Close
Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 145
  1. #111
    "Vetëvendosje" sërish në aksion !!!!


    Lëvizja “Vetëvendosje” nuk e ka ndërmend të zmbrapset. Të mërkurën kjo lëvizje sërish ka ndërmarr aksion kundër mallrave të Serbisë. Por kësaj here ata ndërruan lokacion.

    Aksionin nuk e zhvilluan në Podujevë. Rreth orës 12.00, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, më saktësisht në mes fshatrave Prugovc dhe Milloshevë, ndaluan kamionin me targa serbe KV-111-578, i cili kishte në rimorkio mall ushqimor serb.

    Me këtë rast, ata e nxorën nga rruga dhe e bënë të palëvizshëm. “Në situatën në të cilën kjo Qeveri është e paaftë për ta mbrojtur vendin ndërkohë për ta ruajtur pushtetin e saj është e gatshme të negociojë e të bëj koncensione në dëm të interesave të vendit, aksioni politik mbetet alternativa e vetme për ta penguar atë”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizjeje.

    Sipas kësaj lëvizje, Qeveria e Kosovës nuk e pa të udhës që as t’ia përmend Robert Cooperit në vizitën e tij këtu moslejimin e mallrave të Kosovës në Serbi, edhe pse paraprakisht e kishin degraduar shtetësinë e Kosovës duke ja hequr emërtimin “Republikë”. Si vazhdim i këtij degradimi, kjo qeveri po i përgatitë targat KS për serbët e Kosovës, të cilat pritet të jenë në qarkullim nga 1 nëntori.

    “Si “dhuratë” konkluzionet e Raportit të Progresit e paraqesin Serbinë si vend i cili, ka arritur përparim të dukshëm, sepse është pajtuar dhe po merr pjesë në procesin e dialogut me Kosovën, me ç’rast janë arritur disa marrëveshje, siç janë qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallrave, regjistrat civilë, kadastri dhe Serbia i ka marrë hapat fillestarë për implementimin e këtyre marrëveshjeve”, thuhet më tej në deklaratë.

    Madje aty bëhet e qartë se Lëvizja Vetëvendosje, do t’i intensifikojë edhe më shumë aksionet saj kundër mallrave serbe që po dëmtojnë Kosovës e po ndihmojnë Serbinë.



    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,64848
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #112
    Nuk zmbrapsemi!
    12 TETOR 2011 - E Mërkurë 06:14 Sot, më 12 tetor, rreth orës 12.00, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, më saktësisht në mes fshatrave Prugovc dhe Milloshevë, ndaluan kamionin me targa serbe KV-111-578, i cili kishte në rimorkio mall ushqimor serb. Me këtë rast, ata e nxorrën nga rruga dhe e bënë të palëvizshëm.



    Në situatën në të cilën kjo Qeveri është e paaftë për ta mbrojtur vendin ndërkohë për ta ruajtuar pushtetin e saj është e gatshme të negociojë e të bëj koncensione në dëm të interesave të vendit, aksioni politik mbetet alternativa e vetme për ta penguar atë.



    Qeveria e Kosovës nuk e pa të udhës që as t’ia përmend Robert Cooperit në vizitën e tij këtu moslejimin e mallrave të Kosovës në Serbi, edhe pse paraprakisht e kishin degraduar shtetësinë e Kosovës duke ja hequr emërtimin “Republikë”. Si vazhdim i këtij degradimi, kjo qeveri po i përgatitë targat KS për serbët e Kosovës, të cilat pritet të jenë në qarkullim nga 1 nëntori. Si “dhuratë” konkluzionet e Raportit të Progresit e paraqesin Serbinë si vend i cili, ka arritur përparim të dukshëm, sepse “është pajtuar dhe po merr pjesë në procesin e dialogut me Kosovën, me ç’rast janë arritur disa marrëveshje, siç janë qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallrave, regjistrat civilë, kadastri dhe Serbia i ka marrë hapat fillestarë për implementimin e këtyre marrëveshjeve”.



    Qeveria e Kosovës në vend se të kujdeset për qytetarët e saj, për mbarëvajtjen e institucioneve, sovranitetin, sigurinë dhe ekonominë, e ka transformuar veten në lehtësuesen e procesit të integrimit të Serbisë në Bashkimin Europian.



    Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i intensifikojë edhe më shumë aksionet saj kundër mallrave serbe që po dëmtojnë Kosovës e po ndihmojnë Serbinë.



    Lëvizja VETËVENDOSJE!



    Sekretariati për Media dhe Komunikim


    http://www.vetevendosje.org/?cid=1,2,3314&author=0
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    o veq perpara kurr mos u zmrapsni
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #115
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Jane arrestu tre persona te vetevendosjes.

    Nese jane arrestu ne lidhje me rrezimet e maunave kohve te fundit atehere i uroj organet e zbatimit te ligjit per suksesin ne lufte kunder huliganizmit.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    sa huligana serb keni arrestu deri me tash per bllokim rrugesh, arm mbajtje paleje, vrasje?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #117
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    sa huligana serb keni arrestu deri me tash per bllokim rrugesh, arm mbajtje paleje, vrasje?
    Qeveria nuk vepron me emocione dhe ne momente te caktuara ne baza impulsive. Qeveria ka plane dhe strategji, ashtu sic pati ne korrik dhe shtator.

    Vetevendosja vepron ne kundershtim me ligjin dhe kushtetuten, prandaj natyrisht arrestohet, sepse eshte obligim zbatimi i ligjit.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vet vendosja u jep zemer serbve..
    u thot..mos e po.rdhni qeverrin e kosoves..

    kjo eshte puna e vv-se..

    pra me i dhan arsye botes qe.. me e braktis kosoven.. se esht vend huliganash..nuk din cfar eshte shteti ligji e institucionet..

    turp..

    levizje lahperash..eshte vv-ja..

  9. #119
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    vet vendosja u jep zemer serbve..
    u thot..mos e po.rdhni qeverrin e kosoves..

    kjo eshte puna e vv-se..

    pra me i dhan arsye botes qe.. me e braktis kosoven.. se esht vend huliganash..nuk din cfar eshte shteti ligji e institucionet..

    turp..

    levizje lahperash..eshte vv-ja..
    ma lahper se ti ktu ne forum nuk ka..
    ti je edhe lahpleh
    ne çdo koment flliq e shan si yt at sali qeni
    mos je aktivist i VV rastesisht..
    ndoshta nuk te kan verejtur ende se do te shperblenin me nje post me rendesi ne levizjen e tyre..
    do t'i lajmeroj une per kualitetet e tua pleherore..
    ti veq vazhdo kundermo se do ta gjejm vendin diku
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  10. #120
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Qeveria nuk vepron me emocione dhe ne momente te caktuara ne baza impulsive. Qeveria ka plane dhe strategji, ashtu sic pati ne korrik dhe shtator.
    ja strategjia e qiviris se polarit:

    Targat KS rivihen në qarkullim brenda muajit

    Kosovën si një vend që nuk e ka të definuar statusin, do të rilëshohen në qarkullim pa u bërë një vit i plotë prej kur në të rejat u vendosën inicialet e Republikës së Kosovës. Të tilla do t’u lëshohen serbëve, por edhe disa shqiptarëve.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se janë në finalizim përgatitjet për të prodhuar këto targa, ashtu siç parasheh marrëveshja e korrikut e arritur ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe për lirinë e qarkullimit ndërmjet të dyja vendeve. Për targat KS ka thënë se do të lëshohen brenda muajit.

    “Do të fillojmë. Edhe udhëzimin administrativ po e përgatisim. Do të lejohen deri më 1 nëntor ato që janë zhdoganuar, me një deklarim që janë kryer më herët”, i ka thënë “Kohës Ditore” ministri Rexhepi. “Ndoshta edhe para 1 nëntorit do të fillojë furnizimi”.

    Me targat që janë zëvendësuar në dhjetorin e vitit të kaluar me ato RKS, nuk do të mund të pajisen veturat e secilit pasagjer që shpreh dëshirën për t’i pasur. Për të mos i bërë krejt njëetnike, do t’iu lëshohen edhe disa shqiptarëve. Megjithëkëtë, kërkesës për t’u pajisur me to duhet bashkëngjitur argumente të forta për nevojën se iu duhet të vozisin me automjet në Serbi.(koha.net).
    Argument i forte per me marr targe te shkijeve.. eshte te jesh bashkepunetor i serbise. Keta qe marrin keto targa jane rrafsh e barbar ma te zi se shkijet.
    Kesaj qivirie nuk i ka mbet tjeter veq me dal ne rruge e me bertit.. rrofte serbia..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •