Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    sa hera e paska ndruar emrin ky cuni,dhe sa gra paska patur njehere
    Mjere ata femij thuaj
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  2. #32
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Ndonjehere respektimi i ligjit te zgjat jeten. Po te kishte respektuar arrestin e shtepise, do ishte akoma gjale...edhe per pak!
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    -1.

    A ka me?

  4. #34
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    rest in peace. Rruga e krimit ne dy vende te con 1. burg, 2. vdekjen. Ky provoj te paren nuk ndryshoj shkoj tek e dyta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 29-09-2011 më 09:42
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    po o brari ajo familje eshte ,babai i tij ka qene kuadro i larte ne ushtri ne shkoder dhe eshte arratisur me nje makin ushtrie me familjen mbrapa

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hmmm..

    tash po e baj lidhjen.. thx opari..
    po mvika keq per kte familje..

    u ka ik djali per dursh..

    mos esht ky selimi nji si llapazan qe e shihje cdo nat dikur ne tavernen e rovene dilos.. ne at far lulishten .. tuj fol e qesh me gocat e tuj shit pordh si bos?

    ne se eshte ky.. smu duk djal i keq..vec karabush dukej me iher..

    gjynah..

    e mbaj mend rastin e ikjes ktyne ..
    beri buj te madhe..
    i futi familjaret ne zis te ushqimeve qe shperndahej postave kufitare.. dhe beri ate..qe nuk e kish ba kush.. cau ferren..me vjehrr gru e fmi..

    tmerr..

    .

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Babai i Arjan Selimit, si u arratis me 11 vetë duke shpërthyer kufirin në ’88


    Babai i Arjan Selimit, si u arratis me 11 vetë duke shpërthyer kufirin në ’88
    Argument, Specialee Hënë, Tetor 3rd, 2011


    MINELLA ANDONI, BABAI I ARJAN SELIMIT NË VITET ‘80 (MAJTAS) ARJAN SELIMI

    Arratia spektakolare e Minella Andonit në janarin e vitit ’88, ka qenë një nga ngjarjet më të bujshme të dekadës së fundit të regjimit komunist. Ishte rasti i parë që postblloku i kufirit shpërthehej nga një automjet i drejtuar nga njëri prej ushtarakëve të lartë të Ministrisë së Brendshme.

    Mënyra si mbërritën në Jugosllavi, e më vonë në SHBA babai i Arian Selimit me 11 të tjerë ka preokupuar si rrallëherë tërë piramidën e Sigurimit të Shtetit, që me sa duket ishte zënë në befasi. “Ishte diçka e papritur, shprehet njëri nga ish-zëvendësministrat e Punëve të Brendshme, duke kujtuar faktin që protagonist i arratisë ishte njëri nga të “zotët e shtëpisë”. Ca më tepër që Minella, sipas tij, vinte nga një familje atdhetare dhe dallohej në hierarkinë e shërbimit për profil të spikatur profesional e kulturor. Sidoqoftë, për numrin dy të Ministrisë së Brendshme, rrethanat si u shpërthye postoblloku i kufirit mesditën e 16 janarit ’88 në postën e Hanit të Hotit, ishin tërësisht specifike dhe përtej kontureve të arratisjeve të tjera. Më tej për “Panorama”, funksionari i lartë i Sigurimit zbulon për herë të parë të pathënat e arratisë spektakolare të familjes së Arian Selimit dhe odisenë e mbwrritjes së saj në SHBA….


    Në janar të vitit 1988 kur ju keni qenë zëvendësministër i Punëve të Brendshme, ka ndodhur një arratisje spektakolare në pikën kufitare të Hanit të Hotit me protagonist një zyrtar të Policisë, që me sa dimë ka qenë edhe miku juaj. Çfarë mbani mend nga kjo ngjarje e bujshme?
    Kanë kaluar vite dhe kuptohet shumë detaje koha i retushohen dalëngadalë, por konturet e ndodhisë, për vet specifikën dhe zhurmën e jashtëzakonshme që shkaktoi, i kam parasysh si tani. Ishte një arrati disi e veçantë nga të tjerat, jo vetëm për nga numri i të depërtuarve, por edhe nga mënyra e shpërthimit të kufirit. Në krye të gjithë kësaj aventure këtë radhë ishte një nga oficerët e Ministrisë së Brendshme që kishte shkelur me dhjetëra herë postat e kufirit. Njihesha nga afër me të, dhe si i thonë, kishim një lloj miqësie. E respektoja sidomos për aftësitë profesionale dhe sjelljen qytetare…
    Është fjala për Minella Andonin…


    Arjan selimi (Armando Andoni) me Inis Gjonin

    Pikërisht për atë, birin e një familje të njohur për atdhetari e kulturë të spikatur nga Vunoi i Bregut. Askush në atë kohë nuk e mendonte arratinë e Minellës. Vet biografia e tij nuk të linte të dyshoje assesi. Njëri nga xhaxhallarët, Llambro Andoni, ishte vrarë në luftën antifashiste dhe ishte shpallur “Hero i Popullit”. Gati i gjithë fisi Andoni ishte anëtarësuar në radhët e Partisë së Punës. I përzgjedhur nga këto rrethana, Minella u rekrutua në strukturat e Ministrisë së Brendshme, pas diplomimit në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Qysh në fillimet e veta u prezantua si specialist i aftë dhe kërkues. Për disa vite shërbeu si shef prapavije në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Përkushtimi dhe profesionalizmi në punë, e bënë të njohur jo vetëm në sektorin përkatës të Ministrisë, por edhe në pjesën tjetër të institucionit. Vetë krerët e dikasterit krijuan një respekt të veçantë për mënyrën si operonte në sektorin e tij…
    Po përtej profilit të detyrës, kush ishte Minella Andoni?
    Një shok i mirë, i afërt e i komunikueshëm me të njohurit, një prind i ndjeshëm. Adhurues i librave dhe sidomos futbollit. Ky ishte Minella jashtë kontureve të uniformës. Kam pasur rastin të njihem edhe familjarisht me të. E shoqja, Luçija, ishte nga Shkodra. Një grua e qytetëruar, e dhënë pas humorit të vendlindjes. Punonte si ekonomiste në ndërmarrjen tregtare te “Brryli”,(sot qendra Rozafa). Shkonin shumë mirë bashkë. Përplaseshin vetëm kur ballafaqohej “Dinamo” me “17 Nëntorin”. Minella ishte dinamovit i thekur. Ajo adhuruese e skuadrës kryeqytetase. Me sa më kujtohet, ishte koha kur te “17 Nëntori” shkëlqente Ben Minga e Agustin Kola dhe te “Dinamo”, Demollari. Kishin dy fëmijë, një djalë e një vajzë…
    Pra, deri në momentin e arratisë nuk ka pasur dyshime për personalitetin e tij…
    Për aq kohë sa shërbeu në Tiranë njihej si një ndër specialistët e spikatur të logjistikës të strukturave të Ministrisë së Brendshme. Madje, mbaj mend se disa herë arritjet e tij ishin bërë objekt i përgjithësimeve në rang dikasteri…
    Në kulmin e këtij shkëlqimi në Tiranë, ka ndodhur që Minella Andoni është transferuar në Shkodër…
    Pikërisht këtu fillon edhe historia e metamorfozës së tij. Në atë kohë urdhri i këtij transferimi ka qenë diçka e beftë për Minellën, madje edhe për pjesën më të madhe të personelit të Ministrisë së Brendshme. Rasti nuk kishte të bënte thjesht me qarkullim kuadri, por edhe me ulje në detyrë, në përgjegjësi. E gjitha kjo kur kishte nisur procedura zyrtare për ta emëruar në Ministri në krye të sektorit të prapavijës. Transferimi në të tilla kushte ndiqte një procedure ekstra…
    Që do të thotë…


    Faksimile e dokumentit tepër sekret të Sigurimit të Shtetit për ngjarjen e 16 janarit ‘88

    Jo për shkak të personalitetit, të aftësive profesionale, të mungesave në detyrë, por për rrethana krejt të tjera, që nuk zbardheshin kurrë publikisht. Me to njihej një pjesë shumë e kufizuar e organit të emërtesës…
    Besoj se në këtë rreth të ngushtë bënte pjesë edhe zëvendësministri i linjës…
    E donte rregulli i detyrës, ishte në logjikën e procedurave, jo thjesht njohja me arsyet e lëvizjeve të tilla, por edhe përfshirja në këto operacione delikate…
    Pra, Minella Andoni ulej në detyrë për çështje që nuk kishin të bënin me aftësitë profesionale dhe integritetin moral. Atëherë përse e transferuan në Shkodër?
    Për çështjen e të shoqes, Luçies…
    Çfarë kishte ndodhur me të?
    Penalizimi i Minellës lidhej me historinë e vizitës së Luçies në Itali. Pavarësisht faktit që udhëtimi matanë Adriatikut për t’u takuar me të afërmit në Romë, ishte bërë sipas procedurave zyrtare, gruaja e Minellës kishte tejkaluar limitet zyrtare të dhuratave të sjella prej andej. Madje, jo vetëm ato, por edhe “limitet” e të shprehurit në komunikimim me të afërmit në Itali. Më shumë se kaq, Luçia pas riatdhesimit, u bë objekt i detektivëve së Sigurimit për mbresat nga vizita “tronditëse”. Shumëkush prej tyre, në mënyra nga më të ndryshmet, kishte koleksionuar befasitë e saj nga realiteti italian dhe i kishte përcjellë pa koment te eprorët e lartë. “Italia është krejt ndryshe nga çllomotisim ne”. “Aty ka liri të vërtetë, ka mirëqënie e progres të jashtëzakonshëm” “Shqipërisë do t’i duhen shekuj t’i afrohet Italisë”. Ishin këto të dhëna që asokohe stigmatizoheshin me togfjalëshin “agjitacion e propagandë”, për të cilat përfundoje në qeli. Në rastin konkret, fakti që artikuloheshin nga bashkëshortja e një ushtaraku të lartë të Ministrisë së Brendshme, çështjen e bënte më delikate. Me sa më kujtohet, për të u diskutua gjatë në piramidën e Sigurimit dhe në fund u gjet si zgjidhje oportune transferimi i Minellës. Ishte kjo një arsye e pa kumtuar, por, gjithsesi, jo e panjohur nga Andoni që i njihte mirë praktikat e kësaj natyre.
    Në çfarë rrethanash ndodhi arratisja nga Hani i Hotit?


    Faksimile e dokumentit tepër sekret të Sigurimit të Shtetit për ngjarjen e 16 janarit ‘88

    Arratia e Minellës me familjen në mesin e janarit 1988, ka qenë një operacion i mirorganizuar. Me sa duket, detyra e shefit të prapavijës së Degës së Brendshme të rrethit kufitar, ishte një avantazh për idenë e depërtimit në Perëndim. Provat e para për këtë, siç konstatuam më vonë, Minella i kishte bërë në postën kufitare të Murriqanit dhe pasi e kishte vlerësuar të pamundur, ishte përqendruar në idenë e arratisë nga Hani i Hotit. Aty pastaj ndërtoi skemën, mori njerëzit e mjetet e nevojshme në makinën e Ministrisë të Brendshme dhe shpërtheu postbllokun e kufirit. Me sa duket shfrytëzoi rastin që në postë dhe te dogana punohej për rikonstruksionin e godinave të tyre…
    Kaq lehtë mund të arratiseshe në mes të ditës nga Hani i Hotit?
    Minella ishte oficer i Degës së Brendshme të Shkodrës dhe si i tillë kishte të drejtë të futej në të gjitha postat kufitare. Pra, për të nuk kishte asnjë vështirësi kapërcimi i postbllokut. Problem mbetej pjesa tjetër e familjes dhe miqve, me të cilët kishte vendosur për t’u arratisur. Ata nuk mund të afroheshin as te pjesa e klonit, që ishte disa kilometra larg postës. Ideja e Minellës për t’i fshehur në karrocerinë e makinës, funksionoi mrekullisht dhe ata në pak minuta u gjendën në tokën jugosllave…
    Pra, nuk pati asnjë reagim nga njësiti kufitar…
    Mënyra si ishte organizuar arratia, shmangu çdo lloj reagimi nga njësiti kufitar. Së paku në çastet e para. Makina me të cilën Minella udhëtonte nga Tirana mbërriti në Han të Hotit afër mesditës. Më herët, në postën e kufirit ishin lajmëruar se ishte nisur për aty shefi i prapavijës për të bërë furnizimin e radhës. Ishte ky njoftim që hiqte çdo dyshim për praninë e kamionit misterioz në territorin e postës. Me mbërritjen e tij aty, rojës së shërbimit nuk i mbetej gjë tjetër vetëm të nderonte me grusht shefin e prapavijës dhe të hapte pa hezitim postbllokun. Pastaj, kamioni me furri shpërtheu postbllokun e palës jugosllave. Në këto momente, rojet tona hapën zjarr. Po me zjarr iu përgjigj edhe grupi i porsarratisur. Disa çaste, postën tonë e pushtoi kaosi. Ndërkaq, situata në postën përballë u vu në kontroll të menjëhershëm…
    Kush ishin njerëzit në makinën që shpërtheu postbllokun?
    Ishte një grup me 12 veta. Minella me gruan, djali Armado (Arian Selimi) 14 vjeç, e bija Mariola, 2 vjeçe. Tetë të tjerët ishin familjarët e vëllait të Luçies dhe shoferit të kamionit. Me sa më kujtohet, makina tip “Gaz 51″ që shpërtheu postbllokun ishte e Drejtorisë së Tiranës. Dhjetë “pasagjerët” e panjohur nga kufitarët ishin fshehur në karroceri midis materiale të ndryshme. Minella dhe shoferi gjatë gjithë kohës ishin në kabinë.
    U bënë përpjekje më pas për t’i riatdhesuar 12 të arratisurit?
    Autoritetet tona u vunë në lëvizje që ditën e parë, por pala jugosllave nuk pranoi për t’i riatdhesuar. Pas disa ditësh na kthyen makinën dhe pjesën e armatimit që Minella kishte marrë me vete…
    Dhe që këtej të arratisurit nga Hani i Hotit mbritën në SHBA?
    Fillimisht i akomoduan në një burg afër Titogradit, pastaj në një kamp në periferi të Beogradit, ku kishte edhe të arratisur të tjerë. Që aty filluan procedurat për ti paisur me vizë amerikane, si emigrantë politik. Me sa mbaj mend qëndrimi në Beograd nuk zgjati më shumë se dy muaj. Këtë moment e kam fiksuar mirë në kujtesë, sepse lëvizjet e tyre i ndiqnim hap pas hapi në rrugë agjenturore. Madje për këtë u organizua një operacion special me emërtimin “Nepërka” që ndiqej nga Drejtoria e Parë (kundërzbulimi) dhe ajo e Tretë e destinuar për zbulimin politik që operonte jashtë vendit. Deri në vitin 1990 sigurimi I shtetit ka patur të dhëna të përditësuara rreth aktivitetit dhe lidhjeve të tyre në SHBA.

    Raporti sekret nga Beogradi: Të arratisurit drejt SHBA-së
    Një relacion me të dhëna nga Beogradi është dokumenti më interesant i dosjes së Sigurimit të Shtetit për ngjarjen e 16 janarit 1988. Veç siglës “Tepër sekret” në krye (dokumentet e tjerë mbajnë emërtimin “Sekret”), e bën të tillë informacioni i veçantë i vjelë në rrugë agjenturore nga burime të huaja. I koleksionuar si një komunikim midis Drejtorisë së Parë(kundërzbulimit) dhe Drejtorisë së Tretë(zbulimit politik) relacioni për arratinë e Minella Andonit dhe 11 të tjerëve, përmban kronikën e ngjarjes zbardhur sipas autoriteteve jugosllave, vlerësimet e këtyre të fundit për arratinë e pazakontë dhe të dhënat e përditësuara rreth të depërtuarave nga Shqipëria. Dokumenti sqaron se grupi me 12 veta i arratisur me Minella Andonin, pas kontrollit nga autoritetet e Titogradit, është transferuar në një kamp në periferi të Beogradit. Zbuluesi shqiptar ka siguruar të dhëna të konfirmuara se aty do qëndrojnë një muaj, pastaj do t’i çojnë në hotel “Trimi” për të përgatitur procedurat e azilantëve politik. Sakaq, në relacion pasqyrohet fakti që në ndjekje të arratisurve të 16 janarit ’88, Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit ka ndërtuar operacionin “Nepërka”. Po çfarë pasqyron tjetër materiali tepër sekret i Policisë së Fshehtë….

    Familja që u arratis në Jugosllavi në datën 16 janar 1988, ka pasur me vete 6 automatikë dhe 12 pistoleta. Në momentin e kalimit të kufirit ata kanë përdorur bomba tymuese, ndërsa oficeri ka qëlluar me automatik në ajër. Në automjetin me të cilin realizuan arratisjen kishin ngarkuar mobilie të vjetra druri, si dhe sende të tjera, me qëllim për t’u mbrojtur nga goditjet e mundshme me armë të rojeve të kufirit. Një fëmijë I tyre ishte gjetur pa ndjenja, mbasi para kalimit të kufirit ai kishte filluar të qajë dhe është goditur nga oficeri me dorezën e pistoletës. Në anën tjetër të kufirit, të arratisurit janë pritur pa ndonjë reagim të veçantë. Pasi është njoftuar Sekretariati i Punëve të Brendshme të Titogradit, është dhënë alarmi dhe janë kontrolluar të gjitha automjetet që lëvizin nga kufiri në drejtim të Titogradit, sepse kanë dyshuar se mund të ketë edhe shkelës të tjerë kufiri nga pika të tjera. Ky kontroll ka vazhduar për disa ditë rresht. Për këtë ngjarje organet e kufirit jugosllav u është tërhequr vëmendja që nuk kanë mundur të reagojnë në momentin e shkeljes së kufirit me forcë dhe përdorimit të armëve nga të arratisurit shqiptarë. Aktualisht të arratisurit ndodhen në burgun e Spuzhes në afërsi të Titogradit dhe me përfundimin e hetimeve do të dërgohen në kampin e Beogradit. Lidhur me këtë ngjarje, përveç njoftimit të shkurtër të dhënë në radio, televizionin dhe shtypin jugosllav, komente të veçanta deri tani nuk janë bërë. Nga një e dhënë tjetër e Drejtorisë III thuhet se: ” Grupi prej 12 vetash të arratisur me Minella Andonin ditët e fundit i kanë çuar në Beograd. I kanë vendosur në periferi të qytetit dhe i mbajnë gjysmë të izoluar. Mendohet që atje të qëndrojnë rreth 30 ditë dhe pastaj t’i çojnë në hotel “Trim” ose në ndonjë vend tjetër në qytet, ku ka edhe të arratisur të tjerë. Ndërsa nga familja e arratisur prej Vermoshit, pesë vetave u ka dalë viza për të shkuar në SHBA”. Të dhënat e mësipërme janë parë edhe nga zëvendësministri, shoku Zylyftar Ramizi, i cili porositi që këto materiale t’i dërgohen Shkodrës dhe Tiranës për të ndjekur lidhjet e tyre. Nga ana juaj, në bazë të planit të përcaktuar dhe detyrave të ngritura për përpunimin e lidhjeve të të arratisurit Minella e Luçiana Andoni, të punohet për kryerjen brenda afateve të përcaktuara, për të dhënat që do të dalin të njoftohet dega e I e cila e ndjek të centralizuar në problemin “Nepërka”.

    Postngjarja
    Një stuhi e vërtetë ka shpërthyer pas ngjarjes së 16 janarit ’88 në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës, por jo vetëm. Brenda ditës janë shkarkuar nga detyra 20 oficerë, që përfshinin tërë zinxhirin e hierarkisë së institucionit. Kryetari i Degës dhe dy zëvendësit e tij kanë qenë viktimat e para të reagimit agresiv për ngjarjen e jashtëzakonëshme. Po kështu, me urdhër të prerë kanë përshëndetur “Lamtumirë armë!” shefi i kufirit, komandanti i batalionit, i baterisë së Hanit të Hotit dhe dy nënoficerët e shërbimit. Rasti i Hanit të Hotit i kushtoi sakaq vendin e punës drejtorit të Sigurimit të Shtetit, atij të kufirit dhe drejtorit të Policisë së Tiranës.

    AFRIM IMAJ

    panorama

    -

  8. #38
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    sa publicitet po i ben nje krimineli o brar djali..jo po keshtu e jo po ashtu..jo i biri i filanit e i filanes..jo po hypsi e kesaj apo asaj..aman pash zotin po te ishte dikushi nuk kishte me ike si qeni ne rrush..lene pash zotin mos u merr me te..te gjithe kriminelet koken e njeri-tjetrit do te hane..nuk kam shku me e vra une..shoket e vet e kan vra..e ata qe e vrane kete mafie do i vrase dikush tjeter..zingjir vrasjesh ka me ken...keshtu vepron mafia..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jan lajme me rendesi keto o malsor..

    do ish mir me dhen lajme te gzushme si psh.. x inxhinier shqiptar shpiku x makineri..

    por.. kjo eshte shqiperia..

    ---


    gsh

    -
    Deshmitari i plagosur: Si e vrane Arjan Selimin
    » Dërguar më: 03/10/2011 - 14:44


    Lajme te ngjashme
    Arjan Selimi, si i shpëtoi ekstradimit në vitin 2007
    • Datë: Oct 03, 2011
    Arjan Konomi: Mua më zgjodhën italianët, tani ‘Big Brother’ drejtohet nga shqiptarë
    • Datë: Jan 09, 2011


    Klodiana Lala/ Thimi Samarxhiu

    Po të mos kishte vendosur të linte punën dhe të ishte duke shërbyer në lokal, ndoshta sot Klevis Kola do të ishte shëndoshë e mirë dhe jo në shtratin e spitalit me tre plagë plumbash. Mbrëmja e 26 shtatorit i ka ndryshuar tërësisht jetën 20-vjeçarit nga Puka. Papritur është shndërruar në dëshmitarin e një prej ekzekutimeve mafioze të kryera kohët e fundit, ku viktimë mbeti i akuzuari për trafik droge Arjan Selimi (Armando Andoni). Klevisi ndodhet në pavijonin e traumave në spitalin Ushtarak. Përreth tij janë plot familjarë dhe të afërm, të cilët më shumë se kurrë falenderojnë zotin që Klevisi është ende në gjirin e tyre. Teksa përpiqet të harrojë për një moment dhembjet e mëdha dhe traumën e pësuar, i riu vendos të rrëfejë gjithçka ndodhi atë mbrëmje të frikshme. "Do shkoja të merrja rrogën dhe të pija kafe me një shoqe dhe vëllezërit e mi. Pasi përshëndeta mamin u nisa. Po ecja para pallatit, kur pashë që disa hapa më para, ishte burri i Inis Gjonit. E kalova. Papritmas filluan të shtëna. Më kapën plumbat…", - rrëfen Klevisi…
    Klevis çfarë po bëje mbrëmjen e 26 shtatorit, mbrëmje që pa frikë mund ta themi që të ka ndryshuar jetën?
    E mbaj mend mirë atë natë. Unë kisha disa muaj që kur kishim ardhur nga Puka, që punoja si kamerier në një lokal afër qendrës. Punën e nisja në orën 08:00 të mëngjesit dhe e përfundoja vonë. Ndonjëherë rrija jashtë se pija ndonjë birrë me vëllezërit. Në lagje dukesha krejt rrallë.
    Po atë natë pse u gjende në shtëpi?
    Vendosa të lë punën si kamerier, isha në kërkim të një mundësie më të mirë. Erdha në shtëpi, pasi u vesha dhe u bëra gati vendosa të dal me dy vëllezërit. Vëllai im i vogël do dërgonte një CV për punë në Laprakë. Do shkoja të merrja rrogën e fundit. Do pinim ndërkohë dhe një kafe. Përqafova mamin, e kapa tek faqja dhe dola. Kur mendoj sot them, shyqyr që nuk e putha se mbase s'do të isha gjallë.
    Çfarë ndodhi më pas?
    U nisa për të dalë tek rruga ku më prisnin vëllezërit. Ndërkohë, po i bëja mesazh në telefon një shoqeje, që të lija një takim për kafe.
    Rrugës vure re ndonjë gjë të dyshimtë?
    Mbaj mend që pak hapa para meje, po ecte një burrë. E njoha që ishte burri i Inis Gjonit. Emrin nuk ia dija, as nuk isha përshëndetur kurrë me të. E kalova pak metra, kur papritmas filluan të shtëna armësh me breshëri.
    Si veprove në ato momente?
    Mua me kapi një plumb në krah (krahun e ka të fashuar). Ndjeva që në trup më kapën dhe dy plumba të tjerë. U shtriva përtokë, për t'u shpëtuar plumbave, që nuk dija nga po vinin. Vëllai im filloi të ulërinte me të madhe. Ai kujtoi se kisha vdekur. Kur ngrita kokën dhe ai më pa se isha gjallë u qetësua disi.
    Kush iu transportoi drejt spitalit?
    U ngrita në këmbë dhe kam arritur të shkoj deri tek sheshi i pushimit të pallatit. Aty ishte mami, që kishte dalë të takonte një shoqe dhe gjyshi im. Një komshi më ka dërguar me një makinë në spital. Më vonë erdhën të gjithë familjarët dhe të afërmit e mi.
    Po për Arjan Selimin çfarë mund të na thoni. E njihnit kush ishte? Kishit njohje me të?
    E dija që jetonte në një lagje me mua. Mbante syze të errëta dhe në pamje të parë dukej sikur vëzhgonte gjithkënd që kalonte aty pranë. Por nuk e kisha idenë kush ishte, apo çfarë problemesh kishte. Madje dhe emrin ja kam mësuar pasi ka vdekur. Vetëm dija që ishte burri i Inis Gjonit.
    Kishit shkëmbyer ndonjë përshëndetje me të, për faktin se ishit komshi?
    Jo! Jo vetëm për shkak të moshës, por edhe për faktin që nuk më pëlqente si natyrë, pasi rrinte me syze dhe gjithë kohën dukej sikur rrinte në vëzhgim. Nuk kam pasur kurrë asnjë përshëndetje, edhe pse e kam parë disa herë në lagje.
    T'i rikthehemi sërish ngjarjes. Arritët të dallonit ndonjë person, ose më saktë vrasësit?
    Jo nuk kam arritur të dalloj asgjë. Aty ku ka ndodhur ngjarja është errësirë dhe nuk shquhej asgjë. Pastaj qëllimi im ishte t'u shpëtoja plumbave. Isha i terrorizuar.
    Pas kësaj ngjarje ndjeni frikë?
    Nuk ndjej frikë aspak. Nuk i kam borxh askujt. Isha në punën time me vëllezërit e mi. Këtë që më ndodhi do ta përballoj. Shpresoj të shërohem shpejt kjo është e rëndësishme.


    ---


    valla ky dyshoj une.. pukjani eshte pjestar i bandes.. qe e vrau ..armandon..

    e kan mesu me fol si bebi vogel mami xhan puca faqe..
    hmm..

    do jet pikca dhise ky kopil..

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 03-10-2011 më 12:09

  10. #40
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Shqiperia dita dites po i ngjason Italise se viteve 80-90.
    Ne Shqiperi dhe ne gjithe tokat etnike shqipetare ,kane udhehequr njeres pa shpirte si ne politike gjithashtu edhe ne bisnes . Koha vjene dhe rregullohen edhe punet e tyre .

    Tradhetia te shqipetaret eshte e shume llojshme .Shqiperia e mbas viteve te 90 eshte me temel te krimit . Krimi sjelle vetem krim .
    Ndryshuar për herë të fundit nga TetovaMas : 03-10-2011 më 12:54

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •