Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 41
  1. #21
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Mire ky qe iku por ai qe e vrau do behet tani super mafie..
    Cdo gje eshte relative...

  2. #22
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Shqiperia e Saliut. Nder male me kanunin e Leke Dukagjinit dhe nder qytete me ligjin e krimit. Gjithmone e me shume po me ngacmon ideja se asimilimi kulturor dhe kombetar eshte zgjidhja me humane per popujt e deshtuar.
    shqiperia nuk eshte e saliut o brooklyn..te jan ngaterruar telat..shqiperia eshte e shqiptareve...ne fakt po te lexohej dhe te zbatohej me perpikmeri ai kanuni i maleve do e shihje ti se sa force parandaluese te te tilla gjerave do ishte ..po ja qe shume njerez as kapakun nuk ja kan pare ndonjehere dhe derdellisin poshte e perpjete ..

    krimi gjithmone ka egzistuar , egziston dhe do te egzistoje bashke me njeriun..ne shqiptaret nuk jemi jashtetokesor qe kjo gje te mos na preke..mos u merzitni per te..nje funderrine me pak ..nje shembull qe tregon se krimi iu han koken pikerisht pjestareve te tij...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po me vjen keq per femijen ne bark te inis gjonajt.

    se do i thone shoket ne kopesht.. ndonje fjale e do ja nxijne femijerine neser..

  4. #24
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    kto cubat e vegjel po ikin nji e nga nji.

    moto mbas 90-tes : u bo deti kos hajt marrim nga nje luge te hajme"

  5. #25
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Shqiperia e Saliut. Nder male me kanunin e Leke Dukagjinit dhe nder qytete me ligjin e krimit. Gjithmone e me shume po me ngacmon ideja se asimilimi kulturor dhe kombetar eshte zgjidhja me humane per popujt e deshtuar.
    Lërë mor Kanunin, kush ta tha ty këtë budallaki ? Eshtë si me thonë e ka fajin Kisha Katolike që Inis Gjoni është femër e përdalë. As e keni idenë se për cfarë flisni.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #26
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    se mos i vret vet kjo inis gjokatarja mer people .
    qeka si ajo merimanga black widow , qe i haka burrat .
    lol
    Ndoshta ka ndonjë admirues sekret psikopat dhe xheloz.
    relata refero

  7. #27
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    nga sa mora vesh une inisi kishte gjete dike tjeter qe e kishte me te madh vendin ku vendosej droga per ta marre me hunde dhe mendoj ta provoje nje here edhe te riun..per kete thuhet se i ngriti kurth dashnorit te vjeter dhe e futi ne burg..kur e pa se as burgu nuk e mbante palloshin e pare pagoi palloshin tjeter ta hicte qafe..pune kurvash e palloshesh ma...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a ka fol ndoj fjal inisi?

    kush ka pa lajmet dje e sot?

    nuk besoj o malo se inisi e ka vraRE.. mundet ka borxhe ky ose i kan borxhe.. e skan dash tja lajne..

    keta tipat.. kan nje te mete.. nga shum te meta qe kane..
    nuk kan lexuar libra..e nuk i kan vu vesh filmave halivudiane..

    filmi hallivudian..eshte shkolle..

    ne kto filma eshte treguar qarte se.. ku te cojne udhet e pandershme..

    ne varreza..

    pik..

    keta i shohin me bith keto filma e jo me mendje..
    prandaj perfundojn keshtu..

    ..

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ore.. mo ka lidhje ky selimi me ate familjen qe u arratis nga hani hotit ne koh te ppsh-se?

    dini gje juve mo..

    ..

    se sipas kaBLLOGRAMAVE amerikane te vilileksit.. familja e ketij eshte vendosur ne 1986 ne USA..
    at kohe nuku levrinte miza..

    nejse.. po na del dhe nje grua tjater qe paska pasur ky i ngrati..

    pra.. mos kemi problemos rivalitetis?



    --

    panorama

    Ngec hetimi për vrasjen e Selimit, vajza e tij 12-vjeçare ndan dhimbjen në Facebook

    Aktualitete Enjte, Shtator 29th, 2011


    Arjan Selimi dhe Inis Gjoni gjatë një feste

    Ekspertiza e gëzhojave të armës, të gjetura në vendin ku u vra Arjan Selimi tri ditë më parë në Tiranë, dështon të identifikojë armën apo autorët e atentatit. Grupi i ekspertëve që po heton vrasjen e Arjan Selimit mbrëmjen e së hënës, ka analizuar provat e administruara në vendin e ngjarjes, duke bërë fillimisht verifikimin e 20 gëzhojave të kallashnikovit. Në Laboratorin e Kriminalistikës në Ministrinë e Brendshme është bërë ekzaminimi një nga një i gëzhojave, duke shpresuar që ekspertimi në formën e krahasimit me të dhënat për ngjarje të mëparshme do të zbulonte ndonjë gjurmë të mundshme për autorët. Burime nga grupi hetimor thanë se analizimi i gëzhojave nuk ka rezultuar i suksesshëm, pasi nuk është gjetur asnjë gjurmë. Ekspertiza në fjalë ka sqaruar edhe faktin se arma e përdorur në vrasjen e Arjan Selimit nuk është përdorur në ngjarje të tjera të mëparshme. Pavarësisht se menjëherë pas ngjarjes burimet nga Policia thanë se ishte identifikuar mjeti me të cilin kanë lëvizur autorët e ngjarjes, kjo makinë ende nuk është zbuluar nga policia. Për të tretën ditë radhazi, që nga nata kur ndodhi krimi, agjentë të policisë mbajnë nën monitorim të vazhdueshëm të gjithë zonën, kryesisht rreth pallatit ku jetonte 37-vjeçari Selimi bashkë me partneren Inis Gjoni. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm, Hysni Burgaj, çdo lëvizje që konsiderohet e dyshimtë në zonë duhet të verifikohet sa më shpejt, pasi çdo detaj që konstatohet aty konsiderohet i rëndësishëm për hetimin. Pa dashur të komentojnë gjatë, burimet e Prokurorisë së Tiranës kanë thënë dje se ky institucion nuk ka ende asgjë të rëndësishme për hetimin e vrasjes.
    MIQESITE E SELIMIT
    Policia e kryeqytetit ka kryer hetime në çdo pistë të mundshme në lidhje me vrasjen e Arjan Selimit, pa marrë ende një drejtim nga Prokuroria, si organ që me ligj i takon të komandojë veprimet hetimore. Përveç lëvizjeve të dyshimta në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, agjentët e ngarkuar me detyrë nga grupi hetimor duhet të fiksojnë edhe persona të ndryshëm, kryesisht miqtë e Arjan Selimit, të cilët që prej së martës vazhdojnë të vizitojnë familjen e tij. Këto janë një pjesë e detyrave të caktuara nga grupi hetimor, pasi disa prej miqve që ngushëllojnë familjen, janë persona që Arjan Selimi i ka njohur në burg apo në të kaluarën e tij, para se të arrestohej si kreu i grupit “Kompas”, me akuzën e “trafikut ndërkombëtar të drogës”. Burime të rezervuara nga grupi hetimor thanë se një pjesë mjaft e rëndësishme dhe që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes, janë miqësitë që 37-vjeçari kishte krijuar pas daljes nga burgu. Nga vëzhgimi që i është bërë gjatë kohës që lëvizte në zonën përreth, pasi ishte me masë sigurie “arrest shtëpie”, Selimi është parë të takohet shpesh me disa persona të tjerë, që po ashtu nuk kanë shumë kohë që kanë lënë qelitë. Burimet thanë se kanë siguruar emra konkretë të disa personave me precedentë penalë, që më parë nuk kanë pasur njohje me Selimin, ndërsa miqësia e tyre kishte nisur pas lirimit të tij nga burgu. Edhe prania e Arjan Selimit në botën e biznesit përbën një mister, pasi emri i tij nuk figuron ligjërisht në asnjë dokument dhe në asnjë subjekt, ndonëse 37-vjeçari konsiderohej si biznesmen i fuqishëm i lidhur me disa lokale në kryeqytet.

    Varrimi i Setimit u shty tri ditë, Ceremonia mortore, prindërit e 37-vjeçarit vijnë sot nga Amerika
    Deri mesditën e djeshme, trupi i pajetë i Arjan Selimit, që u ekzekutua me 5 plumba mbrëmjen e së hënës në Tiranë, ka qëndruar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Sipas të afërmve dhe miqve të tij, ceremonia mortore do të kryhet sot, pasi është pritur që të vinin nga Amerika edhe prindërit e tij, Minella dhe Luçia, si dhe motra e tij e vetme, Mariola Andoni. Ata kanë udhëtuar gjatë gjithë ditës së djeshme nga Miçigani me një linjë tranzit, duke mbërritur në Shqipëri mbrëmjen e djeshme. Pranë pallatit ku ndodhi ngjarja dhe ku banonte Arjan Selimi nuk ishte vendosur deri mbrëmë në darkë asnjë shpallje për vdekjen e tij. Miqtë dhe të afërmit prisnin familjen e tij nga Amerika, si dhe trupin e pajetë të Selimit, që është transportuar në shtëpi në mbrëmje. Ndërsa në vendin ku ai u qëllua për vdekje, miqtë kishin vendosur një buqetë të madhe me lule dhe një qiri në kujtim të tij. Ceremonia e varrimit do të kryhet mesditën e sotme, ku do të marrë pjesë edhe gruaja e tij e parë, Gerta Avrami, si dhe vajza 12-vjeçare I. Andoni.

    Vajza 12-vjeçare e Selimit ndan dhimbjen me miqtë në Facebook
    Lidhja e parë e Selimit me miss Gerta Avramin



    Arjan Selimi me gruan e parë Gerta Avrami e vajzën I. Andoni

    Pavarësisht se në regjistrin e gjendjes civile, Arjan Selimi, i njohur edhe me emrin Armand Andoni, rezulton të jetë i pamartuar më parë, ai ka pasur një lidhje me një vajzë, pjesëmarrëse në “Miss Shqipëria”, me të cilën ka edhe një vajzë 12-vjeçare. Partnerja e parë e tij është ekonomistja 34-vjeçare Gerta Avrami, e cila nuk është martuar asnjëherë edhe pas ndarjes nga Selimi, para se ai të arrestohej. Madje edhe pse tashmë Selimi kishte nisur bashkëjetesën me regjisoren Inis Gjoni, e cila pret një vajzë prej tij, 37-vjeçari vazhdonte të takonte vajzën e tij të parë, I. Andoni dhe nënën e saj, me të cilat kishte marrëdhënie mjaft të mirë. Pas daljes nga burgu, Arjan Selimi kishte rivendosur kontaktet me to, madje edhe kishte kaluar disa ditë pushimi. Ndarja me Gerta Avramin ishte kryer me mirëkuptimin e të dyve dhe Selimi e kishte njohur vajzën duke i dhënë asaj edhe atësinë. Kjo lidhje ishte njohur edhe nga familja e Selimit, që jeton prej shumë vitesh në Miçigan të Amerikës, madje 12-vjeçarja ka një afrimitet mjaft të ngushtë me hallën, Mariola Andoni dhe gjyshin e gjyshen e saj. Vajza e mitur e ka përjetuar në mënyrë mjaft të dhimbshme vrasjen e të atit, dhimbje që e ka ndarë edhe me miqtë dhe të afërmit e saj në profilin “Facebook”. Vajza ka vendosur si foto profili fotografinë e babait të saj, Arjan Selimi, me shënimin, “Për ty, babi im, të dua shumë…”. Ndërsa shkruante gjithashtu se, “ata që do më shumë, ata largohen prej teje, në momentin më të keq të jetës, kur s’ta pret mendja për asgjë…”. Vajza “fajëson” në dhimbjen e saj edhe Selimin, që sipas saj, nuk duhej ta kishte lënë meqë e donte.

    Policia heton për trafiqet
    Nisur nga e shkuara e Arjan Selimit, i cili në vitin 2004 u arrestua me akuzën e trafikimit të tetë ngarkesave me drogë nga Shqipëria në Itali, hetimet e policisë në lidhje me vrasjen janë përqendruar pikërisht te çështjet e drogës. Sipas burimeve nga Policia, dyshohet se pas lirimit nga Gjykata e Lartë në pranverën e këtij viti, Arjan Selimi mund t’i jetë rikthyer linjave të vjetra të trafikut të drogës. Sipas Policisë, 37-vjeçari shquhej për krijimin e rrjeteve efektive të trafikut të drogës dhe organizimin e personave brenda një kohe mjaft të shkurtër.



    ETLEVA DELIA
    Koçiu: Kafja e fundit me Selimin, para se ta vrisnin

    > Nga Etleva Delia18 ore 42 minuta me pare



    Madhesia e germes:




    Sokol Kociu



    Personat e fundit që kanë takuar Arjan Selimin vetëm pak sekonda para ekzekutimit të 38-vjeçarit me pesë plumba, kanë qenë avokati Sokol Koçiu dhe bashkëshortja e tij. Sipas Koçiut, Arjan Selimi ka shkuar vetë drejt pritës që i kishin ngritur atentatorët, duke ndjekur një person të dyshimtë, që e kishte parë tek qëndronte pranë lokalit ku ndodhi ngjarja. Për të ndjekur këtë person, që nuk i dukej i njohur dhe as i zonës, Arjan Selimi ka kaluar nga ana e pasme e pallatit, duke dalë rrotull e më pas pranë makinës së tij të parkuar poshtë pallatit, ku u ekzekutua me automatik. Sokol Koçiu u shpreh dje se vetëm pak sekonda pasi miku i tij ishte ngritur nga tavolina, janë dëgjuar të shtënat e armës, në një kohë që zona ishte e populluar kryesisht me fëmijë që luanin poshtë pallatit. Koçiu kishte krijuar një miqësi familjare me Arjan Selimin gjatë qëndrimit në Burgun e Vaqarrit, miqësi që vazhdonin ta ruanin ende. Ndërsa natën e ngjarjes, Selimi i kishte telefonuar mikut të tij për konsulencë juridike, duke qenë se dje ai kishte seancën gjyqësore të radhës në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ata janë takuar në lokalin që ndodhet në sheshin e pallatit ku banon Arjan Selimi dhe partnerja e tij Inis Gjoni, pasi duke qenë se 38-vjeçari ishte me “arrest shtëpie”, nuk lëvizte shumë larg nga zona ku banonte. Koçiu me bashkëshorten dhe Selimi janë ulur për të pirë një kafe rreth një orë e gjysmë para se të ekzekutohej në pritën që i ishte ngritur poshtë shtëpisë. Nga mënyra se si është kryer vrasja, plumbat e shpërndarë në mure e xhamat e pallatit, për Koçiun ka shumë mundësi që autorët të jenë amatorë. Por, sipas tij, vrasja e Selimit nuk mund të ketë lidhje me të


    Arjan Selimi dhe Inis Gjoni gjatë një feste

    kaluarën, akuzat e ngritura, apo ashtu siç aludohet se ai mund të kishte vazhduar të merrej edhe pas daljes nga burgu me të njëjtin aktivitet. Këto mundësi nuk ekzistojnë sipas tij. Madje, më ishte betuar në kokë të vajzave të tij, që nuk kishte ndër mend të merrej më me atë për të cilën ishte akuzuar një herë më parë. Sokol Koçiu dhe bashkëshortja e tij janë paraqitur vetë në Policinë e Tiranës, ku kanë deklaruar për aq sa ata kanë dijeni rreth ngjarjes, kryesisht momentet e fundit që kanë qëndruar bashkë në kafe. Koçiu është një prej miqve të Selimit, që po merret edhe me organizimin e ceremonisë mortore, që sipas tij do të kryhet të enjten, pasi sot pritet që të vijnë nga Amerika prindërit dhe motra e Arjan Selimit. Ndërsa tregon gjithashtu që ngjarja ka qenë një tronditje shokuese për partneren e Selimit, regjisoren Inis Gjoni, e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Ata kishin bërë një ceremoni martesore në kishë, ndërsa dasmën e kishin lënë pas lindjes së vajzës së tyre.
    Kur u takuat me Arjan Selimin?
    Jam takuar rreth orës 18:00 a diçka më shumë, gati një orë e gjysmë para se të ndodhte ngjarja. Më telefonoi për një kosulencë juridike, për shkak se kishte seancën e radhës tek Krimet e Rënda. Unë vajta ta takoja bashkë me bashkëshorten time, tek lokali poshtë pallatit të tij.
    Çfarë diskutuat në kafe para se të ndodhte ngjarja?
    Siç ju thashë, takimi ishte miqësor dhe më shumë në kuadër të konsulencës ligjore. Unë isha ulur bashkë me bashkëshorten time dhe me Arjanin në kafe, kur në një moment ai pa një person që iu duk i dyshimtë, që nuk ishte i lagjes dhe u shpreh “Ky nuk është i lagjes…”. E ndoqi nga pas, duke kaluar përmes tunelit që të nxjerr në pjesën e pasme të pallatit dhe, siç duket, duke i ardhur rrotull pallatit për të ndjekur personin që nuk e njihte, ka dalë pikërisht në vendin ku kishte parkuar makinën, në pjesën e përparme të pallatit, ku edhe u vra. Gjithçka ka ndodhur përreth 30 sekonda pasi ai ishte ngritur nga tavolina dhe pas kësaj kohe u dëgjua breshëria e automatikut.
    A kishte biseduar me ju për ndonjë problem që mund të kishte apo ndonjë kërcënim?
    Absolutisht jo, asnjëherë. Nuk ishte hera e parë që takoheshim, unë vija shpesh këtu tek pallati i tij dhe e takoja, të paktën një herë në javë, duke qenë se ai nuk mund të lëvizte jashtë kësaj zone, pasi ishte me “arrest shtëpie”. Unë e kisha mik dhe e takoja, bisedonim, po asnjëherë nuk më ka lënë të kuptoj që ka ndonjë problem, madje ishte shumë i lirshëm, aq më pak të më thoshte se kishte ndonjë kërcënim apo diçka që e shqetësonte. Kafen e pinim gjithmonë tek i njëjti lokal ku ishim edhe dje (të hënën). Po edhe sikur ai të mos thoshte gjë, të paktën një shenjë do e kisha kuptuar, nëse e shqetësonte diçka. Por nuk më ka thënë absolutisht asgjë për kërcënime apo ndonjë gjë të tillë. Nuk kishte asnjë problem Arjani. Ato që kishin ndodhur, kishin ndodhur, dhe tashmë ai vazhdonte jetën e tij normalisht, priste të bëhej babai i një vajze dhe ishte njeri me zemër të madhe.
    Keni deklaruar në polici rreth ngjarjes?
    Kam shkuar vetë në polici, bashkë me bashkëshorten dhe kam dëshmuar të njëjtat gjëra që po ju them edhe juve. Isha edhe mbrëmë këtu, u ktheva pasi kishte ndodhur ngjarja. Pasi në kohën që u vra Arjani, unë kisha lëvizur për një çështje pune dhe më ka telefonuar bashkëshortja, për të më treguar se çfarë kishte ndodhur. Por as tani nuk arrij ta besoj se ka ndodhur vërtet.

    Burgaj, mbledhje me grupin hetimor
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, ka thirrur në një mbledhje urgjente drejtuesit e Policisë së Tiranës dhe oficerët e grupit hetimor, për të analizuar vrasjen e Arjan Selimit. Mbledhja ka nisur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00 dhe drejtohej nga Hysni Burgaj, si dhe zëvendësdrejtori i Departamentit të Hetimit të Krimeve, Agron Kuliçaj. Mësohet se në mbledhje kanë qenë të pranishëm drejtuesit e policisë së kryeqytetit, me përjashtim të drejtorit Saimir Muçaj, i cili ndodhet jashtë vendit në një takim pune. Analiza është kryer me dyer të mbyllura. Sipas burimeve, drejtori Burgaj ka kërkuar nga vartësit e tij një informim të hollësishëm për ecurinë e hetimeve në lidhje
    me vrasjen e Arjan Selimit mbrëmjen e së hënës.

    “Kompas”, vrasja e kapos për pazaret e drogës
    Hetimet për ekzek-utimin e Arjan Selimit janë përqendruar në një pistë kryesore mbi trafikun e drogës, aktivitet për të cilin 37-vjeçari ishte arrestuar në vitin 2004. Policia e kryeqytetit ka dyshime të forta se 37-vjeçari mund të kishte rinisur këtë aktivitet edhe pas daljes nga burgu. Ndonëse i mbajtur në burg për më se 5 vjet, hetuesit dyshojnë se Arjan Selimi sapo ka dalë nga qelitë, nuk e ka pasur të vështirë të rivendosë kontaktin e bashkëpunimin me “linjat” e trafikut, pjesë e të cilave kishte qenë para vitit 2004, kur u arrestua si anëtar i bandës së njohur me emrin “Kompas”. Për këtë arsye, ai mbahej në vëzhgim nga Policia e Rendit dhe agjentë të Antidrogës. Burime të rezervuara thanë se lëvizjet dhe bisedat e Selimit ishin thuajse të kontrolluara nga policia. Si rezultat i kësaj është arritur të zbardhet edhe telefonata e fundit (thirrje hyrëse) në celularin e tij. Të njëjtat burime thanë se pak minuta para se të ekzekutohej në pritë, Selimi është telefonuar nga një person (mashkull) dhe është pyetur nëse kishte mbërritur mirë dhe Arjan Selimi ishte përgjigjur “Po, kam mbërritur mirë”. Kjo ka qenë biseda e fundit që Arjan Selimi kishte kryer me telefonin e tij. Grupi hetimor ka kërkuar zbardhjen e tabulateve telefonike, për të zbuluar më shumë të dhëna rreth personit që i ka telefonuar, pasi mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.
    ATENTATI
    Dy minuta para se Arjan Selimi të qëllohej me breshëri poshtë pallatit ku banonte, një furgon policie ka kaluar pranë zonës ku ndodhi ngjarja, pasi duke qenë me “arrest shtëpie”, lëvizjet e Selimit monitoroheshin e madje duhej të ruheshin nga policia. I njëjti furgon policie ka shkuar i pari në vendin e ngjarjes, sapo ka dëgjuar të shtënat e armës, por nuk ka arritur në kohë për të ndaluar autorët. Burime nga Policia thanë se efektivat që vëzhgonin zonën ku banonte Selimi, kishin parë 3 ditë rresht një makinë të dyshimtë, që qëndronte dhe lëvizte përreth pallatit 8-katësh. Një automjet i zi me targa të huaja, ku dyshohet të kenë qenë autorët mbrëmjen e së hënës kur ndodhi krimi. Arajan Selimi u vra në një pritë, ku 2 persona të armatosur e kanë qëlluar me armë zjarri, të tipit “Kallashnikov”, duke e lënë të vdekur në vend. Nga plumbat është plagosur edhe 20-vjeçari Klevis Kola, që sipas Policisë ka qenë kalimtar i rastësishëm dhe po shkonte drejt një bilardoje në pronësi të tij, që ndodhet pranë pallatit. Selimi është qëlluar të paktën 20 herë, nisur edhe nga gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes, ndërsa 5 prej plumbave e kanë goditur në qafë, kokë e në këmbë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Plumbat, rreth 20 copë, kanë goditur fasadën e pallatit dhe xhamat, ndërsa pesë prej tyre prekën trupin e Arjan Selimit.
    HETIMI
    Grupi hetimor ka ngritur si pistë kryesore dyshime se vrasja e Arjan Selimit është kryer për shkak të konflikteve të mundshme që shkaktohen nga trafiku i drogës. Nisur nga këto dyshime ka nisur hetimi në lidhje me grupet rivale të tij, ose të personave të dyshuar që mund të jenë pjesë e trafikut të lëndëve narkotike. Burime nga grupi hetimor nuk përcaktuan nëse konfliktet e mundshme të Selimit i përkasin të kaluarës apo janë aktuale. I cilësuar si dëshmitari kryesor i ngjarjes, i plagosuri Klevis Kola është marrë në pyetje në Spitalin Ushtarak, ku vazhdon të mjekohet nga dy plagët që ka në trup, por nuk ka dhënë asnjë detaj të rëndësishëm për hetimin. Mësohet se i plagosuri ka deklaruar që nuk ka arritur të shohë asgjë për shkak të errësirës.

    Origjina e akuzave ndaj “Kompas”
    Një dosje e dërguar fillimisht në Prokurorinë e Fierit në vitin 2003 e më pas e transferuar tek Prokuroria e Krimeve të Rënda në janar 2004, ka qenë origjina e akuzave që u bënë ndaj Arjan Selimit dhe anëtarëve të organizatës së drejtuar prej tij. Dosja kishte ardhur nga Antimafia italiane dhe tregonte për një grup shqiptarësh shumë aktivë dhe të fuqishëm në trafikimin e sasive të mëdha të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Prokuroria shqiptare e filloi hetimin bazuar në dosjen italiane dhe më pas, në qershor arrestoi tetë persona.

    Lidhja me Inisin
    Arjan Selimi, i cili që nga viti 2002 kishte një raport intim me Inis Gjonin, në pranverën e vitit 2011 kurorëzoi këtë lidhje me një ceremoni fejese në Tiranë. Prej shtatë muajsh, regjisorja e njohur Inis Gjoni ishte shtatzënë me Arjan Selimin dhe priste lindjen e fëmijës. Ndërkohë, i akuzuari për trafik droge ndodhej në masën e arrestit në shtëpi, pas kthimit të dosjes për rigjykim nga Gjykata e Lartë.

    Gati pushimi i gjyqit ndaj 38-vjeçarit
    TIRANE – Dje ka qenë seanca e radhës ndaj Arjan Selimit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Shkalla e Parë, në Tiranë. Seanca ka nisur normalisht, mirëpo në gjyq ka munguar avokati i Arjan Selimit, të pandehurit tashmë të vdekur, pas atentatit me armë zjarri ndaj tij. Prokurori i çështjes relatoi dje në gjykatë se sipas informacioneve të bëra të ditura botërisht, i akuzuari në këtë proces, shtetasi Arjan Selimi, rezulton se ka gjetur vdekjen. Prokurori theksoi se veç informacioneve të publikuara në median elektronike dhe të shkruar në lidhje me ngjarjen, organi i akuzës nuk ka ende ndonjë dokument apo akt ligjor për konfirmimin e vdekjes. Prokurori tha se i ka kërkuar mjekësisë ligjore dhe njësisë përkatëse bashkiake, shkresat zyrtare në lidhje me vdekjen e Arjan Selimit. Pas konfirmimit të këtij fakti, dosja penale ndaj tij duhet të mbyllet, pasi ligji parashikon pushimin e akuzave nëse personi vdes. Për këtë, gjykata ka shtyrë seancën në pritje të paraqitjes së dokumenteve nga prokuroria. Arjan Selimi po rigjykohej në shkallën e parë të Krimeve të Rënda, pasi gjykata e Lartë rrëzoi dënimin me 16 vjet të dhënë më parë ndaj tij për trafik droge. Ka qenë pikërisht administrimi i dëshmisë së Inis Gjonit, shkak i rikthimit të dosjes në Shkallën e Parë nga gjykata e Lartë e cila gjeti shkelje në proces.

    Në 2007, Shqipëria refuzoi ekstradimin e Selimit në SHBA
    Arjan Selimi ka qenë person i kërkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pala amerikane ka kërkuar ekstradimin e tij nga Shqipëria, mirëpo një kërkesë e tillë është rrëzuar nga Gjykata e Tiranës më 11 maj 2007. Armand Andoni kërkohej në Amerikë për shkak se ishte kapur me 1 mijë kile drogë në Miçigan dhe ishte arratisur, pasi u lirua me kusht nga gjykata. Në këtë kohë, prokuroria e përgjithshme paraqiti para gjykatës kërkesën e palës amerikane për ekstradimin e shtetasit Armand Andoni (Arjan Selimi). Sipas dosjes së ardhur nga SHBA, ai akuzohej se kishte kryer veprat penale “bashkëpunim për mbajtje me qëllim shpërndarjeje dhe shpërndarje marijuane, kokaine, si dhe lëndë të tjera të kontrolluara”, “mbajtje me qëllim shpërndarjeje të marijuanës”, “shpërndarje të kokainës”, ”veprimtari të vazhdueshme kriminale”. Gjykata e Tiranës, pasi shqyrtoi kërkesën e prokurorisë, refuzoi ekstradimin duke u bazuar në nenin 491 pika 1, germa c, të Kodit të Procedurës Penale, ku thuhet: Nuk mund të jepet ekstradimi, kur personi që kërkohet ka kryer një vepër penale në Shqipëri. Gjykata përmend se në këtë kohë, Arjan Selimi akuzohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik droge, nga vendi ynë drejt Italisë. I akuzuari për trafik droge ishte arrestuar nga Policia e Shtetit më 23 qershor 2004, bazuar në një urdhër arresti të nxjerrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

    ---
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 29-09-2011 më 04:59

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    kush thote qe nuk funksionon ligji,,,,

    ja e mori denimin,,,,

    me shume akuza i kerkuar ne amerike per 1 ton

    dhe i denuar ne shqiperi ku nuk i moren as adn as shenja gishtash ,,, na doli i lire,,,


    gjykatat tona nuk funksionojne,,,,


    keshtu qe ligji gjungles ben te veten

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •