Kaci ja qellon nga njihere ne shenje..
..
gazeta sot
-
Agjensia e Lajmeve SOT - Komente dhe Analiza
Tė enjte nė mbrėmje Presidenti Topi duhet qė tė ishte teleshikues
Publikuar te Shtunen, 01 Tetor 2011 03:00 Shkruar nga SOT NEWS
Nga Kastriot MYFTARAJ Kur ambasadori i vendit aleat mė tė rėndėsishėm tė Shqipėrisė, SHBA-ve, del nė mbrėmje nė televizion nė prime time, nė njė intervistė tė gjatė, Presidenti i Republikės, pra kryetari i shtetit pranė tė cilit ky ambasador ėshtė akredituar, nuk mund tė dalė nė tė njėjtėn orė, pėr njė intervistė po aq tė gjatė, nė njė televizion tjetėr. Kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė sfidė krejt e pavend. A thua u mbaruan ditėt kur mund tė dilte Presidenti nė televizor? Presidenti Topi i bėri njė sfidė tė tillė ambasadorit amerikan Arvizu, duke dalė nė emisionin e Sokol Ballės, Top Story, tė enjte nė mbrėmje nė tė njėjtėn orė qė ambasadori Arvizu gjendej nė emisionin Opinion, nė Tv Klan. Nuk ishte koincidencė, se dalja e ambasadorit amerikan qe paralajmėruar prej disa ditėsh. Ishte pra njė sfidė e qėllimshme. Dhe kjo ndodhi vetėm pak ditė pasiqė ambasadori Arvizu foli pėr njė celulė tė organizuar antiamerikane qė vepron nė Tiranė, me mbėshtetje tė huaj. Presidentit Topi nuk do t i shkonte kurrė nė mendje qė t ia bėnte kėtė sfidė ambasadorit amerikan, nėse nuk do t ia kėrkonte dikush qė ka shumė pushtet mbi tė. Pyetja ėshtė se cili ka aq pushtet mbi Presidentin Topi saqė ta pėrdorė si njė puppet on a string pėr tė bėrė njė veprim tė tillė, aq mė tepėr nė kohėn qė ambasadori amerikan kishte folur pėr njė celulė tė organizuar antiamerikane nė Shqipėri. Merret vesh, Celula antiamerikane qenka aq e fortė sa e sfidoi ambasadorin me anė tė kryetarit tė shtetit. Edhe pėr arsyen se ambasadori Arvizu ishte i pari ambasador amerikan qė, pak ditė mė parė nė Ora News, kishte folur gjerėsisht pėr antiamerikanizmin dhe pėr ekzistencėn e njė qendre tė organizuar tė tij nė Tiranė, intervista tjetėr e ambasadorit, ajo nė Tv Klan, pritej me shumė interes. Nė kohėn qė tė gjithė shqiptarėt, tė majtė apo tė djathtė, brenda apo jashtė vendit, qenė tė interesuar qė tė dėgjonin se ēka do tė thoshte ambasadori tė re, pėr celulėn- dhe ai tha shumė pėr ata qė dinė tė kuptojnė- Presidenti Topi doli t u thoshte shqiptarėve: Mė shikoni e mė dėgjoni mua, dhe jo ambasadorin. A thua nuk kishte ditė tjetėr Topi pėr t ju pėrgjigjur Berishės pas nėntė muajsh, pėr fjalėt e bulevardit? Topi priti nėntė muaj, mund tė priste edhe njė javė pėr t u thėnė shqiptarėve se ėshtė njė zotėri bulevardi. Meqėnėse jemi kėtu, njė njeri me dinjitet nuk thotė pėr veten se unė jam zotėri bulevardi, por ua le tė tjerėve ta thonė kėtė pėr tė.Presidenti Topi tė enjten nė mbrėmje bėri lojė tė dyfishtė, sipas traditės politike nga vjen, asaj tė Esat Pashė Toptanit. Topi, nga njėra anė iu bind urdhėrit tė Celulės dhe e sfidoi ambasadorin me praninė e tij televizive njėkohėsisht me tė, nė anėn tjetėr deshi tė shfajsohet pėr sjelljen e tij, kompatibile me Celulėn. Presidenti Topi duket se qe prekur shumė nga fjalėt e ambasadorit pėr celulėn e organizuar antiamerikane nė Tiranė dhe doli shpejt qė t u japė pėrgjigje fjalėve tė Berishės tė nėntė muajve mė parė. Me kėtė Topi duket se donte qė tė shfajėsohej pėr disa veprime tė tij, tė cilat i di ai, dhe qė e implikojnė me celulėn antiamerikane pėr tė cilėn foli ambasadori. Pra, Topi, deshi qė t u thotė amerikanėve se disa veprime tė tij, duhet qė t i shohin si tė ardhura nga zemėrimi qė i shkaktoi thėnia e Berishės. Por kėtu lind pyetja se pėr ēfarė ėshtė fyer Presidenti Topi. Sokol Balla, nė intervistėn e sė enjtes shfaqi njė pamje televizive ku kryeministri Berisha thoshte: Ata qė flasin pėr ngjarje nė bulevard, nuk janė gjė tjetėr veēse horra dhe lavire bulevardi. Ēfarė lidhje ka kėtu Presidenti Topi? Berisha e ka fyer nė kėtė rast Topin vetėm nėse ky i fundit e ka quajtur atė qė ndodhi nė 21 janar tek kryeministria ngjarje nė bulevard. Dhe meqėnėse tė gjithė e dinė se Presidenti Topi e ka thėnė kėtė, atėherė del se Berisha e ka quajtur Topin horr bulevardi. Kjo ėshtė arsyeja qė Topi heshti atėherė kur foli Berisha, jo se ia kurseu Berishės fjalėt qė kishte ndėrmend.Por, nė rast se nė 21 janar na paska ndodhur njė ngjarje nė bulevard, atėherė pse dreqin bėhet gjithė kjo zhurmė pėr 21 janarin? Se ka katėr tė vrarė? E jo, sipas logjikės ngjarje nė bulevard, nė 21 janar ka pasur vetėm katėr qytetarė tė rrėzuar nė bulevard. A ia vlen gjithė kjo zhurmė pėr katėr qytetarė tė rrėzuar nė bulevard? 21 janari, ose ėshtė njė ngjarje nė bulevard dhe nuk ia vlen tė merremi me tė, nė krejt ēka ndodhi atė ditė, ose ėshtė diēka tjetėr dhe kjo logjikė vlen pėr tė gjitha momentet e asaj qė ndodhi nė atė ditė. 21 janari, qartėsisht nuk ishte njė ngjarje nė bulevard. Ambasadori Arvizu, nė daljen e tij tė para disa ditėve nė Ora News, e analizoi dhe njė herė thellėsisht 21 janarin nė tė gjithė pėrbėrėsit e tij, duke pėrfshirė vrasjet dhe sulmin ndaj ndėrtesės sė kryeministrisė. Presidentit Topi ėshtė lėnduar shumė nga aludimet qė bėri ambasadori se pas asaj qė ndodhi nė 21 janar qėndronte njė celulė antiamerikane, e cila donte qė mė sė pari tė largonte nga Shqipėria, atė ambasadorin Arvizu. Prandaj, Presidenti Topi pėr t u shfajėsuar komentoi fjalėt e bulevardit, kinse ato e kishin errėsuar gjykimin e tij. Ndoshta tani Presidenti Topi do tė na thotė edhe se fjalėt e Berishės pėr horrat dhe laviret e bulevardit janė thėnė para 21 janarit!Gjithsesi kėtu lind pyetja se ēfarė janė ata titullarė institucionesh qė e quajtėn atė qė ndodhi nė 21 janar ngjarje bulevardi, nėse nuk janė horra dhe lavire bulevardi? Se njė pėrcaktim u duhet bėrė atyre. Pas atyre qė ka thėnė ambasadori pėr celulėn antiamerikane, atyre qė u ndien tė fyer, u del shumė mė mirė llogaria sikur tė pranojnė fjalėt horra dhe lavire bulevardi, nė vend tė pėrcaktimit tjetėr qė u shkon. Se bashkėpunimi pėr tė larguar, praktikisht dhunshėm nga Shqipėria ambasadorin amerikan, duke shfrytėzuar postin e lartė zyrtar, ėshtė njė veprim shumė i rėndė. Nė kohėn qė ambasadori amerikan foli pėr njė celulė antiamerikane nė Shqipėri, ēka ėshtė njė ēėshtje me rėndėsi supreme pėr sigurinė kombėtare, Zotėria i Bulevardit, Presidenti Topi, nuk ka prej mėse dy vjetėsh njė kėshilltar tė sigurisė kombėtare nė stafin e tij, duke qenė me siguri i vetmi kryetar shteti, jo mė i vendeve tė NATO-s, por tė botės, qė nuk ka njė tė tillė. Para disa javėsh, u gjenda nė njė debat televiziv me ish-kėshilltarin e sigurisė kombėtare tė Topit, dhe me humor i thashė se Presidenti e zėvendėsoi me njė ish-komandant poste kufiri. Ish-kėshilltari bėri sikur nuk e kuptoi shakanė dhe mė tha se Presidenti nuk ka njė kėshilltar sigurie kombėtare, ēka nė letėr ėshtė e vėrtetė. Unė aludoja pėr njė shokun e bilardos sė Presidentit, i cili ndoshta i jep kėshilla nė kėtė fushė, emri i tė cili u shfaq njė herė nė website tė Presidentit, pėr t u zhdukur pėrsėri shpejt.A mos ndoshta mungesa e kėshilltarit tė sigurisė kombėtare ėshtė njė alibi pėr tė thėnė nesėr Topi se ai nuk dinte se ē po bėhej, se ja, as kėshilltar tė sigurisė kombėtare nuk ka pasur! Po pse nuk e ka njė tė tillė? Presidenti Topi ka nė stafin e vet dy kėshilltarė pėr ēėshtjet ligjore, dhe asnjė pėr sigurinė kombėtare. Rrogėn e kėshilltarit pėr sigurinė kombėtare ia jep njė mikut tė tij qė e ka marrė specialist pėr informacionin e klasifikuar, a thua se ka nevojė Presidenti pėr njė specialist tė tillė, kur ky lloj informacioni i vjen, pėr aq sa i vjen, i gatshėm pėr t u pėrdorur. Aq mė tepėr qė specialisti qė ka marrė ka studiuar pėr matematikė. Presidenti Topi e rihapi historinė e fjalėve tė bulevardit, pėr tė cilat kishte heshtur deri mė tash, se e ndjeu qė celula antiamerikane pėr tė cilėn foli ambasadori, kishte kompatibilitet (pėr tė pėrdorur njė nga fjalėt e Topit) me Celulėn e Bulevardit. Presidenti Topi i lexoi saktė nėnkuptimet e fjalėve tė ambasadorit, se 21 janari ishte mbi tė gjitha njė puē kundėr ambasadorit amerikan, pėr largimin e tij nga Shqipėria, nė mėnyrė qė tė vinte njė tjetėr, mė i pėlqyeshėm, tip Withers. Prandaj Topi u alarmua, se ai e di se ēfarė ka bėrė. Topi tani kėrkon qė tė distancohet nga Celula e Bulevardit, pėr tė cilėn e shikon se u zbulua. Topi e di se Ina Rama refuzoi tė pėrgjigjej nė komisionin parlamentar pėr 21 janarin, jo se nuk ishte nė gjendje qė ta mbante gjithė natėn komisionin me fjalė, e ta ēonte nė shtatė ēezma juridike e tė mos u jepte ujė, por se duhej t i pėrgjigjej pyetjes se ku kishte qenė ajo gjatė ditės sė 21 janarit, e cila ishte dite pune. E njėjta pyetje vlente dhe pėr Bahri Shaqirin. Tė dy ata kishin shkuar nė shtėpinė e Presidentit Topi atė ditė dhe atje prisnin lajmin pėr rėnien e qeverisė. Edi Rama vetė, nė 21 janar, udhėhoqi kolonėn e demonstruesve qė u nis nga thellėsia e Rrugės sė Elbasanit, kaloi para Ambasadės Amerikane, njė sfidė e qartė pėr ambasadorin Arvizu dhe shkoi tek kryeministria. Praktikisht, me kėtė nė Shqipėri u bė e para protestė para ambasadės amerikane. Mė qartė se kaq nuk kishte si ta zbulonte veten celula pėr tė cilėn foli ambasadori. Topi priste qė Edi Rama me miqtė e tij nė Washington dhe New York tė arrinte qė ta largonte ambasadorin Arvizu. Tani qė kjo nuk ndodhi, Topi bėn tė penduarin dhe thotė se i ka bėrė ato qė di ai, dhe qė e di se i dinė edhe tė tjerė, thjesht se u fye nga Berisha. Por celula duket se e kontrollon ende fort, se e urdhėroi tė dalė e tė sfidojė ambasadorin amerikan tė enjten, me praninė e tij televizive njėkohėsisht me tė.
kastriotmyftaraj@sot.com.al
Krijoni Kontakt