Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 65
  1. #51
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Maqellarjot Lexo Postimin
    BuleBaron,

    Faktet qe iu serviren "juve" jane si lodrat qe "bien" nga oxhaku gjate nates se Krishlindjeve. "Shifeni se cfar you ka prur "xhaxhi" Santa Kolose yve..." Urraaa Urraaa, Rroooft "XhaXhi". Edhe thone pastaj qe Santa nuk Egziston!!!

    Sivjet me duket se Santa po iu bie nje these me plera, dhe po iu a shet si kur te ishte "flori".


    Pse je kaq i limituar mer Maqellara ??? Pse mer jahu llogjikon si operativi zones ???

    Ç'lidhje kam une me plehrat e importit apo ai tjetri qe s'punon fare ne "industrine e plehrave". Ke pare gje kontrate ti apo flet ne tym ??? Ke lexuar çfare thote ligji ??? Une per vete jo, nuk e kam lexuar.


    Çfare faktesh ke servirur ti, vetem llafe si Gjoni Vogel. M'ka thene X keshtu, i thashe Y ashtu ...


    Ju esht bo Sala obsesion, me keq se ato plakat qe çirren zakonisht ne mitingjet e Ed Vrromes. S'keni ça t'i boni, plasni nga inoti ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #52
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Ke lexuar çfare thote ligji ??? Une per vete jo, nuk e kam lexuar.


    .
    Nuk ke nevoje te dish apo te lexosh me teper se kaq : Po imporohen Miljona dhe Miljona Tonelata me plehra nga Europa per ne Shqiperi.

    Nuk po importohen Peme dekorative

  3. #53
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    S'keni ça t'i boni, plasni nga inoti ...
    Ho, goca ime desh me dul partizone, dul. Çere do?

    P.S. Një gjë nuk e kuptova unë. Pse disa persona e kanë marrë me të qeshur atë postimin tim të parë?
    Unë e kisha seriozisht mër jahu.
    -

  4. #54
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Nuk ke nevoje te dish apo te lexosh me teper se kaq : Po imporohen Miljona dhe Miljona Tonelata me plehra nga Europa per ne Shqiperi.

    Nuk po importohen Peme dekorative


    A ka ndonje plan per importimin e ketyre plehrave apo do i shkarkojne direkt ne portin e Durresit apo Vlores dhe do t'i lene aty ne qiell te hapur ???

    Mos folni kot ne ajer ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #55
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Ho, goca ime desh me dul partizone, dul. Çere do?
    Qafiro e ke bo gabim dialektin
    ... desh me dal partizone, dul. ...
    Jo dul dul dy here se ndrysho koha e foljes.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #56
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Po përgjigjesha andej nga tema e ushtrisë prandaj nxitova
    -

  7. #57
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.botasot.info/mesme/Berish...i_Amerikan.JPG




    Berisha: Bill Clinton është heroi ynë kombëtar

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha mori pjesë në mbrëmjen gala, të organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), në New York.
    Në mbrëmje merrnin pjesë Presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto dhe zv/kryeministri i Kosovës Bexhet Pacolli, zv/asistent Sekretari i Shtetit Philip Reeker, kongresmeni Eliot Engel, ambasadori Frank Wisner si dhe shumë personalitete të tjera shqiptare dhe amerikane.
    Në mbrëmjen gala i ftuar nderi ishte ish-Kryeministri britanik Tony Blair, të cilit NAAC i dorëzoi një çmim të posaçëm për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës.
    Çmime iu dhanë një numri personalitetesh të shquara që kanë kontribuar për kombin shqiptar si ish ambasadori Richard Holbrooke.
    Në fjalën e tij përshëndetëse, Tony Blair kujtoi përpjekjet edhe emocionet e forta të periudhës së luftës së Kosovës dhe përpjekjet për çlirimin e saj.
    Blair nënvizoi rëndësinë e lirisë për çdo komb dhe theksoi se bota nuk do të jetë më e mirë nëse lirinë nuk e gëzojnë të gjithë popujt. Ai shprehu kënaqësinë që Kosovën sot e njohin 84 shtete të botës dhe dëshirën që të gjithë shtetet ta njohin pavarësinë e saj.
    Mbrëmjen gala e përshëndetën edhe një numër personalitetesh të ftuar. Gjatë mbrëmjes aktorja e Hollivudit, Eliza Dushku prezantoi një pjesë të dokumentarit të realizuar gjatë vizitës në Shqipëri, i cili ka për qëllim promovimin e imazhit të Shqipërisë në botë.
    Duke marrë fjalën, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për të gjithë miqtë e kombit shqiptar, për mbështetjen dhe ndihmën e tyre të çmuar.
    “Ne, shqiptarët, ishim të fundit në Evropë që kënduam këngën e lirisë. Ndamë në të shkuarën një nga historitë më të hidhura, por gjithmonë i them vetes që jemi një komb i bekuar. Ne jemi një komb i bekuar, sepse në çdo moment vendimtar të ekzistencës sonë, të lirisë sonë, kemi pasur mbështetjen, ndihmën e këtij vendi e kombi të madh dhe ia kemi dalë mbanë falë saj.
    Ne kemi një histori shumë të gjatë, që prej kujtesës më të hershme të njerëzimit. Por kemi humbur historinë e lirisë. Udhëtimi ynë i gjatë ishte një udhëtim mbijetese dhe padyshim, paraardhësit tanë meritojnë nderim të madh.
    Nënat, gjyshet tona meritojnë nderime të mëdha. Ne erdhëm në kohët moderne si një vend i përcaktuar, u përballëm me padrejtësitë më të mëdha, por falë Zotit, sot jemi një vend i lirë. Jemi të lirë, sepse përpjekjet tona kanë vlerë falë Presidentit Bill Clinton. Ai është heroi ynë kombëtar. Po, presidenti Clinton është dhe do të mbetet në kujtesën e kombit tonë një nga heronjtë më të mëdhenj.
    Ai drejtoi një nga luftërat më të vështira për t’u vendosur, e drejtoi atë për popullin e Kosovës, për shqiptarët e Kosovës.
    Ne sot nderojmë Tony Blair, kryeministri më i madh prej luftës së dytë botërore. Ai pothuajse drejtoi Evropën, në mbështetje të Presidentit Bill Clinton, në betejën për lirinë e Kosovës. Ai do të mbetet në kujtesën e kombit tonë, një hero i vërtetë kombëtar. Nderojmë sot, edhe një mik të madh. Një prej diplomatëve më të jashtëzakonshëm të këtij vendi të madh, Richard Holbrooke”, tha ai.
    Duke shtuar se pro-amerikanizmi ynë i ka rrënjët thellë në liritë tona dhe ne jemi shumë krenarë për të.
    “Kongresmeni Engel është këtu. Të gjithë e kujtojmë 13 vjet më parë. Pavarësisht faktit se asnjë rajon nuk ka derdhur më shumë gjak për liritë, sesa populli i Kosovës, sakrificat e vitit 1999 ishin ndoshta sa e një e katërta e atyre të vitit ’45, por këtë herë gjërat kanë ndryshuar. Një burrë i madh i këtij kombi, një hero i këtij kombi, Bob Doll, me Eliot Engel, me mikun tonë të madh që nuk jeton më, kongresmenin Tom Lantos dhe shumë të tjerë bënë një vizitë historike në Prishtinë dhe i thanë botës së Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë, Shtetet e bashkuara nuk do të tolerojnë aparteidin e Millosheviçit në Kosovë.
    Vitet e fundit përpara pavarësisë nuk kanë qenë të lehta. Dhe këtu kemi një dëshmitar të madh, ambasadorin Frak Wisner. Procesi ishte i komplikuar, por qeveria amerikane, Presidenti Goerge W Bush nuk hezitoi kurrë dhe ishte vendosmëria e tij që Kosova u bë një vend i lirë.
    Sot jemi njerëz të lirë dhe po ndërtojmë të ardhmen, kudo ku jemi. E lamë mbrapa historinë e mbijetesës dhe jam absolutisht i bindur që po ndërtojmë një të ardhme të ndritur, po ndërtojmë të ardhmen që meritojmë, më të mirën e të mirave, për të shpërblyer miqtë tanë këtu dhe kudo që janë, për të ndërtuar vlerat, mbi të cilat shoqëritë e tyre kanë përparuar dhe lulëzuar. Prandaj mbetemi shumë të përkushtuar për një shoqëri të lirë, për të shfrytëzuar pasuritë, asetet e jashtëzakonshme të lirisë, për të bërë më të përparuar vendet e kombet tona”, përfundoi fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare.
    Bota sot
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #58
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.gazeta55.al/fotolajm/56791me%20grate.jpg




    Shtëpia e Bardhë publikon fotot e çiftit presidencial Obama me kryeministrin Sali Berisha dhe bashkëshorten e tij, Liri Berisha
    24-09-2011 / Gazeta 55



    Shtëpia e Bardhë ka publikuar fotografinë e përbashkët të çiftit presidencial amerikan, Barack e Mishele Obama me kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe bashkëshorten, Liri Berisha.
    Kryeministri Berisha mori pjesë me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Barack Obama, në pritjen e organizuar prej tij për nder të kryetarëve të shteteve dhe qeverive që marrin pjesë në punimet e sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
    Kryeministri Berisha e ftoi Presidentin Obama për të vizituar Shqipërinë, ftesë të cilën Presidenti e pranoi me kënaqësi.
    Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, kreu i qeverisë shqiptare ka zhvilluar gjithashtu takime të rëndësishme me presidentët si atë të Polonisë Bronisłaë Komorowski, Hungarisë Pal Schmitt, Çekisë Vaclav Klaus, Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili, kryeministrat e Britanisë së Madhe David Cameron, Suedisë Fredrik Reinfeldt, Zëvendëskryeministrin e Luksemburgut Jean Asselborn, me të cilët diskutoi mbi marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në rajon. Kryeministri ftoi të vizitojnë Shqipërinë, Kancelarin e Austrisë Werner Faymann, si dhe Ministrin e Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, të cilët i falënderoi për ndihmën e madhe që i kanë dhënë Shqipërisë.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #59
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    ... imporohen Miljona dhe Miljona Tonelata me plehra nga Europa per ne Shqiperi.

    Nuk po importohen Peme dekorative
    ato meleona e meleona plehra na duhen per te plehruar meleona e meleona ullinj, protokalla e arrora qe do te mbillen brenda planeve asnjevjeçare te qeverise time; Evropit do tia kthejme ne vaj e kokrra ulliri, protokallash, lejmonash, e arrora; per vete do te mbajme çfare mbetet prej plehrave - edhe aromen gjithashtu.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shokë e shoqe.. edvino ruco-fanso-ista....

    per te miren tuaj e kam..

    i kontrolloni e i verifikoni.. pallavrat me te cilat ju bombardon cdo dite ore e minut.. industria edruciste shpifso djallo- mu.taviste..

    ..

    ju bombardojne qe ti vini si zivero-kapterra-kryderra ne ndonje 21-ish tjater..
    mo e hani m.utin se sapunin ku ta gjesh..per djath..
    shikojini mire videot e 21-shit..

    ,,

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •