Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 25-të gjatë vitit ‘A'
Jemi pra përsëri në takimin tonë javor me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here do të meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 25-të gjatë vitit kishtar ciklit të parë, sipas kalendarit liturgjik të kishës.
Tema e përbashkët e leximeve biblike të kësaj së diele mund të përmbahet në këtë pyetje: ‘Kush është Zoti im?’
Në leximin e parë nga Izaia profet, na thuhet se ‘udhët e Zotit’ janë thellësisht të ndryshme e këndej dallojnë prej udhëve tona;
në leximin e dytë nga letra e shën Palit drejtuar Filipianëve, kemi dilemën nëse duhet vazhduar të jemi me njerëz pa Zot apo të preferojmë të jetojmë menjëherë me Zotin;
Ungjilli i kësaj së diele nga Mateu, na tregon një nga shëmbëlltyrat më të sakta mbi marrëdhënien ndërmjet Zotit e secilit prej nesh.
Duhet të vihemi në dëgjimin e jalës së Zotit me zemër të vëmendshme e të lirë; e konfrontimi ynë përhershëm me Fjalën Hyjnore duhet të na shpie të kemi për Zotit të njëjtën ide e mendim që Ai ka dashur të na dëftoj. Po kështu, Fjala Hyjnore e kësaj së diele na fton ta vejmë në qendër të vëmendjes e këndej të kujdesit e të dashurisë sonë Zotin dhe së bashku me Të edhe njeriun, të afërmin tonë, pa gjykuar e refuzuar askënd. Sikur Zotit, edhe ne ta vëmë në qendër të jetës jo dinarin, por njeriun; jo prodhimin, por personin dhe duke i shikuar të tjerët në Dritën e Zotit, do të zbulojmë bukurinë e jetës e madhështinë e bujarisë.
Leximet biblike të liturgjisë së Fjalës së Zotit të kësaj së diele pra na dëftojnë e tregojnë se Zoti është ndryshe nga siç mund ta mendojmë apo hamendësojmë ne, pra mendimet tona njerëzore nuk janë mendimet e Tij Hyjnore, as udhët e mjetet tona njerëzore nuk përkojnë me udhët dhe mjetet e Tij Hyjnore, se Zotit i parapëlqejnë të fundmët, të prapambeturit, të përvuajturit, për përbuzurit, të mënjanuarit. Dashuria e Zotit është absolute, falas, e lirë, e pamatshme, e pakapshme, përdëllyese. Dashuria e Zotit i dhurohet çdo njeriu pa dallim, pa përjashtim. Pra çdo krijese, pavarësisht nga kushtet sociale e nga meritat që ka. Prandaj mendimet e Zotit nuk përkojnë me mendimet tona njerëzore. Udhët e Tij nuk janë udhët tona. Kjo fjali është një pohim, por në të njëjtën kohë edhe një thirrje për t’u ngritur edhe ne, duke u orvatur ti bëjmë tonat mendimet e Zotit, duke i shikuar njerëzit e sendet ashtu siç i shikon Zotit, do të thotë nga lartë ( “Sikur qielli që është i lartë në krahasim me tokën…”). Shëmbëlltyra e Ungjillit të kësaj së diele na tregon se sa jemi larg Zotit dhe veprave të Tij Hyjnore. Në të shumtën e rasteve Zoti na befason, sepse nuk arrijmë dot ta kuptojmë e t’i vlerësojmë veprimet e Tij. Punëtorët që janë marrë për të punuar në vreshtin e pronarit – për çka flet pjesa e Ungjillit të kësaj së diele – që të gjithë janë thirrur e dërguar të punojnë në mënyrë të ndryshme, kush më shumë e kush më pak, sipas dhuratave që kanë marrë nga Zoti. Pronari i vreshtit plotë dashuri e mirëkuptim ndaj atyre që qenë të fundit është Hyji Atë, që i shpërndan falas të mirat e veta duke i parapëlqyer mëkatarët (apo të fundmët) pa i hequr asgjë të tjerëve. Shëmbëlltyra e Ungjillit të kësaj së diele nga Mateu, pra na komunikon konkretisht sjelljet dhe qëndrimet e Zotit ndaj nesh e ndaj çdo njeriu, si dhe të qenurit të Tij të lirë, zemërbujar në shpërndarjen e të mirave Hyjnore me të cilat Ai na shpërblen me begati. Më tepër, mund të lexoni këtu leximet biblike të kësaj së diele ...
vazhdon--->
Krijoni Kontakt