Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Shkodër, krimi në familje babai vret me cifte djalin 27-vjecar





    MALËSI E MADHE- Një tjetër krim i rëndë brenda familjes është shënuar në Shkodër. Babai ka vrarë me armë zjarri djalin e tij 27-vjecar.

    Ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme në fshatin Sterbec të Malësisë së Madhe.

    Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se ngjarja tronditëse ka ndodhur në banesën e familjes Lula, ku pas një debati Marashi ka qëlluar me cifte të birin Edmondin 27-vjec duke e lënë të vdekur në vend.

    Nga dëshmitë e para mësohet se i ati i viktimës, ishte i alkolizuar prej vitesh dhe kjo kishte cuar edhe në debate të herë pas hershme mes tyre.

    Ndërkohë nga fqinjë të familjes Lula mësohet se në banesë në momentin e krimit, nuk ndodhej njeri tjetër përvec Edmondit dhe Marashit, pasi cifti Lula ishte ndarë dhe nëna e Edmondit jetonte ne Greqi bashkë me një nga fëmijët.

    Poicia ka mundur të arrestojë babain vrasës, ndërkohë që motivet që e shtynë atë të vrasë djalin mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor ka nisur menjehrë punën për zbardhjen e krimit që pasditen e sotme tronditi qytetin e Shkodrës.
    (e.m/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    e tmerrshme
    cdo dite vrasje
    ca po bahet keshtu aman

    pash besen a rren gazeta shekulli a me taman ka dy vrasje ne dite lexoj une
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    E tmerrshme , po ju ik truni njerzeve .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    keta shkodranet qenkan te gjithe me te meta mendore
    te gjithe mendojne te mashtrojne, vjedhin, vrasin
    ne kohen e komunizmit thoshin shkodra eshte vend me kulture

  5. #5
    Po si nuk doli nje familje qe nuk ka nje arme zjarri ne shpi? Ca dreq pune kane bere policet para ca viteve kur me demek vajten shtepi per shtepi ne mbledhje te armeve???
    E tmerrshme, gruaja e paska lene, te kalbet krejt vetem tani e me ndergjegjen e vrare qe i mori jeten djalit te vet!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    keta shkodranet qenkan te gjithe me te meta mendore
    te gjithe mendojne te mashtrojne, vjedhin, vrasin
    ne kohen e komunizmit thoshin shkodra eshte vend me kulture
    Ik mor idiot, po na kallxon ti. Lexo mire se ku ka ndodh ngjarja para se me hanger mùt
    MALESIA E MADHE. E shkrujn Shkoder se ban pjese ne Qarkun e Shkodres.

    Po edhe me pas ndodh ne Shkoder, krime ndodhin gjithkund. U ba betha jote

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Malësi e Madhe, babai vret djalin pse prishi fejesën
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malësinë e Madhe. Mesditën e sotme, babai ka vrarë me armë zjarri, djalin e tij. Krimi brenda familjes goditi sërish veriun e vendit. 27- vjeçari Edmond Lulaj ka mbetur viktimë e kësaj ngjarje të rëndë, kur i ati i tij Marash Lulaj e ka qëlluar për vdekje.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në fshatin Stërbeq të komunës Qendër në Malësinë e Madhe. Vrasja ka ardhur pasi viktima kishte pak kohe qe ishte kthyer nga Greqia ku punonte si emigrant. Pas kthimit te tij, ai kishte prishur fejesen e tij, veprim ky qe kishte ndezur prej kohesh debatin mes tyre.

    Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj, ndërkohë që ka vënë në pranga shtetasin Marash Lulajn, i cili dyshohet për vrasjen e 27-vjeçarit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •