Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Sot, vajtojmë Valmirin 18 muajsh, viktimë e krimeve serbe në Kosovë

    Nga Prof. Sami Repishti* “Valmir Delijaj, foshnjë18 muajsh,veshun me xhup trëndafil, kapucin ende nëkokë, fytyra gjithë gjak,Në qafë i varet biberoni; pranë, shishja me qumësht.”
    (Dean Moore, korrespondent i gazetës The Washington Post)

    Ridgefield, CT.- 26 shtator 2011.- Sot, vajtojmë Valmirin 18 muajsh, viktimë ekrimeve serbe në Kosovë. Natyrisht, ne e dijmë se shtypja serbo malazeze nëKosovë dhe masakrat e vazhdueshme të shqiptarëve në ish Jugosllavinë, qoftëmonarkiste qoftë komuniste -nuk janë dicka e re për ne,as për botën eqytetnueme.
    Kosova ka njohë shumë Valmirë tëtjerë ..!Në vitin 1919, kur ushtritë serbo malazeze ripushtuen Kosovën, Ministri Jashtëm Britanik, Lord Balfour,njoftonte homonimin e tij amerikan në Washington, Sekretarin Lansing, se në zonat e pushtueme nga serbo-malazezët, ushtria po zbatonte :”spastrimin etnik”të popullsisë shqiptare dhe se duhej të mirreshin masat e nevojshme për ndalimin
    e tyne.
    Gjatë rregjimit monarkist të ish -Jugosllavisë (1918-1941) shqiptarët janë vrasi kafshë të egra, dhe janë trajtue si “kafshë pune” në sektorët më të vështirë të punës, dhe sidomos për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve të Beogradit., josi qenie njerëzore, pa folë fare për të drejtat e tyne kombëtare. Shtypipërparimtar i botës së perëndimit ka shkrue gjanësisht për përmasat makabre dheintensitetin e pashembullt të shtypjes si dhe për metodat e kësaj shtypjeshnjerëzore serbe në kurriz të popullsisë së pambrojtje shqiptare nëish-Jugosllavi. Nji nga këto metoda ka qenë edhe “emigrimi’ i detyrueshëm i shqiptarëve në Turqi, me qëllim që të pakësohej sa ma shumë numri i tyne nëvend.
    Vetëm gjatë periudhës së mbas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, monarkiste(1941-44) shqiptarët kanë jetue nji periudhë të shkurtë pa frikën e policit ekolonizuesit barbar serb.
    Me fitoren e forcave komuniste në ish-Jugosllavi dhe ardhjen e MareshalitJ.B.Tito në fuqi, fillon nji fazë e re historike për shqiptarët. Tokat e banueme prej tynendahen padrejtësisht në mes tri republikave federale, në kundërshtim tëpremtimeve të dhanuna gjatë L2B, dhe me qëllim të thyemjes së blokut të madh
    shqiptar në atë vend. Pjesa ma e madhe e tyne mbeti nën Serbi, në zonën që sot
    njohim si Republika e Kosovës.
    Kërkesat shqiptare për nji republikë kosovare u shtypen me dhunë, dhe rezistenca
    e armatosun u mbyt në gjak. Le të kujtojmë vetëm kryengritjen e heroit Shaban
    Polluzha dhe shokët e tij. Burime të besueshme llogarisin se numri i viktimave
    shqiptare (1944-1948) ashtë nga 36.000 deri ne 50.000 .
    Ngjarjet e atyne viteve, ndjekjet, arrestimet, burgimet, torturat dheekzekutimet me gjyq e pa gjyq te shqiptarëve në ish-Jugosllavinë, nuk jane njisekret shtetnor ose publik. Me gjyqet e viteve 1945-48, ndëshkimet e shqiptarëvekishin karakter masiv, rapresalje të ushtrueme kundrejt popullsisë së pambrojtuncivile. Shembulli ma elokuent ashte masakra e Tivarit që u kushtoi jetën disamijëra rekrutëve shqiptare (mars,1945) Në veprën “J.B.Tito: Nji biografi” (tëhistorianit Vladimir Dedijer, unë kam lexue tekstin e dy urdhnesave (Nr., 30 dheNr. 31) te Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Clirimtare Jugosllave, që mbajshin firmën e Mareshalit Tito, me të cilatautorizohen komandantet e brigadave partizane jugosllave, kryesishtserbo-malazezë-maqedonë, “…të digjen të gjitha fshatrat shqiptare qëkundërshtojnë me armë brigadat partizane jugosllave që nga viti 1948 e deri në demonstratat e vitit 1981, ndjekjet e shqiptarëve dhe emigrimi i detyrueshëm në Turqi vazhdoi me intensitet sistematik. Shqiptarët uakuzuen si “informbyroistë“ e “nacionalistë shqiptarë“u kalbën në burgje e ucfarosën pa mëshirë.
    Mbas demonstratave të vitit 1981, (21-26mars, deri me 1,2,3 maj), persekutimi i
    shqiptarëve ka qenë ma i dendun dhe ma sistematik, krahas me ngritjen e formave
    të organizueme të rezistencës shqiptare. Statistikat nga burime zyrtare tregojnë
    se prej 1981 deri 1990, ma shumë se 70.000 shqiptare janë arrestue e dënue me
    afate të shkurta e të gjata., ndërsa ma shumë se 600.000 shqiptarë kanë kalue
    nëpër duert e policisë sekrete serbe, UDB-n famëkeqe. Nenet ligjore tëpërdoruna për këto ndjekje kanë qenë:’
    - Neni 114 : “rrezikim kundër-revolucionar“ i Kodit Penal Jugosllav
    - Neni 133 - propagandë anmiqsore
    - Neni 134 - urrejtje e përcarje, mos-tolerancë nacionale, fetare etj.
    - Neni 136 -.bashkim për veprimtari anmiqsore…
    Gjatë kësaj periudhe (1980-1990) janë dënue randë 3,348 qytetarë shqiptarë të ish-Jugosllavisë..Policia serbe ka vra me armë zjarri 138 shqiptarë,(prej të cilëve 16 fëmijë) dhe ka plagosë po me armë zjarri 616 qytetarë shqiptarë (në mes tyne 49 gra dhe fëmijë). Nji masakër e këtillë kuptohet ma mirë kur të mendohet se popullsia shqiptarenë ish-Jugosllavinë ishte afër 12 përqind e së përgjithshmes, ndërsa përqindjae të burgosunve politikë ishte 90 përqind, me mesatare dënimi prej 7 vjetësh e 1muej. Në ushtri u dënuen 1,346 ushtarë shqiptarë, dhe u vranë në kazermaushtarake 46 të tjerë.
    Natyrisht, kulmi i persekutimeve serbe në Kosovë u arrit gjatë dhjetëvjecarit1990-2000, nën diktaturën e kriminelit të luftës Slobodan Millosheviq, qëllimi i të cilit (simbas pohimit tij) ka qenë…”me vra të gjithë shqiptarët!” Këtopersekutime kulminuen mbas heqjes së autonomisë së Kosovës (Mars 1989), dhe meagresionin ushtarak serb te viteve 1998 dhe 1999. Në këtë periudhë, e pikërishtmë 26 shtator 1998, u asgjasue familja Delijaj, e fshtatit Obrinje e Epërme,Glogovc, Drenicë,. Atë ditë u vra edhe Valmir Delijaj, foshnjë 18 muajsh, për të cilin korrespondenti i The Washington Post shkroi Elegjinë funebre që botojmë sot.
    Tani, besohet se numri i viktimave të ofensivës serbe kalon shifrën 12.000, panumrue edhe afër 3.000 të zhdukun pa shenjë. Janë djegë 8.000 shtëpi, dhe medhjetra mijra janë damtue keq, dhe afër 1 miljonë shqiptarë janë detyrue me u
    largue nga banesat familjare. Dr. Rexhep Boja, ish myftiu i Kosovës, gjatë
    vizitës sime në Kosovë (prill 2000) së bashku me Z. Hajdar Bajraktarin dhe Z.
    David Philips, na ka tregue se afër 174 familje shqiptare janë djegë brenda
    shtëpiave te gjalle ose te masakruem.
    Cka ngjau me 26 shtator 1998 në Obrinjë të Epërme të Glogovcit, në Kosovë?
    Me 26 shtator 1998, ofensiva serbe kundër forcave shqiptare të UCK-së tregoipërsëri fëtyrën e vërtetë në katundin Obrinjë e Epërmetë rrethitGlogovc(Drenicë). Në nji raport të organizatës Human Rights Watch “Masakra nëpyll-Nji javë terrori në Drenicë:Shkelja e të Drejtave të Njeriut në Kosovë”(#279-32193) tregohet me hollësi madhësia dheintensiteti i kësaj masakre. Kjo masakër ishte raportue gjithashtu edhe ngakorrespondentianglez i fletores The Guardian (London) me 30 shtator 1998, me titullinrëngjethës: “Në mes të viktimave ishte edhe nji foshnjë, nën kufomën e nanës,dhe nji fëmij tjetër i prerë në fyt me thikë”(Reuters,Sept. 30,1998) (botue nëNandor 1998).(Publiku ndërkombëtar ishte lajmërue edhe ma për makarat serbenë Kosovë, sidomos me rastin e masakrës së Prekazit (Drenicë) Human RightsWatch,Raport:”…Masakra e familjes Jashari -58 persona të vramë, tue përfshi 18gra dhe 10 fëmijë nën moshën 16 vjecarë” (f. 16-32)
    Ma poshtë, do të gjeni disa pjesë nga tregimet e raportit te Human Rights Watch
    për masakrat e 26 e 27 shtatorit 1998:“ Në mes të korrikut 1998, Ushtria Jugosllave (UJ) dhe Policia serbe filluen njiofensivë madhore kundër UCK-së në Kosovë…Në fund të saj, megjithatë, shumë pakushtarë të UCK-së u vranë ose u zunë rob…Ma shumë se 200 katunde u shkatërruen,dhe të paktën 300.000 persona u detyruen me lëshue shtëpitë e me kërkue strehimnë pyll. Vlerësohet se nga 2.000 personat e vramë deri në Shtator, shumica kanëqenë popullsi civile…Në Kosovë, civilët janë tashti objekti kryesor- në mospiksynimi i vërtetë i luftimeve”. (Committee for the Internal RedCross.”Statement on Kosova”,September 1998)
    Qëllimi kryesor i brutalitetit të ofensivës serbe ashtë akoma i pakuptuem si
    duhet…
    - Katundi Obrinja e Epërme, që gjindet në komunën e Glogovcit të Drenicës ashtë500 vjecar, dhe ka 300 shtëpi; në mes tyne konaket e familjeve Delijaj dheHysenaj”
    - Luftimet - disa herë shtëpi në shtëpi dhe dhomë në dhomë - shkaktuen viktimatë shumta ushtrisë dhe policisë serbe. Të paktën 47 ushtarë dhe policë serbë uvranë…Pak ditë ma vonë, më 26 shtator 1998, serbët bombarduen me artileri dhemortaja, të shoqënuem nga 68 tankse, katundet për rreth…Mbas hymjes në fshat,për disa orë, Obrinja u ba objekt i masakrave të kryeme nga UJ, forcat special (Frankist) dhe njisi ushtarake e policore të dallueme për mbajtjen e thikave tëgjata. “Frankistët vrasin cdo gja që lëvizë; askush nuk dëshiron me i pa ata”.(HRW.Interview with JJ. Ne Beograd. 2 nandor 1998)
    - HRW ka dëshmue varrezat e dyta të 10 viktimave të families Delijaj, tue
    përfshi edhe Valmirin, foshnjë 18 muajsh, dhe 7 gra. Në pyllin pranë, 14 kufoma
    të tjera u zbuluen pranë nji vend-strehimi të familjes Delijaj, dhe 4 të tjerërreth banesës së familjes Delijaj. Nga keto, 18 u varrosën me datën 29 shtator1998,” …”Tregimet e hollësishme të plagëve të marruna, prerjet në fyt me thikatë gjata, dhe gjymtimet që u dëshmuen në kufomat e gjetuna janë shqetësuese, por janëthemelore me kuptue se kjo masakër nuk ka qenë nji vrasje aksidentale gjatëluftimeve, por nji sulm direkt ushtarak kundër nji grupi civil të pambrojtun”.(Raporti, f.6) (Theksi im. SR)
    -Nji grup amerikan i Misionit të Vrojtuesve Diplomatike për Kosovën (KDOM)vizitoi skenën makabre me 26 shtator 1998,. U morën shumë fotografi që upërfshinë në “zbulimet” për reporting ditor…Fotografitë tregojnë qartas se shumëkokë ishin prerë në fyt me thika të gjata. Hava Delijaj kishte fytin të prerë,
    dhe nji kambë të amputueme me thikë. Pajazit Delijaj ishte pothuejse pa kokë,
    trunin e shkapërderdhun jashtë kafkës…”(Raporti, f.6)
    - Nji tjetër grup prej 4 viktimësh përfshinë foshnjën 18 muajshe Valmir Delijaj,fëtyrën të mbuluem me gjak, biberonin që varej mbi gjoks; Jeton Delijaj, njidjal 9 vjecar aty pranë me fyt të prerë me thikë; Luljeta, grue shtatëzanë që
    priste fëmijëncdo ditë, me vajzën 6 vjecare Diturija përkrah saj. Për mrekulli, ajo ishteakoma e gjallë. Të shtrime pranë ishin kufomat e 4 vjecares Menduhije, Zeqir dheMihane, nana e Valmirit, me fëtyrën për tokë dhe barkun e hapun me zorrë
    përjashta…si duket nga nji bombë dorë.
    - Pesëvjecarja Donjeta duket se ashtë vra me nji plumb që ka coptue gjysmën edjathtë të faqes. 7 vjecarja Gentiana kishte kupën e kokës të hapun, sic duket
    nga nji plumb pushke. Kufoma tjetër ishte ajo e nanës tyne Zahide Delijaj me nji
    plagë të madhe në majën e kokës. Hajriz Delijaj u gjet në nji pus me ujë njimuej ma vonë….”Kufoma e tij ishte gjymtue, fyti ishte prerë me thikë, dhe aiishte vra me nji plumb në kokë për së afërmi”,. (Committee for the defense ofHuman Tights and Libertes, Prishtinë Raporty nr.442, datë 18-25 tetor 1998)
    Përvec të 14 viktimave të familjes Delijaj të strehuem në pyll, viktimat e tjera
    ikën dhe u vranë nji nga nji, tue përfshi Habibin dhe gruen e tij Zejnije,
    Hysenin dhe grueja e tij Floria, nji halle Maliqe, vajzat e Hysenit, Antigona
    dhe Mihane, dy fëmijë akoma të parritun të Hysenit dhe Florias, Mentor dhe
    Ajete, gjithësej nandë viktima.“Habibi ishte coptue në mënyrë të tmerrshme.
    Truni i tij ishte jashtë kafkës, ishte i prerë me thikë në fyt…Kishte nji kryq
    në kurriz dhe plagë thike në pjesën e poshtmë të gjoksit…(f.11) Katër fëmij të
    vegjël mbijetuen: Besniku (5),Liridona(2) Arlinda (13 muajshe) dhe Alberti (2)
    Tmerre të këtilla janë përsëritë edhe me familien Hysenaj në konakun e tij.
    Driton Hysenaj, 16 vjcar, u kap nga flokët, dhe u pre me thikë në fyt (faqe 14)
    Qindra shqiptarë u arrestuen në këto katunde, dhe u mbajtën në burgun eStacionit të Policisë së Glogovcit, ku u rrahën me dru, shufra metali dheshkelma këpucesh ushtarake etj….”
    (Raporti i Human Rights Watch ka 18 faqe me përshkrime, dhe 65 referencabibliografike.
    *
    Elegji për Valmir Delijaj, foshnje 18 muajsh
    (Dean Moore, The Washington Post):

    Valmir me xhupin trëndafil, faqet vishnjë
    Valmir, o bec, që pin qumësht, fytin prerë
    Valmir, me buzët në biberonin e bukur
    Si ëngjëll rrëzuar me shigjetë, fytin e prerë.

    Valmir, përse ke ndenjur te shkurret?
    Përse nuk u bëre i madh menjëherë,
    të merrje te docka një pushkë të madhe
    Të shkoje ushtar me fytin e prerë ?

    Valmir, o qumësht, c’ke bërë që të mbytën?
    O zogu i mamit të vdekur që ke pranë.
    Po mami për ty s’do të ngrihet më natën,
    E ti me buzë s’do të puthësh babanë.

    Po këtë trikon rozë, mo, mami ta veshi
    Që të thonin të gjithë“ sa kukëll e bukur“
    Që mami të hiqte mënjanë duke qeshur,
    Kur të suleshin si qenushë për të puthur?

    Kush është ai burrë të të marrë, Valmir,
    Me krahë përbindshi të të vërë në qivur?
    I duhet të flakë tej zemrën mbi Shkëlzen
    Mes lotësh në vend të saj të verë një gur.

    Valmir, mes pyllit, sikur tëkish gjetur
    Ashtu, duke fjetur me biberonin në gojë
    Edhe ditë, edhe javë tëkish qenë pa ngrënë
    S’të shqynte, por nënë do të bëhej një ulkonjë.

    Kush ishte kjo qenie që s’të la, o Valmir,
    të pije qumshtin, e vraftë perëndia!
    Ai që ka mbytur në gjak tërë Kosovën
    Dhe njëzet njerëz përnjëherësh të familjes Delijaj!
    (Përktheu në shqip: Riza Lahi, Gjenevë, CH. 2007)
    Prof. Sami Repishti është nderuar pak kohë më parë nga qyteti i tij i lindjes, duke i dhënë emrin një rruge të qytetit të Shkodrës”Rruga Prof. Sami Repishti”

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Poezia njejte sikur edhe vet historia e Valmirit. No coment!
    AUTOCHTHONOUS

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jo ka cka me komentue ktu shum kush eshte njeri e shqiptar.

    cfar del nga cka thuhet atje..

    se hajnat lahperat e huliganet zadhansa e komunikat zhgaravitsat.. neper rogner e hamburg-er.. e kishin shum, te lehte me ja cue botes njoftimet..se tash kena uck te fuqishme qe shpartallon e cliron..

    sepse vec me ferkue duert e me krrujt qato guzica.. ish puna e tyre mbasi i dergojshin qato tallombaca komunikata.. pi londre e stokolmi e zyrihu e sheratoni.. e ato bomba e mortaja e tenka te serbise.. ishin fmija e granija qe i mbante ne kurriz..
    sa ne obrije e prekaz.. ne gjakov e rahovac..
    se kambe lehtit shum kollaj.. fiuuu matan.. veshun si gra.. sa ne tropoj tuj shit por.dhica.. a ne kuks tuj rreh te mjeret e mezi ikun pi terrorit serb..

    e thojn.. e kena clirue.. jem qlirimtara.. e na takon me pas thas me para.. e me ndertue kacanik villa 4 katsha.. e me pronesue pumpa benzina e magazina.. e me pas bordella e hotella sa ne skenderaj sa nder golema..

    lavdi qatyne misionarve te huaj qe klinton blerit i treguan se asnji *** ucke ska kerkund.. e se serbi ushtria po vret e djeg cdo katund.. e se kerkush nuk guxon me i dal para.. se jan xanun me pun nder llapushnika.. ose me rogner.. e hamburger tuj perpilu.. historika.. te uck-es.. qe pastaj me djem te rinj ngarkue neper thasa.. me kalu male neper krum e hasa.. e me ra te mjeret me libra te lpk-s ngarkue.. me te shkaut mina e cop cop mitralue..

    ka shum me komentue..

    kush ndjen dhimbje.. e kush lahperat nuk mundet me i durue..

    ta largojm thon lahperat unmik e kfor.. se na e bane horr shokat qlirimtara qe kan ngroh guzic e k-ara neper rognera e hamburg-era..

    jo mole.. qe lahperat perseri me dal ne gjermani.. e qe per gjys or.. serbia me tenka traktor me hi ne prishtin e drenic.. e me i ba kufomat kapic.. e lum lum se lum haxhija me shok.. e ngrejn lart flamurin e uck-es me milaima neper bot.. e kosova pa shqiptar shekuj e mot..

    ka shum me komentue.. kush nii fije burrni e ka ne thue..

    ..



    ..

  4. #4
    Ndersa Sali Protopapovic dhe ish ministri kryehajdut dhe supermafjozi Ilir Metic, shkuan dhe vazhdojn te shkojne ne Beograd per mardhenje vllazerore .

    Ndersa nga krahu tjeter kemi Edvin Thanaqis Ramos & Co Socialiste qe vene ne Gerqi per ceshtjen e coptimit cam dhe coptimit te te gjith Shqiptareve.


    O mender Popull Shqiptar qe jeni aty, a jeni apo nuk jeni ?

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    jo ka cka me komentue ktu shum kush eshte njeri e shqiptar.

    cfar del nga cka thuhet atje..

    se hajnat lahperat e huliganet zadhansa e komunikat zhgaravitsat.. neper rogner e hamburg-er.. e kishin shum, te lehte me ja cue botes njoftimet..se tash kena uck te fuqishme qe shpartallon e cliron..

    sepse vec me ferkue duert e me krrujt qato guzica.. ish puna e tyre mbasi i dergojshin qato tallombaca komunikata.. pi londre e stokolmi e zyrihu e sheratoni.. e ato bomba e mortaja e tenka te serbise.. ishin fmija e granija qe i mbante ne kurriz..
    sa ne obrije e prekaz.. ne gjakov e rahovac..
    se kambe lehtit shum kollaj.. fiuuu matan.. veshun si gra.. sa ne tropoj tuj shit por.dhica.. a ne kuks tuj rreh te mjeret e mezi ikun pi terrorit serb..

    e thojn.. e kena clirue.. jem qlirimtara.. e na takon me pas thas me para.. e me ndertue kacanik villa 4 katsha.. e me pronesue pumpa benzina e magazina.. e me pas bordella e hotella sa ne skenderaj sa nder golema..

    lavdi qatyne misionarve te huaj qe klinton blerit i treguan se asnji *** ucke ska kerkund.. e se serbi ushtria po vret e djeg cdo katund.. e se kerkush nuk guxon me i dal para.. se jan xanun me pun nder llapushnika.. ose me rogner.. e hamburger tuj perpilu.. historika.. te uck-es.. qe pastaj me djem te rinj ngarkue neper thasa.. me kalu male neper krum e hasa.. e me ra te mjeret me libra te lpk-s ngarkue.. me te shkaut mina e cop cop mitralue..

    ka shum me komentue..

    kush ndjen dhimbje.. e kush lahperat nuk mundet me i durue..

    ta largojm thon lahperat unmik e kfor.. se na e bane horr shokat qlirimtara qe kan ngroh guzic e k-ara neper rognera e hamburg-era..

    jo mole.. qe lahperat perseri me dal ne gjermani.. e qe per gjys or.. serbia me tenka traktor me hi ne prishtin e drenic.. e me i ba kufomat kapic.. e lum lum se lum haxhija me shok.. e ngrejn lart flamurin e uck-es me milaima neper bot.. e kosova pa shqiptar shekuj e mot..

    ka shum me komentue.. kush nii fije burrni e ka ne thue..

    ..



    ..
    Hehehe shkrim i fortë ky, por smarrin vesh këta, i ka marë koka erë, harrojnë shpejt dhe c'është më e keqja refuzojnë ti shqyrtojnë faktet.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    wow eshte per te qare. Cfare mban kjo toke, kafshe te pashpirt. Shpirti iu prehte ne paqe gjithe viktimave edhe zoti i dhente fuqi familjarve dhimbje te tilla nuk kalojne kurre as koha nuk i largon.
    I LOVE GOD

    j&g

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •