ju kujtohet ajo periudhe, ju kujtohet sesi ishte gjendja "politike" ne shqiperi vitet e fundit?? Une isha e vogel akoma per te arritur te analizoja, juve??
Sdq sjell ketu nje pjese te librit "heronjte e kotesise" (derisa darius te me mesuj si tia beje per te vene link-un e librit jam e detyrar t'ja u sjell copa copa......
Pas disa muaj pune intensive nė prapaskenė, aktorėt kryesorė dhe skenari pėr fillimin e farsės sė pluralizmit politik shqiptar ishin gati. Njė vit pas pėrmbysjes sė komunizmit nė Evropėn Lindore, diktatura shqiptare do tė fillonte grimin politik nė modė. Regjia e Ramonit dhe Nexhinės pasurohej nga asistenca efektive e «segmentit mė tė fuqishėm tė faktorit ndėrkombėtar», i cili ishte i interesuar posaēėrisht pėr mbarėvajtjen e atij procesi nė Shqipėri. Veprimet nė sheshe e rrugė tė parashikuara nė skenar imitim i lėvizjeve studentore e popullore tė vitit tė kaluar nė Evropėn Lindore do tė zhvilloheshin nėn vėzhgimin dhe kontrollin e rreptė tė policisė sekrete. Kjo do tė siguronte hapėsirėn e duhur tė nevojshme qė ngjarjet tė fitonin natyrshmėri nė pamje, duke vigjiluar ndėrkohė qė ato tė mos dilnin asnjėherė jashtė kontrollit. Pėr kėtė, kuadrot e policisė sekrete do tė mbanin kontakt tė rregullt me tė autorizuarit pėr ―disidencė‖, tė cilėt do tė kryesonin turmat.
Nė pėrzgjedhjen e marionetave tė pluralizmit politik ishte treguar kujdes i posaēėm. Ky ishte njė ēast i rėndėsishėm pėr njė fillim tė mbarė, ndonėse ishin marrė tė gjitha masat paraprake pėr ta bėrė tė pamundur njė sfidė tė tė pėrzgjedhurve ndaj regjisorėve tė kulisave. Madje u ishte bėrė e qartė se mosbindja mė e vogėl do tė quhej tradhti e do tė pasohej pa paralajmėrim nga ndonjė «aksident
15
automobilistik» apo «fatkeqėsi» tjetėr e organizuar prej policisė sekrete. Pėr bindjen e tyre, ata do tė shpėrbleheshin me njė pushtet abuziv tė paimagjinuar mė parė.
* * *
Nė mbrėmjen e 8 nėntorit 1990, Ramoni e Nexhina pritėn nė njė takim pune tė pėrbashkėt kryetarėt e ardhshėm tė dy partive qė do tė pėrbėnin pozitėn dhe ―opozitėn‖ e farsės pluraliste. Pas njė shtegtimi misterioz, dy tė pėrkėdhelurit e fatit ishin kthyer nė Tiranė mjaft tė fuqizuar. Gjatė kėtij takimi ata do tė merrnin njė sėrė udhėzimesh tė rėndėsishme.
I pari foli Ramoni:
Sot ėshtė dita e pėrvjetorit tė dyzet e nėntė tė themelimit tė partisė sonė fitimtare. Atė natė tė largėt nėntori tė Luftės sė Dytė Botėrore, tek po firmosej akti i themelimit tė partisė komuniste nėn dritėn e zbehtė tė llambės me vajguri, rrallėkush mendonte se historia e saj do tė ishte kaq e lavdishme. Mirėpo ajo u drejtua prej njė gjeniu tė politikės, i cili do tė bėnte epokė. Largpamėsia e tij, e pakrahasueshme me atė tė politikanėve tė tė gjithė niveleve, arriti njė objektiv historik: epoka enveriane do ta mbijetojė epokėn komuniste nė tėrėsi.
Duartrokitjet e tre tė tjerėve e mbytėn zėrin e oratorit. Ky buzėqeshi dhe bashkoi duartrokitjet e tij me tė tyret.
Pastaj rimori fjalėn:
Midis nesh nuk ka mė asgjė tė fshehtė. Nė Trieste ju tė dy jeni vėnė tashmė nė dijeni tė mprehtėsisė politike tė
16
udhėheqėsit tonė tė lavdishėm, i cili e ka siguruar mbijetesėn e veprės sė tij edhe pas vdekjes. Ky fakt u pajis ju tė dyve me njė imunitet politik kombėtar e ndėrkombėtar. Ēfarėdo qė tė ndodhė nė tė ardhmen me dy formacionet e reja politike pozitė - opozitė qė ju do tė kryesoni, fati juaj nė politikė ėshtė pėrfundimisht i pėrcaktuar: ju do tė jeni liderėt e pėrhershėm tė tė dy krahėve tė politikės sė re. «Akti i Triestes» ėshtė i papėrsėritshėm: ju do tė mbeteni dy politikanėt e fundit shqiptarė qė morėt zyrtarisht dijeni mbi tė vėrtetėn e suksesit tė papėrsėritshėm tė udhėheqėsit tonė tė lavdishėm, cilėsi kjo qė karakterizon gjithashtu trashėgiminė e tij politike. Ne jemi ateistė, por pranojmė se ekzistojnė pika misterioze ngjashmėrie midis politikės dhe fesė. Siē dihet, tė gjithė ata qė shtegtojnė nė Mekė a nė Jerusalem pėr tė marrė titullin ―haxhi‖, kur kthehen prej andej ruajnė me fanatizėm deri nė fund tė jetės sė tyre sekretin e atij rituali. Tė njėjtėn gjė janė tė detyruar tė bėjnė edhe shtegtarėt e njė pelegrinazhi tė posaēėm politik si i juaji, i cili ju bėn dhuratė njė karrierė tė paimagjinueshme. Pėr tė evidentuar rėndėsinė e kėtij fakti, po ju drejtoj vetėm njė pyetje tė thjeshtė: si quhej selia misterioze ku u bė ―rrėfimi‖?
«Katapulta», - u pėrgjigjėn njėkohėsisht dy shtegtarėt.
E, pra, njė ―katapultė‖ si ajo mund tė tė bėjė tė fluturosh me parashutė tė artė mbi njė kolltuk presidencial apo kryeministror, por edhe mund tė tė pengojė hapjen e parashutės pas katapultimit. Nė politikė thikat janė gjithmonė me dy presa.
17
Na ėshtė bėrė gjithēka e qartė atje, - u pėrgjigjėn ata tė dy tė buzėqeshur.
Pėrsėritja e njė porosie shumė tė rėndėsishme ėshtė gjithmonė e dobishme pėr politikanin, ua ktheu Ramoni. Ndėrsa pėr ata ju jeni thjesht misionarė politikė, pėr ne jeni shumė mė tepėr. Jeni bijtė tanė besnikė, tė edukuar e tė zgjedhur posaēėrisht prej nesh.
Dhe tė tillė do tė mbetemi pėrherė, premtuan ata nė njė zė.
Sigurisht. Tani tė flasim konkretisht pėr fazėn e fundit pėrgatitore tė proceseve tė kontrolluara demokratike. Pėr kėtė do tė mė lejoni tė bėj njė hyrje tė shkurtėr. Nė pėrgjithėsi nuk mė ka tėrhequr melodia e kėngėve labe, ndėrsa tekstet e tyre, po. Kur Hrushovi sulmoi figurėn e Stalinit pas Kongresit tė XX tė partisė komuniste tė BS, emocionohesha tek dėgjoja kėta vargje tė njė kėnge labe:
Ēka Kremlini kėtė radhė qė rėnkon si Det i Zi,
Gjėm e madhe i ka rarė, kėrcėnon njė histori.
«Ndofta ashtu do tė rėnkonte edhe Komiteti ynė Qendror sot, sikur tė mos tė na kishte siguruar vazhdimin e historisė sonė udhėheqėsi ynė i lavdishėm. Ndėrsa regjimet e tjera komuniste tė Evropės Lindore nuk ekzistojnė mė qysh prej njė viti, ne diskutojmė qetėsisht sė bashku me ju, djemtė tanė, nė kėtė natė solemne, pėr njė rilindje tė historisė sonė nė pėrshtatje me koniunkturat e reja politike. Partia jonė 49 vjeēare pjell sonte dy bija binjake tė saj, tė cilat do ti
18
sigurojnė vazhdimėsinė historisė sė kuqe nė forma tė tjera bashkėkohore. Ne do tė nėnshkruajmė sot, nėn drita tė bukura neoni jo nėn dritėn e njė llambe me vajguri, pagėzimin e dy bijėzave tė dashura tė Partisė mėmė, tė cilat do ti vetėparaqiten popullit sė afėrmi.
«Megjithėse ky ėshtė njė veprim politik nė pėrshtatje tė plotė me interesat e Partisė sė Punės, shoqes Nexhina dhe mua, si veteranė tė mėsuar tė ngremė lart e mė lart flamurin e idealit tonė, ai na duket djallėzor, jo nė pajtim me moralin e shėndoshė klasor me tė cilin ne jemi mėsuar gjithė jetėn. Prandaj, pėr tė qetėsuar disi ndėrgjegjen tonė, ne kemi vendosur qė emėrtimet e dy partive tė reja dhe tė dy liderėve tė tyre, pra tuajt, tė mos i zhveshim prej cilėsisė qė i karakterizon: djallėzisė. Partia e re ―opozitare‖ do tė quhet Partia Demone dhe ne tash e tutje kryetarin e saj do ta thėrrasim Demon, por kurrė «shoku Demon». Ndėrsa partia qė do tė ketė fatin dhe nderin tė gėzojė trashėgiminė e partisė sonė do tė quhet Partia Satane, ndėrsa kryetarin e saj ne do ta thėrrasim Satan, i cili gjithashtu e humbet tė drejtėn ta quajmė ―shok‖.
Cili do tė jetė Demoni e cili Satani? - pyetėn dy tė interesuarit nė njė gojė, pa ua vėnė veshin fjalėve tė fundit tė Ramonit.
Pak durim. Ju do tė jeni dy gjysmat e njė tė tėre: Partia Satane plus Partinė Demone duhet tė bėjnė gjithmonė Partinė e Punės. Tani nėnshkruani secili rolin qė u ėshtė besuar.
19
Me gjithė kėshillėn e Ramonit pėr tu treguar tė pėrmbajtur, ata nxituan tė mėsonin rolet pėrkatės. Disi i zhgėnjyer prej gostisė sė fatit, Satani iu drejtua Nexhinės me njė buzėqeshje tė hidhur:
Nė Institutin e studimeve marksiste-leniniste unė kam qenė bashkėpunėtori dhe nxėnėsi juaj mė i zellshėm, shoqja Nexhina. Pse
Pikėrisht pėr kėtė arsye tė kam besuar trashėgiminė e ēmuar tė partisė sė tim shoqi, - ia preu fjalėn Nexhina, duke e kuptuar se ku donte tė dilte nxėnėsi i saj i zellshėm. Ky fakt duhet tė tė bėjė tė ndjehesh krenar, jo i pakėnaqur.
Ramoni e pa tė arsyeshme tė ndėrhynte nė bisedė:
Gjykuar nė sipėrfaqe, pozicioni i Demonit duket mė i favorshėm ngaqė ai do tė kryesojė partinė e parė ―opozitare‖. Pra, ai do tė paraqitet si politikan ―reformator‖ aktualisht nė modė. Nė tė vėrtetė, «detyrat e shtėpisė» tė Demonit do tė jenė shumė mė tė vėshtira se ato tė Satanit, i cili pėrkohėsisht do tė qėndrojė nė hije. Por me kohė balanca do tė ekuilibrohet dhe mė vonė do tė kalojė nė favor tė Satanit, elektorati i tė cilit pėrbėn njė kontigjent tė rregullt e mjaft tė disiplinuar. Zhgėnjimet qė do tė pėsojė elektorati entuziast i Demonit do tia prishin luksin e fillimit partisė sė tij. Sidoqoftė, tė dy ju do tė pėrjetoni njė parajsė politike me bekimin tonė dhe tė atyre qė ju rrahėn krahėt nė Trieste. Imagjinoni nė ēfarė loje kungulleshkė do tė transformohen «proceset demokratike» nė vendin tonė, ndėrkohė qė dy partitė tuaja do tė dominojnė spektrin politik shqiptar! Njė spektakėl qė do ti kėnaqė pa masė sytė e mi e tė shoqes Nexhina. Nė marrėveshje me ne
20
dhe nė pėrshtatje me koniunkturat politike, ju do ta vendosni paraprakisht vet se kush do tė jetė pozita dhe kush ―opozita‖, sa herė qė do tė zhvilloni «zgjedhje tė lira e demokratike». Jeni ju vetė qė do tė caktoni strukturėn e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve dhe tė komisioneve elektorale nė rrethe dhe do tė kontrolloni veprimtarinė e tyre tė porositur, gjithė duke «u grindur rreptė mes jush», qė tė bėheni sa mė tė besueshėm. Pra, populli do tė jetė i lirė tė votojė, e ju do tė keni duart tė lira pėr «tė numėruar votat». Ndėrkohė, duke pasur vazhdimisht shumicėn parlamentare, ju do tė bėni ndryshimet e nevojshme nė Kushtetutė pėr tia lehtėsuar vetes manovrat e domosdoshme politike pėr njė dominim tė plotė tė situatės nė vazhdimėsi. E thėnė me fjalė tė tjera, objektivi ynė ėshtė qė sistemi politik i ardhshėm i Shqipėrisė tė jetė njė lloj «monarkie elektorale» e kontrolluar nga Partia Demone e Partia Satane. Kur tė «mbretėrojė» Demoni, Satani do tė jetė «princi opozitar» dhe anasjelltas. Populli le tė shkojė me brohori nė zgjedhje, si gjithmonė. Nė kėtė mėnyrė, tranzicioni shqiptar do tė jetė njė marshim «nė vend numėro!», ndėrkohė qė njerėzit tanė do tė gėzojnė pushtetin dhe do tė pėrvetėsojnė ekonominė kombėtare nėpėrmjet njė procesi privatizues tė studiuar posaēėrisht. Ndėrsa turmave tė ekzaltuara do tiu mbeten nė pjesė duartrokitjet e ovacionet nėpėr sheshe e rrugė, si gjithmonė. Megjithatė, pėr kėto faza tė mėvonshme tė skenarit tonė politik do tė flasim nė mėnyrė tė detajuar nė kohėn e duhur. Tani duhet tė diskutojmė me ty Demon rreth ―veprimtarisė tėnde politike‖ gjatė muajit nė vazhdim, e cila do tė kurorėzohet me shpalljen e pluralizmit politik brenda
21
familjes sonė tė madhe tė pajisur me teserat e Partisė sė Punės dhe me krijimin e partisė sė parė ―opozitare‖, Partisė Demone.
Kur do tė krijohet ajo? pyeti Demoni i paduruar.
Ajo nuk do tė krijohet vetė, por do ta krijojmė sė bashku: ti nė skenė e ne nė prapaskenė. Mirėpo gjithēka duhet tė rrjedhė natyrshėm. Sa mė bindės qė tė jetė ky proces nė pamje, po aq do tė bėhet edhe i besueshėm. Sigurisht duhet tė ekzistojė njė shkak pėr tė sjellė pasojėn. Nė kėtė rast shkaku tek ne nuk mund tė jetė ndryshe nga ēishte nė vendet e tjera ish komuniste tė Evropės Lindore para njė viti. Do tė ishte mendjelehtėsi tė provonim tė tregoheshim novatorė, ndėrkohė qė ne jemi njė vit tė vonuar nė kėtė proces kontinental. Pra, si fillim, duhet qė tė nxisim njė lėvizje studentore nėpėrmjet njerėzve tanė tė besuar e tė autorizuar pėr kėtė punė. Pėr fat tė mirė, nuk ka studentė me biografi tė keqe politike, mllefi klasor i tė cilėve mund tė krijonte eksese.
Pėrkundrazi, siē u ka hyrė lepuri nė bark njerėzve, ėshtė vėshtirė tė gjesh student qė tė guxojė tė ngrejė zėrin publikisht kundėr Partisė sė Punės. Ja, kaloi njė vit pas pėrmbysjes sė komunizmit nė vendet e tjera e kėtu tek ne as i ka rėnė kujt ndėrmend tė hapė gojėn, u shpreh Demoni pėr ti bėrė qejfin Ramonit.
Kujdes, Demon! Ne tani tė konsiderojmė politikan profesionist e nuk tė lejohet mė tė bėsh gabime ideologjike nė tė shprehur, i tėrhoqi vėrejtjen Nexhina. Nė saje tė punės sė saj tė palodhur sqaruese e bindėse, partia jonė ka arritur tiu shtjerė dashurinė nė gjak pėr komunizmin njerėzve tė kėtij
22
vendi dhe jo lepurin nė bark nėpėrmjet frikės. Ndonjė teprķ nė luftėn e klasave edhe mund tė ketė ndodhur, por dhuna ka qenė e papajtueshme me ideologjinė tonė. Shqiptarėt nė pėrgjithėsi dhe studentėt nė veēanti nuk ia lejojnė vetes tė hedhin baltė mbi tė kaluarėn e lavdishme tė Partisė sė Punės, prandaj kanė ruajtur njė heshtje solemne pas pėrmbysjes sė komunizmit nė vendet e tjera. Pra, ata nuk i lejon ndėrgjegjja tė shprehen kundėr ideologjisė qė i ka bėrė pėr vete, ndėrsa frika ėshtė njė element i panjohur pėr ta.
«Megjithatė, siē e shpjegoi edhe shoku Ramon, ne do tė aktivizojmė njerėz tė besuar e tė specializuar qė tua bėjnė gradualisht tė qartė studentėve se nuk ka gjė tė pėrkryer nė jetė. Edhe komunizmi, si njė dukuri njerėzore, ka tė metat e tij dhe ka ardhur koha qė studentėt tė mos kenė turp ti denoncojnė ato, ndėrsa frikė ata nuk kanė, ne e dimė mirė kėtė. Ndėrkohė, tė autorizuarit tanė do tė japin shembullin e tyre tė parėt nė kėtė drejtim, pėr tiu nxjerrė turpin studentėve e jo lepurin nga barku, siē u shprehe ti. Dalėngadalė, edhe ata do ta gjejnė veten pastaj.
Mė falni, shoqja Ne
Ja njė tjetėr gabim ideologjik, Demon, ia ktheu Nexhina duke i ndėrprerė fjalėn. Gjersa unė nuk pranoj mė tė tė flas ―shok‖, as ti nuk ke tė drejtė tė mė flasėsh ―shoqe‖.
Po si duhet tju
Demon, po e justifikon plotėsisht emrin qė tė kemi vėnė, por rolin qė tė besuam nuk po e fillon mirė, ndėrhyri nė bisedė Ramoni, duke ia prerė pėrsėri fjalėn. Ne kėtu nuk jemi duke u njohur me skenarin e ndonjė filmi artistik, qė ti tė
23
entuziazmohesh prej rolit qė tė ėshtė besuar e tė harrosh seriozitetin e situatės pėr tė cilėn diskutojmė. Vėrejtja e shoqes Nexhina ėshtė shumė e rėndėsishme. Ėshtė domosdoshmėri qė ti tė respektosh rigorozisht etikėn e re tė komunikimit me ne, me qėllim qė tė fitosh sa mė parė natyrshmėrinė e interpretimit tė rolit tėnd nė jetė tash e tutje. Dhe mos harro, jeta nuk ėshtė njė film skenat e tė cilit mund ti xhirosh sa herė tė duash. Aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr njė rol politik tė cilin ti do ta interpretosh nė publik, nė prani tė medies e tė gazetarėve tė huaj qė kėrkojnė qimen nė vezė. E dimė qė nuk do ta kesh tė lehtė tė ndryshosh mėnyrėn e sjelljes e tė tė shprehurit nė pajtim me pozicionin e ri nė jetė pas njė karriere goxha tė gjatė si anėtar i devotshėm i Partisė sė Punės e si sekretar byroje i pėrkushtuar. Por kanė qenė pikėrisht kėto cilėsi tė spikatura tė komunistit fanatik nė personin tėnd, qė ndikuan nė besimin tonė pėr tė tė zgjedhur.
«Megjithatė ti do tė kesh njė periudhė pėrqendrimi tri javore, para se tė zbresėsh nė arenėn e politikės publike. Pėr kėtė qėllim do tė nisesh sėrish nė Itali, ku do tė marrėsh kontakt me instruktorė tė mirėfilltė, tė cilėt do tė tė japin njė ndihmesė tė ēmuar nė shumė drejtime. Ndėrkohė ne do tė fillojmė me nxitjen e kontrolluar tė lėvizjes studentore, e cila pas tri javėsh parashikojmė tė jetė nė zhvillim tė plotė. Pikėrisht atėherė ne do tė tė sinjalizojmė tė kthehesh nė Tiranė pėr tė marrė drejtimin e saj me ndihmėn tonė tė tėrthortė. Njerėzit tanė do ta organizojnė nė mėnyrė tė tillė lėvizjen studentore qė tė bien nė sy individė, tė cilėt do tė jenė tė gatshėm tė bashkėpunojnė me dėshirė me ty e tė tė
24
pranojnė pėr lider. Kjo sigurisht nuk do tė jetė aspak fakultative dhe masa e ndikimit tė njerėzve tanė pėr tė tė siguruar objektivin e synuar do tė jetė nė raport tė drejtė me vėshtirėsitė qė mund tė lindin gjatė atij procesi. Fakti qė ti do tė vish nga Italia nė ēastin e duhur e bėn krejt tė padyshimtė pjesėmarrjen tėnde ―spontane‖ nė atė lėvizje. Me afirmimin tėnd atje, ne do tė shpallim njohjen me ligj tė pluralizmit politik dhe formimin e Partisė Demone, frenat e sė cilės do tė tė besohen ty.
Njėmijė herė faleminderit! Po kur do tė ndodhė kjo, afėrsisht? - nuk iu durua Demonit pa pyetur.
Ramoni buzėqeshi para se ti pėrgjigjej:
Me gjithė vėrejtjet tona, ti nuk heq dorė nga ngutja, Demon. Vetėm pak kohė mė parė ty as tė kishte shkuar ndonjėherė ndėrmend tė angazhoheshe nė politikė mė tepėr se sa njė sekretar byroje i Partisė sė Punės, ndėrsa sot edhe javėt tė duken tė gjata nė pritje tė startit tė vrullshėm tė karrierės sate me ngjitje vertikale. Vullnet tė kesh, pa fusha e veprimit nuk do tė tė mungojė. Sipas tė gjitha gjasave, si sot njė muaj Shqipėria do tė ketė njohur me ligj pluralizmin politik.
Tė rrojė partia! - thirri Demoni i entuziazmuar.
Cila parti, Demon? - e pyeti djallėzisht Nexhina.
Partia jonė, shoqja Ne Mė falni, por unė nuk di si tju drejtohem tani, u pėrtyp ai.
Pyet ata qė do tė tė instruktojnė nė Itali, ia priti me ironi Nexhina dhe iu rikthye temės sė mėparshme: Cilėn parti quan tėnden tani ti, Demon?
25
Partinė e Punės, sigurisht. Nė tė vėrtet nuk ka parti tjetėr nė Shqipėri.
Nuk ka pėr popullin, por jo pėr ty qė firmose formimin e Partisė Demone. Ti nuk duhet ti hedhėsh pas krahėve gjithė kėto qė kemi thėnė deri tani, pėrndryshe ne po rrahim ujė nė havan. Pas njėzet ditėsh, ty do tė tė duhet ta shash me rrėnjė e me degė Partinė e Punės.
Ky do tė jetė sikleti im mė i madh nė rolin qė mė keni caktuar, pėr tė cilin unė do tju jem pėrjetėsisht mirėnjohės. Qysh kur mė rekomanduat tė studioja nė detaje direktivat e Katovicės, e parashikova se do ta kisha shumė tė vėshtirė tė hidhja baltė mbi atė parti qė mė shpėtoi prej baltėrave tė fshatit ku linda e mė solli nė asfaltet e kryeqytetit. Mė dha shkollė, mė bėri komunist e mjek tė njohur, mė nisi disa herė pėr specializim jashtė shtetit e mė trajtoi si birin e saj. Do ta ndjej veten shumė bukėshkalė e tė pabesė, kur tė filloj ta akuzoj pėr veprimtarinė e saj ku kontributi im ka qenė i dukshėm. E si mund ta zė unė nė gojė pėr keq emrin e udhėheqėsit tonė legjendar, veprimtaria politike largpamėse e tė cilit po mė hap rrugėn e kėsaj karriere tė pa ėndėrruar?
Sytė e pėrlotur tė Demonit dhe zėri i tij i mbytur i tėrhoqėn vėmendjen Ramonit, i cili u pėrpoq ta ndihmonte pėr tė zotėruar veten:
Kėto qė po thua janė fjalė zemre, Demon, e kuptojmė, por e tillė ėshtė politika. Nė politikė nuk kanė vend ndjenjat, por vetėm mendimet, analizat, parashikimet, llogaritė pėr tė arritur objektivin e caktuar. I tillė ėshtė skenari i detajuar i ―proceseve demokratike‖ qė po shqyrtojmė e do tė zbatojmė
26
sė bashku. Le tė tė ngushėllojė fakti qė gjithēka do tė bėjmė ėshtė nė pėrshtatje tė plotė me interesat e Partisė sė Punės dhe lavdinė e udhėheqėsit tė saj tė paharruar. Sot e tutje, deviza e veprimtarisė tėnde politike duhet tė jetė «bėj sikur». Pra, bėj sikur do ta shash partinė tonė tė shtrenjtė, ndėrsa nė mendje ruaj dashurinė e respektin pėr tė dhe detyrimet ndaj saj. Nga ana tjetėr, bėj sikur do tė shprehėsh keqardhje pėr tė persekutuarit politikė e me vete thuaj: «Gjynah qė nuk ju qėroi nga faqja e dheut tė gjithėve partia jonė!». Dhe gjithēka do tė rrjedhė siē duam ne. Tani ti do tė largohesh, se duhet tė pėrgatitesh pėr tu nisur nė Itali. Ne do tė flasim pak me Satanin, i cili pėrkohėsisht do tė jetė nė ―stolin e rezervave‖ tė kėtyre ngjarjeve.
Demoni u ēua nė kėmbė. Ramoni shtypi njė buton dhe pas pak dera u hap.
Ky «disidenti» duhet tė zbresė nga shkallėt e pasme, porositi ai.
Dhe duke iu drejtuar Demonit, shtoi:
Asnjėherė dhe nė asnjė rrethanė mos e harro devizėn e veprimtarisė tėnde nė tė ardhmen.
Si urdhėron shok oh
Sprish punė, ia ktheu i buzėqeshur Ramoni, veē devizėn mos harro.
Demoni pėrshėndeti entuziast, bėri njė pėrkulje tė thellė e doli.
Duke zbritur shkallėt, ai po pėrsėriste me vete: «Bėj sikur, bėj sikur, bėj sikur »
AGIM HAMITI
p.s fshati qe duket nuk do kallauz
Krijoni Kontakt