
Postuar mė parė nga
IslamInfo
Ok MilkWay, me pelqen se nuk e vazhdove me tallje dhe fjale te kota. I paske formuluar mire keto fjali dhe meritojn qe te meremi me to seriozisht.
Ashtu pra, ai e ka ditur, sepse eshte i gjitheditur. Mirepo nuk ka nderhyre ne zgjedhjen tende, thjeshte e ka ditur. Ka dallim ne mes te asaj se une e di se ti cka do te besh, dhe ne mes te asaj se une te detyroj qe ate ta besh. KA DALLIM. Nese nuk arrine ta besh kete dallim ateher problem.
Allahu thjeshte E KA DITUR. Mirepo TI NUK E DI SE CKA AI DI PER TY. Dhe ti vazhdon dhe vepron ate QE DESHIRON TI. Edhepse ai e di se ti cka do te veprosh, ti nuk e di se cka ai din per ty dhe E VEPRON ATE QE TE PELQEN TY.
Nese une e kam nje nxenes dhe e di se cka do te ben, sepse ja njoh trurin e tij shume mire, sdo te thote se une e kam detyruar qe ai te sillet si i tille.
Omeri [Allahu qofte i kenaqur prej tij] ishte nisur me ushtrine e vet per te shkuar ne Sham, gjate rruges u thane qe mos te hyjne ne nje vend, sepse aty ishte perhapur mortaja.
Ebu Ubejdeh, njeri prej shokeve te Pejgamberit a.s. i tha: Mos e ndrysho rrugen o Omer, a deshiron te ikish prej caktimit te Allahut??
Omeri i tha: Ah sikur mos te mi kishte thene keto fjale dikush tjeter, e jo ti o Ebu Ubejdeh. Cka mendon ti? Nese je ne mes te dy luginave, njera ka shume gjelbrim, tjetra ka me pak. Sikur t'i kullotje dhent te ajo qe ka me shume, apo te ajo qe ka me pak, a do te dilje nga caktimi i Allahut?
Pastaj Omeri e tha fjalen e tij legjendare: UNE PO SHKOJ NGA CAKTIMI I ALLAHUT NE CAKTIMIN E ALLAHUT.
Gabimi i Ebu Ubejdes ishte se tha: Mos ike nga caktimi i Allahut.
Ne ate moment ai nuk e dinte, dhe askush tjeter nuk e din, prandaj ata duhet ta zgjedhin me te miren dhe te thone: Kjo ishte caktim i Allahut.
Fshehtesia e kesaj eshte se ti nuk e din. Prandaj zgjidhe te miren dhe mos u merzite.
Mos u merr me gjera qe jane jashte kapacitetit tend. Kryeje obligimin tend dhe per tjerat mos u merzit.
Pastaj ajetet e shumta qe jane per caktimin e Allahut, flasin per FATKEQESITE. Per gjerat qe s'jane ne dore te njeriut. KETO E GODASIN NJERIUN pa vullnetin dhe zgjedhjen e tij. Ai qe beson ne percaktimin e Zotit, nuk e humb kohen duke thene: Sikur te beja keshtu do te dilte ashtu. Sepse kjo gje ka kaluar, smund te ndryshohet, bindet se ska mundur t'i shpetoj asaj dhe punon per ta permiresuar te ardhmen, e nuk eshte rob i se kaluares.
Kjo kerkon mendjemprehtesi, mirepo eshte fillozofi jetesore, kushtimisht, nese do te mund ta quanim si te tille.
Milkway, Allahu te ka LEJUAR te zgjedhesh cka te duash, ti prej kesaj smund te dalesh, SEPSE SKE KU DEL. Ai ka lejuar qe ti te jesh i lire ne zgjedhje. KU PO DON ME SHKU PAS KESAJ??????
Pse ti kur zgjohesh ne mengjes nuk e fal sabahun dhe thua: Keshtu ishte caktim i Zotit? Fale dhe thuaj: Keshtu ishte caktim i Zotit!
Ti ne kete moment po ja fut kot, prandaj nuk mund ta dish se cka ishte caktim vetemse pasi te mbaroj ajo pune. Kurse para se te filloj puna nuk e din, andaj zgjedhe te miren dhe thuaj: keshtu ishte caktim.
Asgje s'te shtyn te shkosh ne nje drejtim ne te cilin ti po shkon, ti vet po e zgjedh ate. Kete e din cdo njeri me dy fije mend.
Krijoni Kontakt