Bravo Vasili
-
Në Korçë u përurua klinika e shërbimit stomatologjik publik
Shërbimi stomatologjik publik është një shembull pozitiv dhe shumë i qartë për atë që mund të arrijnë investimet publike në favor dhe dispozicion të qytetarit, tha sot ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë, Petrit Vasili.
Vasili ishte i pranishëm në përurimin e klinikës së shërbimit stomatologjik publik në Korçë, investim ky prej 10 milionë lekë nga buxheti i shtetit. “Shërbimi stomatologjik është një investimi i cili u realizua brenda afatit dhe në parametrat e duhur. Ka rëndësi të jashtëzkonshme, sepse kombinon dy elementë: trajtimin mjekësor, por edhe promocionin mjekësor, të cilët nuk mund të kuptohen pa njëri-tjetrin”, tha Vasili. Sipas tij, “ky është gjithashtu një demonstrim i qartë i vullnetit të pandryshuar të qeverisë për të vazhduar investimet në shëndetësi edhe në rajonin e Korçës”.
“Ky rajon paraqitet në përgjithësi një rajon me një shërbim shëndetësor cilësor dhe të konsoliduar, për të cilin ambiciet tona nuk përfundojnë këtu, sepse do të ketë vazhdimësi në konsilidimit të investimit në këtë drejtim”, shtoi ministri Vasili.
Gjatë fjalës së tij, Vasili vuri në dukje thellimin e mëtejshëm të reformave në sektorin e shëndetësisë, rritjen e shërbimit cilësor spitalor dhe për ivestimeve në këtë fushë në qarkun e Korçës.
Ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë vlerësoi nivelin profesional të mjekëve në këtë qark që punojnë qoftë në shërbimin parësor dhe atë spitalor. Kjo njëkohësisht shkon paralelisht edhe me atë objektiv madhor të reformës në shëndetësi për të rajonalizuar shërbimin shëndetësor dhe për të mos e lokalizuar atë vetëm në kryeqytet, tha ministri Vasili, sipas të cilit, “ka qenë një gabim i vjetër, i përsëritur në vite, gabim që rëndonte mbi qytetarët. Për këtë kemi insistuar fort që të mos përsëritet më. Pra, ndihma mjekësore e kualifikuar të jetë gjithmonë e më pranë qytetarit”.
bota sot
-
Krijoni Kontakt