
Postuar mė parė nga
_bliss_
Kjo eshte fatkeqsia shkodrane - edhe shqiptare per ate pune, por meqe jemi fokusuar te Shkodra - te parit endrra me sy hapur, te mbushurit e barkut me luge bosh, e te tjera urti popullore shkodrane qe i pershtaten rastit ne fjale. Trashegimnia kulturore eshte vertete krenari, por eshte me shume barre. Kushdo mund te jete lehtesisht krenar per dic qe e ka bere nje grup me njerez dhe ky, sot, per fat, rastesisht, apo se ashtu qe shkruar - te zgjedhe gjithesecili skenarin qe i shkon per shtat, kush ka mend do ta kuptoje se shkojne e perfundojne te tera te e njejta pike: nuk eshte merita jote personale qe ke lindur ne nje vend dhe jo ne nje tjeter, meritat e tua fillojne pasi lind e me tutje - ka lindur pikerisht ne ate vend. Kushdo mund te rrahe gjoksin e mund ti jape gojes tere diten, meqe te dy jane aktivititeve fizike, e jo mendore - meqe krahasimisht aktivitetet mendore sikur kane nevoje per pak me shume mund e guxim se ata fizike, po edhe sepse fundja, rrahja e gjoksit e the dhenurit gojes nuk eshte se harxhojne shume kalori. Por lind nje pyetje ketu, mundesh ti, qe u linde aty ku dikur ka patur fryme e mendesi intelektuale, te besh sot ate qe paraardhesit e tu kane bere atehere? A mundesh ti te jesh i lexuar, mendjehapur, i mprehte dhe i gatshem per te mundesuar ndryshimin per mire? Kjo pra eshte ana tjeter e medaljes, barra qe vjen bashke me kete lloj trashegimnie dhe ketu shkodranet e sotem kane ngelur ne klase dhe shume keq. Ju mund te me kundershtoni deri neser pa u lodhur, se e di qe ky lloj kundershtimi ka nje lloj zelli e pathos per tu patur zili (gjynah! Tere ajo energji e cuar dem, nderkohe qe mund te kanalizohej ne gjera shume me te frytshme) por tere kundershtite tuaja dhe argumentet qe ju zgjidhni per te me provuar te kunderten sjellin uje ne mullirin tim. Zotni Marian Z. Shestani nuk di te shkruaje shqip. Po, po, nuk di te shkruaje shqip dhe kur them kete e kam kaluar ēeshtjen e shqipes letrare - meqe nuk eshte vendi per t'iu futur ketij diskutimi disi te koklavitur - por jo, zotni Marian Z. Shestani (elitar shkodran aktual) nuk di te shkruaje as shqipen gege. Nuk di te perdore as apostrofin nder te tjera.
Shihni cfare ndodh sot ne Shkoder. Para ca ditesh organizohet ne Shkoder nje festival filmash te animuar me metrazh te shkurter ne disa kategori : filma per femije dhe per te rritur. Filmat per te rritur po ashtu ndaheshin ne nenkategori, por nuk po zgjatem me tej pasi nuk eshte prezantimi i aktivitetit kulturor qellimi im ketu, te pakten jo sot. E pra, 4 a 5 dite shfaqeshin filma falas ne ambiente te ndryshme, nder te cilet edhe teatri Migjeni dhe kolegji Saverian. Nuk di nga t'ia nis ne fakt pasi jam shume e revoltuar. Kam pare dhe perjetuar skena nga me te shemtuarat. Si fillim, reklamimi dhe logoja e festivalit ishte pergatitur e tille qe te benin te mendoje se behej fjale per nje aktivitet ekskluzivisht dhe vetem per femije. Dua te them se dikush jo dhe aq kurioz sa te kontrolloje faqen e internetit te festivalit dhe qe mjaftohet me ato qe sheh neper afishet e qytetit mundej shume mire te ēonte femijen aty e te dilte vete jashte. Nuk besoj se habiteni kur une te them qe ishte vertete ashtu, vetem femije kishte ne salle, dhe edhe ato te sjelle ashtu edhe paraditeve ne orarin e mesimit, reminishence e pjesemarrjes masive te administrates se shtetit neper mitingje (por edhe kjo eshte nje ceshtje tjeter, edhe pse pjese e te njejtes fatkeqsi qe permenda ne fillim). Femije me patatina, sanduiēe e coca cola neper duar ulerinin, qeshnin kur ne ekran dikush shfaqej disi i zhveshur, qeshnin dhe ekzatloheshin kur ne ekran njerezve u keputeshin kokat... Nje zhurme e xhurulldi qe ne mos asgje tjeter - po e le menjane veten time si spektatore - fyente punen e atyre artisteve qe kishin denjuar te vinin ne kete qytet te harruar, ne kete qytet qe jeton akoma ne mesjete me mendesi. Shfaqeje filmash qe nuk fillonte asnjehere ne orar, zhurma e te folura ne telefon apo dhe me shokun afer prej personave qe presupozoheshi te merreshin me mbarevajtjen e ketij aktiviteti. Ju mbase dhe mendoni qe kaq qe, por jo, ka edhe me.
Ne shfaqen e pasdites se fundit arrita fiks nje minute para orarit dhe hyj ne teater me nxitim, pershendes shkarazi me koke dy burrat qe ishin ulur ne nje tavoline perballe hyrjes dhe marr me shpejtesi per nga hyrja ne salle. Nderkohe qe ē'ndodh? Njeri prej tyre me drejtohet si ndonje hamall porti duke me thene - ku shkon? Ne salle, i them. Mos eshte anulluar gje shfaqja e dites se sotme dhe une nuk di gje? - e pyes me habi. Ai me thote se jo, nuk eshte anulluar, por pyet me gjestikulacion e ton po prej hamalli porti se si hyj une ashtu pa i pyetur si ia kalojne e pershendetje te tilla te rastit dhe pa e pyetur ate se cfare po ndodh aty dhe se a mund te hyj. Me kap sikleti se kete lloj budallalleku kronik dhe kete absurd nuk e kam duruar dot kurre. I them me qetesi se une e di se cfare po ndodh dhe nxjerr liberthin e vockel me pembledhjet e filmave dhe oraret e shfaqjeve qe kam marre diten e pare, i them se e di se cfare po shfaqet tani, i them se kam ardhur me deshiren time, meqe dhe e di se cfare me pret dhe se nuk kam ndonje pyetje te posaēme per te. Ketu tani po ky burre (pergjegjes i teatrit Migjeni, elitar shkodran edhe ky me siguri)me hakerrehet duke me thene - pse moj, kush je ti e cfare punon ti qe nuk paske nevoje te pyesesh? I them prape se nuk kam ardhur aty te merrem me te, se kam ardhur te shoh filmat se nese vertete e ka te nevojshme te beje dicka mundet te perpiqet qe te krijoje pak qetesi ne salle, mund te kujdeset qe te kete njefare rregulli e respektim oraresh e te tjera si keto. Ai xhindoset dhe me thote se nuk mund te hyj, se me duhet te dal jashte se ai ka vajzen ne moshen time e te tjera si keto.
Siē e shihni edhe vete nje sere skenash te panevojshme, energji e harxhuar kot, nje pompozitet i neveritshem, nje indiference totale ndaj punes se tjetrit dhe artit ne pergjithesi, nje idiotesi popullore e perhapur ne mase. Une sigurisht qe nuk dola jashte, jo pa pare filmin e pare te shkurter sigurisht, pasi me kishte ikur deshira te shihja gje pas asaj skene absurde, nuk dola jashte sepse sic i thashe edhe atij teatri Migjeni nuk ishte shtepia e tij, ne te cilen une hyj dhe jam e detyuar ta pyes si ka qene me nervin shiatik, dhe se ai fundja paguhet me taksat qe paguaj une. Mbase u zgjata shume me kete, por ate dite jam nevrikosur pa mase dhe grindesha me veten se ne fakt ne Shkoder ndryshe nga ndonje vend tjeter jashte Shqiperise, qytetari nuk ka ku ankohet per nje rast te tille pikerisht sepse sot ne Shkoder, por edhe Shqiperi shiten si elite keta lloj njerezish.
Kjo eshte fatkeqsia jone kolektive, por ca me teper fatkeqsi e shkrodraneve meqe shkodranet jetojne me shume brenda flluskes se se krenarise se tyre shterpe, flluske sapuni e tollumbac i fryre pa asgje brenda, dhe flene gjume duke belbezuar ne gjume "me kene shkodran, tana i ban".
Krijoni Kontakt