Zheji: Nuk mund te fitosh vota duke u bere anti-amerikan
Analisti, Artur Zheji, thote se fenomeni qe ka pare te materializohet ne krijimin e nje sindrome antiamerikane ne Shqiperi, i eshte dukur qesharak, i denueshem, medioker dhe pa te ardhme.
Ne nje interviste, Zheji komenton deklaraten e Ambasadorit te SHBA-se, Aleksander Arvizu, ne lidhje me debatin e fshehur, por qe ai me shume inteligjence dhe guxim e nxori ne siperfaqe, ne lidhje me nje fryme, te stisur, te deshtuar, per te krijuar nje precedent antiamerikanizmi ne Shqiperi.
Zheji thekson se "cdo tendence per te mbajtur nje qendrim antiglobal antiamerikan shpreh ne vetvete nje krize te atyre qe e shprehin kete gje, krizen e mungeses se identitetit te tyre. Per kete gje, une jam shprehur ne nje shkrim disa kohe me pare, sepse me dukej fare e habitshme dhe fare absurde sesi ne menyre te sinkronizuar, shume media, ndonjehere dhe mjaft kolege, shnderruan ne objekt sulmi dhe ne target kryesor, ambasadorin amerikan dhe qendrimet e tij ndaj zhvillimeve politike ne Shqiperi", thote opinionisti Zheji, njekohesisht Drejtor i Agjencise Telegrafike Shqiptare (ATSH). "Personalisht kam shume vjet ne profesion. Kam jetuar dhe kam punuar si gazetar, per 11 vjet ne Itali, ne kohera shume te veshtira per Shqiperine dhe per Ballkanin. Kam pare sidomos ne luften e Kosoves, ne shperberjen e ish-Jugosllavise dhe ne pozicionin gjeopolitik, qe Shqiperia dhe shqiptaret te ndare ne disa shtete, kishin ne ate periudhe; qe i vetmi qendrim strategjikisht, i patundshem, themelor dhe historik, pro shqiptareve ka qene qendrimi amerikan. Kam pare se cdo tendence per te mbajtur nje qendrim te ashtuquajtur "trendy", per te mbajtur nje qendrim po themi antiglobal antiamerikan, 'anti anti anti', shpreh ne vetvete nje krize te atyre qe e shprehin kete gje. Krizen e mungeses se identitetit te tyre, nuk mund t'ia hedhesh si mungese identiteti, ose si mungese e nje politike te pergjegjshme, perfaqesuesve te shtetit me te madh te botes, i cili qofte ne rrafshin e interesave te veta, qofte ne rrafshin e konceptit gjeopolitik, Shqiperine e konsideron nje partnere dhe nje protagoniste te dores se pare ne Ballkan", vijoi ai.
Sipas Zhejit, eshte hera e pare ne historine shqiptare te ketyre 500 viteve te fundit, qe Shqiperia eshte konceptuar tashme gjeopolitikisht si nje vend referencial, i rendesishem ne Ballkan e me gjere.
"Kjo eshte fale nje vullneti te SHBA-se per te rivendosur edhe nje drejtesi historike ndaj shqiptareve dhe Shqiperise. Keto gjera dhe keto fenomene nuk jane te rastesishme dhe gjera te vogla. Me kete nuk mund te luhet ne emer te politikes se dites. Me keto imperative absolute, me kete qendrim, i cili do te reflektoje te ardhmen dhe prosperitetin e brezave shqiptare, nuk mund te behet shaka dhe nuk mund te vihet ne loje apo ne kandar, apo ne balance te politikes se dites, 'me the te thashe', 'e kam apo nuk e kam une fajin'. Nuk mund te fitosh apo te humbasesh vota, nuk mund te fitosh apo te tentosh te humbesh kredite, duke u bere antiamerikan, apo duke ia vendosur fajin Amerikes dhe duke krijuar iluzionin se amerikanet jane konjukturaliste, se amerikanet ndihmojne forcat ne pushtet", vijoi Zheji.
Sipas tij "Ne vitet '96-'97 pati nje nisme antiamerikanizmi ne Shqiperi dhe pikerisht ishte nga disa oborrtare te asaj kohe te z. Berisha, te cilet thoshin se Amerika e tradhtoi presidentin Berisha dhe Amerika eshte mbrapa '97-es. Ishte nje grup gazetaresh, mendoj une te ndergjegjshem dhe politikanesh, pa diskutim, me horizont, qe thane se kjo eshte nje marrezi. Cdo qeveri e rendesishme shqiptare duhet te zgjedhe dhe te konservoje aleatet dhe koalicionet me te rendesishme politike dhe gjeopolitike".
Ne kete kontekst, Zheji shprehet se eshte po aq e marrezishme qe ne 2011-en te kerkohet te konceptohet apo te cohet fatura e situates se komplikuar politike shqiptare, ne ambasaden amerikane. "E kane fajin amerikanet qe po ndodh keshtu, e kane fajin amerikanet qe Berisha vepron keshtu, e kane fajin amerikanet qe opozita eshte ketu apo aty. Kjo mua me duket jo vetem nje formule mediokre, me duket nje formulim i marrezishem ne politikberje. Kunder kesaj marrezie jam shprehur se, nuk mundesh te akuzosh ne kete menyre nje nga vendet, qe jo vetem eshte me i madhi ne bote, me i fuqishmi ne bote, por dhe nje nga vendet qe i ka dhene mbeshtetjen me te fuqishme historike ne 500 vitet e fundit Shqiperise; per ta shnderruar Shqiperine dhe faktorin shqiptar ne nje faktor te emancipuar, ne nje faktor me identitet, ne nje faktor, i cili realisht sot eshte referencial ne Ballkan dhe ne Evrope. Ta akuzosh ne menyre fare mediokre dhe fare mendjelehte, dhe te hedhesh faren ne nje antiamerikanizem absurd", tha ai.
"Nuk u habita, por provova kenaqesi kur ambasadori Arvizu i ishte referuar shkrimit tim dhe ne te njejten kohe nxori vetem majen e ajsbergut te nje shqetesimi, qe ambasada e SHBA-se e ka ruajtur me shume dinjitet deri ate dite kur e beri publike ai vete, kete tendence per te bere lojen e shemtuar qe deshtimet ne politiken lokale, t'ia faturojne rolit te ambasades te shtetit me te fuqishem ne bote", vijoi Zheji.
Per analistin Zheji, kjo behet ne nje kohe kur, ky shtet, me i fuqishmi ne bote, deri ne merziti ka dhene mbeshtetjen me te fuqishme historike te te gjitha koherave, identitetit dhe identifikimit te faktorit shqiptar, si nje faktor i cili ka nje te ardhme historike te ndryshuar ne Ballkan. Zheji nenvizon ndikimin amerikan ne ngjarje te rendesishme historike per shqiptaret, sic jane lufta per Kosoven, lufta kunder holokaustit serb ne Kosove, lufta per Kosoven e Pavarur, lufta per nje Shqiperi me stabilitet.
"Mos harroni Shqiperine e '97-es e '98-es, Shqiperine e marrezirave te 21 Janarit dhe mbrapa gjithe mbeshtetjes me te vendosur dhe pa ekuivoke nderkombetare, per t'i mesuar madje dhe vete klases politike shqiptare, cfare duhet te bejne ne te miren e vet dhe te shqiptareve, ka qene doktrina amerikane per Shqiperine. Ekziston nje doktrine e SHBA, e cila e sheh Shqiperine dhe faktorin shqiptar, si nje subjekt i cili do te kete dhe ka nje te ardhme te rendesishme referenciale ne Ballkan dhe ne rajon", thote Zheji.
Sipas tij ,"Eshte pak te thuash qe eshte miopi e thelle te mos e shohesh kete gje kaq te madhe, te mos e prekesh dhe te mos e kesh si qellim qe ta ruash dhe ta mbrosh. Une jam, aq sa ka efekt dhe influence zeri im, nje nga ata te cilet mendojne qe keto jane disa nga kolonat e shenjta kombetare. Miqesia e shqiptareve me SHBA eshte nje kolone e shenjte historike, e cila perkthehet ne prosperitet dhe ne garantizem historik dhe gjeopolitik per Shqiperine dhe kjo eshte shume e rendesishme. Dhe nuk mund te kete askush dhe cilido qe do te ishte ne mos sot, neser ne tabloidin e qesharakes apo ne shtyllen e turpit, qe do te cenonte apo do te pergojonte ne menyre te pandershme dhe jo korrekte kete te vertete".
I pyetur mbi emrat konkrete qe perfaqesojne nje celule antiamerikane ne Shqiperi, Zheji tha: "Une, ne kete pergjigje, mund te jem vetem konceptual, pasi nuk di aq sa di Ambasadori i SHBA-se, nuk kam as instrumentat dhe as kapacitetet njohese.Une kam pare fenomenin, se kush qendron pas fenomenit, kjo eshte nje gje qe nuk i perket sferes sime. Fenomeni qe kam pare te materializohet ne krijimin e nje sindrome antiamerikane, me eshte dukur qesharak, i denueshem, medioker dhe pa te ardhme", thote Zheji. "Shqiptaret jane dhe duhet te jene mirenjohes ndaj fatit historik, qe interesat gjeopolitike te SHBA dhe interesat gjeopolitike te shqiptareve, perputhen ne kete faze te arte historike per shqiptaret ne Ballkan. Ju nuk e dini, por ka qene nje vuajtje e madhe personale dhe e imja, ne kohen kur punoja ne Itali, ne Rome, kur shikoja intrigat me te shemtuara dhe me diabolike kunder luftes dhe kunder bombardimit te Milloshevicit te vendosur nga NATO, dhe qe kishte si protagoniste kryesore doktrinen Klinton per Kosoven dhe per Ballkanin. Keto jane gjera qe ndodhin dhe do te kujtohen edhe pas 100 vjetesh, edhe pas 200 vjetesh, edhe kur te shuhen dokrrat e thashethemnajave te perditshme, keto jane lapidare ne historine e nje kombi dhe te nje vendi, dhe mbeten pergjithmone. Te tjerat, pastaj, jane fjale", tha ai.
I pyetur mbi renditjen e politikaneve shqiptare nga ana e ambasadorit amerikan, Arvizu, Zheji vlereson se "Ambasadori Arvizu eshte nje vezhgues shume i mprehte dhe eshte nje njohes shume i mire i situates politike te brendshme shqiptare. Ai aty foli si nje analist mjaft i kualifikuar, por nuk dua t'i bej me teper komplimente ne kete drejtim, pasi mund te na lere pa pune ne analisteve, sepse analiza ishte shume e thelle dhe sigurisht qe ha debat, do te thelloje debatin. Ai jo pa qellim e hodhi ate klasifikim dhe ate opinion te vetin. Kjo eshte mencuria e nje diplomati, i cili nuk eshte pjese pasive apo vezhguese e atij vendi per te cilin shteti i vet ka investuar shume para, shume energji dhe gjak, sepse jane vrare pilote apo ushtarake amerikane ne clirimin e Kosoves, dhe faktikisht eshte nje menyre shume elegante per te shprehur mendimin e vet dhe mendimin e Departamentit te SHBA . Kjo eshte aftesia e tij per te krijuar jehone ne deklarata", tha ne perfundim Zheji.
koha jone
Krijoni Kontakt