Bregu i Fildishtë njeh Kosovën
Njohja e 84-të për Kosovën ka ndodhur para pak minutash. Shteti i radhës që e ka marrë hapin e njohjes së pavarësisë është Bregu i Fildishtë.
Portali Indeksonline ka mësuar nga burimet e afërta me zhvillimet se njohja e këtij shteti afrikan është zyrtare dhe do të bëhet publike së shpejti. "Njohja është konfirmuar në New York nga presidenti i këtij vendi, Alassane Ouattara i cili është takuar me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj" ka thënë burimi për portalin.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka vizituar këtë vend gjatë verës ku pas takime të shumta me zyrtarë shtetërorë duke kërkuar njohjen e Kosovës. /indeksonline/
Krijoni Kontakt