-
Nëna e Arjan Selimit: Vrasësit janë në dosje
Argumente Premte, Tetor 7th, 2011
“Të rihapet dosja e trafikut të drogës dhe të shikohet me drejtësi, sepse aty do të gjendet vrasësi i Armand Andonit”. Nëna e Arjan Selimit thyen heshtjen, 11 ditë pas vrasjes së djalit të saj, dhe me një letër të hapur drejtuar Presidentit të Republikës kërkon zbardhjen e atentatit të ndodhur në Tiranë, mbrëmjen e 26 shtatorit të këtij viti. Në letrën e hapur drejtuar Presidentit Topi, nëna e Arjan Selimit vë në dukje se po shkruan “në kushte të forta hidhërimi, për arsye se djalit Armando Andoni në datën 26 shtator 2011, nga një atentat mafioz iu pre jeta në moshën 37-vjeçare”. “Sot që po ju shkruajmë këtë letër, mësuam dhe një lajm që dosja e hapur e djalit tonë me Drejtësinë shqiptare u mbyll”, shkruan nëna e Arjan Selimit, shtetasja Luçiana Andoni, referuar edhe lajmeve të bëra publike në media, ku thuhet se pas marrjes së autopsisë së vdekjes së 37-vjeçarit, Gjykata e Krimeve të Rënda mbylli gjyqin për trafik droge ndaj Arjan Selimit. Sipas nënës së të vrarit, në atentat, 11 ditë më parë, mbyllja e dosjes është një padrejtësi që i bëhet djalit të saj në varr ku është.
“Ju si President dhe kryetar i Këshillit të Drejtësisë po ju kërkojmë që çështja e Armando Andonit të hapet dhe të shikohet me drejtësi dhe kjo gjë do të tregojë të vërtetën se kush e vrau djalin tonë të vetëm”, citohet në letër. Arjan Selimi u qëllua me pesë plumba kallashnikovi mbrëmjen e 26 shtatorit, në afërsi të banesës së tij, tek ish-Parku i Autobusëve në Tiranë. I akuzuari për trafik droge ndodhej në rigjykim te Krimet e Rënda për dosjen “Kompas”, dhe po ashtu ishte në arrest shtëpie në momentin kur ndaj tij u qëllua plot 20 herë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë, e ndodhur në mes të zonës së banuar, ka mbetur pa autor.
Letra e plotë
I nderuari zoti President në kushte të forta hidhërimi, po ju shkruajmë këtë letër, për arsye se djalit tonë të quajtur Armando Andoni, në datën 26 shtator 2011, nga një atentat mafioz iu pre jeta në moshën 37-vjeçare. Sot që po ju shkruajmë këtë letër, mësuam dhe një lajm se dosja e djalit tonë me drejtësinë shqiptare u mbyll. Kjo është një padrejtësi tjetër që i bëhet atij në varr ku është, është një padrejtësi për fëmijët e tij dhe neve si prind. Djali jonë ka bërë një luftë të ashpër me drejtësinë shqiptare, ajo filloj më 23 qershor 2004 dhe vazhdonte deri në ditën që vdiq. Ai gjatë këtyre 7.5 vjetëve është përleshur me drejtësinë shqiptare dhe drejtësia shqiptare për hakmarrje ia bëri të gjitha deri sa i mori dhe të fundit, jetën. Zoti President, ashtu siç ne nuk e bëjmë dot me këtë djalë, ashtu dhe ju nuk na e ktheni më, por ju si President dhe Kryetar i Këshillit të Drejtësisë po ju kërkojmë që çështja e Armando Andonit të hapet dhe të shikohet me drejtësi dhe kjo gjë do të tregojë të vërtetën se kush e vrau djalin tonë të vetëm. Ai vetë kishte besim tek drejtësia dhe ne do ndjekim rrugën e tij deri në fund të jetës tonë.
Me nderim dhe respekt
Luciana, Minella Andoni
Personazhi
Arjan Selimi, i akuzuar në SHBA për trafikimin e 1 mijë kileve drogë, në vitin 2000 në SHBA. Ai u arrestua në Shqipëri në vitin 2004, pasi ishte arratisur nga Amerika, ndërsa ndodhej në lirim me kusht. I riu që njihej me emrin Armand Andoni, ra në pranga më 23 qershor 2004 gjatë aksionit “Kompas” kundër një grupi që kishte trafikuar tetë ngarkesa me drogë nga Shqipëria në Itali në vitet 2000-2004. Selimi u dënua me 16 vjet burg, por Gjykata e Lartë, në maj 2011 e ktheu dosjen për rishqyrtim, për shkak se në gjyqin e parë ishte marrë në mënyrë të parregullt dëshmia e Inis Gjonit, partnere e 37-vjeçarit.
TRAZHGIM SOKOLAJ
panoraMA
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt