Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1

    Topi në Turqi. Gyl: Shqipëria, aleati ynë në Ballkan

    ANKARA-Presidenti shqiptar Bamir Topi nga kryeqyteti turk Ankara vlerësoi sot në shkallën më të lartë marrdhëniet e Shqiërisë me Turqinë.
    Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun turk, Abdullah Gyl, Topi theksoi marrdhëniet shumë të mira ekonomike e politike mes dy vendeve. Te njejtat vleresime, por per Shqiperine u shprehen me pas dhe nga ana e Presidentit turk, Gyl.

    “Për ne Turqia është partner i rëndësishëm në rajonin ballkanik dhe më gjerë”, tha Topi.
    Më tej kreu i shtetit shqiptar theksoi mbështetjen që Turqia ka dhënë për Shqipërinë në NATO.
    “E kam të fresktë Nëntorin kur Gyl nënshkroi para meje protokollin që i jepte mbështetje Shqipërisë për NATO.
    Ne sot jemi së bashku ne aksione të shumta ushtarake dhe forcat komando shqiptare krahas ushtarëve të Turqisë janë së bashku në misione paqeruajtëse”.

    Topi theksoi se përvec marrdhënieve shumë të mira tregtare mes dy vendeve është dhe një anë tjetër, ajo sociale ku përmendi shkollat e spitalet turke në Shqipëri.
    “Në Shqipëri ekzistojnë shkolla turke, universitete turke, qendra spitalore turke dhe mund të rikonfirmoja edhe një herë atë që thashë në bisedime se këto janë qendra, të cilat ofrojnë cilësi dhe na inkurajojnë që ato të shtohen, sepse kanë në vetvete jo vetëm kualitetin, por përmbledhin në vetvete dhe dëshirën që nga këto shkolla të dalin njerëz që do të punojnë më tej në të ardhmen për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Në Turqi, gjithashtu, ka studentë shqiptarë dhe këto janë marrëdhënie edhe të karakterit historik. Ka pasur studentë shqiptarë që nga vitet 30-të. Por sot, numri i studentëve në Turqi është i konsiderueshëm dhe këto janë vlera reciproke, që ne i ndajmë respektivisht në dy vendet tona”.

    Më tej Topi tha se Shqipëria i është mirënjohëse Turqisë dhe për mbështetjen që dha në njohjen e shtetit të Kosovës.
    “Ne i jemi shumë mirënjohës Turqisë për mbështetjen e veçantë që ka bërë për njohjen e Kosovës. Kosova sot është një vend, i cili afron jo destabilitet, por afron stabilitet në rajonin ballkanik falë një politike të ekuilibruar të institucioneve të Kosovës. Shqipëria nga ana e saj ka një rol shumë të rëndësishëm moderator në Ballkan. Kemi diskutuar së bashku edhe për situatën politike në Bosnje. Pra, Shqipëria dhe Turqia do të punojnë me tej, në një bashkëpunim shumë intensiv për ta forcuar paqen në rajonin ballkanik”.

    Nga ana e tij, edhe Presidenti Gyl u shpreh në konferencën për shtyp rreth marrdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Turqisë.
    Sipas Gyl, Shqipëria është aleati i Turqisë në Ballkan.
    "Bashkë me mikun tim President, qoftë në takimin kokë më kokë, qoftë në atë midis dy delegacioneve, konfirmuam vendosmërinë për të rritur dhe për të shtuar këtë bashkëpunim dhe shpreha vullnetin dhe dëshirën për të dhënë mbështetjen tonë teknike në çdo fushë. Kemi marrëdhënie të vazhdueshme politike dhe në të gjitha fushat do e shtrijmë këtë nivel. Është aleati ynë në Ballkan dhe vazhdon bashkëpunimi në këtë kontekst për ta shtrirë këtë stabilitet dhe paqe në të gjithë Ballkanin. Është vizioni i Turqisë që Shqipëria të integrohet në institucionet euroatlantike dhe mbështet, përkrah fuqishëm edhe prirjen, aspiratën evropiane të Shqipërisë. Po ashtu, midis Shqipërisë dhe Turqisë janë të njëjta edhe qasjet për sa i përket çështjeve ndërkombëtare".

    Me tej Presidenti Gyl theksoi se Shqiperia dhe Turqia jane dy vende që ndajnë dhe vizione të përbashkëta për të ardhmen sidomos ne ate ushtarak.
    "Midis dy vendeve kemi marrëdhënie me spektër të gjerë ushtarake, politike dhe humane, që i përfshijnë të gjitha këto dimensione që thashë pak më lart. Me Shqipërinë, në kuadër të bashkëpunimit në NATO kemi një marrëdhënie aleate shembullore dhe shembulli më konkret i kësaj është bashkëpunimi në Afganistan, pasi ushtarakët shqiptarë janë së bashku me ata turq. Përveç kësaj kemi dy universitete turke që janë aktive dhe që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, po ashtu dhe shkollat, dhe këto përçojnë marrëdhëniet tek brezat e ardhshëm, pasi marrëdhëniet nuk janë vetëm midis dy qeverive dhe shteteve, por janë edhe midis dy popujve. Kemi qytetarë me origjinë shqiptare, pra, këto lidhje janë shumë të fuqishme, të shëndosha".
    me tej u vleresua bashkepunimi ekonomik mes dy vendeve.

    "Ne i hodhëm një sy edhe marrëdhënieve ekonomike. Kemi marrëdhënie tregtare, me shkëmbime tregtare, 135 milion euro. Kemi hyrjen në fuqi të marrëveshjeve të tregtisë së lirë midis dy vende dhe një dimension tjetër i këtij bashkëpunimi ekonomik, janë investimet. Kemi investime turke që kanë arritur në 1.5 miliardë euro në Shqipëri. Këto janë të shtrira në disa sektorë, në hekur, në shëndetësi, në telekomunikacion, në arsim, në banka. Kemi rreth 100 firma që kanë investimet e tyre në Shqipëri. I nderuar zoti President, nesër do të takohet me botën e biznesit në Stamboll. Jam i bindur që atje do u bëjë thirrje atyre, do i nxisë ata për të shkuar në Shqipëri, për të investuar më shumë në Shqipëri", theksoi Gyl.

    Topi takim me kryeparlamentarin turk
    Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe delegacioni zyrtar shqiptar u pritën sot dhe nga Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek.
    Më pas bashkëbiseduesit në këtë takim vlerësuan nivelin e bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve të të dy vendeve, që, siç u evidentua, po shtrihet dhe po bëhet gjithnjë e më aktiv. Presidenti Topi dhe Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë shprehën besimin në thellimin e mëtejshëm të kooperimit edhe nëpërmjet strukturave të tjera shtetërore e institucionale, që, natyrisht, i shërbejnë shkëmbimit të përvojës dhe pikëpamjeve, si dhe përpunimit të qëndrimeve të përbashkëta apo të përafërta mbi çështje që preokupojnë të dy vendet tona, rajonin e më gjerë.

    Presidenti Topi vuri në dukje se “bashkëpunimi i drejtpërdrejt midis institucioneve homologe të të dyja vendeve tashmë mbështetet mbi një bazë të gjerë juridike” dhe se “ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe vullneti për intensifikimin e mëtejshëm të tij në fusha me interes të ndërsjellë si ekonomia, arsimi, shëndetësia, kultura, turizmi, infrastruktura, energjetika, etj.”

    Në vijim të takimit, Kryetari i Shtetit Shqiptar vuri në dukje disa prej përpjekjeve të shtetit shqiptar për realizimin e reformave të rëndësishme në vend, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në përmbushjen e kritereve dhe të detyrimeve që rrjedhin nga aspirata e vendit tonë për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

    Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek i uroi mirëseardhjen në Turqi Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi.

    (d.b/BalkanWeb)
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1
    Sipas Gyl, Shqipëria është aleati i Turqisë në Ballkan.
    Zgjidhi mire se cilet shqiptare ke aleate o president! Zgjidh ata qe ndryshojne historine e tyre ne favor te shtetit tend (pushtues per 500 vjet) dhe qe e kane hedhur ne plehra Heroin tone Kombetar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 11-10-2011 më 08:28
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Zgjidhi mire se cilet shqiptare ke aleate o president! Zgjidh ata qe ndryshojne historine e tyre ne favor te shtetit tend (pushtues per 500 vjet) dhe qe e kane hedhur ne plehra Heroin tone Kombetar.
    Duke filluar numri nje i shtetit shqiptar:

    Presidenti shqiptar Bamir Topi nga kryeqyteti turk Ankara vlerësoi sot në shkallën më të lartë marrdhëniet e Shqiërisë me Turqinë.
    “Për ne Turqia është partner i rëndësishëm në rajonin ballkanik dhe më gjerë”, tha Topi.
    Më tej kreu i shtetit shqiptar theksoi mbështetjen që Turqia ka dhënë për Shqipërinë në NATO.
    “E kam të fresktë Nëntorin kur Gyl nënshkroi para meje protokollin që i jepte mbështetje Shqipërisë për NATO.
    Ne sot jemi së bashku ne aksione të shumta ushtarake dhe forcat komando shqiptare krahas ushtarëve të Turqisë janë së bashku në misione paqeruajtëse”.
    Kombi mbi të gjitha

  4. #4
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    O xhaxhi Ilia, te kemi rekomanduar qe mos merresh shume me politike , jo per gje por terheq goxha vemendje.

    P.S. Topin dhe Faqezinjte i paske pike te dobet!
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  5. #5
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Po nje aleat i Amerikes sigurisht se eshte dhe aleat i Shqiperise dhe gjithe shqiptareve.

    Dhe mesa e di ne na ka njohur si shtet, perderisa shteti yne vlla Greqia akoma jo! Tani une nuk e kam ndermend te merrem me ato spekulimet e grekofileve se Turqia e paska plan te na pushtoje serisht.

    P.S. dhe besoj se te gjithe ne shqiptaret duhet te jemi neutral ne raportet Greqi- Turqi dhe ato raporte nuk duhet te afektojne ne raportet tona nderkombetare
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 11-10-2011 më 08:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •