-
Papa takohet me kishėn protestante
Papa takohet me kishėn protestante
23/09/2011

Nė ditėn e dytė tė vizitės sė tij nė Gjermani Papa nderoi reformatorin Martin Luther por njėkohėsisht uli shpresat pėr hapa tė shpejtė nė sheshimin e diferencave mes kishave.
Vizita e Papės Benedikti i XVI nė Erfurt ishte shprehje e dėshirės sė kishave asaj katolike dhe protestante pėr afrimin ekumenik. Fakti qė Papa kishte zgjedhur si vend takimi me pėrfaqėsuesit e kishės protestante gjermane manastirin e urdhėrit augustinian nė Erfurt, ku ka vepruar reformatori protestant, Martin Luteri, fillimisht si murg katolik, vė nė pah synimin e kėtij takimi. Papa u bėri thirrje kishave qė tė japin njė dėshmi tė besimit tė pėrbashkėt nė njė shoqėri gjithnjė e mė sekulariste dhe tė punojnė pėr mbrojtjen e dinjitetit tė njeriut. Kjo, tha Papa, ėshtė detyra mė e rėndėsishme ekumenike.
"Prandaj nė njė takim ekumenik nuk duhet vetėm tė ankohemi pėr ndarjet dhe dallimet, por tė falenderojmė Zotin, pėr atė, qė na ka mbajtur nė unitet, tė cilin na e dhuron pėrditė dhe kjo mirėnjohje duhet tė jetė njėkohėsisht gatishmėri pėr tė mos e humbur kėtė unitet", tha Papa.
Jo pėrparim i shpejtė nė ēėshtjet e ekumenizmit
Kryetari i Kėshillit tė Kishės Evangjeliste nė Gjermani, Nikolaus Schneider, tha pas takimit:
"Ky ishte njė nderim, qė u shpreh shumė qartė dhe qė vuri fort nė dukje frymėn ekumenike."

Papa duke shkruar nė Librin e Artė tė Erfurtit
Por megjithatė Papa uli shpresat pėr njė pėrparim tė shpejtė nė ēėshtjet e ekumenizmit. Kryetari i Kėshillit tė Kishės Evangjeliste nė Gjermani, Nikolaus Schneider, inkurajoi nga ana e tij kishėn katolike qė tė bėjė hapa konkretė nė lidhje me martesat ndėrkonfesionale, si dhe pėr komunionin e pėrbashkėt. Kjo ishte e para meshė e njė Pape nė njė ndėrtesė kishtare protestante nė Gjermani. Nė tė morėn pjesė edhe presidenti Christian Wulff dhe kancelarja Angela Merkel.
Autor: dpa/ Angjelina Verbica
Redaktoi: Auron Dodi
dw
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt