SHKRUAN: XHAFER LECI
Amshimi njė bashkatdhetari
Qemali kishte aftėsi tė veēanta bashkėpunimi me palėn gjermane dhe nė kuadėr tė Shoqatės Kulturore Shqiptare "Kadri Zeka" nė Nürtingen,
Qemal Morina nga Topanica e Dardanės ndėrroi jetė dy vjet mė parė. Pėr ne, shokėt e Qemalit, qė kemi punuar dhe vepruar sėbashku pėr shumė vite radhazi nė mėrgatė, e ndjejmė shumė mungesėn e tij. Rrethanat vepruese tė aktivistėve nė diasporė, janė krejt tė ndryshme nga ato nė Atdhe. Pėrbėrja heterogjene e mėrgimtarėve, mosnjohja nė masėn e duhur tė sė kaluarės personale dhe familjare, pengesat hileqare tė grupacioneve destruktive, vėshtirėsojnė tej mase punėn normale dhe vullnetin e mirė tė mėrgimtarėve , pėr tė ndihmuar Atdheun, qoftė nė sferėn materiale, apo nė atė politike.
Kam vėnė re se nė Kosovė ende nuk e njohin mirė veprimtarinė destruktive e sabotuese tė grupacionit, i cili identifikonte veten me Lėvizjen Popullore tė Kosovės. Ata nuk njihnin institucionet paralele tė Kosovės, nuk njihnin Presidentin... Ata jo vet qė nuk kyēeshin nė aksione tė ndryshme institucionale nė ndihmė tė Kosovės, por edhe e sabotonin ēdo nismė tė kėsaj natyre. Kėsaj tė keqeje i kontribuonte me zell edhe fletushka "Zėri i Kosovės".
Nė kėto kushte punonte dhe vepronte Qemali me shokė. Dhe, nuk ndalej, madje as nuk demoralizohej nga prapėsitė nė rritje tė disa avanturierėve . Qemali ishte fort i bindur nė politikėn dhe filozofinė e Presidentit Rugova. Provokimeve anti Rugovė u pėrgjigjej butėsisht: Nesėr do tė ndėrroni mendje, sepse dr. Rugova ėshtė dėshmuar pėr politikė tė menēur dhe kombėtare". Dhe, komunikonte me ata me durim dhe urtėsi tė pa shoqe, gjė qė kėto cilėsi na mungonin neve, shokėve tė Qemajlit.
Qemali ynė na mungon edhe ne komunikimet aq tė natyrshme me organet zyrtare lokale tė Kichheim-Teck-ut dhe tė Nürtingen-it. Qemali kishte aftėsi tė veēanta bashkėpunimi me palėn gjermane dhe nė kuadėr tė Shoqatės Kulturore Shqiptare "Kadri Zeka" nė Nürtingen, ne ishim mjaft tė suksesshėm nė veprimtarinė tonė nė shėrbim tė Kosovės, duke pasur gjithnjė edhe pėrkrahjen e vendorėve gjermanė.
Qemali edhepse i shuar fizikisht, vepra dhe kujtimi i tij janė tė pranishėm nė mendjet dhe zemrat tona. Madje edhe vizita qė i bėmė familjes tė tij vitin e kaluar dhe kėsaj vere si dhe vendprehjes tė pėrjetshme nė Topanicėn e tij tė shumėdashur, janė borxhi dhe ngushėllimi ynė, si shokė dhe bashkėveprimtarė ndėr vite dhe dekada.
Krijoni Kontakt