Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 34 prej 34
  1. #31
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Ne nje vathe u mblodh bagetia te analizonte c'eshte historia...
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e issa
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Vendndodhja
    GRADEC NEGOTINE E POLLOGUT GOSTIVAR
    Postime
    32
    [QUOTE=Smth_Poetic;3234694]
    Citim Postuar mė parė nga fattlumi Lexo Postimin
    Ne fakt diktatoret e tille kane pasur edhe nje gje te perbashket,qe ndoshta dikuj mund ti duket si imtesi mirepo eshte interesante.Ja si tallen edhe moderatoret e emisionit me te shikuar ne planet prodhim i BBC-se "Top Gear" me te perbashketen qe kane pasur diktatoret.
    Eshte fjala per nje automjet qe e kane perdorur,Mercedes Grosser 600,nje superlimuzine e kohes se vet.

    /QUOTE]

    Emisioni me i pare ne planet thote fatlumsi
    Nga i gjen keto statistika aman ?

    Sa per temen.

    Kush e renditi hoxhen te tretin?
    I treti per nga fundit apo fillimi se spo e kuptojme?

    Ka diktatora qe kane vrare miliona e ju qaheni me nje hoxhe qe vrau vetem 5 mije vet. Late nam.

    Tek ajo lista e diktatoreve......vetem ata komuniste jane valle se spo me dalin mire llogarite mua.......

    Dmth nqs hitleri eshte i pare , e i dyti stalini ....po maon , ducen, pinochene ,frankon, ate te filipines , te indonezise , edhe nja 100 cope andej nga afrika ......pse mos valle me i keq paska qene enveri valle?

    Nejse.
    Plotesisht ke te drejte,si mbroj keta po kjo eshte politike e fuqive te medha!!!

  3. #33
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    [QUOTE=Smth_Poetic;3234694]
    Citim Postuar mė parė nga fattlumi Lexo Postimin
    Ne fakt diktatoret e tille kane pasur edhe nje gje te perbashket,qe ndoshta dikuj mund ti duket si imtesi mirepo eshte interesante.Ja si tallen edhe moderatoret e emisionit me te shikuar ne planet prodhim i BBC-se "Top Gear" me te perbashketen qe kane pasur diktatoret.
    Eshte fjala per nje automjet qe e kane perdorur,Mercedes Grosser 600,nje superlimuzine e kohes se vet.

    /QUOTE]

    Emisioni me i pare ne planet thote fatlumsi
    Nga i gjen keto statistika aman ?

    Sa per temen.

    Kush e renditi hoxhen te tretin?
    I treti per nga fundit apo fillimi se spo e kuptojme?

    Ka diktatora qe kane vrare miliona e ju qaheni me nje hoxhe qe vrau vetem 5 mije vet. Late nam.

    Tek ajo lista e diktatoreve......vetem ata komuniste jane valle se spo me dalin mire llogarite mua.......

    Dmth nqs hitleri eshte i pare , e i dyti stalini ....po maon , ducen, pinochene ,frankon, ate te filipines , te indonezise , edhe nja 100 cope andej nga afrika ......pse mos valle me i keq paska qene enveri valle?

    Nejse.
    cfare hashishi pi ti mer daj?

    ta provojm dhe ne se kushedi na del hero kombtar

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Ditari i Enver Hoxhės nė ‘82: Vito Kapo mė shprehu dyshime pėr vdekjen e Hysni Kapos

    Argumente Dielė, Tetor 23rd, 2011

    / DIALOGU I ENVER HOXHES ME TE VENE E HYSNI KAPOS: KANCERIT NUK KEMI Ē’T’I BEJME

    Vetė diktatori interesohej pėr zhdukjen e eshtrave tė “tradhėtarėve” tė pushkatuar
    Ai ishte i interesuar qė asnjė gjurmė e tyre tė mos mbetej mbi dhe. E dinte se nuk do tė jetonte pėrjetėsisht mbi dhe, ndaj donte qė tė bėnte hi e pluhur gjithēka dhe pasi ai tė ikte, tė mos mbetej asgjė pas. Nė njė nga krerėt e biografisė “Enver Hoxha” tė gazetarit Blendi Fevziu na tregohen jo vetėm spastrimet e mėdha nė parti, por edhe kujdesin e diktatorit qė eshtrat e tyre tė mos gjendeshin kurrė. Tronditėse dėshmia e Kadri Hazbiut nė hetuesi. As ai vetė nuk e dinte se ku ishin eshtrat e “tradhtarėve” Beqir Balluku, Hito Ēako dhe Petrit Dume. Ai ishte kujdesur vetė qė ata tė mos gjendeshin mė. Me urdhėr nga vetė Hoxha ai duhet tė shihte nėse trupat ishin dekompozuar e pasi tė ndodhte kjo eshtrat tė rivarroseshin nė njė tjetėr vend tė panjohur. Madje nė njė rast ishte pėrdorur edhe acidi pėr shpėrbėrjen e kufomave. Por kjo ėshtė vetėm njė nga momentet makabre nė librin e jetės sė diktatorit.
    Nė gati 400 faqe, pėr herė tė parė gazetari Blendi Fevziu na jep biografinė e plotė tė ish-diktatorit Enver Hoxha. I ka vėnė thjesht emrin e ish-kreut komunist: “Enver Hoxha”. Nė 25 kapituj jepet e gjithė jeta e tij, qysh nga fėmijėria, deri ditėn qė mbylli sytė nė vilėn e tij nė ish-Bllok. Pėr ndėrtimin e kėtij libri, botim i “UET Press” nė bashkėpunim me “Klan”, Fevizu ka shfrytėzuar njė materialė tė gjerė ku pėrfshihen arkiva publike dhe personale, intervista e ditarė tė vetė Enver Hoxhės. Shumė nga historitė tashmė janė tė njohura, por ka edhe nga ato qė vijnė pėr herė tė parė pėr lexuesin. Nuk mungojnė edhe fotografitė qė botohen pėr herė tė parė, ku tregohet Enver Hoxha nė vitet e para tė pushtetit, apo nė pushime me familjen. a.m
    Pjesė nga libri
    Spastrimet e mėdha

    Enver Hoxha me ne krah Mehmet Shehun, Beqir Ballukun e Kadri Hazbiun, te tre te eleminuar
    Nė mars tė vitit 1973 njė grup tė rinjsh nga Lushnja botuan nė gazetėn “Zėri i rinisė” njė “letėr tė hapur”, nė tė cilėn kritikonin ashpėr Festivalin XI nė RTSh, qė ishte zhvilluar nė dhjetor 1972. Festivali kishte ngjallur mjaft entuziazėm nė kryeqytet, sidomos te rinia nė pėrgjithėsi. Ai ishte konceptuar ndryshe nga festivalet e dalėmode tė deri asaj dite. Atmosfera e tri ditėve tė zhvillimit tė tij pati pėrcjellė njė frymė mė liberale: muzika ishte mė e gjallė, mė ritmike dhe kėngėtarėt ose spikerit kishin dalė nė skenė me veshje mė moderne, tė ngjashme me ato europianet. Por Festivali XI nuk ishte ngjarje kulturore e vetme dhe as e veēuar. Nė dy vitet e fundit jeta nė Tiranė dhe nė gjithė Shqipėrinė jepte shenjat se po bėhej mė “liberale”. Nė Tiranė lejohej tė shihej Televizioni italian. Flokėt e gjata, tė palejuara deri ato ditė, kishin filluar “tė toleroheshin”. Nė bar-lulishtet orkestrat dhe kėngėtarėt qenė bėrė mė tė guximshėm.
    Njė erė e re e ngrohtė po frynte nė Tiranėn e ngrirė nga ndikimi i Revolucionit Kulturor Kinez. Por iluzionet pėr njė “hapje drejt Perėndimit” qė po qarkullonin nė Tiranė rezultuan tė kota. Letra nė gazetėn “Zėri i rinisė” ishte paralajmėrimi i parė pėr drejtuesit e kulturės. Todi Lubonja, Fadil Paērami dhe njė radhė e tėrė nėn ta u shkarkuan dhe u arrestuan. Nė kujtimet e tij Todi Lubonja dėshmon:
    “Liberalizmi u bė murtaja e kohės. Elementėt mė aktivė u bėnė tradicionalistėt, konservatorė tė mykur, vjetėrsira tė kohės, antinovatorėt, tė patalentuarit, me tė cilėt pėr shkak tė terrorit u bashkua edhe ndonjė i talentuar, si pėr tė mos bėrė pėrjashtim nga rregulli se “asnjė talent, sado i shquar tė ketė qenė, nuk ka shpėtuar pa futur qafėn nėn zgjedhėn e ēdo regjimi”.
    Nė plenumin IV tė KQ, qė zhvillohej nė Pallatin e Brigadave, d.m.th. nė ish-Pallatin Mbretėror, u dha paralajmėrimi i parė. Ishte Plenumi mė i ashpėr i gjithė asaj radhe plenumesh qė do pasonin ndėshkimet e mėvonshme. Ndoshta edhe sepse ishte i pari. Pėrsėri nė kujtimet e tij Lubonja e kujton kėshtu fjalėn e Hoxhės aty dhe akuzat ndaj tij:
    “Me njė ton prej bishe ai godiste muret e pallatit. Para syve tė tij nuk kishte njerėz. Byroja Politike kishte rėnė pėrmbysė mbi tavolinėn e Presidiumit. Tė gjithė mbanin shėnime pa ditur se ēfarė shkruanin. Ata qė kishin folur para tij po dridheshin sepse diskutimet e tyre kishin qenė shumė anemike. Shumė larg anatemave qė lėshonte Enver Hoxha. Ai ulėrinte: Ju jeni kozmopolitė, antikombėtarė, antisocialistė, anti anti anti…! Ju jeni krimba, kėrmij… Ju i pėrkisni Moskės dhe Leningradit! Parisit, borgjezėve dhe kapitalistėve. Beogradit… Do t’ju shtypim si krimbat, ju jeni plehra, lecka!…”
    Lubonja dhe Paērami pėrfunduan nė burg bashkė me familjarė tė tyre. Dėnimi u duk i skajshėm, por ai qė vinte pas, ai qė priste protagonistėt e fushave tė tjera tė jetės shqiptare ishte edhe mė tronditės. Nė korrik tė 1974ės drejtuesit kryesorė tė ushtrisė, ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku, shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Petrit Dume dhe ushtaraku i lartė Hito Ēako u arrestuan. Pas njė gjykimi tė shpejtė u njohėn fajtorė, organizatorė tė njė “grushti shteti”, u quajtėn “Grupi i puēistėve” dhe tė tre u dėnuan me vdekje. Askush nuk di tė thotė sot se cili ishte mėkati i tyre i vetėm, pėrveē besnikėrisė sė provuar pa ndėrprerė pėr Enver Hoxhėn.
    Ēudia mė e madhe sesi nė rastin e ushtarakėve, ashtu edhe nė raste tė tjera, Enver Hoxha dėfton njė mani tė pashembullt pėr tė mbajtur tė fshehur vendin ku varroseshin viktimat e tij. Gjatė gjyqit nė vitin 1983 ish-ministri i brendshėm Kadri Hazbiu, i pyetur nėse e dinte se ku qenė varrosur Beqir Balluku, Hito Ēako dhe Petrit Dume, u pėrgjigj:
    “Atė e di si vend, por jo si pikė ekzakte. Kėtė e di, sepse u interesova qė tė bėhej e pamundur gjetja e kufomave tė tyre sido qė tė ndodhte, sepse kėshtu ishte dhe porosia…”.
    Mė pas, i pyetur nga hetuesi nėse ishte interesuar, pas ekzekutimit tė “komplotistėve” e “sabotatorėve”, pėr varret e tyre, Kadri Hazbiu pėrgjigjej:


    Njė nga fotot e retushuara pas vitit 1982, pas ekzekutimit tė disa prej krerėve mė tė lartė komunistė. Nė foton e dytė mungojnė Mehmet Shehu, Fiqerete Shehu dhe Kadri Hazbiu, ndėrsa ėshtė shtuar njė ushtarak (nė tė majtė), qė nuk ishte nė foton e mėparshme
    “Jam interesuar, me sa kujtoj, pasi kam shkuar si ministėr i Mbrojtjes para vetėvrasjes sė tradhtarit Mehmet Shehu, kam biseduar me tradhtarin Feēor Shehu nė telefon dhe e kam porositur qė tė shikonte nėse ishin dekompozuar kufomat e tradhtarėve qė ishin ekzekutuar nė vitin 1975. Mbas disa kohėsh tradhtari Feēor Shehu mė njoftoi se kishin shkuar dhe kishin hapur varret e dy sabotatorėve qė ishin ekzekutuar e ishin varrosur nė rajonin e Tiranės, tė cilėt sipas Feēorit nuk ishin dekompozuar. Ai mė tha se kishin hedhur nė varr klor ose acid, nuk e kujtoj mirė, pėr tė shpejtuar shpėrbėrjen e kufomave. Me tė e lamė qė hapja e varreve tė puēistėve tė bėhej mbas njė kohe. Kėtė interesim unė e kam treguar sepse doja qė, pasi tė dekompozoheshin kufomat e tyre, eshtrat t’i zhvarrosnim nga vendi i parė dhe t’i varrosnim nė njė vend tjetėr pėr tė bėrė tė pamundur gjetjen e tyre, sepse kėshtu e kishim porosinė…”.
    Historia e eshtrave tė ushtarakėve nuk ishte as e para dhe as e fundit paranojė e regjimit komunist dhe, me sa kuptohet, personalisht e Enver Hoxhės. Nė sė paku dy raste Hoxha u kujdes vetė qė eshtrat e Mehmet Shehut tė mos gjendeshin asnjėherė. Vetė kryeministri u varros dhe u ēvarros tri herė po me urdhėr tė tij. Mėria e komunizmit me eshtrat e viktimave mbetet historia mė e pakuptueshme e atyre viteve tė mbushura edhe me shumė makabritete e absurditete.
    Bashkė me Ballukun u arrestuan 461 ushtarakė, midis tė
    cilėve 54 oficerė: “Ushtria Popullore” besnike e Hoxhės mori goditjen mė tė madhe qė nga krijimi i saj nė korrik tė vitit 1943. Por goditjet ndaj Ushtrisė, si edhe ndaj Ministrisė sė Punėve Brendshme, vijuan. Nė vitin 1982 u arrestuan Muhamet Prodani gjeneral-leitnant, Halim Ramohito gjeneral-major dhe u internuan nė Roskovec; Sadik Bekteshi gjeneral-leitnant, qė u internuar nė Sheqėz tė Beratit, Abaz Fejzo gjeneral-major, tė cilin e ēuan pėr “punė fizike” nė SMT-nė e Gramshit. Jehona e pushkatimit tė drejtuesve tė Ushtrisė nuk ishte shuar ende, kur nė maj tė 1975-ės u arrestuan si “sabotatorė” drejtuesit kryesorė tė ekonomisė. Zėvendėskryeministri Abdyl Kėllezi, ministrat Koēo Theodhosi dhe Kiēo Ngjela. Dy tė parėt u dėnuan me vdekje dhe u pushkatuan po atė vit, ndėrsa Kiēo Ngjela u burgos deri nė vitin 1991. Familjet e tė dėnuarve u internuan, djemtė e rritur pothuajse tė gjithė u burgosėn. Tė afėrmit e tyre u distancuan ose pėsuan degradime sipas rangut qė kishin. Nė kėtė kohė lindi moda e ndarjes sė familjeve: pas dėnimit tė bashkėshortit ose bashkėshortes, pėr t’iu shmangur ndėshkimit, ai qė nuk qe dėnuar ende divorcohej dhe denonconte veprimtarinė e njėrit me tė cilin kishte kaluar kaq vite tė jetės sė tij, nėnės ose babait tė fėmijėve tė tij.
    Mė 1976-1978 u duk sikur situata po qetėsohej. Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu kishin mbetur dy njerėzit mė tė rėndėsishėm pas Hoxhės. Shihej qartė qė njėri ose tjetri do tė ishin trashėgimtarėt e tij, sė paku deri nė fillim tė verės sė vitit 1979, kur Hysni Kapo, qė ndodhej pėr pushime nė Pogradec, filloi tė ankohej pėr dhimbje tė forta nė shpinė dhe mė pas nė bark. Mjekėt ishin tė pavendosur dhe tė ndarė pėr t’i vėnė njė diagnozė, prandaj Enver Hoxha ndėrhyri personalisht qė ai tė dėrgohej nė Paris. Deri atė ditė Hoxha nuk i parapėlqente udhėtimet jashtė pėr mjekim tė drejtuesve tė lartė, orvatej t’i shmangte ato. Por atė mėngjes, si tė parandiente diēka tė keqe, kėmbėnguli qė nisja tė bėhej sa mė parė.
    Hysni Kapo udhėtoi pėr Paris, ku shumė shpejt u diagnostikua i sėmurė me kancer nė pankreas. Enver Hoxha ndodhej ende nė Pogradec kur mori radiogramin sekret qė e njoftonte pėr sėmundjen e njeriut tė afėrt tė tij dhe pamundėsinė qė Kapo tė jetonte pėr njė kohė tė gjatė. Vdekja ishte e afėrt. Dėshmitarėt qė merreshin me sigurinė e tij rrėfejnė se, me tė marrė radiogramin, ai doli jashtė vilės shumė i mėrzitur dhe mjaft i nervozuar. Ndoshta kishte nevojė pėr ajėr. Ose donte tė reflektonte pėr njė vdekje qė i prishte ekuilibrat e pushtetit nė Tiranė. Enver Hoxha nuk e takoi dot mė Hysni Kapon tė gjallė.
    Pėrpjekjet pėr ta shpėtuar, pėrfshi operacionin e vėshtirė nė Paris, dėshtuan dhe njeriu nr. 3 i regjimit ndėrroi jetė mė 23 shtator tė vitit 1979 nė njė klinikė nė kryeqytetin francez. Ka pasur shumė komente nė Shqipėri, qė nga momenti kur Kapo ndėrroi jetė e deri mė sot, se ai ishte helmuar ose eliminuar nga Sigurimi i Shtetit me urdhėr tė Hoxhės. Janė komente qė i vėrteton vetė Hoxha nė Ditarin e tij, nė shėnimin e datės 27 shtator 1982, ku pėrshkruan takimin me Vito Kapon, tė venė e Hysni Kapos:
    “E Hėnė, 27 shtator 1982.
    Thirra Vito Kapon dhe i tėrhoqa vėmendjen pėr ēėshtjen se ėshtė pėrhapur nė tė gjithė vendin tonė sikur shokun Hysni Kapon e kanė vrarė dhe nuk paska vdekur nga kanceri. Kjo thėnie nga dikush duhet tė ketė dalė, i vura nė dukje Vitos, por unė sot po tė qortoj se ke qenė vetė ti qė ke ardhur tek unė dhe mė ke shprehur dyshimin se mos Hysninė e kanė vrarė. Tė jam pėrgjigjur me kėtė rast, duke u bazuar nė shkencėn mjekėsore, se shkaku ose mikrobi i kancerit akoma nuk ėshtė zbuluar dhe ai nuk mund tė inokulohet, ndryshe do t’i ishte gjendur ilaēi dhe, pėr t’ia arritur kėtij qėllimi, po punojnė gjithė shkencėtarėt e botės. Pra, faktet vėrtetojnė se Hysniu ka pasur kancer dhe nuk mund tė shpėtonte”. Pas vitit 1990 komentet mbi eliminimin e mundshėm tė Hysni Kapos u shtuan ndjeshėm. Janė shkruar dossierė dhe janė pėrmendur emra, por asnjė dokument nuk e vėrteton kėtė. Asnjė dėshmi nga ato qė kanė dalė dhe janė botuar nė shtyp nuk rezultojnė bindėse. Mundėsia mė e madhe, pėr tė mos thėnė e vetmja, ėshtė qė Kapo tė ketė vdekur realisht nga kanceri nė pankreas, i diagnostikuar me vonesė, pa pasur mundėsi shpėtimi dhe pa asnjė lloj ndikimi nga Hoxha. Vdekja e Hysni Kapos kishte lėnė pėr Shqipėrinė vetėm njė pasardhės: Mehmet Shehun. Kryeministėr, anėtar i Byrosė Politike, besnik deri nė absurd i Hoxhės dhe njeri temjase i ashpėr, Shehu po ēimentohej nė hierarkinė e Partisė Komuniste. Mė 1980 ai kishte mė shumė poste se kurrė, kishte raporte tė pėrkryera me Hoxhėn dhe ai qė vinte pas tij, Ramiz Alia, 14 vjet mė i vogėl se Shehu dhe 17 mė i vogėl se Hoxha, nuk merrej seriozisht nga askush me pėrjashtim tė atyre qė e dinin se nė mes tė viteve ’70 Alia e kishte konsoliduar raportin e tij me Hoxhėn pėrmes njė krushqie nė dukje tė thjeshtė: vajza e vėllait tė tij ishte martuar me djalin e madh tė Enver Hoxhės. 1 maji i vitit 1981 do tė ishte fundi publik i “miqėsisė sė ēeliktė” mes Hoxhės dhe Shehut: njė moment dashurie i afishuar ku tė dy pėrqafohen fort dhe ngrenė duar tė bashkuara lart.
    Rrėnimi i kryeministrit do tė niste pikėrisht ca muaj mė pas, nė fillim tė shtatorit tė 1981-it.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •