Mirë se ke ardhur Profil!
Ju lutem të gjithëve, përpiquni të kuptoni anëtarin që ka probleme me gjuhën shqipe dhe mundohet që atë ta konkretizojë përmes përkthyesit në faqen google.
Ju pëlqeu ose jo, të paktën mos i ktheni shpinën dhe të kërkoni të largohet nga forumi. Ne mirëpresim këdo që përpiqet të lexojë e shkruaj shqip, andaj ju kërkojmë të mos merrni vendin e kryeplakut dhe të jepni verdiktin e pranimit ose mospranimit të anëtarëve të rinj në forum. Të paktën, mundohuni të krijoni shoqëri me të dhe ta ndihmojmë në mësimin e gjuhës së bukur shqipe.
Me nderime,
Dar_di
Krijoni Kontakt