
Postuar mė parė nga
juelda
Publikuar mė: 21 Shtator, 2011
Flash / Opinione | nga AMA-News
Zoti ambasador, celulėn anti-amerikane e keni nė gjirin tuaj !
Ambasadori Amerikan nxitoi mbrėmė ta rreshtonte veten nė krahun e qeverisė. E them kėtė me bindje tė plotė, pasi pėr asnjė ēast nuk mė bindi nė intervistėn e tij tė dhėnė nė njė televizion lokal tė drejtuar nga Ilva Tare. Alexander Arvizu nuk u kuptua pėr asnjė ēast se ēfarė donte tė thoshte nė intervistėn e tij. Le ta pėrmbledhim me pak fjalė mendimin e tij konfuz. Berisha politikan njėsh, Nano dysh, Jozefina e aftė, Rama karizmatik. Pas 21 janarit tha, “Berisha burrė shteti”, “Policia nuk dhunoi protestuesit”. Mbrėmė na tha, “Berisha nuk lufton korrupsionin”, “Policia dhunoi protestuesit”.
Tha gjithashtu pas demonstratės se ligji tė veprojė njėlloj pėr tė gjithė, mbrėmė nėnkuptoi se kishte vetėm dėshira pėr t’i parė njė ditė tė dėnuar pėrgjegjėsit. Pėr Gėrdecin asnjė fjalė. U duk sikur mė shumė foli pėr punėn e tij tė “mirė” nė Kamboxhia dhe qė shtypi i atij vendi pėr ditė tė tėra i vuri nofkėn e njė “spiuni” tė rėndomtė. Nuk e shkruaj me dashakeqėsi, por ky ėshtė realiteti dhe kujt i intereson ta shfletojė shtypin kamboxhian pėr informacionet qė raportonte nė 2001-2002 Arvizu pėr politikanėt e atij vendi dhe qė nė fund dolėn gėnjeshtra. Kaq i besueshėm ėshtė ky diplomat kur del publikisht. Nuk e dimė nėse ato qė thotė janė edhe ato qė mendon nė tė vėrtetė.
Gjithsesi po hyj mė mirė tek fraza qė mė shqetėsoi mė shumė nga tė gjitha. Se nė Shqipėri paska njė celulė anti-amerikane. Nuk pėrmendi emra dhe autorė, por iu referuar shkrimit tė njė opinion-ē’bėrėsi si puna e Artur Zhejit. Mė vjen keq zoti ambasador, por po ta them me sinqeritetin e thellėsisė sė zemrės time. Nėse ke rėnė nė batakun opinionbėrės tė Zhejit, mė mirė kthehu nė Amerikė, sa pa t’u nxirė faqja mė tej. Thjesht njė pyetje po ju bėj?. A e dini ju se cili ėshtė Artur Zheji dhe ēfarė pėrfaqėson?. Sigurisht qė e dini, por nuk doni ta besoni ose pranoni. Njė njeri qė ka punuar nė “Radio Radikale”, dhe qė vetėm ka dezinformuar vazhdimisht.
Njė njeri qė fal kulisave nė bursa mashtroi ish-kryeministrin Nano qė ti e quan dysh, dhe e ngjiti nė krye tė TVSH-sė. A e dini ju zoti ambasador se ky “palaēo” ėshtė kapur nė flagrancė nga njė kėshilltar i lartė i KE-sė duke bėrė ryshfet dhe me pafytyrėsi dhe pėr shkak tė suportit politik nuk u ndėshkua dhe nuk pyeti pėr asgjė. Hapte kasafortėn, merrte lekėt apo eurot kesh dhe shkonte e i linte nėpėr kazino. Dėshmitarėt thonė se deri nė 45 mijė euro ka qenė rekordi i humbur nga ky zyrtar i shtetit qė paguhej nga taksat tona dhe harxhonte nė ruletė po taksat tona. Por kėta njėsha dhe dysha tė preferuarit e tu, asnjėherė nuk e ndėshkuan. Ju kujtoj zoti ambasador se kryeministri Berisha donte ta “digjte tė gjallė” kėtė “monstėr” opinion-ē’bėrėse vetėm sepse tė nxinte faqen, servilosej dhe mė shumė tė prishte punė. Por ja qė kohėrat erdhėn ndryshe dhe vetė kryeministri ėshtė mėsuar me kėtė ēorbė qė po jetojnė shqiptarėt dhe qė e ka gatuar vetė. Zoti ambasador, po jua them troē, nėse ka celulė anti-amerikane ėshtė pikėrisht ky njeri me mjekėr dhe shefi i tij nė bashki me 7 pasaporta si agjentėt e shumėfishtė tė infiltruar. Koha do ta tregojė se ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė ky kryetar bashkie dhe ndoshta do na jepni tė drejtė. Por ka gjasa qė jo, sepse dhe ju duket se jeni palė.
Sado tė pėrpiqeni ta mbani kėtė klikė nė karrigen e pushtetit, ju siguroj se do tė dėshtoni, sepse kudo historia ka treguar se triumfimi i mafias-shtet si nė Italinė e viteve 80-tė, nuk ka zgjatur mė shumė se ē’ka zgjatur aktualisht.
Por zoti ambasador shqetėsohem vetėm pėr njė gjė. A pėrfaqėsoni ju realisht mendimin e SHBA-ve nė rrugė zyrtare, apo atė personal dhe tė vartėsve tė tu. Tė gjithė i njohin vartėsit qė punojnė pėr ju dhe lidhjet qė kanė me qeverinė aktuale. Madje personalisht i njoh mirė me rrėnjė e dhėmballė. Zoti ambasador, njė kėshillė miqėsore ju jap. Qėndroni larg kėtyre njerėzve se po ju marrin mė qafė, mbani larg dhe ata qė ju rrinė afėr dhe ju servilosen, sepse nė doni ta dini, ata janė anti-amerikanėt mė tė mėdhenj qė kam njohur. Dhe pėr t’jua faktuar po ju jap disa shembuj tė thjeshtė. Ju besoni opinionin e Artur Zhejit. Njė njeriu tė afėrt tė Ilir Metės dhe Fatos Nanos. Mirėpo si mund ta besoni kėtė njeri kur shefi i tij, zoti ambasador, aktualisht ėshtė “non grata” dhe i kėrkuar nė SHBA pėr implikim me organizata kriminale nė trafiqe droge?!. Ju do pėrpiqeni ta mohoni, por ju siguroj se me informacionet qė kam, nesėr do kėrkoni ndjesė. Sepse ky shef i LSI-sė nuk ka vend tjetėr pėrveē burgut.
Sepse vartėsi i tij qė ju e arrestuat nė ambasadė, zoti ambasador, ka pranuar se Ilir Meta e punėsoi kėshilltar personal duke e ditur se ishte i kėrkuar prej vitit 2006 si trafikant droge dhe vrasės. Kėto janė dėshmuar tė gjitha nė dosjet e FBI-sė dhe po nuk besuat shkoni dhe i lexoni vetė zoti Arvizu. Kėta janė anti-amerikanėt, qė trafikojnė drogė duke pėrdorur vendin tuaj. Ju them dhe diēka tjetėr qė jam i bindur se jeni nė dijeni. Vėllai i njė deputeti tė LSI-sė, pėr tė cilėn media ka shkruajtur ndėr vite dhe po shkruan aktualisht pėr trafiqet qė kryente, tė cilin ju nė 2005 sakrifikuat shumė si shtet pėr ta ēuar para drejtėsisė, ju ka vėnė pėr tė disatėn herė shkopinj nėn rrota. Besoj ju kujtohet ato vite njė histori trafiku e njė lėnde tė rrezikshme kimike pėr njė person po kaq tė rrezikshėm nga Jemeni. Njė trafik nėpėrmjet portit tė Durrėsit qė e zotėronin kėta njerėz. Janė tė gjitha tė shkruara nė dokumente. Por jam kurioz tė di nga ju nėse jeni informuar, se ky njeri i afėrt i Ilir Metės, qė ju e quani mik, po shkul njė Azotik tė tėrė nga vendi pėr skrap. Por pas kėsaj fshihet njė makinacion 100 herė mė i rrezikshėm pėr Amerikėn. Njė trafik tjetėr lėndėsh radioaktive nė dėmin tuaj me shtete nė tė cilat SHBA ėshtė armike. Ja pra kush janė anti-amerikanėt zoti ambasador. Nuk dua tė kaloj mė tej tek Berisha qė sjell sa herė tė dojė armiq amerikanė nė Tiranė, si serbo-bonjakėt qė i kanė ēuar armė terroristėve dhe ju i quani miq.
Po kėshtu pėr lidhjet iraniane dhe fijet e deputetėve tė parlamentit, pėr tė cilat ju heshtni. Anti-amerikanėt i keni nė gjirin tuaj ambasador, kėrkoni mirė dhe do shikoni mė qartė. Sepse ata qė keni vartės, nuk ju tregojnė tė vėrtetėn. Nuk ua tregojnė sepse janė zhytur vetė nė kėtė llum tė pisėt ndėr vite me Nano-Berisha-Meta-Basha e kompani. Mirė do tė ishte tė na tregonit se ēfarė ju tha numri dy i CIA-s gjatė tre vizitave sekrete qė zhvilloi nė Tiranė dhe ēfarė i tha Berishės, e pastaj te na shpjegonit celulat, qe personalisht e di mire se ku qendrojnė. Ndaj njė kėshillė tė fundit miqėsore ua jap, sepse mendoj se ndikoheni nga tė tretė dhe pėr kėtė jam shumė i bindur. Ata qė ju kanė thėnė se ka celulė anti-amerikane, janė vetė “djalli”, vetė celula.
Nuk po ju pyes pėr vizitėn tuaj misterioze nė Londėr gjatė muajit Maj, nė kohėn qė Tirana digjej e ambasada krihej. Nuk po ju pyes nėse jeni takuar me Damir Fazllic nė kryeqytetin londinez dhe nėse keni hyrė nė ndonjė bankė. Shpresoj qė ata qė ju kanė parė, t’ju kenė ngatėrruar dhe mendoj se kėshtu duhet tė jetė. Sepse e kundėrta, do tė thoshte se kėto radhė i paskemi shkruajtur mė kot. Dhe si njė pro-amerikan qė kam qenė, jam dhe do tė jem, shpresoj qė ky shkrim tė shėrbejė sa mė mirė pėr kėtė vend tė lirisė dhe demokracisė. Amerika i pranon kritikat, ndaj shpresojmė qė dhe ky shkrim do ju pėrkthehet siē duhet.
AMA-NEWS
Krijoni Kontakt