare nga prinderit per te siguruar jeten e femijet e tyre.




    Ps. Nuk e di pse e kemi manin da nxjerrim bloz ate vend .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    as une nuk besoi se eshte kjo kopshti i femijeve,keta cenkan femije qe paskan familje,cili prind do e rrezikonte femijen aty,une ne fillim medova se po behej fjale per jetimore..info i manipuluar.

    ja paskan bere si ne kohen e bombardimeve te natos ne beograd,ata bombardonin kazermat,keta thonin kan gjuajtur afer kopshit te femijeve qe ishte nja 300 m large,asesi se permendin se ishte kazerma ne pyetje

  8. #8
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Ps. Nuk e di pse e kemi manin da nxjerrim bloz ate vend .
    misioni i shekullit te ri te koqos se vjeter..ka disa njerez moj isadora qe edhe nese kane ar para syve nuk ju shkelqejne ato...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Nuk e dija që e ke marrë nga shekulli se nuk do të të shkruaja!
    I dihen shkrimet shekullit.Nuk më impresionojnë asnjëherë.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •