Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 34
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    16:33 / 15.10.2011

    Fronti popullor i Kosovės pėr kultivimin e veprės revolucionare tė Enverit, sėrish ka organizuar, nė Ferizaj, festimin publik tė 103 vjetorit tė lindjes sė diktatorit Enver Hoxha.

    Epitetet mė tė zgjedhura, si “figura mė e ndritshme e kombit”, “gjenial”, "superinteligjent” apo “i pavdekshėm”, radhiteshin nė fjalėt e folėsve, tė cilėt vinin nga vise tė ndryshme tė trojeve shqiptare.

    “Tė bashkuar e pėrkujtojmė dhe nderojmė me pietet tė lartė ditėn kur para plot 103 viteve, nė njė skaj tė tokės sė Shqipėrisė, u lind njė nga personalitetet mė tė shquara nė historinė mijėvjeēare tė popullit tonė, i cili me guximin, vigjilencėn, pėrkushtimin, revolucionaritetin, atdhedashurinė, u bė diell i tokės dhe popullit shqiptar”, ishin fjalėt e drejtuesit tė Frontit, Remzi Hasanit, transmeton “Koha.net”.

    Hasani ka renditur tė dhėna nga zhvillimi i Shqipėrisė socialiste, duke e quajtur atė kohė si “epokė e lavdishme”. Ndėrsa, ndryshimet postkomuniste pėr tė ishin “thjesht demokraci fashiste”.

    Elizabeta Marku, nga Shqipėria, kujtoi kohėn kur ishte pioniere e shokut Enver, duke shprehur lumturinė qė nė “sytė e kosovarėve e sheh dashurinė pėr Enverin”. Mustafė Kelmendi nga Peja ishte kujdesur ta shkruante njė poezi pėr xhaxhin Enver, ndėrsa kryetari i SHFD-sė nė Ferizaj, Gafurr Bytyēi, besonte se “Enver Hoxha ishte gjenial” dhe se “ me armėt qė ai ia la Shqipėrisė, UĒK-ja ia solli lirinė Kosovės”.

    Ky shėnim i ditėlindjes sė ish-diktatorit komunist u mbyll nėn tingujt e kėngės “buzė Adriatikut rreze lėshon Shqipėria, ne kemi partinė, ne kemi Enverin qė na prinė”.

    Pasardhėsi i Enverit, Ramiz Alija, i cili ndėrroi jetė para pak ditėsh, nuk u zė nė gojė as pėr njė ēast tė vetėm. /Telegrafi/

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar mė parė nga Maqellarjot Lexo Postimin
    "Nuk kane Faje" o Fattlumi... Pse mos te tallen. Keta Qen bir Qenesh, instaluan Enverin dhe e mbrojnten ate deri sa i mbylli syte.

    Anglezeve i dolen te gjitha horrelliqet qe kane bere me Gedafin. Anglezet i kane bere shume te keqia shqipetareve, duke filluar me qe me Traktatin e fshehte qe synonte shdukjen e plote te Shqiperise. Cercilli dhe i biri i tije jane Fajtore te drejt per drejt per gjithck qe ndodhi gjate luftes se dyte boterore. Fillimisht perkrahja e Stalinit dhe sic dihet ndarja e Evropes Politike ne ate te Lindjes=komuniste dhe Perendimi=Demokraci. Perkrahja e Titos, Perkrahja e Grekeve dhe Ne vecanti perkrahja e Enverit. Une urrrej politiken e Anglezve deri ne kulm. Vallaj me shume se Grekt dhe Serbet. Keta horra jane "The Enablers". Keta jane fuqia e padukshme qe vepron me precizion dhe pa shpirt.

    Eshte e "cuditshme" qe kane Vene Enverin ne vend te katert. Atij i takon vendi i pare dhe bile, nje hapesire e konsiderueshme midis te tjereve te rradhes. Na paskane bere Enverin me te Bute se Titon.
    Te jap te drejte 1.000.000.000%.
    Anglia eshte shteti me P.u.t.a.n.e i Botes,eshte ajo qe komandon Narkotrafikun me te madh ne Bote,duke droguar qe nga Kina,Pakistan,Turqi,France ect.Direct nga Mother Mbreteresha.
    Dhe polici qe zbaton ato cka i thote mama P.u.t.a.n.a eshte USA.keta jane 2 shtete qe kane tallur e po tallin sumatricen per sa i perket ceshtjes shqiptare ne kohe.

  3. #23
    Heavy Metall Maska e trestenik
    Anėtarėsuar
    18-10-2010
    Postime
    353
    Ni Katundar i imi Vdes per, ENVER HOXHEN,E quan si" Babaj i Kombit"I thoja ni her se "PJELLA ME E KEQE NE BOT ESHT KOMUNIZMI QE ENVER HOXHE E ZHGJODHI"ai me tha se keshtu e mbrojti kombin.
    High Voltage , Power Supply

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Enveri i 10-15 viteve te fundit nuk ishte i cmendur, por me gjase nje narzist fanatik.
    Nese jo, atehere ishte vetem vegel e thjeshte e nje apo disa shteteve antishqiptare ne Europe. Enveri i viteve te fundit mund te quhet diktatori me qesharak i Europes,
    ndoshta edhe i botes. Diktator i nje shteti qe nuk kishte as fuqine ekonomike te nje komune mesatare te shteteve te zhvilluara perendimore.

    Pershendetje

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Enveri i 10-15 viteve te fundit nuk ishte i cmendur, por me gjase nje narzist fanatik.
    Nese jo, atehere ishte vetem vegel e thjeshte e nje apo disa shteteve antishqiptare ne Europe. Enveri i viteve te fundit mund te quhet diktatori me qesharak i Europes,
    ndoshta edhe i botes. Diktator i nje shteti qe nuk kishte as fuqine ekonomike te nje komune mesatare te shteteve te zhvilluara perendimore.

    Pershendetje
    Enveri nuk ishte VEGEL e thjeshte e disa shteteve te pjerdhura ballkanase,por ishte ushtari i shtetve me te fuqishme si ushtar i betuar i Anglo-Amerikaneve qe quhej ne ate kohe.
    Qesharak ose jo,pasardhesit e tij vazhdojne te mbajne pushtetin.

  6. #26
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Vendin e pare e per nga cmenduria e kane disa Ferizajas qe perkujtojne Enverin.
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Maqellarjot

    Citim Postuar mė parė nga Maqellarjot Lexo Postimin
    "Nuk kane Faje" o Fattlumi... Pse mos te tallen. Keta Qen bir Qenesh, instaluan Enverin dhe e mbrojnten ate deri sa i mbylli syte.

    Anglezeve i dolen te gjitha horrelliqet qe kane bere me Gedafin. Anglezet i kane bere shume te keqia shqipetareve, duke filluar me qe me Traktatin e fshehte qe synonte shdukjen e plote te Shqiperise. Cercilli dhe i biri i tije jane Fajtore te drejt per drejt per gjithck qe ndodhi gjate luftes se dyte boterore. Fillimisht perkrahja e Stalinit dhe sic dihet ndarja e Evropes Politike ne ate te Lindjes=komuniste dhe Perendimi=Demokraci. Perkrahja e Titos, Perkrahja e Grekeve dhe Ne vecanti perkrahja e Enverit. Une urrrej politiken e Anglezve deri ne kulm. Vallaj me shume se Grekt dhe Serbet. Keta horra jane "The Enablers". Keta jane fuqia e padukshme qe vepron me precizion dhe pa shpirt.

    Eshte e "cuditshme" qe kane Vene Enverin ne vend te katert. Atij i takon vendi i pare dhe bile, nje hapesire e konsiderueshme midis te tjereve te rradhes. Na paskane bere Enverin me te Bute se Titon.
    me vend tito i shte nje diktator i i vertet ata qe kan nostalgji per titon jan pa dyshim ish trathtar shqiptar pra disa shqiptar ne ish yugoslavi masakruan shqiptaret duke spiuniar per shum shqiptar ne kosove maqedoni mal te zi dhe duke i mbushur burgjet me mbi 80% shqiptar

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    un ne kohen e ish yougosllavis kisha shum simpati per enver hoxhen dhe nuk jam penduar kurr ne at koh ishin dy rrug ose me titon dhe kunder shqiptarve ose me enverin por ne ket rast per atdhe se pse a her nuk kishte 3 zgjedhje se ndoshta dota zgjidhja te treten tash esht shum leht te zgjedheni keni shum rrug tash disa po lidhen me avganistan libi turki e me dreqin e mllkuar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga beni33 : 17-10-2011 mė 21:09 Arsyeja: tash esht leht te flisni

  9. #29
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    [QUOTE=fattlumi;3209787]Ne fakt diktatoret e tille kane pasur edhe nje gje te perbashket,qe ndoshta dikuj mund ti duket si imtesi mirepo eshte interesante.Ja si tallen edhe moderatoret e emisionit me te shikuar ne planet prodhim i BBC-se "Top Gear" me te perbashketen qe kane pasur diktatoret.
    Eshte fjala per nje automjet qe e kane perdorur,Mercedes Grosser 600,nje superlimuzine e kohes se vet.

    /QUOTE]

    Emisioni me i pare ne planet thote fatlumsi
    Nga i gjen keto statistika aman ?

    Sa per temen.

    Kush e renditi hoxhen te tretin?
    I treti per nga fundit apo fillimi se spo e kuptojme?

    Ka diktatora qe kane vrare miliona e ju qaheni me nje hoxhe qe vrau vetem 5 mije vet. Late nam.

    Tek ajo lista e diktatoreve......vetem ata komuniste jane valle se spo me dalin mire llogarite mua.......

    Dmth nqs hitleri eshte i pare , e i dyti stalini ....po maon , ducen, pinochene ,frankon, ate te filipines , te indonezise , edhe nja 100 cope andej nga afrika ......pse mos valle me i keq paska qene enveri valle?

    Nejse.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Biografia e plotė e Enverit.

    Ditari pėr Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun


    Argumente Premte, Tetor 21st, 2011

    Enver Hoxha gjatė pushimeve nė rezidencėn e tij nė Pogradec nė vitet ‘60. Majtas, kopertina e librit tė Blendi Fevziut
    Blendi Fevziu dhe “UET PRESS” sjellin botimin e ri me dokumente dhe foto te panjohura per liderin komunist
    Ditarė, intervista, materiale arkivore… Njė periudhė e gjatė kėrkimesh, deri nė formimin e pazėllit, i cili gjithmonė do tė ketė pjesė tė munguara. Megjithatė, gazetari Blendi Fevziu arrin tė na japė ndoshta pamjen mė tė plotė tė dhėnė deri mė sot pėr ish-diktatorin komunist. “Enver Hoxha”, kėshtu titullohet libri biografik qė gazetari e sjell pėr lexuesin si njė botim i “UET Press”, nėn redaktimin e Aurel Plasarit. Biografia e Fevizut rrok 76 vitet e jetės sė diktatorit. Ai nis me dimrin e jetės sė tij, me ditėt e fundit, kur komunikimi me botėn pėrreth ishte bėrė fare i zbehtė. Ai vetė i ngjante njė kufome, ndėrsa njerėzit pėrreth i ngjanin si hije. Ajo ēka ndoshta pyesnin tė gjithė ishte: Ēfarė mendon? E vėshtirė tė kuptoje se ēfarė i shkonin nėpėr mend njeriut qė mbante nė ndėrgjegje mijėra viktima, qė nga njerėzit e tij mė tė afėrt, tek ata mė tė parrezikshmit e periferikėt. Jeta e ish-diktatorit zė fill nė vitin 1908. Siē na tregon Fevziu, ditėn e saktė tė lindjes, nuk e di askush. Ka shumė variante pėr tė, por nė histori mbeti dita, qė vetė ai e festonte si ditėlindjen e tij. Tė gjitha tė dhėnat e ardhura deri mė sot, deri edhe kujtimet e lėna nga vetė diktatori, dėshmojnė pėr njė fėmijėri normale nė qytetin e Gjirokastrės, nė njė familje tė thjeshtė, sė cilės ai vetė donte t’i jepte njė lloj rangu, qė nė tė vėrtetė nuk e kishte. Adhurim pėr Baba Ēenin (xhaxhain), njė lėnie nė hije e pakuptueshme e tė atit, Halilit, asnjė dhunti apo talent i jashtėzakonshėm, asnjė prirje pėr lider, as nė fillore dhe as nė Liceun e Korēės, ku shokėt e tij tė klasės ishin shumė mė tė hedhur se ai… Kush mė shumė apo kush mė pak, tė gjithė patėn njė fund tragjik, pėrfshi dhe tė vetmen vajzė, Sabiha Kasimatin, e pushkatuar pėr vėnien e bombės nė Ambasadėn Sovjetike dhe nga sa kujtojnė bashkėkohėsit “tallej shumė me Enverin”. Dhe diktatori i ardhshėm do t’i mbante vėth nė vesh tė gjitha. Tė njėjtin fat do tė kishin edhe ata qė do tė dilnin rrugės gjatė studimit nė Montpelie, apo jetės nė Paris. Me ndihmėn e Eqrem Libohovės, ministėr i Jashtėm i Mbretėrisė, tė cilin mė vonė Hoxha do ta dėnonte me vdekje, nė mungesė, arrin tė fitojė njė bursė studimi pėr botanikė, pėr tė cilėn siē e thotė edhe vetė, nuk kishte ndonjė interes. Madje, ai nuk kishte asnjė lloj interesi pėr shkollėn, tė cilėn nuk e mbaroi kurrė. Por duket se brenda kėtij njeriu qė nuk shfaqte asnjė interes tė dukshėm fshiheshin ambicie tė mėdha, tė cilat do tė shfaqeshin hapur pas kthimit tė tij nga Franca, ku jetoi 5 vjet. Vitet do tė rridhnin shpejt dhe me ndihmėn edhe tė fatit, Enver Hoxha do tė pėrvijonte figurėn e liderit. Fevziu e ndjek jetėn e diktatorit hap pas hapi, duke iu referuar gjithė materialit dhe dėshmive tė mundshme. Hoxha do tė bėhej themelues i Partisė Komuniste Shqiptare, do ta drejtonte atė, do tė niste menjėherė luftėn ndaj tė gjithė atyre qė e rrezikonin, njė luftė brenda llojit, pėr eliminimin e rivalėve politikė, qė do tė vazhdonte gjatė gjithė jetės sė tij. Pasi eliminoi tė gjithė ata qė i rrezikonin pushtetin, duke i quajtur “armiq tė popullit”, “poliagjentė”, “antijugosllavė”, “antisovjetikė”, anti…, vdiq nė moshėn 76-vjeēare, duke ia lėnė stafetėn Ramiz Alisė, i cili jetoi edhe 25 vjet pas tij, duke pėrjetuar ndėrrimin e sistemeve dhe rrėzimin e mitit tė diktatorit. Nga libri prej gati 400 faqesh, i ndarė nė 25 krerė, kemi pėrzgjedhur njėrin, ku rrėfehen disa nga eliminimet mė tė bujshme mes radhėve tė partisė, qė janė ato tė Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut e Feēorr Shehut. Fevziu ofron edhe pjesė nga ditari i Enver Hoxhės, ku ai i bėn njė portret Kadri Hazbiut. E konsideron “shok tė mirė” atė qė shumė shpejt do ta quante armik.
    Pjesė nga libri

    Eliminimet e fundit

    Enver Hoxha ishte duke ngrėnė mėngjesin rreth orės 8.30, kur Ramiz Alia mbėrriti nė shtėpinė e tij. Ishte data 18 dhjetor
    1981. Alia kishte marrė atė mėngjes njė telefonatė nga Ali Cene, shefi i eskortės sė Kryeministrit, i cili e njoftonte se Mehmet Shehu ishte gjetur i vdekur nė dhomėn e gjumit, me gjasė i vetėvrarė me njė pistoletė “Makarov”. Shoqėruesi kishte shtuar se mbi komodinė ishte lėnė njė letėr konfidenaciale qė i drejtohej Enver Hoxhės. Mbi letėr, me shkrimin e kryeministrit, qe shėnuar porosia qė ajo t’i jepet Shokut Enver nė dorė. Ramiz Alia i kishte dhėnė porosi qė tė njoftonte ministrin e Punėve tė Brendshme dhe qė askush tė mos e prekte trupin. Nė tė gjitha intervistat e mėpasme njeriu qė pasoi Hoxhėn nė krye tė PPSh ka dhėnė dhe jep po atė version. Sipas tij ishte vetė Hoxha qė e nxiti tė fliste duke i thėnė:
    -Do tė mbarojmė shpejt mbledhjen e Byrosė. Do tė dėgjojmė fjalėn e Mehmetit dhe unė jam dakord me atė qė propozuat edhe ju.
    Ne kishim propozuar vėrejtje, kaq.
    -S’kemi ēa mbarojmė. Ai vrau veten, i thashė.
    Ai shtangu. Ishte shumė befasuese pėr tė.
    -Pse e vrau veten? Ēa pati?, mė tha.
    Nuk e priste, sepse nė mbledhje nuk pati ndonjė arsye. Tė tėrė shokėt diskutuan. Natyrisht kritika kishte pėr tė, por konkluzioni ishte t’i bėnim njė vėrejtje”.
    Njerėzit e shėrbimit qė e kanė shoqėruar atė ditė janė tė gjithė tė bindur se Enver Hoxha nuk u befasua, por ishte tej mase i nervozuar. Gjithė zhvillimet e mėpasshme tė bėjnė tė besosh qė, nė mos pastė qenė vrasėsi i Shehut, Hoxha ishte i sigurt qė Shehu do tė zhdukej atė ditė. Pa shumė komente dhe mbledhje ai nisi hetimin e ngjarjes. Ministri i Mbrojtjes Kadri Hazbiu mbėrriti nė shtėpinė e Kryeministrit tė vetėvrarė 30 minuta mė vonė me porosi tė drejtpėrdrejtė tė Enver Hoxhės. Kishte vetėm njė mision: tė merrte letrėn qė ish-Kryeministri kishte lėnė pėr tė. Kur askush nuk e dinte se ē’qėndrim do tė mbahej ende, Hazbiu u tha familjarėve:
    “Gjesti i tij ėshtė i dėnueshėm”.
    Njė vit mė vonė kjo vajtje me porosi nė shtėpinė e Shehut iu numėrua Hazbiut, tashmė tė arrestuar, si bashkėrendim nė grupin armiqėsor pėr tė zhdukur gjurmėt. Mbledhja e Byrosė vijoi normalisht, sikur Mehmet Shehu tė ishte gjallė, dhe nė seancėn e mbrėmjes. Pamjet e kėsaj mbledhjeje u transmetuan pėr herė tė parė nė vitin 2010, ndėrkohė qė ato tė mbledhjes sė tė mbrėmshmes nuk janė gjetur ende. Byroja ishte duke dėgjuar fjalėn e Hoxhės, tė regjistruar nė magnetofon, kur ky i fundit hyri nė sallė. Nė tė vėrtetė ishte duke ngjitur shkallėt kur dikush njoftoi pėr ardhjen e tij. Zėri u ndėrpre, salla u ngrit nė kėmbė dhe tė gjithė njėherazi nisėn tė brohorisnin: “Enver Hoxha! Enver Hoxha!”. E para u shfaq hija e tij, pastaj ai vetė: i zbehtė, mė shumė njė kufomė, me njė kostum tė ēelur dhe njė buzėqeshje tė rėndė. Pyeti:
    “Kush po fliste?”
    Salla ishte e ngrirė. Askush nuk e dinte se cili e kish radhėn pas Kryeministrit. Iu pėrgjigj Ramiz Alia: “Shoku Simon”.
    Enver Hoxha bėri njė shenjė tė thjeshtė dhe filloi tė flasė ngadalė. Nuk duket njė fjalim i improvizuar, as njė shpėrthim oratorie nga ato qė i ndodhnin shpesh. Ai filloi tė elaboronte njė tezė tė tėrė, sipas sė cilės Mehmet Shehu kishte qenė “armik”, “agjent i rrezikshėm” dhe se vetėvrasja e tij lidhej me pamundėsinė pėr tė eliminuar atė vetė, Sekretarin e Parė tė KQ tė PPSh. Ku e mori vesh Hoxha nė mė pak se 6-7 orė qė Shehu ishte armik dhe agjent? Si mund tė arrihej nė njė pėrfundim tė tillė pa bėrė asnjė hetim? Pėrse Hoxha u kujtua ato momente pėr dokumentet qė ruante prej vitit 1964 nė kasafortė ku flitej pėr rekrutimin e Shehut nga Inteligjenc Servisi britanik gjatė Luftės? Asnjė nga kėto pyetje nuk ka marrė pėrgjigje dhe askush nuk ka marrė mundimin madje as tė merret me to. Arsyeja ėshtė krejt e thjeshtė: eliminimi i Shehut, qysh nė mes tė muajit shtator, kishte filluar tė konsiderohej nė Shqipėri si kronikė e njė eliminimi tė paralajmėruar. Mehmet Shehu u etiketua “tradhtar” qysh asaj mbrėmjeje, “agjent” i disa shteteve tė huaja dhe historia filloi tė pastrohej nga emri i tij.
    Ai u cilėsua “agjent” i Inteligjens Servisit britanik, i Gestapos gjermane, i ORVA-s italiane, i Shėrbimeve Sekrete franceze, i UDB-sė jugosllave, i KGB-sė Sovjetike dhe, nė fund, nė pamundėsi pėr t’ia pėrmendur tė gjitha Hoxha e pėrmblodhi me njė epitet: “poliagjent”.
    Mesditėn e datės 18 dhjetor 1981 dy oficerė tė Sigurimit tė Shtetit trokitėn nė derėn e dhomės sė Bexhet Pacollit, nė hotel “Dajti”. Pacolli, qė mė vonė do tė bėhej Presidenti i Kosovės, asokohe njė biznesmen i ri pėrfaqėsues i njė kompanie zvicerane tekstili, ndodhej prej disa ditėsh nė Tiranė. Kishte njė takim tė rėndėsishėm nė “Tekno Import” atė ditė, por takimi nuk u bė kurrė. Oficerėt i shpjeguan se ai duhej tė linte Shqipėrinė menjėherė dhe tė largohej drejt Jugosllavisė. Me plaēkat e paketuara nxitimthi, ndėrsa paguante dhomėn, Pacolli vuri re se Hoteli i rezervuar vetėm pėr tė huaj po zbrazej. Tė gjithė tė huajt qė ndodheshin nė territorin e Shqipėrisė u dėbuan pa asnjė shpjegim deri nė ora 20.00. Pacolli kishte mbėrritur nė Titograd, kur dėgjoi lajmin pėr vetėvrasjen e kryeministrit Mehmet Shehu: lajm qė i referohej Televizionit Shtetėror Shqiptar. Ishte lajm i thjeshtė, me pak fjalė, ku thuhej se “si pasojė e njė krize nervash” kryeministri Mehmet Shehu kishte vrarė veten. Vijonte njė biografi e thatė e tij dhe vetėm kaq.
    TVSh vijoi programet normalisht duke transmetuar atė qė kishte parashikuar qė nė fillim tė javės: kinokomedinė “Ushtari i mirė Shvejk” nė rubrikėn “Teatri nė Ekran”.
    Lajmi pėr eliminimin e Kryeministrit qe befasues, por trajtimi i tij i bindi shqiptarėt qė ky ishte vetėm fillimi. Nė datėn 19 dhjetor ministri i Mbrojtjes Kadri Hazbiu u dėrgonte njė urdhėr gjithė strukturave ushtarake, me tė cilin i instruktonte tė hiqnin menjėherė gjithė fotot e Mehmet Shehut, tė gjitha citatet e shkruara nė libra ose nė qendra stėrvitjeje dhe tė ndėrronin literaturėn qė i referohej atij. Nėse Mehmet Shehu realisht vrau veten apo atė e vranė, askush nuk di ta thotė. Kjo hamendje, qė interpretohet nė mėnyra tė ndryshme dhe ka mbetur peng i shumė skemave, vėshtirė se do marrė njė pėrgjigje tė prerė. Thėnia poetike e Jevtushenkos “Nė botė s’ka vetėvrasje, ka vetėm vrasje” mbetet edhe shpjegimi mė i mirė nė kėtė histori. Dy personat qė mund tė dėshmojnė se ē‘ndodhi realisht me Shehun, Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia, nuk folėn kurrė dhe as duket tė kenė nė mend tė flasin ndonjėherė. I treti, Kadri Hazbiu, do tė ndėshkohej vetėm njė vit mė pas duke e marrė tė fshehtėn me vete.
    Ishte data 14 janar 1982 kur Enver Hoxha u ul pėr herė tė parė nė tavolinėn e punės pas gati njė muaji. Nuk thirri asnjė prej sekretarėve qė regjistronin porositė, shėnimet ose Ditarin dhe mė pas ia ēonin tė zbardhur. Me gjasė, nuk donte qė askush tė mėsonte atė qė ai po shkruante atė moment. Me dorėn qė i dridhej nisi tė hedhė nė njė bllok me kuadrate disa shėnime. Nė faqen e parė shkroi:
    “Disa shėnime pėr Kadri Hazbiun (Pėr veten teme si kujtesė)”.

    Punoi thuajse dy orė, njė material prej 25 faqesh, njėfarė pėrsiatjeje pėr karrierėn e Hazbiut, qė mund tė pėrmblidhet nė kėto paragrafė kyēe: “Kadri Hazbiu ėshtė shok i mirė, unė kam besim tek ai dhe ėshtė besnik i Partisė, kėtė e ka treguar dhe e tregon nė punė dhe nė jetė. Ėshtė shok i dashur dhe i thjeshtė. Dėshiroj vetėm kėtu pėr veten time tė bėj kėto shėnime.
    Mehmet Shehun ai nuk e donte, e dėnon si tė gjithė ne si armik qė ishte. Kadriu dhe nė qeveri mbante, kur e gjykonte tė gabuar, qėndrim kritik kundėr Mehmetit. Dhe mua shpeshherė mė kish vėnė nė korrent se nuk i kuptonte disa gjėra si shtroheshin dhe si zgjidheshin nga Mehmeti [...] Kadriu ka ardhur dhe mė ka thėnė se Mehmeti dhe Fiqiretja kishin hequr rojet e sigurimit nė plazhin e Durrėsit dhe Fiqiretja nė mėnyrė demonstrative i ftonte pushimtarėt tė kalonin nė zonėn e ndaluar. Kadriu e kish kundėrshtuar kėtė veprim dhe kish shkuar te Mehmeti. Vendimi i Byrosė nuk lejon tė shkelet, i tha Kadriu. Mehmeti i qe pėrgjigjur “dakord, por mos e ekzagjeroni!” [...] Fiqireten s’e honepste dot dhe shumė herė e shfaqte [...] Kadriu me tė gjithė shokėt i ēiltėr, i dashur, kritika kur kishte i bėnte hapėt. Dhe ėshtė shok qė i ka mendimet, i shtrin dhe i diskuton. Kur vendosėm pėr arrestimin e Feēor Shehut, pėrpara Ramizit dhe Hekuranit ai sikur hezitoi nė fillim duke thėnė se mos na fut Fiqirete Shehu nė qorrsokake [...] Mua mė tha “duhet me pa se mos Hekurani nxitohet dhe nė kėto situata punonjėsit tė sigurimit pas kėsaj ngjarjeje mund t’i kėtė rėnė ndopak morali”. I thaēė Kadriut se Hekurani vepron drejt e me kujdes. Ai kėshillohet vazhdimisht me mua dhe me ti e me Ramizė [...] Dyshimet e Kadriut janė pa baza, pa prova, pa tė dhėna. Pse i krijon?! [...] Kadriu ėshtė e vėrtetė qė erdhi dhe mė tha qė e vriste ndėrgjegjja qė propozoi Feēorin si ministėr tė brendshėm dhe se kur ka qenė ai (Kadriu) nė Ministrinė e Brendshme nuk ka qenė shumė vigjilent dhe tė zbulonte armiqėsinė e puēistėve dhe tė tjerė [...] Kurdoherė (3 herė) e kam qetėsuar, e kam inkurajuar dhe i kam thėnė se puna tėnde nė Ministrinė e Brendshme ėshtė e gjatė, e frytshme, me rezultate, por nė punė dhe mund tė gabojė njeriu [...] I kam thėnė me vendosmėri dhe bindje tė plote qė ndėrgjegjen ta ketė tė qetė: “Partia dhe unė dhe shokėt kemi besim tek ti. Vuri gjoksin punės se punėt janė tė mėdha dhe armiku ėshtė i tėrbuar dhe na godet. Duhet tė shtrėngojė radhėt”. Njė ditė pas kėtyre Kadriu erdhi dhe donte tė mė jepte njė autokritikė tė tinė me shkrim. I thaēė: “Ti autokritike ke bėrė dhe tė gjithė po bėjmė ēdo ditė, pra s’ėshtė nevoja”. Ai mė tha: “Tė lutem, tė ta lexoj”. Insistoi, e dėgjova. “Mirė, – i thaēė. – Por unė nuk e gjej tė domosdoshme ta mbajmė kėtu nė KQ”. Ndonjė gjė tė veēantė autokritika nuk kish. E kėshillova dhe e qetėsova pėrsėri. Kadriu ėshtė shok i mirė dhe punon. Kėto gjėra i shėnova si kujtesė pėr veten teme”.
    Nuk dihet nėse Enver Hoxha u rikujtua pėr shėnimet e tij vetėm nė vjeshtėn e po atij viti, 1982, ose ai e kishte plotėsuar me shėnime tė tjera dosjen personale pėr Kadri Hazbiun. Njė gjė dihet: Kadri Hazbiu ishte piketuar tė arrestohej qė nė fillim tė vitit 1982 ose, me gjasė, vetėm pak kohė pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut, nė mes tė muajit dhjetor tė 1981-it. Kadri Hazbiu u akuzua si pjesėmarrės nė grupin antiparti tė Mehmet Shehut. U arrestua nė shtator 1982, menjėherė pasi Xhevdet Mustafa, njė emigrant shqiptar i SHBA depėrtoi nė territorin shqiptar nga deti. I rrethuar nga forcat e Sigurimit tė Shtetit, ai qėndroi me armė pėr afro 8 orė nė njė shtėpi vetėm 80 km larg Tiranės. U deklarua se Mustafa kishte ardhur pėr tė eliminuar Enver Hoxhėn dhe Kadri Hazbiu e dinte kėtė. Madje ishte ai porositėsi. Por Kadri Hazbiu u akuzua edhe se natėn e 17 dhjetorit 1981 kishte shkuar nė shtėpinė e Mehmet Shehut pėrpara se ky tė vriste veten. U akuzua se kishte shkuar nė shtėpinė e Shehut pėrsėri mė 18 dhjetor paradite pėr tė fshehur gjurmėt e organizatės sė tyre. Hazbiu rrekej mė kot tė sqaronte se natėn e 17 dhjetorit, qė nga mbarimi i mbledhjes sė Byrosė e deri nė mėngjes, kishte qenė nė njė ditėlindje bashkė me afro 30 vetė tė tjerė. Ai u orvat mė kot tė sqaronte se mėngjesin e 18 dhjetorit atij i kishte kėrkuar personalisht Hoxha qė tė shkonte nė shtėpinė e Shehut dhe tė merrte letrėn qė kishte lėnė ky i fundit pėr tė. Ministri i Mbrojtjes sqaroi se ai ia kishte dorėzuar letrėn nė dorė vetė Enver Hoxhės. Hazbiu i hodhi poshtė edhe akuzat se ishte grup me Feēor Shehun, por u detyrua tė pėrballet me Fiqirete Shehun, e cila e torturuar dhe e shantazhuar, siē u dėshmua mė vonė, deklaroi se ajo, Mehmet Shehu, Feēor Shehu dhe Kadri Hazbiu qenė pjesė e sė njėjtės organizatė antiparti. Ndėr tė tjera Hazbiu u akuzua deri edhe pėr probleme qė kishin lidhje me kohėn e Luftės, pėr raportet me jugosllavėt, sovjetikėt dhe deri te detaje tė parėndėsishme si vendosja e njė mikrofoni nė Ministrinė e Mbrojtjes pėr tė regjistruar mbledhjet qė bėheshin nė zyrėn e tij etj.
    Nė regjistrimet e Plenumit tė KQ tė PPSh, qė analizoi punėn dhe vendosi dėnimin e tij, ka mbetur monumental njė dialog me Hoxhėn:
    “- Kadri, mban mend kur ke ardhur pėr raport nė vilėn e Dajtit?
    -Mbaj mend, shoku Enver?
    -Mban mend ē’vit ishte?
    -Nuk e mbaj mend mirė, ndoshta 67, ndoshta 68?
    -Tė thirra unė apo kėrkove ti?
    -Nuk mbaj mend shoku Enver!
    -Mban, mban mend.
    -Nuk e mbaj mend shoku Enver
    -Epo ky ėshtė problemi. Se ky ėshtė thelbi yt armiqėsor!”
    Kadri Hazbiu u dėnua me njė gjyq publik. Pėrsėri shkaku real i dėnimit tė tij mbeti mister. Hamendėsime tė mėvonshme komentojnė faktin se, me vdekjen e Shehut, Kadri Hazbiu mbetej njeriu mė autoritar nė Byronė Politike dhe njė pengesė e fortė pėr Ramiz Alinė. Ndėr tė tjera ėshtė pėrmend fakti qė ai kishte kontrolluar pėr 30 vjet Ministrinė e Punėve tė Brendshme, atė pjesė qė quhej pushteti i errėt. Sido qė tė ishte, Kadri Hazbiu do tė rezultonte njė pengesė pėr Ramiz Alinė qė ky i fundit tė kontrollonte krejt pushtetin nė Shqipėri. Me gjasė, pikėrisht pėr kėtė arsye u eliminua ministri i Mbrojtjes Kadri Hazbiu, duke u pushkatuar mė 1983 sė bashku me ministrin e Punėve tė Brendshme Feēor Shehu, me atė tė Shėndetėsisė Llambi Ziēishti dhe me funksionarin e lartė tė Sigurimit tė Shtetit Llambi Peēini.
    As shkaku i pushkatimit tė Ministrit tė Shėndetėsisė nuk dihet, pėr arsyen e thjeshtė se ky nuk kishte as ndonjė rol zotėrues nė politikėn shqiptare, madje as qė qe aktiv nė tė. Shpjegimet e mėpasshme sqarojnė se ai u pushkatua ngaqė kishte shprehur habi pėr moskryerjen e autopsisė sė Shehut. Zėra tė tjerė thonė qė ai ėshtė shprehur se, nga kėqyrja e kufomės sė Kryeministrit, dukej njė rast tipik vrasjeje dhe jo vetėvrasjeje. Por tė dyja hamendjen kėto i takojnė memuaristikės dhe njė shpjegim tė qartė nuk e ka dhėnė askush, pėrfshi edhe Ramiz Alinė, pasardhėsin e Hoxhės. I pyetur nė njė intervistė televizive pėr kėtė ngjarje, ai ėshtė pėrgjigjur thjesht:
    “Ashtu ishte ajo kohė, nuk u morr vesht mirė!”
    Njė episod dramatik i atyre dėnimeve ishte paraqitja para trupit gjykues e ish-Ministrit tė Punėve tė Brendshme Feēor Shehu. Punonjės i policisė sekrete dhe i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme prej 40 vitesh, Feēor Shehu deklaroi se ndaj tij qenė ushtruar dhunė dhe tortura tė tmerrshme, se ishte shtyrė tė pranonte akuzėn me pahir dhe se kėtė gjė e denonconte. Kryetari i Trupit Gjykues, Aranit Ēela, duke ndjekur fjalėt e tij lėshonte vetėm nga njė pasthirrmė ironike:
    “Ashtu, ė?! Ashtu, ė?! Ashtu, ė?!”
    Por Feēor Shehu nuk diti tė jepte pėrgjigje kur po ky kryetar i Trupit gjykues e pyeti: “Nuk e dije ti qė ushtroheshin tortura nė burg?!”
    Feēor Shehu u akuzua si pjesėmarrės nė tė njėjtėn organizatė me Kadri Hazbiun. Ai i pranoi akuzat nė hetuesi, deklaroi atė qė donin hetuesit, por i mohoi ato nė gjyq. Akuza ndaj atij qė kishte drejtuar Ministrinė e Punėve tė Brendshme prej dy vitesh dhe kishte qenė njėri prej njerėzve kryesorė tė saj prej 30 vitesh, pėrbėhej nga njė gjysmė flete e daktilografuar dhe e pėrgatitur nga prokurori i pėrgjithshėm i Republikės Rapi Mino.
    ALMA MILE

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •