Ndodh edhe kjo..........
Disa dhjetra komunistë shqiptarë që mbanin në duar portrete të Stalinit dhe klasikëve të tjerë të komunizmit protestuan të mërkurën paradite në në sheshin Skënderbej në qendër të Tiranës, duke përkujtuar kështu 50 vjetorin e vdekjes të njeriut, busti i të cilit zotëroi për disa dekada sheshin kryesor të Shqipërisë.
Mes parullave të tjera grupi i nostalgjikëve të komunizmit mbante edhe ato kundra luftës në Irak duke shënuar kështu të parën protestë publike në kryeqytetin shqiptar ndaj përgatitjeve të SHBA-së për luftë në Irak. Qeveria shqiptare dhe partitë politike të vendit kanë mbështetur njëzëri qëndrimin amerikan ndaj krizës në Irak.
Nostalgjikëve në këtë protestë u prinin krerët e partisë komuniste shqiptare që kanë udhëheqës të tyre shpirtëror ish-diktatorin komunist të Shqipërisë Enver Hoxha. Policia i mbante nën kontroll nga larg përkujtuesit e vdekjes 50 vjetë më parë të Josif Stalinit.
Tjetër protestë
Ndërkaq në të njëjtën kohë, por disa qindra metra më larg, përballë selisë së qeverisë shqiptare disa dhjetra ish të përndjekur nga rregjimi stalinist i Enver Hoxhës kërkonin nga qeveria kompesimin në para të viteve të tyre të burgut dhe të internimeve në kampet e punës (kopje e gulagëve stalinistë).
Nuk është hera e parë që ata protestojnë për këtë gjë dhe presidenti i Shqipërisë Alfred Mojsiu ka ndërhyrë pranë qeverisë shqiptare që ligji për kompensimin e të përndjekurve të përgatitej nga qeveria brenda muajit shkurt.
Ngaqë premtimi nuk u mbajt ish të përndjekurit protestuan sërish të mërkurën para selisë të qeverisë shqiptare. Policia i mbajti edhe ata nën kontroll nga larg për të mënjanuar devijimet e protestës që u mbyll ne paqe.
BBC
Krijoni Kontakt