Close
Faqja 29 prej 51 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 507
  1. #281
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Citim Postuar mė parė nga IslamInfo Lexo Postimin
    Une se kuptoj kete fenomen shkaterrues ne mesin tuaj, nese do te ishte ndonje lemi tjeter ku s'keni lidhje, asnjeher sdo te mernit guximin qe te kundershtoni ata qe e kane profesionalizuar ate lemi, sepse do ta dinit se do t'ju konsideronin te cmendur, mendjelehte dhe naiv. Kurse, kur vjen puna per fe mor vlla, secili me copy-paste mundohet te tregoj dicka.
    .
    O Harambashinfo, si ka mundesi qe ne cdo shkrim i akuzon tjeret per Copy Paste, kete e ben ngase te mungojne argumentet?, ku i sheh copy paste te antareve ketu?

    I vetmi antar qe merret me Copy Paste je ti ketu, shif ne forumin islamik sa tema ke hapur, bile ke tema edhe me 40 shkrime dhe qe te gjitha jane artikuj sic i quan ti "Copy-Paste" qe jane bere enkas per trushplaret.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fishtani1 : 12-10-2011 mė 18:34

  2. #282
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Citim Postuar mė parė nga Skorpioni Lexo Postimin
    qysh mundet me ekzistue zgjidhja e lire ose vullneti i lire kur ne deshirojme ose s'deshirojme ate qe deshiron "Allahu" qe ne te deshirojme ose te mos deshirojme ? nese gjithēka eshte ne doren e tije dhe nuk mund te ndodhe pa lejen e tije, atehere as gjykim s'mundet me pas, sepse njerzit kan qene te lire ta zgjedhin ate qe ka thene Zoti ta zgjedhin ata.
    Skorpioni, vetemse po e deshmon nivelin e ulet qe e ke, ose po luan me fjale.

    Kete pjese e vecova si dicka ku mund te bisedohet, sepse tjetra ishte thjeshte tallje dhe pallavra kafenesh.

    Liria e zgjedhjes ekziston, sepse Allahu ka dasht qe ne te kemi liri te zgjedhjes, pra ckado qe te zgjedhish ti, kjo nuk del nga deshira dhe vullneti i Allahut, sepse Ai ka dasht qe ti te jesh i lire dhe te zgjedhish cka te duash ti.

    Mirepo, mos mendo se me ndonje zgjedhje e ke mashtru Allahun, apo ke dal nga liria e tij. Kjo eshte poenta. Mirepo ti s'besoj se ke mend te nevojshme per ta kuptuar kete gje.

    Ai ka lejuar qe ti te kesh liri te zgjedhjes, prandaj o zgjodhe bardh o zi, krejt kjo eshte me lejen e tij, e s'do te thote se ti s'ke liri te zgjedhjes.

  3. #283
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    bani pershendetje. Duke qene se perendia i paska ditur se cilat shpirtra do shkojne ne ferr, si i meshirshem qe eshte dhe bamires etj merita pse nuk e ndryshoi kete gje ?
    Ashtu pra, kjo e argumenton shume bukur se Allahu nuk ka nderhyre ne zgjedhjen e roberve, kjo e tregon me se miri se i ka lene te lire te zgjedhin. Sikur ai t'i detyronte te gjithe te zgjedhin vetem te miren, ateher s'do te hynte ne ferr askush, po poashtu sdo te shkonte ne parajs askush, sepse njerezit do te ishin ROBOT te pavlere.

    Ajo qe e ben te vlefshem njeriun si krijese eshte arsyeja qe ju ka dhene dhe mendja, si dhe liria per ta zgjedh ate dhe kete. Mirepo ne momentin qe ai e ka lirine, assesi nuk merr pergjegjesi per veprat e tija askush tjeter pos tij.

    Shume bukur e solla shembullin e shteteve pershembull.

    Shtetet ne esence i lejojn njerezit te kene liri, edhepse e din se ky lejim do te shkaktoje qe disa prej tyre ta keqperdorin kete liri. Mirepo sikur t'i roberonte te gjithe dhe t'i shnderronte ne robota, me arsyen se nese i len te lire, disa do te behen kriminel, kjo s'do te ishte me vend. Andaj, kush e keqperdor lirine, ata e denojn. Keshtu behen keto pune per njerzit e mencur.

  4. #284
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Citim Postuar mė parė nga jarigas Lexo Postimin
    Bani!! Po te bej nje pyetje te thjeshte: A mundemi ne te bejme diēka kunder vullnetit te Perendise??!!
    Nuk mund te besh, sepse vullneti i Perendise eshte qe t'i te zgjedhish, te jesh i lire, andaj ckadoqe zgjodhe, kjo eshte me vullnetin e Zotit, sepse ai ka desht qe ti te jesh plotesisht i lire.

    Hajde Jari, besoj se ke mend sa per ta kuptuar kete apo? Mos me zhgjenje.

  5. #285
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Ti ke bere shume gjera kundra vullnetit te perendise, si psh : Je shkolluar, nuk ke bere incest, nuk je martuar me te mitura, nuk je hedhur ne ere, nuk i ke falur territore grekut dhe as serbit etj si keto. Pra je mekatar kundrejt perendise
    Eurostar: Shume te ulta ishin keto fjale prej teje, me te thane te drejten si kam pritur. SHPIFJE DHE GENJESHTRA. Mos e nencmo aq shume vetveten.

    Shume mire e sqaruam kete pune.

    Nga ana tjeter, kjo vetemse e tregon inferioritetin tuaj, saqe s'keni asnje arme tjeter pos shpifjeve dhe genjeshtrave kunder nesh.

  6. #286
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar mė parė nga Milkway Lexo Postimin

    Nuh paske fol veq ajt se jo qe paske than najsen te "hajrit".
    milki,

    e kam zanat ti le njerezit pa komment ne rruget e "palidhjes".....

    ....sinqeriteti ne muhabet eshte me se i nevojshem, nese kerkohen njefare fruti nga ai.....dhe si zakonisht, diskusioni eshte per nga natyra i tille, pra, te nxiret dicka nga ai.....sa per muhabete te kota, ku principi eshte tja futi para se te ma fut, nuk eshte babushi ketu....

    Por gjithsesi, nese ke deshire te diskutojm kete mesele, qe e shoh une perzonalisht si nje sfere te pafundshme dhe laramane, mund lirisht te diskutojm, por kuptohet, me qellimin e vetem, ta zgjerojm horizontin, e ai zgjerohet kur i mer ne konsiderate edhe mendimet e tjetrit dhe i trajton ato, sa banale qofshin, por mos i perbuz....

    me nderime....
    albanish by nature

  7. #287
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Citim Postuar mė parė nga Milkway Lexo Postimin
    1. Allahu i ka ditur te gjitha gjerat , dhe keto gjera i ka shenuar ne Librin e tij . Pra ai e ka shenuar se une neser a do zgjohem apo jo , a do shkoj ne pune apo jo , ai e ka shenuar a do haje kifle me mermelat apo me aerokrem . Pra te gjitha qenkan te shkruara ,une neser vetem kam me permbush at se cka ka shkru Allahu diten qe e ka mbush librin me shenime .
    Ok MilkWay, me pelqen se nuk e vazhdove me tallje dhe fjale te kota. I paske formuluar mire keto fjali dhe meritojn qe te meremi me to seriozisht.

    Ashtu pra, ai e ka ditur, sepse eshte i gjitheditur. Mirepo nuk ka nderhyre ne zgjedhjen tende, thjeshte e ka ditur. Ka dallim ne mes te asaj se une e di se ti cka do te besh, dhe ne mes te asaj se une te detyroj qe ate ta besh. KA DALLIM. Nese nuk arrine ta besh kete dallim ateher problem.

    Allahu thjeshte E KA DITUR. Mirepo TI NUK E DI SE CKA AI DI PER TY. Dhe ti vazhdon dhe vepron ate QE DESHIRON TI. Edhepse ai e di se ti cka do te veprosh, ti nuk e di se cka ai din per ty dhe E VEPRON ATE QE TE PELQEN TY.

    Nese une e kam nje nxenes dhe e di se cka do te ben, sepse ja njoh trurin e tij shume mire, sdo te thote se une e kam detyruar qe ai te sillet si i tille.

    Omeri [Allahu qofte i kenaqur prej tij] ishte nisur me ushtrine e vet per te shkuar ne Sham, gjate rruges u thane qe mos te hyjne ne nje vend, sepse aty ishte perhapur mortaja.

    Ebu Ubejdeh, njeri prej shokeve te Pejgamberit a.s. i tha: Mos e ndrysho rrugen o Omer, a deshiron te ikish prej caktimit te Allahut??

    Omeri i tha: Ah sikur mos te mi kishte thene keto fjale dikush tjeter, e jo ti o Ebu Ubejdeh. Cka mendon ti? Nese je ne mes te dy luginave, njera ka shume gjelbrim, tjetra ka me pak. Sikur t'i kullotje dhent te ajo qe ka me shume, apo te ajo qe ka me pak, a do te dilje nga caktimi i Allahut?

    Pastaj Omeri e tha fjalen e tij legjendare: UNE PO SHKOJ NGA CAKTIMI I ALLAHUT NE CAKTIMIN E ALLAHUT.

    Gabimi i Ebu Ubejdes ishte se tha: Mos ike nga caktimi i Allahut.

    Ne ate moment ai nuk e dinte, dhe askush tjeter nuk e din, prandaj ata duhet ta zgjedhin me te miren dhe te thone: Kjo ishte caktim i Allahut.

    Fshehtesia e kesaj eshte se ti nuk e din. Prandaj zgjidhe te miren dhe mos u merzite.

    Mos u merr me gjera qe jane jashte kapacitetit tend. Kryeje obligimin tend dhe per tjerat mos u merzit.

    Pastaj ajetet e shumta qe jane per caktimin e Allahut, flasin per FATKEQESITE. Per gjerat qe s'jane ne dore te njeriut. KETO E GODASIN NJERIUN pa vullnetin dhe zgjedhjen e tij. Ai qe beson ne percaktimin e Zotit, nuk e humb kohen duke thene: Sikur te beja keshtu do te dilte ashtu. Sepse kjo gje ka kaluar, smund te ndryshohet, bindet se ska mundur t'i shpetoj asaj dhe punon per ta permiresuar te ardhmen, e nuk eshte rob i se kaluares.

    Kjo kerkon mendjemprehtesi, mirepo eshte fillozofi jetesore, kushtimisht, nese do te mund ta quanim si te tille.


    Citim Postuar mė parė nga Milkway Lexo Postimin
    2. Cdo gje qe ndodh , ndodh me lejen e Allahut . Pra une smund te bej nje gje qe eshte ne kundershtim me at se cka e ka leju apo jo Allahu per mua , pra at se a e ka percaktu apo jo per mua .
    Milkway, Allahu te ka LEJUAR te zgjedhesh cka te duash, ti prej kesaj smund te dalesh, SEPSE SKE KU DEL. Ai ka lejuar qe ti te jesh i lire ne zgjedhje. KU PO DON ME SHKU PAS KESAJ??????

    Pse ti kur zgjohesh ne mengjes nuk e fal sabahun dhe thua: Keshtu ishte caktim i Zotit? Fale dhe thuaj: Keshtu ishte caktim i Zotit!

    Ti ne kete moment po ja fut kot, prandaj nuk mund ta dish se cka ishte caktim vetemse pasi te mbaroj ajo pune. Kurse para se te filloj puna nuk e din, andaj zgjedhe te miren dhe thuaj: keshtu ishte caktim.

    Asgje s'te shtyn te shkosh ne nje drejtim ne te cilin ti po shkon, ti vet po e zgjedh ate. Kete e din cdo njeri me dy fije mend.

  8. #288
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Citim Postuar mė parė nga Fishtani1 Lexo Postimin
    O Harambashinfo, si ka mundesi qe ne cdo shkrim i akuzon tjeret per Copy Paste, kete e ben ngase te mungojne argumentet?, ku i sheh copy paste te antareve ketu?

    I vetmi antar qe merret me Copy Paste je ti ketu, shif ne forumin islamik sa tema ke hapur, bile ke tema edhe me 40 shkrime dhe qe te gjitha jane artikuj sic i quan ti "Copy-Paste" qe jane bere enkas per trushplaret.
    Ma ne fund erdhem te ky harambashtani nba-ja, dhe majkell xhordani

    Ok fishtan, te falenderoj per kontributin tend modest ne kete teme. Me te thane te drejten i ka kaluar edhe pritjet qe i kisha prej teje.


    Duhet te besh dallimin ne mes DEBATIT dhe POSTIMIT INFORMUES.

    Ne debat njeriu duhet te jete i PERGADITUR. Ne debat s'ka copy-paste bullshit!

    Kurse postimet informative, ben copy-paste sa te duash, madje kjo eshte bukuria e teknologjise moderne apo jo???

    Pse te rishkruaj nje gje te shkruar, kur kam mend dhe mund ta bej copy.

    Mirepo, ke kujdes, duhet te besh dallimin esencial ne mes te DEBATIT dhe INFORMIMIT TE TE TJEREVE.

  9. #289
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar mė parė nga IslamInfo Lexo Postimin
    Nuk mund te besh, sepse vullneti i Perendise eshte qe t'i te zgjedhish, te jesh i lire, andaj ckadoqe zgjodhe, kjo eshte me vullnetin e Zotit, sepse ai ka desht qe ti te jesh plotesisht i lire.

    Hajde Jari, besoj se ke mend sa per ta kuptuar kete apo? Mos me zhgjenje.
    Pse ti e ke kuptuar fisnik??!
    Si mund te kuptohet "nuk mund te besh asgje kunder vullnetit te Zotit, sepse Ai don qe ti te jesh plotesisht i lire"...??!! Kur thua "nuk mund te besh diēka", ke thene njekohesisht qe nuk jam i lire......
    Jarigas

  10. #290
    Citim Postuar mė parė nga IslamInfo Lexo Postimin
    Ashtu pra, kjo e argumenton shume bukur se Allahu nuk ka nderhyre ne zgjedhjen e roberve, kjo e tregon me se miri se i ka lene te lire te zgjedhin. Sikur ai t'i detyronte te gjithe te zgjedhin vetem te miren, ateher s'do te hynte ne ferr askush, po poashtu sdo te shkonte ne parajs askush, sepse njerezit do te ishin ROBOT te pavlere.

    Ajo qe e ben te vlefshem njeriun si krijese eshte arsyeja qe ju ka dhene dhe mendja, si dhe liria per ta zgjedh ate dhe kete. Mirepo ne momentin qe ai e ka lirine, assesi nuk merr pergjegjesi per veprat e tija askush tjeter pos tij.

    Shume bukur e solla shembullin e shteteve pershembull.

    Shtetet ne esence i lejojn njerezit te kene liri, edhepse e din se ky lejim do te shkaktoje qe disa prej tyre ta keqperdorin kete liri. Mirepo sikur t'i roberonte te gjithe dhe t'i shnderronte ne robota, me arsyen se nese i len te lire, disa do te behen kriminel, kjo s'do te ishte me vend. Andaj, kush e keqperdor lirine, ata e denojn. Keshtu behen keto pune per njerzit e mencur.
    Me pelqeu

    Citim Postuar mė parė nga IslamInfo Lexo Postimin
    Eurostar: Shume te ulta ishin keto fjale prej teje, me te thane te drejten si kam pritur. SHPIFJE DHE GENJESHTRA. Mos e nencmo aq shume vetveten.

    Shume mire e sqaruam kete pune.

    Nga ana tjeter, kjo vetemse e tregon inferioritetin tuaj, saqe s'keni asnje arme tjeter pos shpifjeve dhe genjeshtrave kunder nesh.
    Cfar te pavertete kam thene qe te merziti kaq shume ?

Faqja 29 prej 51 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •