Hahaha, interesant, Kurani na solli te verteta shkencore, me trego se ku thuhet se toka eshte e rrumbullaket, ku thote se hena eshte satelit i tokes, si ndahet koha ne zona, cka eshte graviteti, cka permban ajri, cka thith njeriu etj mos te hym ne matematik etj. Ai ka qene analfabet kush e di kete, a ke qene ti ne ate kohe, kur eshte shkruar kurani apo ndonje liber fetar? (te gjitha pas vdekjes se aktereve ne fjale)
Ka qene shume perandori perpara qe kane shkruar e lexuar para muhamedit, greket, romaket ne ate kohe kane dokturuar ne lemi te ndryshme qe une dhe ti sot ende i mesojm ne shkollat fillore.
Mos me fol per tregime ketu sepse kurani eshte shkruar 10 vite pas vdekjes se Muhamedit, Muhamedi ka martuar gruajen e djalit dhe me vone personin qe e ka rritur vet e ka marrur per grua (i ka ardhur urdher nga Zoti apo ka dashur nje vajze te re)? Mbeti Mejremja me barre me fjale te Zotit hahah, Krishti ecte neper uje, bente ujin ne vere te kuqe, sheronte te semurit, agjeroi 40 dite etj. Njerez poqese deshironi te flisni per ate qe doni te mbroni atehere duhet te keni fakte e tash per tash nuk keni asnje fakt perveq fjaleve te kota dhe interpretimi ne menyra qe ju deshironi.
Me te mira se per ate kohe kane qene interesant kurse per kohen e sotme jane vetem perralla sikur per Nastradinin qe i tregojm ne.
Sikur te mos ishin mesimet fetare me miliona njerez do te ishin gjalle sepse ato kane sjellur vetem luftera dhe gjakderdhje ne kete bote qe ne emer te Zotit i kane kryer pasuesit dhe predikuesit e tyre.
Djallin qe e quan ti e mora vetem per me bere pyetje njerzit si ti jo me shume jo me pak sepse as ne te nuk besoj.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SatanMyMasterSS : 15-10-2011 mė 11:58
Religion is hate,
Religion is fear,
Religion is whore
ti pate thene qe;
nga kjo une nuk kam cfare te kuptoj tjeter ,Bani pse i sjell njerezit verdalle kot
megjithate nqs ti deshiron te dish se nga e marr une informacionin , mund te them se e marr nga persona qe gjuha e tyre e nenes eshte arabishtja dhe qe te cilet kane argumentet baze , por edhe te detajuara per sa i perket ceshtjes se korruptimit te fese islame sot , biles ata kane qene dikur ne krahun e myslimaneve sunit dhe kane studiuar shkencat fetare te tyre para se te ktheheshin ne kundershtaret e tyre me te zjarrte.
Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT
Tash me duhet te te sqaroj gjera esenciale, sepse ti s'ke lidhje se per cka je duke folur, veq ja ke fut kot ne krejt kete postim tendin, po do ta marr kohen time dhe nuk do te gutem ndoshta do te hyn dicka ne koke, sepse ti gabimin fatal dhe trashanik qe e ben qe ne start - si cdo ateist tjeter - eshte se fete i shtin te gjitha ne nje thes, kjo nuk eshte aspak e drejte. Mrekullite shkencore ne Kuran do t'i ceki me poshte nje nga nje, duke e marre kohen maksimalisht dhe duke i permendur shume bukur, ashtu sic i kane permendur shkencetaret musliman dhe jomusliman neper shkrime, punime dhe libra te tyre.
Se pari: Kurani eshte liber i derguar nga Zoti per udhezimin e njerezimit ne rrugen e drejte me te cilen Zoti eshte i kenaqur qe njerezit ta kene si sistem jete dhe e cila i shpie drejt kenaqesise se Tij dhe drejt shperblimit te Tij ne Parajs.
Se dyti: Kurani pasiqe eshte liber qe do te ngel per njerezimin deri ne Diten e Kijametit dhe i eshte zbritur Profetit dhe Lajmetarit dhe fundit - Muhamedit a.s. - permban mrekulli shkencore aq sa ka nevoje per t'ua deshmuar njerezve, shume vite me vone, te cilet do t'i zbulojne keto fakte shkencore, me mjete te sofistikuara, se nje analfabet nga shkretira e Arabise s'ka pasur gjasa t'i dije keto, po i jane shpallur nga Zoti i gjithesise.
Se treti: Kurani pasiqe eshte liber i fundit qe i zbritet nje profeti, eshte i ruajtur ne origjinal, ka vetem nje verzion, nuk ka kunderthenje ne te dhe eshte shkruar qe ne kohen e Muhamedit a.s., kur ka qene ai gjalle, nuk eshte shkruar 10 vite pas vdekjes se tij, keto jane pallavra. Ai eshte shkruar gjate jetes se tij neper lekura dhe eshte ruajtur, kurse pastaj eshte rishkruar dhe perhapur neper bote ne forme te librit ne materiale me te sofistikuara. Bile per kete nuk kundershton asnje orientalist, edhepse kane mllef te madh ndaj islamit, kete te vertete e pranojn. Andaj mos ja fut kot nese je per debat serioz, a nese je vetem per hahaha dhe hihihihi ateher vazhdo tregoje inferioritetin tend.
po edhe??? Ata kane shkruar dhe lexuar, mirepo keto fakte qe jane zbuluar 1400 vite pas Muhamedit si kane permendur. Pastaj, librat e grekeve te vjeter kane arritur ne Evrope vetem pasiqe i kane perkthyer MUSLIMANET ne gjuhen arabe, ne ANDALUS (Spanjen islamike) ata shkonin e mesonin gjuhen arabe dhe perfitonin prej librave te grekeve te vjeter. Kjo ka ndodhe me qindra vite pas vdekjes se Muhamedit a.s., kurse ai as ska ditur gjuhe te huaj, ka qene analfabet sipas te gjithe historianeve, pos injorantave kryeneq si puna jote. Dhe ka jetuar ne nje shkretire i izoluar nga cdolloj civilizimi.
S'eshte e vertete se Kurani eshte shkruar 10 vite pas vdekjes se Muhamedit, ateher eshte kopjuar ne kopje dhe eshte shperndare neper bote sepse ishte rritur shteti islam dhe ishte bere shteti me i madh e me i fuqishem ne bote, pasiqe e gjunezoi Perandorine persiane dhe ia theu qafen perandorise romake. Kjo eshte pallaver e jotja e pambeshtetur me asnje fakte si zakonisht. Kete se mohojne as orientalistat me te flakt o i shkrete, po t'i lidhje s'ke se ne cfar deti je futur. Mirepo me mua s'do te dalesh aq lehte, do t'i biesh pishmanit qe je futur, ose do t'i pranosh argumentet e mia superiore dhe do t'i nenshtrohesh te vertetes se qarte, e kjo do te me gezonte shume, sepse me dhimbsesh te futesh ne zjarr e te digjesh si pule e pjekur ne helli.
S'eshte e vertete se Muhamedi e ka mar per grua gruan e djalit te tij, djemt e tij kane vdekur te rinj dhe s'jane martuar. Zejdi - per te cilin po flet - s'ka qene djal i tij po sherbetor i tij dhe Muhamedi a.s. eshte kujdesur per te. Ai e ka lane gruan e tij dhe eshte ndare prej saj, ajo ishte ne gjendje te mjerueshme dhe pas nje kohe te gjate ai e mer ate qe ta largoj nga ajo gjendje e jolakmueshme ne te cilen ishte. Pastaj kjo ne kohen e tij ka qene gje normale, poligamia poashtu ka qene normale dhe me pelqimin e te gjitha grave.
Sa i perket fakteve, priti ne vijim do te bombardoj me to, mos u merzit per to. Ti je i vetmi qe po flet pa fakte ketu, po vetem pallavra po shet.
Jo po mesimet e profeteve - ato qe jane ruajtuar ne menyre autentike jane ne Kuran - jane mesimet me te mira qe i ka pare ndonjeher njerezia, urdherojn per cdo te mire dhe ndalojn nga cdo e keqe. I permiresojn relacionet e njerezve me Zotin, dhe relacionet e tyre ndermjet veti. Po keto fjale nga ti tregojn se ti s'dine asgje per mesimet e medha te Islamit, sepse njeriu eshte armik i asaj qe nuk e njeh, dhe ka degjuar rreth saj vetem fjale kafenesh. Kjo metode eshte turp te perdoret nga nje njeri i mosheritur dhe inteligjent, duhet te turperohesh. Asnje njeri i mencur ne bote nuk thote se mesimet fetare jane te keqia, perkundrazi ato jane me te mirat e mundshme. Po ti si duket ende nuk je njohur me thesarin e njerezve te mencur.
Lufterat jane bere per shkak te largimit te njerezve nga mesimet fetare, sikur te gjithe njerezit te besonin dhe t'i praktikonin mesimet fetare asnjeher s'do te kishte fatkeqesi ne kete bote, Madje lufta me e pergjakur ne historine njerezore eshte bere si rrjedhoje e teorise se Evolucionit te Darvinit dhe per shkak qe RACAT SUPERIORE te dominojn mbi racat inferiore, mu si ne xhungell. Pra, kur u larguan nga njerezorja, u ben ateista shtazarak, e shkaktuan fatkeqesine me te madhe qe kishte pare njerezimi ndonjeher, andaj mos me trego mua ketu pallavra se feja paska shkaktuar luftra. Perkundrazi, largimi nga feja dhe mesimet e saj e kane shkaktuar nje gje te tille.
Djallin s'ke qka e merr nese je ateist, mirepo e verteta eshte se ju jeni besimtar te djallit dhe te poseduar nga demonat e keqinj, te influencar nga rok muzika sataneske dhe kryeni rituale te erreta djallzore.
Ti je ai qe mendimet si perkrah me fakte, lexoje pak edhe njeher shkrimin tend ta shohesh nivelin e ulet, madje me te ulet se te ulet.
RUMBULLAKESIA E TOKES!
Ai krijoi qiejt e tokėn me qėllim tė caktuar. Ai ia mbėshtjell natėn ditės dhe ditėn ia mbėshtjell natės." (Ez-Zumer 5)
Fjalėt e pėrdorura nė Kuran pėr tė pėrshkruar universin janė mjaft tė qarta. Fjala arabe, e cila ėshtė pėrkthyer "mbėshtjellė" nė ajetin e mėsipėrm, ėshtė fjala "tek'uir". Nė fjalorėt arabė kjo fjalė pėrdoret pėr tė pėrshkruar mbėshtjelljen e njė gjėje rreth njė gjėje tjetėr, siē mbėshtillet ēallma rreth kokės.
Informacioni i dhėnė nė kėtė ajet pėr mbėshtjelljen e ditės dhe natės me njėra-tjetrėn na ndihmon tė njohim formėn e tokės. Kjo mbėshtjellje mund tė ndodhė vetėm nėse toka ėshtė e rrumbullakėt. Kjo do tė thotė se rrumbullakėsia e tokės ėshtė thėnė nė mėnyrė tė tėrthortė, nė Kuran, qė nė shekullin VII.
Nuk duhet tė harrojmė se gjuha arabe ėshtė njė gjuhė shumė e pasur dhe pėrdorimi i kėsaj foljeje ėshtė i rrallė, gjė qė tregon fare qartė se pėrdorimi i saj ėshtė bėrė me qėllim.
Sidoqoftė, ne duhet tė sjellim ndėrmend se njohuritė e astronomisė tė asaj kohe e perceptonin botėn krejt ndryshe. Atėherė mendohej se bota ishte njė plan i sheshtė dhe tė gjitha pėrllogaritjet dhe shpjegimet shkencore ishin tė bazuara mbi kėtė besim. Ajetet kuranore pėrmbajnė informacione, te cilat ne kemi mundur t'i njohim vetėm disa shekuj mė parė. Pėrderisa Kurani ėshtė fjala e Allahut, ai pėrdorur fjalėt mė tė sakta e mė preēize, kur flitet pėr pėrshkrimin e universit.
-------------------------------------------------
STREHE E SIGURTE!
Nė Kuran, Allahu na tėrheq vėmendjen ndaj njė vetie mjaft interesante tė qiellit:
"Qiellin e kemi bėrė si strehė tė sigurtė e tė mbrojtur " (El Enbija 32)
Kjo veti e qiellit ėshtė vėrtetuar prej kėrkimeve shkencore tė kryera nė shekullin XX.
Atmosfera, e cila rrethon tokėn, kryen shėrbime jetike pėr tė siguruar vazhdimėsinė e jetės. Duke shkatėrruar mjaft meteorė tė mėdhenj e tė vegjėl gjatė pėrpjekjeve tė tyre pėr tė arritur tokėn, ajo i ndalon ata qė tė pėrplasen me tokėn dhe tė dėmtojnė gjallesat.
Pėr mė tepėr, atmosfera filtron rrezet e dritės qė vijnė nga hapėsira, tė cilat janė tė dėmshme pėr krijesat e gjalla. Fakti mė interesant ėshtė se vetėm rrezet e padėmshme e tė nevojshme - drita e tejdukshme, rrezet e shkurtra ultraviolet dhe valėt e radios - janė nė gjendje tė pėrshkojnė atmosferėn. I gjithė ky rrezatim ėshtė i domosdoshėm pėr jetėn. Atmosfera lejon kalimin vetėm tė njė pjesė tė rrezeve tė shkurtra ultraviolet, tė cilat janė mjaft tė domosdoshme pėr procesin e fotosintezės te bimėt dhe pėr ekzistencėn e tė gjithė gjallesave. Pjesa mė e madhe e rrezeve tė gjata ultraviolet tė lėshuara nga dielli filtrohen prej shtresės sė ozonit nė atmosferė dhe vetėm njė pjesė e kufizuar dhe esenciale e tyre arrijnė nė Tokė.
Vetia mbrojtėse e atmosferės nuk mbaron kėtu. Atmosfera mbron gjithashtu tokėn prej tė ftohtit ngrirės tė hapėsirės, i cili arrin deri nė minus 270 gradė celcius.
Atmosfera lejon qė tė arrijnė nė Tokė vetėm rrezet e nevojshme pėr jetėn. Pėr shembull, rrezet ultraviolet arrijnė nė Tokė nė njė pėrpjestim tė caktuar. Vetėm nė sajė tė kėtij fakti ėshtė e mundur kryerja procesit tė fotosintezės te bimėt dhe, rrjedhimisht, vazhdimi i jetės pėr tė gjitha gjallesat.Ky ilustrim na tregon meteorėt, tė cilėt janė gati pėr tu pėrplasur me tokėn. Trupat qiellorė, gjatė udhėtimit nė hapėsirė, mund tė paraqesin kėrcėnim serioz pėr Tokėn, por Allahu, i Cili ka krijuar ēdo gjė nė mėnyrėn mė tė pėrkryer, e ka bėrė atmosferėn njė "strehė mbrojtėse". Falė kėsaj mbrojtjeje tė pėrkryer, gati tė gjithė meteorėt nuk mund ta dėmtojnė Tokėn, sepse kur arrijnė atmosferėn ata shpėrbėhen nė miliona copa tė vogla.
Pjesa mė e madhe e njerėzve, kur shohin qiellin, nuk mendojnė rreth vetive mbrojtėse tė atmosferės. Ata thuajse nuk mendojnė kurrė se ēfarė vendi do tė kishte qenė Toka nėse kjo strukturė nuk do tė ekzistonte. Fotografia lart paraqet njė krater gjigand tė krijuar nga njė meteor, i cili ra nė Arizona, nė SHBA. Sikur tė mos ekzistonte atmosfera, miliona meteorė do tė binin nė Tokė dhe ajo do tė bėhej njė vend i pabanueshėm. Por vetitė mbrojtėse tė atmosferės bėjnė tė mundur qė krijesat tė jetojnė tė sigurta. Kjo ėshtė sigurisht mbrojtja qė Allahu ka vendosur pėr njerėzit, e cila ėshtė shpallur nė Kuran.
Nuk ėshtė vetėm atmosfera ajo qė e mbron Tokėn nga efektet shkatėrruese dhe dėmtuese tė hapėsirės. Sė bashku me atmosferėn, brezi Van Alen, njė shtresė, e cila krijohet si rezultat i fushės magnetike tė Tokės, gjithashtu shėrben si njė fushė mbrojtėse kundėr rrezatimeve tė dėmshme, tė cilat kėrcėnojnė planetin tonė. Ky rrezatim, i cili vazhdimisht lėshohet prej diellit dhe yjeve tė tjera, ėshtė vdekjeprurės pėr gjallesat. Nėse brezi Van Alen nuk do tė ekzistonte, energjia e shpėrthimeve masive tė quajtura shpėrthime diellore, tė cilat hasen vazhdimisht nė Diell, do tė shkatėrronin ēdo formė jetė nė Tokė.
Dr. Hugh Ross, duke folur mbi rėndėsinė qė ka pėr jetėn tonė brezi Van Alen, ndėr tė tjera thotė:
Nė fakt, Toka ka dendėsinė mė tė lartė se ēdo planet tjetėr nė Sistemin Diellor. Bėrthama e madhe e hekur-nikelit ėshtė shkaku i ekzistencės sė fushės sonė tė madhe magnetike. Kjo fushė magnetike formon shtresėn mbrojtėse kundėr rrezatimit Van-Alen, e cila e mbron Tokėn nga rrezet bombarduese. Nėse nuk do tė ishte kjo mburojė, jeta nė Tokė do tė ishte e pamundur. I vetmi planet tjetėr shkėmbor qė ka fushė magnetike ėshtė Mėrkuri, por fuqia e fushės sė tij ėshtė 100 herė mė e vogėl se e Tokės. Madje as Venusi â⬠planeti ynė "motėr" â⬠nuk ka fushė magnetike. Mburoja rrezatuese Van-Alen ėshtė njė dizenjim unik pėr Tokėn.
Shtresa magnetosferike e formuar prej fushės magnetike tė Tokės i shėrben asaj si njė fushė mbrojtėse prej trupave qiellorė dhe rrezeve kozmike tė dėmshme. Nė foton lart duket qartė kjo shtresė magnetosferike, e cila quhet ndryshe Brezat Van Alen. Kėta breza rrethues ndodhen me mijėra kilometra larg Tokės dhe mbrojnė tė gjitha krijesat nė tokė prej energjisė shkatėrruese tė ardhur nga hapėsira.
Tė gjitha kėto zbulime shkencore vėrtetojnė se Toka ėshtė e mbrojtur nė njė mėnyrė tepėr tė veēantė. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė se kjo "mbrojtje" na u bė e njohur nė Kuran 1400 vjet mė parė, nė ajetin: "Qiellin e kemi bėrė strehė tė sigurtė e tė mbrojtur."Energjia e ēliruar nė njė prej kėtyre shpėrthimeve tė viteve tė fundit ėshtė e barabartė me energjinė e ēliruar nga shpėrthimi i 100 miliardė bombave atomike, si ajo qė u hodh nė Hiroshimė. Pesėdhjetė e tetė orė pas shpėrthimit, u vėrejt se gjilpėrat magnetike tė busullave paraqitnin njė lėvizje jo tė zakonshme dhe 250 km mbi atmosferėn e Tokės, temperatura u rrit menjėherė nė 2500 gradė Celcius.
Energjia qė ēlirohet nga njė shpėrthim diellor ėshtė kaq e madhe, saqė mendja e njeriut e ka tė vėshtirė ta konceptojė. Njė shpėrthim i vetėm ėshtė i barabartė me energjinė e ēliruar nga 100 miliardė bomba atomike si ajo e hedhur nė Hiroshimė. Bota ėshtė e mbrojtur nga efektet shkatėrruese tė kėsaj energjie prej atmosferės dhe brezit rrethues Van Alen.
Duke u larguar prej Tokės, e cila ėshtė e pėrshtatur nė mėnyrė tė pėrkryer pėr jetėn njerėzore, pėrtej atmosferės, nė hapėsirė ne hasim njė tė ftohtė ngrirės. Bota ėshtė e mbrojtur prej tė ftohtit ngrirės tė hapėsirės, i cili arrin nė â⬠270oC, nė sajė tė atmosferės.
Me pak fjalė, njė sistem i pėrkryer funksionon mbi Tokė. Ai e rrethon botėn tonė dhe e mbron prej kėrcėnimeve tė jashtme. Vetėm nė kohėt e fundit shkencėtarėt arritėn tė mėsojnė disa gjėra rreth tij, kurse Allahu na ka njoftuar nė Kuran pėr mburojėn mbrojtėse tė Tokės qė shekuj mė parė.
QIELLI KTHYES!
Ajeti i njėmbėdhjetė i sures Et-Tarik nė Kuran, i referohet vetisė "kthyese" tė qiellit:
"Betohem nė qiellin qė kthen." (Et-Tarik 11)
Siē dihet, atmosfera, e cila rrethon Tokėn, pėrbėhet nga disa shtresa. Secila prej tyre luan njė rol tė rėndėsishėm nė dobi tė jetės. Kėrkimet kanė nxjerrė nė dritė se kėto shtresa janė tė specializuara nė kthimin mbrapsht tė trupave apo rrezeve qė vijnė nga hapėsira apo nga vetė Toka. Tani le tė shqyrtojmė disa shembuj tė funksionit "kthyes" tė shtresave qė e rrethojnė Tokėn.
Troposfera, e cila ndodhet 13 deri nė 15 km mbi Tokė, luan rol nė kondensimin e ujit qė vjen nė gjendjen e avujve nga sipėrfaqja e Tokės dhe nė kthimin poshtėė tė tij nė formė shiu.
Shtresa e ozonit me lartėsi 25 km nga toka reflekton rrezatimin e dėmshėm dhe rrezet ultraviolet, tė cilat vijnė nga hapėsira dhe i kthen tė dyja mbrapsht nė hapėsirė.
Jonosfera kthen valėt e radios tė transmetuara nga Toka duke i kthyer poshtėė nė pjesė tė ndryshme tė saj, tamam si njė satelit pasiv komunikimi, duke bėrė tė mundur kėshtu transmetimin e valėve radiofonike dhe televizive nė njė distancė tepėr tė largėt.
Shtresa magnetosferike kthen mbrapsht grimcat e dėmshme radioaktive qė pėrhapen nga Dielli dhe yjet e tjera, para se tė arrijnė Tokėn.
Fakti qė gjithė kėto veti tė shtresave tė atmosferės, tė zbuluara vetėm kohėt e fundit, janė shpallur nė Kuran prej shumė shekujsh provon bindshėm se Kurani ėshtė fjala e Allahut.
Prezenca e ujit ėshtė mjaft e rėndėsishme pėr jetėn nė Tokė. Njė nga faktorėt qė ndikon nė formimin e ujit ėshtė Troposfera, e cila ėshtė njė prej shtresave tė atmosferės. Shtresa e Troposferės kondenson ujin qė vjen nė gjendje avujsh nga sipėrfaqja e Tokės dhe e kthen poshtėė nė formė shiu.
Shtresa atmosferike, e cila bllokon rrezet qė mund tė jenė shkatėrruese pėr jetėn nė Tokė, ėshtė Ozonosfera. Ajo kthen rrezet e dėmshme tė ardhura nga hapėsira, siē janė ato ultraviolet, duke parandaluar arritjen e tyre nė Tokė.
Secila shtresė e atmosferės ka veti tė dobishme pėr jetėn e krijesave. Shtresa e Jonosferės, pėr shembull, e cila ėshtė njė nga shtresat mė tė larta tė atmosferės, kthen valėt e radios tė lėshuara nga njė qendėr e caktuar poshtėė nė Tokė dhe bėn tė mundur kėshtu qė kėto valė tė kapen nė distanca tė mėdha
---------------------------------------------------------
SHTRESAT E ATMOSFERĖS!
Njė nga faktet shkencore tė zbuluara kohėt e fundit ėshtė pėrbėrja e qiellit nga shtatė shtresa.
"Allahu krijoi pėr ju ēdo gjė qė gjendet nė tokė, pastaj vullnetin e vet Ai drejtoi qiellit dhe i pėrsosi ata shtatė qiej. Ai ėshtė i gjithėdijshmi pėr ēdo gjė." {El Bekare 29}
"Mandej e mėsyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinė qė ishte si materie e parė) ... Dhe ata i krijoi shtatė qiej brenda dy ditėve dhe secilit qiell i caktoi atė qė i nevojitej." (Fusilet 11-12)
Fjala "qiell" nė gjuhėn arabe pėrdoret me disa kuptime. Nė disa raste ajo ka kuptimin e atmosferės. Nė disa raste ajo ka kuptimin e universit. Kur pėrdoret nė numrin shumės, ajo nė pėrgjithėsi ka njė kuptim mė tė gjerė se fjala "univers", pasi pėrfshin universin, i cili pėrbėn qiellin e parė, dhe gjashtė qiej tė tjerė.
Por nėse ne i japim fjalės "qiej" kuptimin e parė, d.mth. atė tė atmosferės, atėherė arrijmė nė pėrfundimin se atmosfera qė rrethon planetin tonė pėrbėhet nga shtatė shtresa.
Me tė vėrtetė, sot ėshtė bėrė i njohur fakti se atmosfera qė rrethon Tokėn, pėrbėhet prej disa shtresave tė ndryshme, tė cilat shtrihen mbi njėra-tjetrėn. Dhe pėr mė tepėr numri i kėtyre shtresave ėshtė i njėjtė me numrin e pėrmendur nė Kuran, d.m.th. shtatė shtresa. Kjo temė pėrshkruhet nga njė burim shkencor si mė poshtėė:
"Shkencėtarėt kanė zbuluar se atmosfera pėrbėhet prej disa shtresave tė ndryshme. Shtresat ndryshojnė nga njėra-tjetra nga vetitė e tyre fizike, si trysnia dhe lloji i gazeve. Shtresa atmosferike mė e afėrt me Tokėn quhet TROPOSFERĖ . Ajo zė 90% tė atmosferės. Shtresa mbi troposferė quhet STRATOSFERĖ . Shresa tjetėr ku pėrthyhen rrezet ultraviolet quhet SHTRESA E OZONIT . Shtresa tjetėr quhet MEZOSFERĖ . TERMOSFERA shtrihet mbi mezosferė. Gazet e jonizuara formojnė njė shtresė brenda termosferės, e cila quhet JONOSFERĖ . Shtresa mė e skajshme e atmosferės sė Tokės shtrihet prej 480 km deri nė 960 km. Kjo pjesė quhet EKZOSFERĖ ."
Toka i ka tė gjitha kushtet qė i nevojiten jetės. Njė prej tyre ėshtė atmosfera, e cila shėrben si njė fushė mbrojtėse pėr gjallesat. Sot ėshtė njė fakt i njohur qė atmosfera ėshtė e pėrbėrė prej shtresave tė ndryshme tė shtrira mbi njėra-tjetrėn. Kjo gjė ėshtė e pėrshkruar ekzaktėsisht nė Kuran, ku thuhet se atmosfera pėrbėhet prej shtatė shtresave. Kjo ėshtė sigurisht njė prej mrekullive tė Kuranit.
Katėrmbėdhjetė shekuj mė parė, kur tė gjithė besonin se qielli ishte unik e i pandarė, Kurani shpalli mrekullinė e ndarjes nė shtresa dhe pėr mė tepėr " shtatė " shtresa. Shkenca moderne nga ana tjetėr, zbuloi faktin se atmosfera, e cila rrethon Tokėn, pėrbėhet prej "shtatė" shtresave bazė dhe kėtė arriti ta zbulojė jo shumė kohė mė parė.
Nėse ne numėrojmė shtresat e cituara prej kėtij burimi, shohim se atmosfera pėrbėhet ekzaktėsisht nga shtatė shtresa, siē ėshtė shpallur edhe nė ajetin kuranor.
1. Troposfera
2. Stratosfera
3. Ozonosfera
4. Mezosfera
5. Termosfera
6. Jonosfera
7. Ekzosfera
Njė tjetėr mrekulli e ajeteve kuranore qė pėrmendin kėtė fakt shtjellohet kur lexojmė pjesėn e fundit tė ajetit tė dymbėdhjetė tė sures Fusilet: "secilit qiell i caktoi atė qė i nevojitej". Me fjalė tė tjera, nė kėtė ajet Allahu deklaron se Ai caktoi ēdo qielli funksionin e vet.
Dhe me tė vėrtetė, siē e kemi parė edhe nė postimin e mėparshėm, secila prej kėtyre shtresave ka funksione jetike nė dobi tė njerėzimit dhe tė gjitha formave tė tjera tė jetės nė Tokė. ēdo shtresė pra ka njė funksion tė veēantė, duke filluar nga formimi i shiut, deri te mbrojtja prej rrezeve tė dėmshme, nga reflektimi i valėve radiofonike e televizive, deri tek mėnjanimi i efekteve katastrofike tė meteorėve.
Njė prej kėtyre funksioneve pėr shembull, ėshtė deklaruar nė njė burim shkencor si vijon:
Atmosfera e Tokės ka 7 shtresa. Shtresa mė e ulėt quhet troposferė. Shiu, bora dhe era formohen dhe ndodhin vetėm nė troposferė.
Kjo ėshtė njė prej mrekullive hyjnore, sepse kėto argumenta, tė cilat u zbuluan vetėm nė sajė tė teknologjisė sė shekullit XX, janė shpallur nė Kuran 1400 vjet mė parė.
LĖVIZJA E MALEVE!
Nė njė ajet tjetėr, na bėhet e ditur se malet nuk janė tė palėvizshme ashtu siē mund tė na duket, por ato janė nė njė lėvizje tė vazhdueshme.
Kur i sheh malet, mendon se ato janė tė palėvizshme, ndėrsa ato lėvizin... (En-Neml 88)
Kjo lėvizje e maleve ndodh si pasojė e lėvizjes sė kores sė Tokės, mbi tė cilėn ato janė vendosur. Korja e Tokės 'noton'mbi shtresėn e mantelit, e cila ėshtė mė e dendur.
Ishte fillimi i shekullit XX kur pėr herė tė parė nė histori, njė shkencėtar gjerman me emrin Alfred Wegener deklaroi se kontinentet kanė qenė tė bashkuara sė bashku nė kohėn e krijimit tė tokės, por mė pas u zhvendosėn nė drejtime tė ndryshme dhe u ndanė duke u larguar larg njėri-tjetrit.
Gjeologėt kuptuan se Wegener kishte tė drejtė vetėm nė vitin 1980, pra pesėdhjetė vjet pas vdekjes sė tij. Sipas fjalės sė Wegener nė njė artikull tė publikuar nė vitin 1915, kontinentet nė tokė u bashkuan sė bashku rreth 500 milionė vjet mė parė duke formuar njė masė tė madhe te quajtur Pangaea e lokalizuar ne Polin e Veriut.
Afėrsisht 180 milionė vjet mė parė, Pangaea u nda nė dy pjesė, tė cilat u zhvendosėn nė drejtime tė ndryshme. Njė prej kėtyre kontinenteve madhėshtore ishte Gondwana, e cila pėrfshinte Afrikėn, Australinė, Antarktidėn dhe Indinė. E dyta ishte Laurasia, e cila pėrfshinte Evropėn, Amerikėn e Veriut dhe Azinė pėrveē Indisė. Njėqind e pesėdhjetė milionė vjet pas kėsaj ndarjeje, Gondwana dhe Laurasia u ndanė nė pjesė mė tė vogla.
Kėto kontinente, tė cilat u shfaqėn pas ndarjes sė Pangaeas janė spostuar mbi sipėrfaqen e Tokės disa centimetra ēdo vit, duke shkaktuar ndryshime nė pėrqindjen e tokės dhe detit.
Kjo lėvizje u zbulua si rezultat i kėrkimeve gjeologjike tė kryera nė fillim tė shekullit XX. Kjo lėvizje e kores sė Tokės ėshtė shpjeguar nga shkencėtarėt si mė poshtėė:
"Korja dhe pjesa e sipėrme e mantelit, me njė trashėsi 100 km, janė tė ndara nė segmente tė quajtura shtresa. Gjenden gjashtė shtresa tė mėdha dhe disa shtresa tė vogla. Sipas teorisė tė quajtur "tektonika e shtresave", kėto shtresa lėvizin nė Tokė, duke mbajtur me vete "dyshemenė" e kontinenteve dhe oqeaneve. Lėvizja e kontinenteve ėshtė llogaritur tė jetė 1-5 cm nė vit. Gjatė kohės qė shtresat vazhdojnė tė lėvizin, ato realizojnė njė ndryshim tė vogėl nė gjeografinė e Tokės. Pėr shembull, ēdo vit, Oqeani Atlantik bėhet pak mė i gjerė."
Nė Kuran ėshtė pėrmendur "lėvizja e maleve". Sot, shkencėtarėt bashkėkohorė pėr kėtė lėvizje pėrdorin termin "lėvizja kontinentale."
Ėshtė e padiskutueshme qė kjo ėshtė njė prej mrekullive tė Kuranit, pasi ky argument shkencor u zbulua vetėm kohėt e fundit nga shkencėtarėt.
Lėvizja kontinentale
200 milionė vjet mė parė
135 milionė vjet mė parė
65 milionė vjet mė parė
Sot
Hemisfera pėrėndimore 50 milionė vjet mė pas
Hemisfera lindore 50 milionė vjet mė pas
Fotografia nė tė majtė tregon pozicionin e kontinenteve nė tė kaluarėn. Nėse lėvizja e kontinenteve do tė vazhdojė nė tė njėjtėn mėnyrė, miliona vite mė pas, ato do tė jenė nė pozicionin e treguar nė foton nė tė djathtė.
----------------------------------------------
MREKULLIA TE HEKURI!
Hekuri ėshtė njė nga elementet e pėrmendura nė Kuran. Nė suren 'El Hadid', d.m.th. nė suren e Hekurit, thuhet:
"Ne e kemi zbritur hekurin, nė tė cilin ka forcė tė madhe dhe dobi pėr njerėzit..." (El Hadid 25)
Fjala "zbritur" e pėrdorur veēanėrisht pėr hekurin nė kėtė ajet, mund tė mendohet se ka njė kuptim metaforik qė do tė thotė se hekuri ėshtė dhuruar pėr tė mirėn e njerėzimit. Por, nėse ne do tė marrin nė konsideratė kuptimin e drejtpėrdrejtė tė fjalės, i cili ėshtė, "i zbritur fizikisht nga qielli", ne kuptojmė se nė kėtė ajet gjejmė njė mrekulli shkencore mjaft domethėnėse.
Nė sajė tė kėrkimeve astronomike ėshtė zbuluar se hekuri i gjendur nė rruzullin tokėsor ka ardhur prej yjeve gjigandė tė hapėsirės.
Metalet e rėnda nė univers janė krijuar nė bėrthamėn e yjeve tė mėdha. Gjithėsesi, Sistemi ynė Diellor nuk zotėron njė strukturė tė pėrshtatshme qė tė prodhojė vetė hekur. Hekuri mund tė prodhohet nė yje shumė mė tė mėdhenj se Dielli, te tė cilėt temperatura arrin disa qindra miliona gradė. Kur sasia e hekurit nė njė yll tejkalon njė nivel tė caktuar, ylli nuk mund ta mbajė atė mė gjatė dhe si rezultat ai shpėrthen nė njė shpėrthim tė quajtur "nova" ose "supernova". Si rezultat i kėtij shpėrthimi, meteorėt, tė cilėt pėrmbajnė hekur, shpėrndahen nėpėr univers dhe lėvizin nėpėr hapėsirė, derisa tė tėrhiqen prej forcės gravitacionale tė ndonjė trupi qiellor.
E gjithė kjo na bėn tė qartė se hekuri nuk ėshtė formuar nė Tokė, por ėshtė mbartur nėpėrmjet meteorėve pas shpėrthimit tė yjeve nė hapėsirė, pra ai "ka zbritur nė tokė" nė tė njėjtėn mėnyrė siē ėshtė shpallur nė ajetin kuranor. Ėshtė e qartė se ky fakt nuk njihej shkencėrisht nė shekullin VII, nė kohėn e shpalljes sė Kuranit.
"El-Hadid" ėshtė surja e pesėdhjetė e shtatė e Kuranit. Vlera numerike e fjalės "el-hadid" nė Arabisht ėshtė pėrsėri 57. Vlera numerike si fjalė e vetme "hadid" ėshtė 26. Dhe siē shihet mė lart nė tabelėn periodike, numri atomik i hekurit ėshtė 26. Allahu, i Plotfuqishėm na informon pėr hekurin dhe na tregon neve njė mrekulli shkencore sė bashku me kodet matematike qė ajo pėrmban
RELATIVITETI I KOHĖS!
Nė ditėt tona, relativiteti i kohės ėshtė njė argument shkencor i vėrtetuar. Ky argument u zbulua nga teoria e relativitetit tė Ajnshtajnit nė fillimet e shekullit XX. Para asaj kohe njerėzit nuk e dinin se koha ėshtė njė koncept relativ dhe se ajo mund tė ndryshonte me ndryshimin e vendit. Por, shkencėtari i madh Albert Ajnshtajni, vėrtetoi botėrisht kėtė fakt me teorinė e relativitetit. Ai tregoi se koha varet nga pesha dhe shpejtėsia. Nė historinė e njerėzimit, askush nuk e kishte thėnė kėtė gjė kaq qartė mė parė.
Veē me njė pėrjashtim; nė Kuran gjendet informacion rreth relativitetit tė kohės! Lexoni disa nga ajetet rreth kėtij subjekti:
"Ata kėrkojnė prej teje t'ua shpejtosh dėnimin, por Allahu nuk e thyen premtimin e Vet, sepse njė ditė te Zoti yt, ėshtė sa njė mijė vjet qė llogaritni ju ." (El Haxh 47)
"Ai e rregullon ēėshtjen (e tė gjitha krijesave) prej qiellit nė tokė, pastaj ajo (ēėshtja) ngrihet te Ai nė njė ditė qė sipas llogarisė suaj ėshtė sa njėmijė vjet ." (Es-Sexhde 5)
"Atje ngjiten engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) nė njė ditė qė zgjat pesėdhjetė mijė vjet ." (El Me'arixh 4)
Fakti qė relativiteti i kohės ėshtė pėrmendur kaq qartė nė Kuran, i cili filloi tė shpallej nė rreth vitit 610 e.s., ėshtė njė argument tjetėr qė provon burimin hyjnor tė kėtij libri tė shenjtė.
Koha ėshtė njė koncept i varur tėrėsisht nga ai qė e percepton atė. Nėse njė periudhė kohe e caktuar pėr njė person ėshtė e gjatė, e njėjta periudhė mund tė duket e shkurtėr pėr njė tjetėr. Me qėllim qė tė kuptojmė se kush ka tė drejtė, ne kemi nevojė pėr mjete tė tilla si orėt dhe kalendarėt. Pa to ėshtė e pamundur tė llogaritet koha me saktėsi.
KRIJIMI ēIFT!
"Larg tė metave ėshtė Ai qė krijoi tė gjitha ēiftet prej bimėve qė mbin toka, apo prej vetė njerėzve apo prej shumė gjėrave qė ata nuk i dinė." (Ja Sin 36)
Megjithėse koncepti i fjalės "ēift" ose "dy" pėrdoret kryesisht pėr mashkullin dhe femrėn, shpallja "prej shumė gjėrave qė ata nuk i dinė" ka kuptim mė tė gjerė. Njė prej kėtyre kuptimeve ėshtė zbuluar nė kohėn tonė.
Shkencėtarit britanik Paul Dirac, i cili propozoi se materia ėshtė e krijuar nė ēift, iu dha ēmimi Nobėl i fizikės nė vitin 1933. Ky zbulim i quajtur " paritĆ© ", pohon se materia ėshtė nė ēift me tė kundėrtėn e saj: anti-materien. Anti-materia mbart vetitė e kundėrta tė materies.
Pėr shembull, nė kundėrshtim me materien, anti-materia ka elektrone tė ngarkuara pozitivisht dhe protone tė ngarkuara negativisht. Ky fakt shtjellohet kėshtu nga njė burim shkencor:
"... ēdo grimcė ka antigrimcėn e tij me ngarkesė tė kundėrt... ...dhe kjo lidhje e papėrcaktuar na tregon se krijimi i ēifteve dhe asgjesimi i tyre ndodh nė zbrazėtirė nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend."
--------------------------------
RAPORTI I SHIUT!
Njė prej shumė informacioneve rreth forimimit tė shiut dhėnė nė Kuran ėshtė fakti se ai zbret nė Tokė nė njė masė tė duhur. Kjo ėshtė pėrmendur nė suren Ez-Zuhruf si mė poshtėė:
"Ai lėshon nga qielli shiun me masė tė caktuar . Me tė Ne i japim jetė njė vendi tė vdekur. Ja, kėshtu edhe ju do tė ngalleni nga varret." (Ez-Zuhruf 11)
Fakti i zbritjes sė kėsaj sasie tė matur dhe tė pėrcaktuar shiu ėshtė konfirmuar prej kėrkimeve tė kohėve tė fundit. Ėshtė llogaritur se nė njė sekondė avullonjnė afėrsisht 16 milionė tonė ujė nga Toka. Kjo shihėr arrin nė 513 miliardė tonė ujė nė vit. Ky numėr ėshtė i barabartė me sasinė e shiut qė bie nė Tokė nė njė vit. Kjo tė lė tė kuptosh se uji qarkullon brenda njė cikli tė ekuilibruar "me masė caktuar". Jeta nė Tokė varet nga ky qarkullim i ujit.
Sikur njerėzit tė shfrytėzonin tė gjithė potencialin teknologjik qė disponojnė, nuk do tė mund ta realizonin dot kėtė qarkullim nė mėnyrė artificiale.
Madje edhe njė devijim i vogėl i kėtij ekuilibri, shumė shpejt do tė sillte njė ēekuilibėr tė madh ekologjik dhe pėr rrjedhojė fundin e jetės nė Tokė. Por, kjo nuk ndodh asnjėherė dhe shiu vazhdon tė bjerė ēdo vit ekzaktėsisht nė tė njėjtėn sasi, ashtu siē ėshtė shpallur nė Kuran.
ēdo vit, sasia e ujit qė avullon nga Toka dhe e atij qė bie poshtėė nė tė nė formė shiu ėshtė "konstante": 513 miliardė tonė. Kjo sasi konstante ėshtė e shpallur nė Kuran nė ajetin "Ai lėshon shiun nga qielli me masė tė caktuar". Pandryshueshmėria e kėsaj sasie ėshtė mjaft e rėndėsishme pėr ruajtjen e ekuilibrit ekologjik dhe pėr rrjedhim, tė jetės nė tėrėsi.
FORMIMI I SHIUT!
Formimi i shiut mbeti njė mister pėr njė kohė tė gjatė. Vetėm pasi u shpikėn mjetet e parashikimit tė motit u bė e mundur tė zbuloheshin fazat e formimit tė shiut, i cili ndodh nė tre faza. Sė pari, avujt e ujit ngrihen lart nė qiell me anė tė erės. Mė pas, formohen retė dhe nė fund shfaqen pikat e shiut.
I gjithė informacioni i dhėnė nė Kuran pėr shiun, pėrkon ekzaktėsisht me kėtė proces. Nė njė ajet, ky informacion ėshtė pėrshkruar nė kėtė mėnyrė:
"Allahu ėshtė Ai qė i lėshon erėrat, tė cilat lėvizin retė dhe Ai i shtrin lart si tė dojė i bėn ato edhe tė ndara nė pjesė, dhe pėrmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lėshon atė kujt tė dojė prej robėrve tė vet, qe, ata gėzohen." (Err-Rrum 48)
Tani, le tė shohim mė hollėsisht kėto tre faza tė pėrshkruara nė ajet mė teknikisht.
FAZA E PARĖ: "Allahu ėshtė Ai i Cili lėshon erėrat..."
Flluska ajri tė panumėrta, tė cilat formohen nga shkumėzimi i ujit tė oqeaneve, plasin vazhdimisht dhe shkaktojnė nxjerrjen e grimcave tė ujit, tė cilat ngrihen lart nė qiell. Kėto grimca, tė cilat janė tė pasura me kripė, transportohen nga erėrat dhe ngrihen lart nė atmosferė. Kėto grimca tė cilat quhen aerosols, funksionojnė si kolektorė uji, formojnė pika reje duke mbledhur rreth vetes avujt e ujit qė ngrihen prej detit nė grimca tė vogla.
-
FAZA E DYTĖ: "... e ato lėkundin retė dhe Ai i shtrin lart si tė dojė i bėn ato edhe tė ndara nė pjesė ..."
Retė formohen nga avulli i ujit, i cili kondensohet rreth kristaleve tė kripės apo grimcave tė pluhurit qė gjenden nė ajėr. Meqė pikat e ujit nė kėto re janė mjaft tė vogla (me njė diametėr 0.01 dhe 0.02 mm), retė "varen" nė ajėr dhe pėrhapen nė qiell. Dhe kėshtu, qielli mbushet plot me re.
FAZA E TRETĖ: "...dhe pėrmes tyre e sheh se si bie shi"
Grimcat e ujit, tė cilat rrethojnė kristalet e kripės dhe grimcat e pluhurit, shtojnė dhe formojnė pikat e shiut. Kėshtu, pikat qė bėhen mė tė rėnda se ajri i lėnė retė dhe fillojnė tė bijnė nė tokė nė formė shiu.
Siē e pamė, ēdo fazė nė formimin e shiut gjendet e shpallur nė ajetet e Kuranit. Dhe pėr mė tepėr, kėto faza janė tė shpjeguara ekzaktėsisht sipas rradhės sė duhur. Si shumė fenomene tė tjera tė Tokės, Allahu na jep shpjegimin mė tė saktė tė kėtij fenomeni shumė shekuj mė parė se tė zbulohej ky fenomen.
Nė njė ajet tjetėr, rreth formimit tė shiut ėshtė dhėnė informacioni i mėposhtėėm:
" A nuk e ke parė se si Allahu i drejton retė, pastaj i bashkon, pastaj i grumbullon njėra mbi tjetrėn (si njė mullar) dhe atėherė ti shikon shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lėshon nga lart breshėr prej reve tė mėdha si male. Me breshrin Ai godet kė tė dojė dhe e largon nga kush tė dojė. Shkėlqimi i dritės sė vetėtimės sė tij gati sa ta merr shikimin." (Kuran 24:43)
Shkencėtarėt duke studiuar llojet e reve u gjendėn pėrpara rezultateve tė papritura mbi formimin e reve tė shiut. Retė e shiut janė tė krijuara dhe tė formuara nė bazė tė njė sistemi fazash tė pėrcaktuara mirė. Fazat e formimit tė Kumulonimbus, e cila ėshtė njė prej llojeve tė reve tė shiut, janė kėto:
Faza e parė: Retė shtyhen nga era:
Retė Kumulonimbus fillojnė tė formohen kur era shtyn copa tė vogla reje nė njė zonė ku ato bashkohen.
Faza e dytė: Bashkimi:
A) Re tė izoluara (retė kumulus)
B) Kur retė e vogla bashkohen me njėra â⬠tjetrėn, rrymat e ajrit brenda resė sė madhe rriten dhe kėshtu reja zmadhohet.
Faza kumulus e izoluar
Gjatėsia (km)
Faza e rritjes
Kėto lėvizje nga poshtėė lart janė mė tė forta nė qendėr se nė pjesėt anėsore tė resė, sepse pjesėt e jashtme tė resė e mbrojnė qendrėn prej efekteve ftohėse. Ato bėjnė qė trupi i resė tė rritet vertikalisht duke marė formėn e mullarit. Duke u rritur vertikalisht reja shtrihet nė zona mė tė ftohta tė atmosferės, ku pikat e ujit dhe breshrit formohen dhe fillojnė tė rrisin pėrmasat e tyre. Kur kėto pika uji e breshri bėhen tepėr tė rėnda dhe lėvizja nga poshtėė lart nuk mund t'i mbajė, atėherė ato fillojnė tė bien nga reja nė formė shiu, breshri etj.Ky argument shkencor ėshtė shpallur 14 shekuj mė parė prej Allahut, nė ajetin e 43tė tė Sures En-Nur, nė kėtė mėnyrė: "... (Ai) i bėn grumbull ato dhe atėherė e sheh shiun se si rrjedh prej tyre... "
Kristale akulli
Pika uji
Pas kėsaj retė bashkohen duke formuar njė re mė tė madhe.
Faza e tretė: Grumbullimi:
Kur retė e vogla bashkohen bashkė, lėvizjet nga poshtėė lart brenda resė sė madhe, rriten. Kėto lėvizje nga poshtėė lart janė mė tė forta nė qendėr se nė pjesėt anėsore tė resė, sepse pjesėt e jashtme tė resė e mbrojnė qendrėn prej efekteve ftohėse. Ato bėjnė qė trupi i resė tė rritet vertikalisht duke marė formėn e mullarit. Duke u rritur vertikalisht reja shtrihet nė zona mė tė ftohta tė atmosferės, ku pikat e ujit dhe breshrit formohen dhe fillojnė tė rrisin pėrmasat e tyre. Kur kėto pika uji e breshri bėhen tepėr tė rėnda dhe lėvizja nga poshtėė lart nuk mund t'i mbajė, atėherė ato fillojnė tė bien nga reja nė formė shiu, breshri etj.
Retė e vogla (retė Kumulus) lėvizin dhe bashkohen nėpėrmjet erės, ashtu siē thuhet nė Kuran: "Allahu i drejton retė, pastaj i bashkon, pastaj i grumbullon njėra mbi tjetrėn."
Faza Kumulus e izoluar
Gjatėsia (km)
Faza e rritjes
ERĖRAT MBARĖSUESE!
Nė njė ajet tjetėr nė Kuran, ėshtė pėrmendur vetia karakteristike e "mbarėsimit" tė erėrave dhe e formimit tė shiut.
Ne i dėrgojmė erėrat "fekonduese" (pllenuese) , pastaj lėshojmė shi nga qielli qė t'ju japim pėr tė pirė... (El Hixhr 22)
Nė kėtė ajet na bėhet e qartė se faza e parė e formimit tė shiut ėshtė era. Deri nė fillim tė shekullit XX vetmja lidhje e njohur ndėrmjet erės dhe shiut ishte se "era lėviz retė". Megjithatė, kėrkimet meteorologjike tė kohės sė sotme demonstruan rolin "mbarėsues" tė erės nė formimin e shiut.
Kjo veti mbarėsuese e erės funksionon nė kėtė mėnyrė:
Nė sipėrfaqen e oqeanėve dhe deteve formohen flluska ajri si pasojė e shkumėzimit tė ujit. Nė momentin qė kėto flluska pėlcasin, me mijėra grimca tė vogla, me diametėr njė tė qindėn e milimetrit, ngrihen lart nė ajėr.
Kėto grimca tė njohura me emrin "aerosols", pėrzihen me pluhurin e tokės tė mbartur nga era dhe ngrihen nė shtresat mė tė larta tė atmosferės. Kėto grimca duke u ngritur nga erėrat nė lartėsi tė mėdha, bijnė nė kontakt me avujt e ujit. Avujt e ujit kondensohen rreth kėtyre grimcave, duke u kthyer nė pika tė vogla uji, tė cilat bashkohen me njėraĆ¢ā¬tjetrėn duke formuar retė dhe pastaj bijnė nė Tokė nė formėn e shiut.
Siē shihet, erėrat "fekondojnė" avujt e ujit me grimcat qė ngrihen nga deti dhe pėr rrjedhojė formojnė retė e shiut.
Nėse erėrat nuk do ta kishin kėtė veti, pikat e ujit nė shtresat e larta tė atmosferės nuk do tė formoheshin kurrė dhe ne nuk do tė kishim shi.
Gjėja mė e rėndėsishme kėtu ėshtė roli vendimtar i erės nė formimin e shiut, i cili ėshtė shpallur shekuj mė parė nė njė ajet tė Kuranit, nė njė kohė kur njerėzit dinin shumė pak rreth fenomeneve natyrore...
Fotografia mė lart na tregon fazat e formimit tė njė dallge. Dallgėt formohen si pasojė e erės qė fryn mbi sipėrfaqen e ujit. Me erėn, grimcat e ujit fillojnė tė lėvizin nė njė lėvizje rrethore. Kjo lėvizje formon dallgėt dhe flluskat e formuara nga dallgėt pėrhapen nė ajėr. Kjo ėshtė faza e parė e formimit tė shiut. Ky fakt ėshtė shpallur nė ajetin "Ne i dėrgojmė erėrat "fekonduese"(pllenuese), pastaj lėshojmė shi nga qielli "
-------------------------------------------------------------------------
DETET NUK PĖRZIHEN ME NJĖRI-TJETRIN!
Njė nga karakteristikat e deteve ėshtė kjo veti e zbuluar kohėt e fundit, e cila ėshtė shpallur nė njė prej ajeteve nė Kuran, si mė poshtėė:
"Ai i bėri dy detet tė bashkohen me njėri-tjetrin. Ndėrmjet tyre ka njė pengesė qė nuk i lejon tė pėrzihen." (Err-Rrahman 19-20)
Kjo karakteristikė e deteve, tė cilat rrinė ngjitur me njėra-tjetrėn pa u pėrzier mes tyre, ėshtė zbuluar jo shumė kohė mė parė nga studiuesit e oqeaneve. Pėr shkak tė forcės fizike tė quajtur "tensioni sipėrfaqėsor", ujėrat e deteve fqinj nuk pėrzihen. I shkaktuar nga diferenca e dendėsisė tė ujėrave tė dy deteve, tensioni sipėrfaqėsor nuk i lejon ata tė pėrzihen, sikur ndėrmjet tyre tė ekzistonte me tė vėrtetė njė mur i hollė.
Ana interesante e kėtij fenomeni ėshtė se ai ėshtė shpallur nė Kuran nė kohėn kur njerėzit nuk kishin njohuri mbi fizikėn, tensionin sipėrfaqėsor, apo oqeanografinė.
Por, kur Kurani flet pėr pjesėn ndarėse midis ujit tė ėmbėl dhe tė kripur ai pėrmend egzistencėn e njė zone ndarėse bashkė me barrierėn. Allahu thotė nė Kuran:
"Allahu ėshtė Ai qė i la tė lirė dy llojet e ujit tė bashkohen, njė i ėmbėl e i shijshėm, ndėrsa tjetri i kripur e i hidhur. Dhe Ai bėri midis tyre njė barrierė dhe njė zonė ndarėse." (Kuran 25:53)
Ndokush mund tė pyesė, pėrse Kurani pėrmend zonėn ndarėse kur flet pėr ujin e ėmbėl e tė kripur dhe nuk e pėrmend kėtė kur flet pėr detet?
Shkenca ka zbuluar se nė grykėderdhjen e lumenjve nė det, ku uji i ėmbėl takon ujin e kripur, situata ėshtė mė e ndryshme nga ajo e bashkimit tė dy deteve. Ėshtė zbuluar se ajo qė ndan ujin e ėmbėl nga ai i kripur nė grykėderdhjet e lumenjve ėshtė njė zonė e pėrbėrė nga disa nėnzona (shtresa) ndarėse me dendėsi qė ndryshon nga njė nėnzonė nė tjetrėn. Kėto shtresa ndarėse, nėnzona, kanė kripėsi tė ndryshme nga uji i ėmbėl i lumit, apo nga uji i kripur i detit.
Ky informacion ėshtė zbuluar vetėm kohėt e fundit, duke pėrdorur aparatura tė avancuara pėr tė matur temperaturėn, kripėsinė, dendėsinė, sasinė e oksigjenit tė tretur nė ujė etj. Syri i lirė i njeriut nuk mund t'i shikojė ndryshimet qė ndodhin, kur dy detet takohen, pasi ata duken sikur janė njė det i vetėm. Po kėshtu, syri i lirė i njeriut nuk mund tė bėjė ndarjen e ujit nė grykėderdhjet e lumenjve nė 3 lloje: ujė i ėmbėl, zonė ndarėse dhe ujė i kripur.
Nė Detin Mesdhe dhe nė Oqeanin Atlantik gjenden dallgė tė mėdha, korrente tė forta dhe rryma. Uji i Detit Mesdhe hyn nė Atlantik nga Gjibraltari. Por temperatura, kripėsia dhe dendėsia e tyre nuk ndryshojnė, pėr shkak tė kufijve, tė cilėt i mbajnė tė ndarė nga njėri-tjetri.
Thellėsia (nė metra)
Oqeani Atlantik
Deti Mesdhe
Uji i Oqeanit Atlantik â⬠Kripėsia mė e ulėt se 36.0%
Uji i Detit Mesdhe
Kripėsia mė e lartė se 36.5%
Pragu i Gjibraltarit
ERRĖSIRAT E DETEVE DHE VALĖT E BRENDSHME!
"(Gjendja e jobesimtarėve ėshtė) Si errėsira nė njė det tė thellė e tė madh. Ai ėshtė i mbuluar me valė, mbi tė cilat gjenden valė tė tjera e mbi to gjenden re tė dendura. Errėsirė mbi errėsirė. Nėse dikush do tė zgjaste dorėn, nuk do tė ishte nė gjendje ta shihte atė " (En-Nur 40)
Gjendja e pėrgjithshme nė thellėsitė e deteve dhe oqeaneve ėshtė pėrshkruar nė librin me titull "Oqeanėt":
Errėsira nė detet e thellė dhe oqeanet filloėn nga thellėsia 200 metra e poshtėė. Nė kėtė thellėsi zakonisht nuk ka dritė. Nėn thellėsinė 1000 metra ėshtė errėsirė e plotė.
Sot, ne zotėrojmė njohuri mbi strukturėn e pėrgjithshme tė detit, karakteristikat e gjallesave nė tė, kripėsinė e tij, ashtu siē njohim dhe sasinė e ujit qė pėrmban ai, hapėsirėn e sipėrfaqes dhe thellėsinė e tij. Ishin nėndetėset dhe pajisjet e sofistikuara, tė zhvilluara prej teknologjisė bashkėkohore, tė cilat u krijuan mundėsinė shkencėtarėve tė sigurojnė kėtė informacion.
Qeniet njerėzore nuk janė tė afta tė zhyten mė thellė se 40 metra nėn ujė pa ndihmėn e pajimeve speciale. Ata nuk mund tė mbijetojnė pa kėtė ndihmė nė thellėsi, nė pjesėt e errėta tė oqeanėve si p.sh.. nė thellėsinė 200 metra. Pėr kėtė arsye, vetėm kohėt e fundit shkencėtarėt arritėn tė zbulojnė kėto pjesė tė hollėsishme tė informacionit rreth deteve. Pėrmendja e "errėsirave nė det tė thellė" gjendet nė suren En-Nur. Kjo ėshtė sigurisht njė prej mrekullive tė Kuranit, sepse ėshtė thėnė nė atė kohė kur njerėzit nuk zotėronin pajisjet e nevojshme pėr t'u zhytur nė thellėsitė e oqeanėve.
Matjet e bėra nė ditėt e sotme nxorėn nė dritė se 3 deri nė 30 pėrqind e rrezeve tė diellit pėrthyhen nė sipėrfaqen e detit. Gati tė shtatė ngjyrat e dritės spektrum absorbohen njėra pas tjetrės nė 200 metrat e para, pėrveē dritės blu. Nėn 1000 metra nuk ka mė dritė. Ky argument shkencor ndodhet qė prej 1400 vjetėsh nė ajetin e dyzetė tė sures En-Nur, nė Kuran.
Valėt e sipėrfaqes
Valėt e brendshme
Ujė me dendėsi tė lartė
Ujė me dendėsi mė tė vogėl
Pėr mė tepėr, shpallja nė ajetin e dyzetė tė sures En-Nur " si errėsira nė njė det tė thellė e tė madh. Ai ėshtė i mbuluar me valė, mbi tė cilat gjenden valė tė tjera e mbi to gjenden re tė dendura " na tėrheq vėmendjen tek njė tjetėr mrekulli shkencore e Kuranit.
Ky ajet na jep mundėsinė tė kuptojmė, se nė ujrat nė thellėsi tė oqeaneve gjenden valė, mbi tė cilat gjenden valė tė tjera. Merret lehtė me mend se valėt e dyta janė valėt sipėrfaqėsore, sepse pas tyre pėrmenden retė. Po valėt e para ē'janė?
Kohėt e fundit shkėncėtarėt zbuluan se ekzistojnė valė tė brendshme, tė cilat "hasen ndėrmjet shtresave me dendėsi tė ndryshme". Kėto valė tė brendshme mbulojnė ujrat e thellė tė deteve dhe oqeaneve, sepse ujrat nė thellėsi kanė dendėsi mė tė lartė se ujrat mbi to. Valėt e brendshme lėvizin nė mėnyrė tė ngjashme me valėt nė sipėrfaqe tė detit, madje ato pėrthyhen ashtu siē pėrthyen dhe valėt sipėrfaqėsore.
Valėt e brendshme nuk mund tė shihen nga syri i njeriut, por ato mund tė diktohen me anė tė studimit tė ndryshimit tė temperaturės ose tė kripėsisė nė njė vend tė caktuar.
Shpallja nė Kuran ecėn paralelisht me shpjegimin e mėsipėrm. Pa kėrkimet e duhura, njeriu mund tė shohė vetėm valėt mbi sipėrfaqen e detit, ndaj ėshtė e pamundur pėr dikė qė tė ketė dijeni rreth valėve tė brendshme nė thellėsi tė detit. Por ndėrkohė, nė suren En-Nur, Allahu na tėrheq vėmendjen te njė tjetėr tip vale, e cila gjendet nė thellėsi tė oqeanėve. Natyrisht, qė ky fakt, tė cilin shkencėtarėt e zbuluan shumė vonė, na tregon edhe njė herė se Kurani ėshtė fjala e Allahut .
---------------------------------------------------------
ZONA (PJESA E TRURIT) E CILA KONTROLLON LĖVIZJET TONA!
"Jo, Jo! Nėse ai nuk ndalon, Ne do ta kapim prej ballukeve. Balluke gėnjeshtare dhe mėkatare." (El Alak 15-16)
Fraza "balluke gėnjeshtare dhe mėkatare" nė ajetin e mėsipėrm ėshtė me mjaft interes. Pėrse Kurani, flokėt e pjesės se pėrparme tė kokės i cileson si gėnjeshtare dhe mėkatare? Ai nuk ėshtė vetė njeriu gėnjeshtar dhe mėkatar? Cila ėshtė lidhja qė ekziston midis gėnjeshtrės dhe mėkatit nga njėra anė dhe ballukeve, apo flokėve tė pjesės sė pėrparme tė kokės nga ana tjetėr?
Kėrkimet e kryera kohėt e fundit zbuluan se fusha parafrontale, e cila ėshtė pėrgjegjėse pėr drejtimin e tė gjitha funksioneve specifike tė trurit, ndodhet nė pjesėn e pėrparme tė kafkės. Shkencėtarėt e zbuluan funksionin e kėsaj zone, gjė tė cilėn Kurani e ka pėrmendur qė 1400 vjet mė parė, vetėm nė 60 vitet e fundit.
Fusha parafrontale
Nėse ne do tė shohim brenda kafkės nė pjesėn e pėrparme tė kokės, ne do tė gjejmė fushėn frontale tė trurit. Nė njė libėr me titull Bazat e Anatomisė dhe tė Psikologjisė, nė tė cilin pėrfshihen tė gjitha kėrkimet mė tė fundit mbi efektet e kėsaj fushe nė tru, thuhet:
"Motivimi dhe parashikimi pėr tė planifikuar dhe filluar lėvizjet ndodh nė pjesėn e pėrparme tė lobit ballor, pikėrisht nė fushėn parafrontale. Kjo ėshtė njė zonė ku ndodh procesi informues..."
Libri gjithashtu thotė:
"Nė lidhje mė pėrfshirjen e saj nė motivim, fusha parafrontale mendohet tė jetė gjithshtu qendra fuknsionale e agresionit..."
Kėshtu, kjo zonė e trurit ėshtė pėrgjegjėse nė planifikimin, motivimin dhe kryerjen e punėve tė mira e tė kėqija dhe ėshtė pėrgjegjėse nė thėnien e gėnjeshtrave dhe tė vėrtetave.
Ėshtė mė se e qartė se shpallja "balluke gėnjeshtare dhe mėkatare" korrespondon krejtėsisht me shpjegimin e mėsipėrm. Ky fakt, tė cilin shkencėtarėt e zbuluan nė 60 vitet e fundit, ėshtė shpallur nga Allahu nė Kuran mjaft shekuj mė parė.
Krijoni Kontakt