Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 26-të gjatë vitit ‘A'
Ja përsëri në takimin tonë javor të së dielës me Fjalën e Zotit , kësaj here do të meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 26-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë, sipas kalendarit liturgjik të kishës.
Zoti thërret. Sot, nesër, gjithmonë. Thërret të gjithë pa dallim, pa përjashtim, thërret të ri e të moshuar, të mirë e të këqij….e të gjithëve na i mëson udhët e Tija hyjnore, po kështu nuk lodhët së treguari udhën e jetës mëkatarëve. Edhe ne, pra, duan tij ndjekim udhët e Zotit, t’i përmbahemi udhëzimeve të Tija, mirëpo para së gjithash kemi nevojë për faljen e përdëllimin e Tij Hyjnor. Përkatësia në popullin e Zotit duhet të dëshmohet me vepra e jo me fjalë.
Zoti pra, kërkon prej njeriut zbatimin e drejtësisë në mënyrë që të mund të shpëtohet e të jetojë për amshim. Kështu pohon leximi i parë nga Ezekieli profet.
Shën Pali na fton të imitojmë Krishtin: të kemi të njëjtat ndjenja që qenë në Krishtin Jezus.
Jeta e krishterë nuk ndërtohet e nuk përbëhet prej qëllimeve të mirave, por nga dëgjimi i Fjalës së Zotit dhe nga masa që zbatojmë në jetën e përditshme Fjalën e dëgjuar të Hyjit
vazhdon-->
Krijoni Kontakt