-
Rama: Ofrojmë paktin 'Shqipëria si gjithë Europa’
Mbasi brodhen mire Dubajeve.. biroistet e selise se miliarderave.. me nick roza.. na kan dalur me pallavra te reja..
Sekserja e milionave te edvin miliardarit.. zonja e hekurt Mime Kordheli duall me pallavren.. te ulim taksat e ushqimeve..
Ja cthote Edvin Mashtruesi..
---
gazeta shqiptare..
--
Përmbysjen e sjell vota
» Dërguar më: 22/09/2011 - 14:24
Nga Edi Rama
Me këtë shkatërrim që Saliu po i bën ekonomisë, po prite deri në zgjedhjet e ardhshme do të të duhet t’i ngresh taksat në të gjithë tabelën, e jo t’i ulesh!! Kë prite shumë gjatë, mos prit edhe më gjatë, jepi drejtim se ke ra klluke duke ngrohur vezët. Mosbindje civile është zgjidhja për mendimin tim, pastaj vijmë tek taksat”, - ka shkruar Elin Bah në një nga komentet e kësaj teme duke m’u drejtuar mua. E shkëputa këtë koment sepse dëshirova të them ca gjëra, nisur edhe nga fakti se ndër blogje lexoj shumë “revolucionarë” të dëshpëruar që na kërkojnë një përmbysje të madhe, po e duan ndenjur para televizorit a duke kërkuar me kompjuter që ta bëjnë të tjerët. Në fakt përmbysja e madhe, e domosdoshme për Shqipërinë, mund të ndodhë vetëm nëse gjithsecili bën detyrën e tij e unë mundohem ta bëj timen pa harruar asnjë sekondë çfarë i duhet vendit, pa u kursyer në kohën e në energjitë e mia për të bërë më të mirën, pa shkelur në asnjë rast mbi bindjet e mia. Dhe bindja është se përmbysjen e domosdoshme e sjell vota, vota masive, vota që kapërcen malin e manipulimeve e të poshtërsive të pushtetit, vota që mblidhet nga të gjithë ata që duan përmbysjen, jo vetëm duke dalë vetë në votim, po duke marrë edhe të tjerë për dore, familjarë, miq, të afërm, fqinj, vota që s’pyet për “por”, “po ja”, “po edhe këta”, “po se mos ata”, “po dale ta shohim”, “po prapë njëlloj janë”, po “bla-bla-bla”, vota që rritet me rezistencë qytetare, me protestën e thjeshtë të gjithkujt që s’e ul kokën, me reagimin e gjithsecilit ndaj së keqes që po hyn thellë e më thellë. Më vjen mirë që nisma për heqjen e TVSH-së së bukës, qumështit, vezëve e ilaçeve dhe për uljen e TVSH-së së ushqimeve bazë në përgjithësi pritet mirë, e kuptoj edhe skepticizmin e disave që janë shprehur sinqerisht në këtë diskutim, por mbetet me rëndësi të kuptohet se opozita është alternativë, është një mundësi e re, është një shpresë që duhet ushqyer nga të gjithë, jo një çetë e armatosur që zgjidh për ata që rrinë para televizorit apo mjaftohen me të shkruarit në blogje problemin e heqjes së TVSH-së më të lartë siç e ka thënë bukur dikush në këtë bisedë, TVSH-së së Saliut. Që TVSH-ja e mbajtjes së Saliut në kurriz është taksa më e pallogaritshme e këtij populli as që diskutohet, po për heqjen e asaj takse opozita s’mund të bëjë përveçse këtë që po bën, duke i treguar popullit sesi ajo do të qeverisë falë votës. I takon popullit të zgjedhë nëse do të votojë kur të vijë dita e zgjedhjeve apo nëse do ta përshpejtojë me vullnetin e tij sovran ardhjen e asaj dite për të hequr nga shpina TVSH-në e padurueshme të qëndrimit të Saliut në pushtet. Opozita ka qenë, është e do të jetë gjithnjë me popullin, ne nuk po presim as gjatë as shkurt, thjesht po bëjmë të gjithë sa e si mundemi detyrën tonë, duke besuar se nuk jemi ne që e vendosim kur derdhet kupa e mbushur e marazit popullor prej padrejtësive, po është vetë dhe vetëm populli.
Marrë nga www.edirama.al
-
-
edvini me pallavra te reja..
------
balkanweb
--
23 Shtator 2011 - 14:18 | Shqiperi TRANSLATE
Rama: Ofrojmë paktin 'Shqipëria si gjithë Europa’
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste në një komunikim me gazetarët deklaroi se opozita me rinisjen e jetës parlamentare ka bërë pjesën e saj sa i takon përmbushjes së detyrimeve , duke plotësuar kushtin e parë të kërkuar nga ndërkombëtarët, për zgjidhjen e krizës politike.
“Kthimi i bashkëjetesës është sinjal kumbues nga BE më shumë sesa një arnë në kodin rrugor. Pranimi në parim i një reforme të institucionit të Parlamentit bazuar në BE për të rregulluar të gjitha defektet e konstatuara nga Komisioni Europian vjet, përcaktohen jo vetëm si probleme të opozitës por edhe nga drejtimi i kryeparlametares Topalli”,- deklaroi Rama.
Lideri i opozitës deklaroi se dy përfaqësuesit e PS-së janë angazhuar për një marrëveshje parimesh sa i takon reformës zgjedhore, ndërkohë theksoi se pa reformim të parlamentit Shqipëria ta harrojë përgjigjen pozitive nga Brukseli.
“Opozita është shprehur publikisht dhe ka vepruar e para. Ne e kuptojmë se çfarë është integrimi evropian dhe na intereson. Përshpejtimi i procesit të integrimit nuk i intereson vetëm Saliut. Integrimi i parlamentit shqiptar si institucion si procedurë legjislative është A, pa të cilën Shqipëria ta harrojë pëgjigjen pozitive nga Brukseli. Ashtu sic duhet ta harroj të fajësojnë opozitën për bllokim”,- nënvizoi Rama.
Rama theksoi se opozita do e japë votën në Parlament vetëm kur ato cka propozohen nga shumica do të jenë në përputhje me standardet Europiane.
“Opozita ka vetëm fjalën dhe votën. Fjalët e saj që nuk dëgjohen nuk mund të shërojnë plagët e rëda të keqqeverisjes. Votën në Kuvend do ta japin ku c’ka ofrohet do të jetën në përputhje me standarte dhe kërkesat e BE. Të gjitha cështjet që kanë të bëjnë me 3/5 votave nuk është detyrimi jonë ti votojë por i Saliut. Propozojë publikisht që mos të ketë spekulime, që ti japim vendin shansin para 12 tetetorit”,- nënvizoi kreu i PS.
Duke theksuar se nëpërmjet këtij pakti të ofruar opozita prioritet që i takojnë qeverisë i kthen në prioritete të përbashkëta, kreu i PS nënvizoi se Paktin Kombëtar për Shqipërinë si gjithë Europa, opozita është gati ta nënshruaje në cdo moment, në mëyrë që kriza politike të kthehet në një shans për vendin.
“Këto janë 10 pika Komisioni Europian kërkon 12 ,por jemi të hapur që pala tjetër të shtojë të tjera. Nëse e dëshiron këtë fakt dhe nëse do votat tona në parlamanet ne jemi gati ta nëshkruajmë këtë pakt që nesër dhe ta kthejmë krizën politike në një shans për Shipërinë. Qeveria do të mbajë përgjegjësinë e vet për atë refuzim, përgjigjesëi më e madhe sesa ajo e opozitës. Në këtë pakt opozita adreson përgjegjësitë e përbashkëta, ndërkohë po të lexojmë priroritetet e BE janë përgjegjësi e qeverisë”- deklaroi lideri i opozitës Edi Rama
10 PROPOZIMET E KREUT TË OPOZITËS EDI RAMA:
1. Të votohet konsensualisht rregullorja e bashkëjetesës në sallën e Kuvendit
2. Të ngrihet menjëherë komisioni parlamentar ad-hock për të miratuar reformën institucionale të parlamentit bazuar mbi defektet e evidentuara nga Komisioni Evropian.
3. Të vendoset me marrëveshje përfundimin e reformës zgjedhore brenda marsit të vitit 2012 bazuar mbi raportet e OSBE-ODIHR-it. Duke rënë dakord që çdo propozim i PS që merr dritën jeshile të OSBE/ODIHR-it dhe komisionit të venecias miratohet me konsensus.
4. Të adresohet me proces konsensual zgjedhja e këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë ku opozita nuk ka pretendim veçse njohjes së të drejtës për të propozuar 3 nga 9 anëtarët e këtij këshilli. Të votohet konsensualisht kandidati i propozuar nga presidenti për detyrën e Guvernatorit të ri.
5. Të zgjedhet konsensualisht kreu i KLSH-së dhe ti ofrohet paraprakisht presidentit një profil jo me emër por me staturë. Të përjashtohet çdo kandidat që vjen nga partitë politike. Së gjashti të zgjedhim konsensualisht Avokatin e Popullit si një figurë jashtë partive.
6. Të ngarkohet Komisioni i Ligjeve që brenda kësaj sesioni, dmth brenda vitit të trajtojë në bashkëpunim me një grup konstitucionalistësh rast pas rasti e sipas fushave çdo çështje që lidhet me ligjet që kërkojnë 3/5 e Kuvendit. Mbi këtë bazë të japim dakortësinë që do votojmë çdo produkt të këtij procesi që do të administrohet bashkarisht”, deklaroi Rama.
7. Të bien dakord se kufizimi i imunitetit kërkon tryezë për rishikimin e Kushtetutës për kufizimin e imunitetit dhe ndërhyrjet në Kushtetutë që lidhen edhe me disa prej drafteve që kërkojnë 3/5 e votave në Kuvend.
8. T`i drejtohemi prokurores së përgjithshme përmes një letre të firmosur nga gjitha grupet parlamentare ku ti kërkojmë zbardhjen e plotë të tragjedisë së 21 janarit duke ofruar pakt mossulmimi verbal as ndaj institucionit e as ndaj institucionit të kryeprokurores. Të japim disponibilitetin për tu marrë në pyetje të kujtdo e mos marrjen në mbrojtje të askujt. Këtu PS ka interes publik të bashkëngjisë edhe dy vrasje të tjera: njëra ajo e deputetit Fatmir Xhindi dhe kryekomunarit Veseli.
9. Prokuroria të thërrasë të gjithë personat me imunitet parlamentar që kanë rezultuar të përzier me apo pa të drejtë me botën e krimit apo korrupsionit nën dritën e publikimit të kabllogrameve të SHBA. Kërkoj heqjen e imunitetit të kujtdo që prokuroria kërkon hetim të mëtejshëm.
10. Të reformohet bordi drejtues i RTSH-së e të balancohet bordi njësoj si edhe këshilli kombëtar i Radio televizioneve duke votuar me konsensus edhe ligjin e media.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera
10 propozimet e kreut të opozitës Edi Rama
VIDEO: Rama: Ofrojmë paktin 'Shqipëria si gjithë Europa’
Kthehu Dërgo Printo Home
Komento
Dërguar nga luga, itali më 23-09-2011 në 17:25
Rama kryeminister-------Saliu ne BURG
Dërguar nga OK, pseAkomaTiKetu më 23-09-2011 në 16:30
Ti je i vetmi politikan qe edhe vendin e tij shkatarron qe te marr pushtetin. Vec prej teje skemi hyr ne Europ, e vec prej teje spo ecim perpara. Asnje pik qe ben ti ska arsyetim e llogjik. Kur edhe EUROPA te tha dje, se kuptojm pse ai i kundervihet marreveshjeve tona. IK ore IK ste duam!!!! E ke bere vendin si CIRK injorantesh
Dërguar nga Yaqoob më 23-09-2011 në 16:14
Fort i dashur Shoku EDI....
Ky slogan eshte perdorur para 20 vjetesh dhe shiko ku na solli.
Prandaj te kam rixha gjej ndonje gje tjeter.
Se e donim edhe ne si gjithe Europa por u futem ne Konferencen Islamike.
Pastaj mesuam skemat e Ponzit (ato firmat qe mblidhnin para me perqindje).
Mesuam si te vjedhim votat(1996),si shkaterrohet shteti (1997),si behet grusht shteti(1998),si vidhet thesari,
si pastrohen parate,si shitet droge,si ndertohet pa leje ose me leje 20%-she.
E, si thua??
Dërguar nga tomi, tirane më 23-09-2011 në 15:07
Bravo Edi,me ty shqiperia dhe shqiptaret ne shtigjet e injorances,harbuterise,fodullekut e tatepjetes do shkoje me siguri.Vendos kushte or mik,ne kurriz te atij populli fukara e te sahkaterruar nga mendesia enveriste, eshte fare e qarte (pervec tifozeve te tu dhe injorances se pergjithshme)se ju nuk do lejoni me te gjitha mundesite integrimin e vendit ne europe.Ti po jeton sindromen e SALES,je ti qe po e fuqizon pushtetin e tij.Jeni humbesi i madh dhe nuk keni shpetim,mundohi me kot te mbijetoni
Dërguar nga Duhet te besohet?, tirone më 23-09-2011 në 14:42
A duhet ti besohet Rames? Kjo eshte pyetja kryesore ne keto memonte. Perse? U humb gjithe kjo kohe qysh nga vitit 2009 dhe vetem ne fund te shtatorit 2011 vetem rreth 20 dite nga vendimi i Brukselit ,Rama kerkon pakt? E dyta shume nga propozimet qe kerkon Rama duhet ti propozoje Presidenti dhe parlamenti ti miratoje? Mos eshte nje hile e ketyre te dyve? Kjo duhet pare me tej por duke ditur historikun e pabesive te Rames duhet marre me shume rezerva.Megjithate nese i kane ardhur mendte...???
Dërguar nga silverbear, tirane/albania më 23-09-2011 në 14:42
Propozime me te drejta sme kane zene syte qe nga kohe te vjetra,para Skenderbeut,por ky kandidati per dhender pse si bie shkurt,Dua te behem kryeminister,ashtu sic me beri Nano minister,nga ura e Senes,drejt e ne kolltuk
Dërguar nga ATDHETARI, LONDON UK më 23-09-2011 në 14:34
ORE NUK DUAN ZHURMUSET E PS QE SHQIPRIA TE HEC PERPARA,POPULLI DO TI NDESHKOJ ME VOT ...........
Dërguar nga serbet bllokojn kosoven rama shqiperin më 23-09-2011 në 14:29
o njerz lexoni fjalte e edi rames
e ne qoft se lexoni komentet e politikanve
serrb jane te njejta qe thojn ata per kosove keshtu rama thot te njejten gje per shqiperin
-------
-
-
panorama
-
Ftesa e Ramës!
Opinione Martë, Tetor 4th, 2011
BLENDI FEVZIU
Po, dua! Kjo është përgjigjja që Edi Rama, kreu i PS, i ka dhënë në fundjavë një kërkese të përsëritur që ua kish refuzuar në tetë vjet katër personave. Një refuzim, në të gjitha rastet i bërë nga Rama, që fillon me debatin e munguar Rama – Ngjela, në zgjedhjet lokale të vitit 2003, vijon me Rama – Olldashi, në zgjedhjet e 2007-s, me debatin e pritshëm Berisha – Rama, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 dhe mbyllet me debatin që vetë ai e konsideroi të pavlerë, Rama – Basha, në vitin 2011. Në të gjitha rastet përgjigjja e tij ka qenë e thjeshtë: Nuk dua!
Në fakt, kjo “nuk dua” s’ka qenë thjesht një vendim personal, por rrënim i një standardi të vendosur që në zgjedhjet lokale të vitit 2000, kur ai vetë u përball me kandidatin e atëhershëm të PD, Besnik Mustafaj. Rrënim i një standardi demokratik, i pranishëm kudo në botë. Një standardi që jo vetëm s’do ta dëmtonte, por do ta shëndoshte dhe do ta bënte më transparente demokracinë e brishtë shqiptare. Rama ka pasur arsyet e tij për këtë refuzim të katërfishtë, por fakti që ai u kthye mbrapsht, në një praktikë që ka qenë prezente në nisjen e karrierës, të bën të besosh se udhëheqësi i opozitës e ka kuptuar gabimin. Por jo vetëm të tijin. Ai po priret drejt një standardi që s’duhet ta refuzojë askush dhe që duhet të jetë i vendosur, po ashtu si data e zgjedhjeve dhe procedurat e fushatës elektorale. Në këtë kontekst, nisma e tij duhet përgëzuar. Ajo është nisma e një të penduari që e ka kuptuar se refuzimi i vazhdueshëm nuk ka prodhuar asgjë pozitive për politikën shqiptare dhe për atë vetë.
Por, nëse nisma për një debat me Berishën duhet përgëzuar – nëse kjo duhet institucionalizuar për çdo herë që ka zgjedhje në Shqipëri, pavarësisht se kush e drejton PD dhe PS – ka edhe një problem që duhet analizuar. Si lider i opozitës, Rama ka bllokuar në dy vitet e fundit gjithë debatet e mëdha opozitë – maxhorancë. Të dyja institucionet ku zhvillohet beteja publike, Parlamenti dhe studiot televizive, kanë qenë krejtësisht jashtë loje.
Opozita kishte vendosur të mos shkonte në Parlament, dhe kjo ishte një zgjedhje politike e saj. Në këtë kontekst, në shumicën e kohës ajo ka qenë jashtë debatit politik me maxhorancën, sidomos për çështje madhore. Beteja politike nuk mund të zhvillohet me konferenca shtypi në distancë, dhe kjo ishte praktika e falimentuar e opozitës shqiptare.
Por, në vend që mungesën në Parlament, ta mbushte me prani në media, opozita zgjodhi t’i shmangë debatet e drejtpërdrejta televizive me maxhorancën që në vjeshtën e vitit 2009. Kjo teori arriti kulmin në mungesën e plotë të përballjeve midis kandidatëve konkurrente në zgjedhjet lokale të 2011-s. Një histori që s’kish ndodhur kurrë që prej vitit 2000, kur u instalua ky standard. Në dy vite, ballafaqimi opozitë – maxhorancë numërohet me gishtat e dorës, ndërkohë që betejën politike të opozitës e kanë bërë aleatët e saj. Studiot televizive kanë qenë të dominuara nga Preç Zogaj, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Spartak Ngjela, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Petro Koçi. Qenë këta që u përballën me përfaqësuesit e maxhorancës, duke mbushur njëfarësoj boshllëkun e madh mediatik që vendosi standardi i Edi Ramës. Si pasojë e kësaj, në dy vite, shumë deputetë të rinj të PS janë ende “të panjohur”. Shumë prej tyre s’kanë shkelur akoma në një studio televizive dhe fare pak janë përballur me deputetët e maxhorancës. Në më shumë se gjysmën e mandatit të tyre ata kanë mbetur thuajse anonimë. Edhe pse shumë janë personalitete në fushat prej nga vijnë. Kjo ka sjellë një tablo të deformuar politike, ku maxhoranca nuk është përballur me ekspertizën e opozitës, siç ka ndodhur në 10 vite, por me deklarimet e saj nga larg. Në kontrast me opozitën e dikurshme të Berishës, që ishte e gatshme dhe gjendej në çdo studio televizive për të akuzuar qeverisjen socialiste të Fatos Nanos dhe për t’u përballur me të.
Vetë Rama i është shmangur çdo debati prej vitesh. Njeriu që hyri në politikë si një polemist fshikullues, protagonisti që i trembte politikanët tradicionalë me stilin e tij tallës dhe ironik, nuk është përballur më me askënd që nga prilli i vitit 2003. Që prej 5 vjetësh ai s’guxon të futet në asnjë studio televizive ku “nuk është i sigurt” dhe gjithë gazetarët e dinë që ky njeri interesohet për pyetjet më shumë se sa për përgjigjet. Ai i ka reduktuar të gjitha format e komunikimit, përfshi konferencat e hapura të shtypit, ku u shmanget përgjigjeve me batuta, gjë që s’ka ndodhur dhe s’ndodh me asnjë politikan tjetër në Shqipëri.
Ndaj, ftesa e Ramës e kësaj fundjave është, pa dyshim, një gjë pozitive. Edhe pse unë besoj se ajo do të kishte më shumë vlerë nëse shihej si standard dhe jo si ftesë konkrete. D.m.th., që PD dhe PS të binin dakord dhe të sanksiononin faktin që në fushatë dy liderët e tyre, kushdo qofshin ata, të zhvillojnë dy apo tri debate televizive; që përfaqësuesit e tyre të mos u shmangen temave të mëdha, por të ballafaqohen me to; që debatet të kenë një standard dhe të mos kthehen në sherrnaja ku askush s’kupton asgjë. Ky do të ishte një zhvillim me vlerë. Një zhvillim që do të linte gjurmë për të ardhmen e vendit. Duke dëshmuar se Shqipëria po ecën në një rrugë të pakthyeshme. Dhe jo si deri dje, kur standardet e vendosura 10 vjet më parë rrëzohen më pas dhe kur opozitën e bëjnë gazetarët, ndërsa vetë opozita bën gazetarin!
Me shume nga kjo kategori:
■Mbi situatën paradoksale në Gjykatën Kushtetuese
■Variabëli me zgjedhjen e Presidentit
■Pleshtat e WikiLeaks-it
■Eshtë ekonomia, o idiot
■Gjermania u bashkua, po Shqipëria me Kosovën?
■Defektet e uljes së normës së interesit
■Të zgjedhurit dhe rrushtë
■Mjekësia, pacientët dhe shoqëria
■Sfida e censusit
■Historia, Kryeministri dhe t’i japim secilit hakun
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori
16 Komente per “Ftesa e Ramës!”
ina
4 Tetor, 2011 - 11:25
Nuk kishe se si te shkruaje ndryshe.
Përgjigjjuni
ANTIQARAMANI
4 Tetor, 2011 - 12:01
I thoni Ramës:” Tani ,që Berisha ta ktheu xhevapin,
Të dha kusurin dhe hesapin,
Lajm i ri apo i vjetër,
Tha se nuk të mbetet asgjë tjetër,
Se nuk merret pushteti në tavolinë,
Por një gjë akoma të mbetet,
Të luash si duash ti me Partinë
Derisa shokët tuaj ta marrin vesh,
Se marrëzitë i ke nxjerr në shesh.
Përgjigjjuni
Edi
4 Tetor, 2011 - 13:15
Nje opinion i shkruar sakte,kjarte e me realizem, qe i le pak vend komenteve.
Keto te verteta qe bejne “muuu..” mund ti kundershtojne vetem ata qe per hir te militantizmit, jane te gatshem ta bejne te zezen te bardhe.
Përgjigjjuni
Kastriot Myftaraj
4 Tetor, 2011 - 15:12
Tani duhet pranuar se edhe ne vitin 2000 nuk u vendos ndonje standard se Rama pranoi qe te merrte pjese ne debat me kusht qe ate ta drejtonte nje person qe ishte ne listen e PS per kandidate per Keshillin Bashkiak te Tiranes. Kjo ishte njelloj sikur te behet debati Rama-Berisha sot dhe ta drejtoje Lorenc Vangjeli.
Përgjigjjuni
bl-edi
4 Tetor, 2011 - 15:28
Koment i bukur per nje “analist” militant. Bravo keshtu sherbehet shume mire. Po pergjigjet alla Berlusconi qe jep kryeministri si te duken zoti Fevziu, apo nuk mund ta shash se te konfiskon pronat e marra vitet e fundit pastaj…eh ! Po ju vjen momenti…
Përgjigjjuni
HAsani
4 Tetor, 2011 - 15:42
Kur z. Rama thoshte “sdua’, tani cfare pergjigje pret. Ky debat per mendimin tim nuk eshte ne kohen e duhur.Z.Rama kete debat mund ta shfrytezonte para zgjedhjeve te Majit. Tani per ne ska asnje vlere
Përgjigjjuni
argm
4 Tetor, 2011 - 16:07
Gjith cka qe ke shkrujt eshte me se e vertet . Edi Rama nuk eshte per ate te pune, i ka hy kot asaj pune, ai duhet tja leri vendin na i tjetri, se per ndryshe Sali Berisha do ri ne pushtet si Enver Hoxha gjith jeten.
Përgjigjjuni
roland
4 Tetor, 2011 - 19:13
nuk kan noj ndryshim te madh mes tyre
Përgjigjjuni
torrja
4 Tetor, 2011 - 16:09
Do te kishe shkuar ti ne vend te Edi Rames tek emisioni i Frangajt dhe Fevziut?
Përgjigjjuni
roland
4 Tetor, 2011 - 16:32
o blendo, kerkesa e rames te ka kapur keq. dukesh paksa i coroditur
Përgjigjjuni
Saliu
4 Tetor, 2011 - 19:09
Vetem ne Shqiperi ndodh qe , gazetaret, stacionet televizive, “analistet e pavarur” merren dhe analizojne opoziten . I dashur Fevziu Shqiperine e drejton Sali Berisha dhe jo Edi Rama. Ne qofte se je e kenaqur me standartet demokratike te vendosura nga kjo pozite(dhe ti sigurisht qe je) lavderoje sepse vekeshtu do te ecim ne perpara ne rrugen e demokracise apo te ( diktatures demokratike). Nga ana tjeter mos e shaj opoziten. Lavdero poziten kjo eshte e drejte e jotja absolute(qeni hel aty ku ha)po mos shaj opozites se ajo nuk e drejton shtetin ajo nuk i ka gjyaktat ajo nuk e ka policine ajo nuk e keq menaxhon ekonomine e vendit. Jam dakort me teorine e vendosjes se standarteve po, keto i ka ne dore pozita. Sali Berisha vetem genjen ndekombetaret dhe u mbush xhepat me pretekstin e “LOBIMIT” dhe ne praktike nuk ben asnje leshim per opoziten. Ai e koncepton vetvehten te perjetshem ne politike dhe te pagabueshem. Nejse ai ka te dejte te “beje palle me trute e vete” po ju si ia lejoni vehtes te beheni sherbetore i bindur, kete nuk e kuptoj. I dashur Fevziu duke pasur respekt per ju si gazetar do te kerkoja te pozicionoheshe ne mes te politikes per te miren e vendit dhe te demokracise ne Shqiperi.
Përgjigjjuni
e verteta
4 Tetor, 2011 - 19:22
Ftesa qe ben Rama eshte nje perpjekje naive e dyfishte per te bere propogande mediatike:Sipas tij,edhe po te refuzohej oferta,per vete fakti qe ay ben ftese publike shkon me shpresen se njerzit do te mendojne se eshte i forte ne argumenta per ta mundur kundershtarin.Ne rastin tjeter, edhe sikur ftesa te pranohej ay e mendonte veten ne pozita superjore,duke bere propogande me akuza e supozime te tipit”sic thuhet” ,te cilat nje personi qe vlerson oratorine me shum se llogjiken e te verteten,do ti dukej fitore…
Përgjigjjuni
Marku
4 Tetor, 2011 - 20:26
Mendoj se ftesa e Rames eshte pikerisht ne kohen e duhur sepse tashme PD i ka te gjitha pushtetet .Debatet te cilat Rama i eshte shmangur kane qene thjesht debate elektorale ku genjeshtrat dhe premtimet amplifikohen thjesht per te marre pushtetin dhe per te mos bere asgje.Tani Rama nuk kerkon pushtetin nepermjet debatit ballafaques sepse ate e ka PD por thjesht te ballafaqohen para shqiptareve per te treguar se kush eshte fajtori i vertete i deshtimeve per mosplotesimin e kritereve per ftesen per anetaresim ne BE.Ju si gazetar nuk keni te drejte te beni paragjykimin e debatit dhe pastaj te protestoni se pse nuk pranon Rama qe ju te drejtoni nje debat te mundshem.Ju zoti Fevziu nuk jeni i pavarur,jeni teresisht i njeanshem.Njeanshmeria juaj ju jep ate rroge mujore astronomike per nivelin e jeteses se shqiptareve.
Përgjigjjuni
Gezim
4 Tetor, 2011 - 20:36
Per mendimin tim , Ky rama eshte nje karakter i ngjashem me personazhin e Dritero Agollit Shkelqimi dhe renja e shokut Zylo.por me shume se Zylo ky eshte dhe shume antikombetar, ne thanjet e tij se integrimi nuk eshte valle me shpata por eshte simfoni , ky per te degjeneruar Sali Berishen shkon shume thelle sa te degjeneroje dhe historine e ajkes shqiptare, Gjergj Kastrioti, Ahmet Zogun,rilindasit shqiptar,Lahuten e Malsise se Gjergj Fishtes qe eshte puro shqiptare dhe jo simfonia e edi rames dhe e enver hoxhes. Ky duhet patjeter te percaktoje etnin ne census………..
Përgjigjjuni
luli56
4 Tetor, 2011 - 21:14
BRAVO BLENDI PERGEZIME
Përgjigjjuni
fatjon
4 Tetor, 2011 - 21:20
o roland po ti avokat i i atij corapegjatit je me ate ate demek ironine tende
Përgjigjjuni
-
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt