Nga Express 08 Nëntor 2011 10:00
William Clark, një misionar amerikan, theksoi se më shumë se 10 mijë mongolë i janë bashkuar këtij besimi gjatë dy dekadave të kaluara. Duke devijuar nga roli i saj tradicional, kisha mormone tani po rekruton misionarë në shtetet në zhvillim, përfshirë këtu edhe Mongolinë, për të përhapur besimin në Perëndim.
Erdene Otgon Tsagaankhun, pjesëtare e popullatës në rritje e sipër mormone në Mongoli, sa po kaluar dy vjet në përpjekje që të përhapë fjalët si misionar-dhe atë në SHBA.
Ky 24 vjeçar është një prej rreth 1 mijë mongolëve të ri, të cilët kisha mormone i ka dërguar në shtetet tjera, për të, siç thotë ajo, “dalë në rrugë, për t’iu afruar automjeteve dhe autobusëve dhe për të gjetur njerëz, për t’iu ligjëruar për Jezu Krishtin”.
Ekzistenca e tyre është një dëshmi për atë se sa ka qenë e suksesshme kisha mormone në konvertimin e mongolëve të ri që nga vitet e 90-ta, kur rënia e komunizmit mundësoi lirinë fetare në këtë shtet tradicionalisht budist.
Vakuumi politik dhe vështirësitë ekonomike që pasuan, i mundësuan një numri të grupeve të krishtere që të depërtojnë në Mongoli, për të ofruar ndihmë dhe kurse të gjuhës angleze, një përzierje joshëse në këtë shtet të varfër me 2.7 milionë banorë.
Sipas një regjistrimi të bërë nga qeveria mongole, në vitin 2010, rreth 3.4 për qind të mongolëve tani theksojnë se janë të krishterë-një pjesë e vogël, por në rritje e sipër e popullatës.
Tranzicioni paqësor i Mongolisë drejtë demokracisë ka nxitur ndryshime të mëdha sociale, pasi që vendi hapi burimet e veta të mëdha minerale për investuesit e huaj, duke sjellë një rritje të shpejtë ekonomike, e cila ka nxitur një boshllëk gjithnjë e më të madh mes të varfërve dhe të pasurve.
Komentuesit theksojnë se mongolët janë drejtuar kah religjioni, për t’i dhënë një kuptim jetëve të tyre pas rënies së komunizmit.
“Shoqëria befas u hap dhe njerëzit janë të zbrazët. Ata do të besojnë në çdo gjë”, thotë Baabar, një nga figurat kryesore të revolucionit demokratik në vitet e 90-ta.
Budizmi, religjioni zyrtar i Mongolisë, gjithashtu po përjeton një ringjallje pas më shumë se shtatë dekadave të socializmit, gjatë se cilës periudhë u shkatërruan me mijëra manastire dhe u vranë me mijëra murgj, gjatë përndjekjes nga ana e komunistëve.
Sidoqoftë, Luvsandendev Sumati, nga organizata hulumtuese Sant Maral Foundation, thotë se pjesa më e madhe e mongolëve budizmin më shumë e konsiderojnë si mënyrë të jetesës, se sa si religjion.
Si pasojë, thotë ai, është vështirë të garohet me promovimin agresiv të krishterimit.
“Budizmi nuk është në gjendje të mbushë vakuumin e ideologjisë, i cili doli në sipërfaqe. 90 për qind e mongolëve e konsiderojnë vetën budistë, por nuk e dinë se çfarë domethënie ka kjo”, thotë Sumati.
Misionarët mormonë po tentojnë të mbushin këtë vakuum, që nga momenti kur vendi u hap ndaj religjionit. William Clark, një misionar amerikan, theksoi se më shumë se 10 mijë mongolë i janë bashkuar këtij besimi gjatë dy dekadave të kaluara.
Duke devijuar nga roli i saj tradicional, kisha mormone tani po rekruton misionarë në shtetet në zhvillim, përfshirë këtu edhe Mongolinë, për të përhapur besimin në Perëndim.
Shumë prej tyre marrin bursa për të studiuar jashtë vendit për dy vjet, përderisa kryejnë punën e tyre, gjatë së cilës çdo misionar mongol shoqërohet nga një misionar lokal.
Por suksesi i besimeve të huaja-dhe metodat e shfrytëzuara, për ta arritur këtë sukses-po dëshmohen si kundërthënëse në Mongoli.
Reverend Purevdorj Jamsran, një nga personat e parë që u konvertua në të krishterë në Mongoli, thotë se shtimi i ndikimit të fesë së tij ka brengosur udhëheqësit budistë në Mongoli dhe ka pasur si pasojë abuzimin e personelit në Kolegjin Teologjik, i cili drejtohet nga ai.
“Ata po e ndiejnë vetën të kërcënuar nga rritja dhe dinamika jonë. Ata po e ringjallin budizmin, e në të njejtën kohë po tentojnë të kufizojnë ato që ata i quajnë religjione të huaja”, thotë Jamsran.
Jamsran thotë se viti 2010 ka qenë viti më i vështirë për të krishterët në Mongoli.
“Nuk e shoh si urrejtje religjioze, por ekziston një element politik. Njerëzit nuk dëshirojnë që krishterimi të jetë element zyrtar i shoqërisë”, thotë ai.
Udhëheqësit politik në Mongoli mbështesin haptazi budizmin dhe D. Natsagdorj, murg budist në kryeqytetin e Mongolisë, Ulan Bator, thotë se po vëzhgohen aktivitetet e grupeve të huaja religjioze.
“Këta misionarë të huaj po shpërlajnë trutë e mongolëve. Nëse vijnë në Mongoli, ata duhet të respektojnë kulturën mongole. Nëse nuk e bëjnë, nga ata do të kërkohet që të largohen”, nënvizon Natsagdorj.
Krijoni Kontakt