Kush e dogji Amantian ..?
Opinion nga Sami Starova
Shekulli
Qyteti ilir i Amantias u dogj. Flakėt pėrpinė tė gjithė kodrėn ku ishte vendosur qyteti antik.
Muret shekullore qė i rezistuan disa perandorive dhe luftrave botėrore, u shėmbėn nga shkarja e dheut, si pasojė e djegies. Gurėt gėlqerorė me pėrmasa tė mėdha, janė rrokullisur poshtė, ndėrsa ata qė kanė mbetur nėpėr rrėnojat e mureve, janė tė plasaritur nga djegja dhe pėr pasojė e shirave dhe ngricave tė ardhėshme do tė thėrmohen.
Qyteti ilir i Amantias, i shekullit VI para Krishtit u pėrflak nė njė ditė me diell, fund gushti 2011.
Njė veprim makabėr, qė do tė ishte i pabesueshėm nga ēdo qytetar i botės moderne, por qė nė Shqipėrinė tonė, pėr ēudi kaloi si diēka e zakonshme!!
Nė vazhdėn e zjarreve ėshtė folur shumė pėr djegie tė mijra hektarė pyje dhe ullishte, (mbi 1000 rrėnjė ullinj iu dogjėn familjes time), pėr tė cilat u bė njė sėnsibilizim mediatik e shtetėror i natyrshėm, por asnje fjalė nuk u shkruajt pėr djegien e Amantias, qė shpreh aktin makabėr tė ēmėndurisė njerėzore. Nė kėtė kontekst dhe te ēudirave tė shqiptarėve, pa dashur tė bėhem pjesė e heshtjes vdekjeprurėse, po ngre edhe njė herė zėrin, nga dhimbja e madhe, gjer nė kockė, qė ndjen ēdo pasardhės i Ilirisė.
Fjalėt qė mė dėrgoi miku im A.B. se Amantia ishte nė flakė, qenė shumė tronditėse dhe detyruese pėr tė vajtur atje. Por, para asaj pamje tė llahtarshme shkrumbėzimi, mu prenė gjunjėt e mu coptua zemra. I gjendur para kėtij qyteti tė kthyer nė hi, mė mbeti vetėm tė dokumentoja me pamje filmike kėtė turp tė pashlyeshėm tė brezit tonė.
Pėr kėtė qytet ilir ėshtė shkruar shumė qė nga antikiteti e nė vazhdim.
Ato fillojnė me gjeografin Pr. Skulaski (vepra e tė cilit ėshtė shkruar nė vitet 350-340 para Krishtit), i cili flet pėr kėtė qytet tė themeluar qė nga shekulli VI para Krishtit. Ai shkruan: Amantėt janė ilirė nga bylinėt dhe Amantia nuk ėshtė njė qytet grek, qytete greke ( nė fillimet e tyre si koloni) janė Apollonia e Epidomi
Po ashtu dhe kronikani Plini, amantėt i quan barbarė si dhe bylinėt.
Barbarė quheshin popujt qė nuk ishin grekė.
Ky qytet, si pjesė e shtetit ilir, pati njė zhvillim tė madh politiko-ekonomik pėr rreth 1000 vjet. Por, nė vazhdimin e logjikės se kėtij shkrimi, qė ngre shqetėsimin pėr fatin e trashėgimisė kulturore kombėtare, po shtroj nė kėtė shkrim argumenta qė tregojnė se qyteti antik i Amantias nuk u shkatėrrua (pa folur per djegie) as nga pushtimi romak dhe as nga perandoria bizantine.
Bashkėkohėsi i luftės iliro-romake, kronikani romak Tit Livi shkruan se, gjatė pushtimeve romake tė vitit 168 para Krishtit, romakėt nuk i shkatėrruan qytetet byline ( eshtė fjala pėr Amantian e Bylisin qė kishin njė origjinė tė pėrbashkėt), me tė cilėt kishin njė marrėveshje. Qyteti i Amantias nėn perandorinė romake ishte autonom dhe i zhvilluar.
Edhe gjatė perandorisė bizantine nuk flitet pėr shkatėrrime, por pėrkundrazi, Perandori Justinian (527-563) urdhėroi pėr rindėrtimin e kėtij qyteti, i cili u shndrua nė njė qėndėr peshkopale.
Gjatė sundimit turk, ky qytet, ndonse nuk funksionoi, pėrsėri nuk u shkatėrrua. Gjatė kėtij sundimi e nė veēanti nė shekullin e XIX, erdhėn nė Shqipėri shumė studiues tė mėdhenj europianė, tė cilėt, midis tė tjerash, kėrkuan dhe qytetin ilir tė Amantias. Ndėr ata mund tė pėrmėndim gjeografin E. Izamberti, i cili nė vitin 1861 flet pėr sa kishte parė nė rrėnojat e qytetit antik tė Amantias, ndėrsa nė 29 shtator tė vitit 1875 e vizitoi gjeografi G.Koro i pasuar nga studiuesi K. Paēi, i cili bėri edhe njė libėr me titull: Sanxhaku i Beratit
Studiuesit e mėsipėrm e nė veēanti Paēi e saktėsuan vėndndodjen e qytetit tė Amantias, kodėr nė fshatin Ploē, nė kėmbė tė malit Kudhės, nė juglindje te Vlorės. Po ashtu, nė gjysmėn e parė tė shekullit XX, arkeologėt, si austriaku Prashniker, italiani Ugoline, francezi Rei, shkruajnė pėr kėtė qytet, por nuk flasin pėr shkatėrrime e djegie.
Mendoj se ka vlerė tė theksohet se, ata qė i dhanė jetė e ndriēim kėtij qyteti janė arkeologėt e mėdhenj shqiptarė. Nė fillesėn e gėrmimeve arkeologjike, nė vitin 1949 e nė vazhdim ( pa folur nė tė ashtuquajturin tranzicion, ku ky qytet pothuajse u harrua). Kėto gėrmime arkeologjike qartėsuan pėrfundimisht, jo vetėm vėndndodhjen e kėtij qyteti, por edhe planimetrinė e tij. Qyteti i Amantias ėshtė i vendosur nė krahun e majtė tė lumit Aosit (Vjosa), nė njė kodėr nė lartėsi 613 metėr, nė fshatin Ploē dhe kishte njė zhvillim tė madh ekonomiko-kulturor.
Amantia, qė kishte pėrballė (nė krah tė djathtė tė Vjosės) qytetin tjetėr ilir Bylysin, nėpėrmjet lumit Vjosa (qė nė ato kohė ishte i lundrueshėm), shkonte deri nė Apoloni apo dilte nė det.
Zbulimet arkeologjike nxorrėn trakte tė mureve rrethues tė njė sipėrfaqeje 20 hektarė, saktėsuan akropolin e famshėm, dolėn shumė statuja dhe figura bronxi, stadiumi antik me 17 shkallė, enė tė pėrdorimit tė pėrditshėm e tė pikturuara, monedha tė qytetit, mbishkrime mbi gure pėr organizimin shtetėror, vare monumentale etj.
Brezi i parė i arkeologėve shqiptarė bėri epokė. Ky brez, qė fillon me H. Cekėn e S. Anamalin, tė cilėt prehen si tė mėdhenj, meritojnė homazhe tė pėrhershme dhe jo lėndime nga shkatėrrimet dhe djegiet.
Shqetėsimi bėhet i pėrmasave alarmante kur konstatohet se kėto veprime makabre bėhen kryesisht nė Shqipėrinė e jugut, ku edhe ėshtė zemra e ilirisė.
Kjo duket qartė nė trevėn e Beratit. Gjatė punės shumėvjeēare, u zbuluan mbi 300 qėndra e pika arkeologjike, midis tyre 11 shpella, 13 kala (vendbanime tė fortifikuara), shumė vendbanime tė hapura e nekropole (vareza) etj., ndėrsa aktualisht gjenden sa pėr ti numėruar me gishta.
Shpellat mahnitėse u shkatėrruan, kalatė e varezat u pėrvetėsuan dhe i kthyen nė toka buke e perimesh.
Fatmirėsisht, unė disponoj njė dokumentacion tė rregullt shkencor, tė shoqėruar me fotografi e filmime, qė flasin pėr atė qė ka qėnė .duke na mbetur vetėm vajtimi pėr to.
Nėse Amantia u dogj, pak ditė mė parė u rrezikua tė digjet edhe kalaja e banuar e Beratit, tė cilėn dhe nazistėt e Hitlerit nuk guxuan ti vinin zjarrin. U fol pėr njė zjarr tė qėllimshėm, por zjarrvėnėsi nuk duket gjėkundi. Me sa duket ėshtė njė dorė e zezė .
Institucionet e larta shtetėrore dhe akademike duhet ti pėrgjigjen kėtij alarmi pėr tė parandaluar kėtė prag katastrofe. Entusiazmi pėr asfalt e beton nuk duhet tė jetė nė dėm tė kulturės kombėtare por nė shėrbim tė saj.
Brezat vijnė e shkojnė, trashėgimia e tyre kulturore mbetet. Ēdo brez identifikohet me atė qė ka vendosur nė altarin e shenjtė tė trashėgimisė kulturore kombėtare, e cila ėshtė e pėrjetshme.
Amantia thėrret! . Kush e dogji qytetin ilir tė Amantias?!
I nderuar lexues!
Nė gazetėn tonė, mė datė 26.08.2011 ėshtė botuar njė shkrim me titullin vetvrasja mė e madhe nė historinė njerėzore me autor Sami Starova. Nėpėrmjet atij shkrimi kėrkohej njė vėmėndje e kujdes i madh nga strukturat shtetėrore qėndrore e lokale pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore.
Kur ngrihet njė shqetėsim, jepet njė pėrgjigjė, nė tė kundėrt qėndron bashkėfajsia
Krijoni Kontakt