Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Të fala statusit, të na rrojë kryeministri!

    Të fala statusit, të na rrojë kryeministri!
    Shqipëria mori sot zyrtarisht përgjigjen e hidhur se nuk do e përfitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësimin e pritshëm në Bashkimin Evropian. Ky lajm pak a shumë ishte i ditur edhe nga qytetarët, ashtu sikurse dhe politika. Por sot u dha goditja finale që na çon përsëri në origjinë, aty ku na la ish-kryeministri Fatos Nano.

    Mes zgjedhjeve të vjedhura, nepotizmit, kleptokracisë, tribalizmit, mafias, krimeve, ligjit për plehrat, administratës së korruptuar dhe shërbimit të dobët si pasojë e reformave të dështuara. Por më i fituari në këtë situatë doli vetëm një njeri. Kryeministri Sali Berisha. Pasi siguroi falë mbështetjes së diplomatëve të huaj grabitjen e mandatit të Tiranës, manipulimin përsëri të zgjedhjeve, pasi fitoi me manipulime dhe ato të 2009, për kryeministrin nuk ka më rëndësi se çfarë thotë BE. Ndërsa ishte në dijeni të plotë të përgjigjes negative, kreu i qeverisë ka një javë që gërthet nëpër media dhe zyrat diplomatike, se “Fajin e ka Edi Rama”. Po i kthen reston e fushatës, se lideri i opozitës, me dashje apo padashje, por me zgjuarsi, e futi Berishën në një hulli duke i djegur përfundimisht një herë e mirë karrierën. E shtyu në lakminë e grabitjes së mandatit të Tiranës, pasi Berisha tha se për 10 vota nuk quhet e drejtë, kurse për 90 është bindëse.

    Por këtë aktualisht nuk e ka kapërdirë asnjë i huaj dhe madje zyrtarisht asnjë nuk i ka njohur zgjedhjet e Tiranës. Dhe në këtë situatë që mund ta quajmë ditë zie, pasi rrezikojmë dhe vizat si pasojë e rritjes së azilkërkuesve muajt e fundit, mund të themi vetëm një gjë; Të fala statusit, të na rrojë Sali Berisha.
    Albania Uber Alles

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    Ku e more vesh kete sihariq ti juanito?

  3. #3
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga ulne Lexo Postimin
    Ku e more vesh kete sihariq ti juanito?
    "Sihariqi" është i vërtetë, është dhënë në TV.

  4. #4
    Epo urime.... atyre qe e besonin si dicka te mundur!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Me vje keq per atdheun, pore gjersa te bejn politik per pushtet e jo per shtet kemi me mbet prapa te gjitha shteteve e kombeve te Evropes.
    Jo vetem Saliu qe ka nji pjes faji qe Shqiprie esht ku esht por edhe socialistet jon njerzit e shitur tek fqinjet grek e serbvetem te stagnoj shqipria ne permbushjen e kritetereve qe i duan per ti permbush Shqipria.
    Zaten edhe socialistet edhe demokratet salist jon pjell e sherbimeve te huja /fqinjeve tan te ndyre.
    A sishin socialistet qe dogjen Shqiprin ne 97ten dhe as qe e fiken e as qe deshen ta fikun gjer sa u fik vet zjarri i dhen nga socialistet e spektatoret demokrat te ashtu qujtur selist.
    Aleksandrin kapeni per gushe se ai po ju ben politiken .Ah qa ish Arvizuuu.
    Ani dy palet tha duhet te gjejngjuh te perbashket ,me demek let i kajn nenenShqipris pa e ver kushe re.
    Shqipria ka shpetim vetem me Monarkin se ndryshe nji hap para e dy mbrapa.
    Prej ksaj elite politike do vin tjeret qe ta mbajn pushtetin me gjat dhe prap i njejti refren OPOZITA FAJTOR.
    Me kto politiqar shqipria po rrenohet pa e diktuar kush .po i vje deka sikur te moshuarit avash avash.
    Qe esht me e keqja se me sdi njeriu i shkret a po behet luft me shkatrru shqiprin shpejt apo avash se ajo po shifet se po shkatrrohet.
    Ajo u shkatrrua por si pa hajrin as greku as serbi se e mbronte Evropa per hir te Gjergjit.Greku e serbi kan atashet e tyre qe esht me e rendsishmja ku shifet se Shqipria spo leviz ,sikur zemra po i ndalet dhe kjo per fqinjet tan esht lajmi me i mir sikur ky i santmi.

  6. #6
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Me Vjen Shume keq per Shqiperin qe serish u kthe atije ku ishte
    hajdut/vrasje/hasmeri/krimi ne familje/ etc etc

    Te na rojn partit se populli shqiptar sdin te votoj eshte si puna e bagetis vriten per ta se pertjeter gje sjemi


    Bravo Sali/Rama e plotesuat deshiren tuaj tani ikni pini kafe duke qesh
    Partizoni

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne seli roze benet feste patjater.
    ja kan mbrrit qellimeve.
    populli ne fakt e di mire se seli rozja te vetmen pun qe e ben me zell e shkelqyer eshte pengimi i ecjes perpara te shqiperise.

    gjith mjeshteria .. mencuria djallezia e dobiclliku i selise roze eshte derdhur ne kte "fushe".. si e qysh e me cfare.. me sabotu hapat e shqiperise drejt objektivave europiane.

    mirpo ka qen aq i neveritshem ky mobilizim anti shqiptar sa tash dhe bufi e di se.. seli rozja eshte e keqja e shqiperise..

    shqiptaret atdhetare i jan mirnjohes berishes per cfar eshte arritur ne kto 20 vjet.. sepse cdo arritje ka punen e tij.. sikurse cdo ngecje ka veprimin e seli roze..

    un i jam mirnjohes berish bashes qe sot mijra bashkatdhetare te mij levizin te lire neper europe..
    mijra nena e baba udhetojne nga rinasi e takojn femijet e tyre..

    rrofsh zoti Berisha se ke urimin e atyre zemrave te djegura qe sot po cmallen..

    rrofsh zoti berisha qe dhe ne viziten ne USA u perpoqe qe dhe me USA-n shqiptari i thjeshte te kete liri te udhetimit..

    pres qe te realizohet dhe kjo enderr sepse jan mijra prinder ne shqiperi qe i kan femijet e tyre ne USA..

    ju realizofte kjo deshire dhe ketyre njerzve te mire..

    pac uraten doktorr berisha..

    ju khmer rruzhet e ed rucit.. gezoni.. per "arritjet" tuaja..

    mirpo turpi e faqja zeze ju ka mbet..

    megjithate shqiperia po ecen e do eci ashtu sic do populli e sic deshiron kreshniku berisha..

    sot jemi ne nato.. sot levizim lirisht ne eu..
    neser dhe ne usa..

    ec perpara sali berisha..



    ..

  8. #8
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    a nuk e dije

    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Të fala statusit, të na rrojë kryeministri!
    Shqipëria mori sot zyrtarisht përgjigjen e hidhur se nuk do e përfitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësimin e pritshëm në Bashkimin Evropian. Ky lajm pak a shumë ishte i ditur edhe nga qytetarët, ashtu sikurse dhe politika. Por sot u dha goditja finale që na çon përsëri në origjinë, aty ku na la ish-kryeministri Fatos Nano.

    Mes zgjedhjeve të vjedhura, nepotizmit, kleptokracisë, tribalizmit, mafias, krimeve, ligjit për plehrat, administratës së korruptuar dhe shërbimit të dobët si pasojë e reformave të dështuara. Por më i fituari në këtë situatë doli vetëm një njeri. Kryeministri Sali Berisha. Pasi siguroi falë mbështetjes së diplomatëve të huaj grabitjen e mandatit të Tiranës, manipulimin përsëri të zgjedhjeve, pasi fitoi me manipulime dhe ato të 2009, për kryeministrin nuk ka më rëndësi se çfarë thotë BE. Ndërsa ishte në dijeni të plotë të përgjigjes negative, kreu i qeverisë ka një javë që gërthet nëpër media dhe zyrat diplomatike, se “Fajin e ka Edi Rama”. Po i kthen reston e fushatës, se lideri i opozitës, me dashje apo padashje, por me zgjuarsi, e futi Berishën në një hulli duke i djegur përfundimisht një herë e mirë karrierën. E shtyu në lakminë e grabitjes së mandatit të Tiranës, pasi Berisha tha se për 10 vota nuk quhet e drejtë, kurse për 90 është bindëse.

    Por këtë aktualisht nuk e ka kapërdirë asnjë i huaj dhe madje zyrtarisht asnjë nuk i ka njohur zgjedhjet e Tiranës. Dhe në këtë situatë që mund ta quajmë ditë zie, pasi rrezikojmë dhe vizat si pasojë e rritjes së azilkërkuesve muajt e fundit, mund të themi vetëm një gjë; Të fala statusit, të na rrojë Sali Berisha.
    a nuk e dije o kelush i komunisteve se ne nuk do e merrnim statusin e..sigurisht qe e ke ditur qe perpara se ta thone europianet..edhe ne te tjeret e kemi ditur..e kemi ditur qush kur ne krye te partise socialiste erdhi nje kelysh komunisti qe nuk e kishte per gje te varte e vriste kedo qe nuk i pelqente..e kemi ditur kete qysh kur ne kupolen e partise socialiste filluan te hynin nje e nga nje bijt e krimineleve komuniste te birose politike a te sekretariatit te komitetit qendror..e kemi ditur dhe e dime se do e kemi te veshtire te qajme pengesat e njepasnjeshme qe nxjerrin biznes-krimi qe ka pushtuar grupin e deputeteve te partise socialiste..bile e dime se do jete shume e veshtire te qajme perpara derisa tju shporrim juve kelysheve te fares me te flliqt qe prodhoi njerezia..hyni tani ne ndonje gjiriz haleje dhe ferkoni duart per gezimin qe keni pse nuk morem statusin e kandidatit..zgerdhihuni deri sa tju bien dhembet proteza nga goja juaj e fllicte..nje sherbim te madh i keni bere vendit tuaj..siq ja keni bere gjithmone me burgje e kampe internimi ...por sherbimin me te madh ja keni bere vetes..populli nuk ha me bare siq e instruktoni ju dikur..ai e sheh kush jeni dhe do jua tregoje mire ne 2013..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Të fala statusit, të na rrojë kryeministri!
    Shqipëria mori sot zyrtarisht përgjigjen e hidhur se nuk do e përfitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësimin e pritshëm në Bashkimin Evropian. ...
    Nuk ka vlere te madhe!
    Turqia eshte moti kandidat e ndoshta nuk do te behet kurre anetare.
    Me rendesi do te ishte data e anetaresimit,ne varesi me kushtet e parashtruara. Sepse statusi i kandidatit mund te zgjate edhe pafund, si ne rastin e Turqise.

    Pershendetje

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    ne kemi saliun ska rendesi evropa,,,,

    do na jap plehera te gjitheve ore,,,,plehera sa e doni

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •