Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Vret ‘njeriun më të fortë në Iran’, varet publikisht adoleshenti

    Vret ‘njeriun më të fortë në Iran’, varet publikisht adoleshenti

    Një adoleshent është varur publikisht pasi ishte dënuar për vrasjen e një atleti, që njihej gjerësisht si “njeriu më i fortë në Iran”.

    Pavarësisht thirrjeve nga Amnesty International, adoleshenti u var pranë skenës së krimit në qytetin Karaj.

    Një grup i madh njerëzish ishin mbledhur për të parë skenën e varjes së tij. Forcat e sigurisë garantuan që gjithçka të shkonte pa trazira.

    Adoleshenti e kishte therur atletin popullor në Iran në mes të korrikut. Ai tha se e ndërmori veprimin si vetëmbrojtje pasi ai dhe dy të rinj të tjerë u sulmuan nga atleti Ruhollah Dadashi.


    Prokuroria tha se adoleshenti ishte bërë 18 vjeç. Ai i referohet kalendarit hënor islamik, që ka 11 ditë më pak se kalendari diellor.

    Këtë vit në Iran janë ekzekutuar 202 veta.

    Tema

    Foto e marre nga: http://www.payvand.com/news/11/sep/1211.html



    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 21-09-2011 më 14:22

  2. #2
    "Fati" i tij qe ishte ne Iran, se te kishte qene ne ndonje vend tjeter do kishte marre ca vite burg dhe aq.
    Shume te ekzagjeruar e kane kete ligjin e varjes keto... per nje vrasje me duket i ekzagjeruar.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #3
    te ishte me i forti do ishte akoma gjalle
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga thirsty Lexo Postimin
    te ishte me i forti do ishte akoma gjalle
    lol

    me ni bistek mollash e paska myt lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    adoleshenti...

    ky term perdoret dhe ne shtypin shqiptar..

    kur e degjon mendon njeriu.. adoleshent.. nji beb i madh..i mir i urte i padjallezuar..sa gjynah..jepi 5 leka te blej akullore ose kurabie..

    mirpo.. hmm...

    ata jan kriminele te lindur..

    ca te tille e vran oficerin e policise ne vlore para ca kohesh..

    me banda adoleshtesh xhepush mejdani me mitraloza u be deputet ne cerrik..

    me adoleshenta zabit dokle vrau e masakroj nepunsat e shtetit ne 97..

    me adoleshenta edvin ruci i fidelit masakroj 5 ore rresht shtetin..

    kurse adoleshenti i bashkise me porosi te advinit digjte makinat..

    plazhi durrsit e i vlores kto vite gelon nga adoleshentet qe u a vjedhin pushusve lekun e bukes..

    adoleshentat vrasin me motorra uji duke ja grire mishin pushuesve te gjore e ikin e zhduken..

    adoleshente ishin banda hakmarrja por diten te vene tritol e te vrasin veren e te barbarizojne femije te vegjel duke i mbajtur te lidhur kemb e duar e sy ne bodrume te frikshme..
    e adoleshenta altini e oriku por e vran te mjerin drejtor.. e te gjorin shofer te sallakut..

    adoleshenta raqkat e 5 dyqankave..

    adoleshenta maskat ne qafmuzine.. e tepelene e fier e lushnje.. qe luajten futboll me koka njerzish..

    adoleshenta ata qe vrane tahirin me femije e sabaheten e drinin..

    ..

    sot gjykata suedeze po gjykon nje adoleshent i cili ka 4 vjet qe sulmon plaka e pleq ne rruge e u a merr portofolet duke i shkelmuar..

    ne litar..keta adoleshente..dhe pike..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 21-09-2011 më 14:39

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga thirsty Lexo Postimin
    te ishte me i forti do ishte akoma gjalle
    ahahah funny

    Te varesh per vetembrojtje, fati i keq thuaj
    I LOVE GOD

    j&g

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •