Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 64
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga TikTak Lexo Postimin
    eh mer kalamoja ka dava janina. nuk osht kaq e thjesht puna. jon shum faktor qe ndikojn.

    si osht ushqy nona
    si osht ushqy fmija
    si osht geni
    sa omelsina ka ngron kur ka qen i vogel

    masanaj vje kujdesi

    larja cdo mjes ene cdo darke
    kontrolli cdo tre muj ene pastrimi cdo 6 muj
    flossing
    listerin

    baba jem qi osht doktor na cote prej krevati ne darke me la dhomet me kolinoz ene cdo tre muj na sillte i si long ne kavanoz qe bote shkum kur e fusje ne goj per me forcu dhomet. ene perfunimi. vllaji jem nuk ka i dhom te pamush ne goj. kurse un kom vetem i dhemball te mushme. sepse ai ka qen nazeli ne te ushqyme ene un hajsha si derr. hajsha timen hajsha ene pajaten e tij.

    kurse moma jeme frykacake nuk shkote ke dentisti megjithse e kishte dy hapa polikliniken e 21-shit. sa her i dhimte dhomi e qetsote me raki. ene sot osht me proteza.
    Kush ja ka bo tiko ? Tasha ..se ajo ka pas punu ma mire ke 21 ....
    ka dhomet qenkemi mire ty dy tiko ahahahaha
    ka s'jena mire ne ahahazhahahah
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  2. #52
    Te dhembet ndikojne shume faktor. Brezi yne s'ka qene aq i mire informuar per to e plus nuk ekzistonin ne kohen tone (dmth ne fund te viteve '80 e fillim vitet '90) keto lloj furca dhembesh qe jane tani. Dentisti ishte "luks", shkohej atehere kur te dhimbte aq shume saqe as rakija s'te bente derman
    Me c'kam pare une, femijet e sotem i kane shume me te rregullt dhembet, pasi me ane te internetit mesojne gjithcka (madje ne youtube ka edhe video qe tregon se si ti lash) e jane shumehere me te kujdesshem edhe per larjen e tyre.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #53
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Dhëmbët, 60 % e jona, përfundimisht pa mundësi kurimi

    Eglantina Bardhi

    Dhëmbë të prishur, të hequra para kohe, dhëmbë të vëna në mosha të reja, dhe mungesë totale e kujdesit ndaj shëndetit oral. Këto janë disa nga problematikat e shëndetit të dhëmbëve në vendin tonë të cilat duket se janë vërtet shumë shqetësuese. Një studim i Institutit të Shëndetit Publik tregon se 60% e popullsisë kanë dhëmbë të dëmtuar dhe se nuk është treguar aspak kujdes ndaj tyre. Ndërsa sa i takon fillit dentar shqiptarët jo vetëm që nuk e përdorin por as nuk e njohin atë. Në lidhje me edukatën shëndetësore të shëndetit oral flasin stomatolog dhe specialist të shëndetit publik në vendin tonë.

    “Pjesa më e madhe e pacientëve përveçse neglizhojnë kujdesin ndaj dhëmbëve nuk e marrin mundimin të paraqiten tek dentisti siç është e rekomanduar nga OBSH-ja që të paktën një herë në 6 muaj duhet të paraqitesh tek dentisti qoftë edhe për një kontroll. Pacientët në shumicën e rasteve vijnë kur dhëmbët e tyre janë të dëmtuara rëndë”,- pohon stomatologia, Megi Jokuçi duke shtuar se kjo ka të bëjë pikërisht me mungesën e edukimit të popullatës për rëndësinë e shëndetit të dhëmbëve.

    Më tej ajo shpjegon se kujdesi ndaj dhëmbëve duhet të fillojë që kur fëmija është në barkun e nënës. “Nëna shtatëzanë duhet të marrë përveçse lëndët që i rekomandon kunsultori duhen edhe disa lëndë për dhëmbët dhe kockën, duhet të fillojë të marrë edhe flourin. Nëse uji i pijshëm nuk e ka këtë element atëherë duhet të fillojë ta marrë që 3 muajshe me lëndë të tjera”, pohon stomatologia Jokuçi.

    Gjithashtu ajo shpjegon se kujdesi ndaj dhëmbëve të fëmijëve duhet të fillojë që kur i vogli është 6 muajsh por ky kujdes jo vetëm që nuk realizohet ën shumicën e rasteve por nuk njihet fare. Sipas stomatologes kur del dhëmbi i parë nëna duhet të fillojë të numërojë prezencën e tyre dhe përveç pediatrit duhet që nëna të mësojë instruksionet e higjienës orale në këtë mënyrë nëna duhet të marrë një napë dhe të fërkojë mukozat e fëmijëve të sipërfaqes së dhëmbëve sidomos pasi fëmija pi qumësht. Duhet të dini se qumështi është një ndër faktorët që e dëmton dhëmbin e fëmijës sepse laktoza favorizon degradimin e dhëmbit dhe aty fillon procesi i kariesit (prishjes së dhëmbit). Ndërkohë stomatologia shpjegon se fëmijët nga 6 muajsh deri në 6 vjeç janë totalisht me dhëmbë qumështi pastaj fillojnë të dalin dhëmballët dhe dhëmbët e përhershëm ku edhe këtu vihet re një mungesë totale informacioni për kujdesin e dhëmbëve.

    Ndërkohë stomatologu Granit Ribaj shpjegon se ka edhe faktorë rë tjerë që ndikojnë në prishjen e dhëmbëve. Këto thekson ai fillojnë që nga faktorët social të jetës dhe sidomos edukata e mirëmbajtjes së dhëmbëve. Ndikojnë edhe faktorët e stresit sepse sjell tharjen e gojës si pasojë dhëmbët nuk kanë sasinë e mjaftueshme të pështymës për shpëlarjen e dhëmbëve. Stomatologu Ribaj thekson se janë edhe faktorët gjenetikë çka do të thotë se problemet më dhëmbë shpesh janë edhe të trashëguara.

    Ndërsa sa i takon tendencës së vajzave të reja për të vendosur piercing në dhëmbë është shumë e gabuar. “Tendenca për piersing tek dhëmbët është shumë e gabuar. Kur vendoset një material i huaj do gërryhet dhe si mekanikisht dhe kimikisht në këto piesing që nuk është fare e nevojshme gërryhet sipërfaqja e dhëmbit kimikisht me një acid dhe sipër tij vendoset një material ngjitës të cilët shumë nga dentistët nuk i marrin biokompatibël që të jenë material i mirë por marrin piersing që vihet te thonjtë”, thekson stomatologia, Megi Jokiçi duke shtuar se problemi më i madh në këtë rast nuk është thjeshtë ekonomik por dëmtohet rrjeta e smajltit të dhëmbit.



    Ja përse është higjiena e gojës e rëndësishme

    Higjiena e gojës parandalon problemet dentare kryesisht formimin e pllakës dentare dhe gurrëzave, të cilat janë faktorët kryesorë në krijimin e problemeve të mishit të dhëmbëve si dhe kariesit (prishja e dhëmbëve). Kështu specialistët e shëndetit publik shpjegojnë se pllaka dentare është nje depozitim i bardhë dhe i butë i cili krijohet në sipërfaqet e dhëmbëve. Formohet kur bakteriet (sporet) bashkohen me pështymën dhe ushqimin. Pllaka përmban rreth 400 lloje bakteriesh. Ju mund të hiqni atë duke mbajtur një higjienë të mirë të gojës. Kjo pllakë ngjitet fort pas dhëmbëve. Në përgjithësi largohet nga dentisti me instrumente të veçanta. Kariesi (prishja e dhëmbëve) janë vrimat të cilat krijohen në smaltin (enamel) e dhëmbëve.

    Një nder shkaqet kryesore të kariesit është mbledhja e pllakës. Bakteriet në pllakë formojnë acid pas reaksionit të tyre me sheqerin dhe nishesten që ndodhet në ushqime. Acidet mbahen në kontakt me dhëmbët me ndihmën e pllakës dhe me kalimin e kohës shkatërrojnë smaltin dhe dentinen. Sëmundjet e mishit të dhëmbëve (paradontozat) janë infeksioni dhe inflamimi i indeve që rrethojnë dhëmbët. Pllaka dentare është shkaku kryesor për formimin e këtyre sëmundjeve. Pllaka përmban disa lloje bakteriesh të cilat shtohen me zhvillimin e sëmundjeve periodontale. Sëmundjet periodontale ndahen në dy lloje sipas shkallës së zhvillimit të sëmundjes.

    Gingivitis është inflamimi i mishit të dhëmbëve. Ka shumë lloje por në shumicën e rasteve janë të shkaktuara nga pllaka dentare. Periodontitis ndodh në qoftë se gingivitisi keqësohet dhe progreson drejt indeve mbështetës të dhëmbit si membrana periodontale dhe procesi alveolar (kocka rreth dhëmbit).Sëmundjet e mishit të dhëmbëve janë shkaktarët kryesorë në humbjen e dhëmbëve në moshat e vjetra. Është gjithashtu shkaktari kryesor i erës së keqe të gojës (halitosis). Megjithatë sëmundjet e mishrave të dhëmbëve në shumicën e rasteve janë të shërueshme.



    Problemi

    Institucionet shëndetësore nuk kanë asnjë politikë shëndetësore për edukimin e shëndetit oral të popullatës. Madje shërbimi dentar nëpër shkolla nuk ekzistojnë ose nuk është i dobishëm sepse klinikat dentare në shkolla janë të pa pajisura me teknologji. Kështu dentisti në shkollë nuk njihet që para viteve ’90.



    Studimi

    Shefja e promocionit pranë ASHR, Vojsava Sulce ka theksuar se pas një studimi mbi shëndetin oral në rang vendi, ka rezultuar se të rriturit kanë më shumë probleme, pasi neglizhojnë të kujdesen për dhëmbët. “60% e popullsisë kanë dhëmbë të dëmtuar. Nuk është treguar kujdes, nuk është bërë kontroll i rregullt kur dhëmbët janë të shëndetshëm dhe paraqiten kur dhëmbi është i prishur. – tha Sulçe.
    Fluori

    Mos blini një pastë dhëmbësh që nuk përmban fluor. Por edhe fluori duhet marrë në mënyrë të matur. Në Evropë përqindja më e lartë e fluorit që lejohet të përmbajë një pastë dhëmbësh është 0,15 %. Mund të jetë e shkruar edhe si 1.500 ppm (pjesë për milion).

    Të rriturit bëjnë mirë të përdorin një pastë dhëmbësh me përqindjen më të lartë të fluorit që lejohet. Por ajo që është me rëndësi tek një lloj paste dhëmbësh nuk është vetëm përmbajtja e fluorit por edhe aftësia e përmbajtjes së pastës për të lidhur kimikisht fluorin me emalin.



    Kërcitja e dhëmbëve

    Fërkimi i zhurmshëm i dhëmbëve mund të sjellë edhe shqetësime nga ana e shëndetit. Vetë ata që fërkojnë e kërcasin dhëmbët gjatë natës nuk e marrin për kaq shqetësues këtë veprim të tyre dhe shpesh nuk e kuptojnë që pikërisht ky fërkim u jep të nesërmen dhimbje të nofullave, kockave, kokës apo shtrëngim të muskujve të fytyrës. Përsëritja e këtij fërkimi dhe kërcitjeje të dhëmbëve me kohën sjell si pasojë gërvishtje apo edhe vrimë në dhëmbë.



    Larja e dhëmbëve, si duhet të bëhet

    Larja e dhëmbëve në darkë është më e rëndësishmja, meqenëse është e tërë nata përpara. Dowen Birkhed që është profesor në Shkollën e Lartë të Dentistëve në Goteborg të Suedisë thotë që efekti i pastës së dhëmbëve përmirësohet duke përzier shkumën e pastës me pak ujë dhe kaluar përmes dhëmbëve përpara se të hidhet jashtë gojës. Një shpëlarje e tillë dhëmbësh për 20 sekonda është një mënyrë e mirë për të bërë fluorin të futet në hapësirat e ngushta. Përveç se fluorit disa pasta dhëmbësh përmbajnë lëndën bakteriepenguese të quajtur triclosan (triklosan), e cila ul rrezikun për malcimin e mishit të dhëmbëve dhe në perspektivë ul rrezikun që mishi të lëshojë dhëmbët. Por kjo lëndë është vënë në pikëpyetje nga bakteriologët pasiqë rreziku është gjithnjë e më i lartë që të krijohen baktere rezistente kur përdoren së tepërmi lëndët bakteriepenguese. Sapuni i pastës së dhëmbëve është laurilsulfat natriumi i cili pastron dhëmbët dhe jep shkumën.

    Disa mund të jenë të ndjeshëm ndaj kësaj lënde, prandaj mund të zgjedhin pasta dhëmbësh që nuk e përmbajnë atë si Zendium, Dentosal apo Biotene. Këto ishin disa nga përfundimet e një eksperimenti të bërë nga Insituti Suedez i Provave dhe Studimeve i ngarkuar me këtë detyrë nga gazeta suedeze “Dagens Nyheter”.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Shqiptaret duhet te fillojne te perdorin telat e dhembeve qe ne adoleshence.
    Ne gjithe Europen perendimore pothuajse te gjithe femijet jane me tela.

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2012
    Postime
    10
    Sa keq... Sikur te gjithe te kujdeseshin pakez me shume per higjienen e vet personale dhe jo vetem ate te gojes, sepse bukuria e njeriut nuk qendron vetem tek sjellja e tij, por edhe tek dhembet dhe jo vetem bukuria e njeriut por edhe gjysma e shendetit varet nga dhembet

  6. #56
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Pse edhe ne shqiptaret si britanezet qekemi bere.
    Keta mbahen si dhembe-ganxhat me te kqinj ne bote, por mesa duket po i sfidokemi dreqte.
    Po mire te na behet me ate lloj diete qe kemi ne si popull.
    Diete me te
    Shpifur sbesoj se gjen diku tjeter , hiq lindoret qe jane perbret .
    Shqiptari se imagjinon dot veten pa krripe dhe sheqer ne dieten e tij.
    E pastaj ankohemi pse na i ndodh kjo gje e kjo gje shendetit tone.
    Popull kokeforte qe sdo te mesoje kurre.
    Imagjinoje qe edhe francezi po rrallon gjalpin ne menyte e tija. Po ne , kur do ndryshojme valle?

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Djetes nuk ke çfare ti besh por te pakten njeri mund te perpiqet ti rruaje dhembet ne te gjitha menyrat.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Kërcitja e dhëmbëve

    Fërkimi i zhurmshëm i dhëmbëve mund të sjellë edhe shqetësime nga ana e shëndetit. Vetë ata që fërkojnë e kërcasin dhëmbët gjatë natës nuk e marrin për kaq shqetësues këtë veprim të tyre dhe shpesh nuk e kuptojnë që pikërisht ky fërkim u jep të nesërmen dhimbje të nofullave, kockave, kokës apo shtrëngim të muskujve të fytyrës. Përsëritja e këtij fërkimi dhe kërcitjeje të dhëmbëve me kohën sjell si pasojë gërvishtje apo edhe vrimë në dhëmbë.
    ================================================== ==========
    Kercitja e dhembeve me e keqja bjene gjatë ushqimit, permes pirunit ose luges, shumica e ktyre qe iu jan prishur dhembet vjene nga ky kontakti i metalit me dhembet, se dikur kishim lugë prej druri e nuk degjohej kjo kercima por edhe kishim dhemb te shendosh, por munges vjen e tera nga Amvisnija, sespe nuk ka program parashkolor qe meson se si duhet te ushqehemi ne sot ne menyren modern, se nuk duhet te ushqehemi menjehere derisa ushqimi avullon por te presim pakë dhe keto dy pasoja jane me te demshmet per dhembet, pra 1. Kntakti me metalet, pirunin dhe lugen(ne vend qe te ushqehemi si duhet pa i prekur dhembet me metal fare) ne i prishim dhembet vete, jemi vetvrases te dhembeve, dhe e dyta ushqmi e pja e nxehte, sidomos çaji, eshet shume i demshem, dhe e treta; ujë gelqeror i cili pihet pa u filtruar fare, keto jane psojat tona te mos dijes dhe paguhen shtrenjetë sot.

    E neser do e paguajmi edhe me shtenje se do dali problemi tjeter, i vesheve, i ndegjimit ku ne shqiptaret qe nuk dijmi se deri ku eshte fundi i tolerances se zhurmes, qe per njerez normal muzika degjohet deri 30 decibel, por ne ia shkeli 100 e me shume, si ne shtepi si ne diskotek, njesoj, pa kufi !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    nje perqindje e madhe e shqiptareve mbajne proteza dentare dhe shume prej tyre kane probleme sepse nuk jane te informuar per mirembajtjen e protezave.
    Po bej thjesht nje ankete per te patur nje ide , perpara se t'ju them si duhet mirembajtur.
    Kur hiqen protezat ku duhen ruajtur?
    A mbahen edhe naten protezat?
    Me cfare pastrohen?
    A duhen perdorur ato pastat per ngjitjen e protezave?????

  10. #60
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Thorolld ON
    Postime
    224
    Ti marya vet proteza ke?

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •