-
Atentat si nė filmat me mafia
OPINION
Atentat si nė filmat me mafia
18-09-2011 / Nga Qemal Sakajeva
20 vjet mė parė - Nxjerrė nga libri Qendėrcikloni, 2002
18 shtator 1981, ora 10.00.
Zė i njohur nė telefon. Si tė vinte nga VOA (Zėri i Amerikės). Po, ai ishte, Elez Biberaj. Besova se po fliste nga Uashingtoni. Por tha se gjendej nė hotel Dajti, mes Tiranės.
Me Elezin isha takuar nė tri raste.
Sė pari, kur pati telefonuar nė shtėpi, pėr njė intervistė tė drejtpėrdrejtė nė Zėri i Amerikės. Gjatė bisedės ndodhėn tri ndėrprerje tė linjės. Ai, qė nga studio, gjithmonė i qetė, rilidhej pėrsėri, duke thėnė: Tė lutem, mos u mėrzit. Teknologjia e sofistikuar i ka kėto! Shprehja e tij qe e dykuptimtė, ajo linte tė nėnkuptohej se nga teknologjitė e sofistikuara nuk ėshtė se vijnė probleme teknike mė shumė, po me mjete tė sofistikuara po pėrgjojnė intervistimin.
Sė dyti, Elezin e pata takuar fizikisht krejt papritur, tek po i ngjiste shkallėt e gazetės Bashkimi, nė zhegun e verės 1991, rreth orės 14.00. U kthyem menjėherė dhe shkuam te Lidhja e Shkrimtarėve, ku kishte nevojė tė bėnte njė takim tjetėr.
Sė treti, pata kryer njė takim nė hotel Dajti me amerikanin Marvin Stone, drejtor i International Media Fund. Ai pati nxjerrė bllokun ku kishte shėnuar kėshillėn e Elez Biberajt qė, me shtypshkronjėn e re me emrin Demokracia, tė ndihmohej edhe Bashkimi si pjesėtar, qė ajo gazetė tė pėrfshihej e tė mos lihej jashtė pjesėmarrjes. Njė ditė mė pas u ēvendosėm. Aty ftova edhe Mehmet Elezin, i cili merrej me problemet ndėrkombėtare nė gazetė, pas lėnies pa punė, pėr shkak se nė njė mbledhje tė Komitetit Qendror tė Partisė mbėshteti pluralizmin politik.
-Nėse u japim njė shtypshkronjė, - tha amerikani Stone, a do tė ndihmoni e bashkėpunoni me gazeta tė tjera si RD, Republika, Drita, Sindikalisti, Zėri i Rinisė e ndonjė tjetėr?
-Patjetėr, zotėri, tė jeni i sigurtė!
Mehmeti ndėrhyri menjėherė:
-Zotėri, kur ju, njė amerikan, po ndihmoni njė shqiptar, ky shqiptar si tė mos ndihmojė njė shqiptar?
Firmosa i pari pėr ndėrtimin e asaj qė mė vonė u njoh Shtypshkronja Demokracia, nė pėrurimin e sė cilės, mė 2 shkurt 1993, morėn pjesė mjaftė gazetarė, ambasadori amerikan William Rayerson dhe vetė presidenti i Republikės Sali Berisha. Televizioni Shqiptar transmetoi hollėsisht pėr ngjarjen, vlerėn e saj 1 milion dollar dhe 7 gazeta bashkėpunuese tė Shtypshkronjės Demokracia: RD, Republika, Alternativa SD, Drita, Zėri i Rinisė, Bashkimi, Sindikalisti.
-Dua tė tė takoj, - tha Elezi pėrmes telefonit nga kabina e hotel Dajtit..- Jam bashkė me gruan dhe do tė qėndroj dy javė nė Shqipėri. Por, djali i madh na pėrcolli duke qarė, dhe qan vazhdimisht, sa herė bisedojmė nė telefon. Po kėrkon kthimin e nėnės sė vet nė Uashington. Gruaja nuk po e pėrballon mė kėtė gjėndje. Vendosa ta ēoj sot pėr vizitė nė Krujė, tė shohė Muzeumin Gjergj Kastrioti Skėnderbej. Nesėr do tė kthehet nė SHBA.
I thashė tė priste nė hotel. Tė mos merrte taksi. Pėr ndihmėn qė ai jepte dhe pėr rolin e tij nė Zėri i Amerikės, pėr demokratizimin nė Shqipėri, meritonte ta shoqėroja pėr nė Krujė. Pas vizitės do tė hanim edhe drekė atje. Nuk kisha me vete lekėt e mjaftueshėm. As Mehmeti, gjithashtu. I thashė Tares sė llogarisė, financierit tė rregullt. Edhe nė arkė nuk u gjetėn tė holla pėr pėrballimin e pak shpenzimeve. E zgjidhėm ndryshe: Mehmeti e kishte shtėpinė afėr. Lamė tė takoheshim pėrpara Pallatit tė Kulturės. Kurse Astrit Alimehmeti, i njohur mė shumė si shoferi Guge, shkoi tė furnizohej me benzinė, pasi iu shpjegua se do tė shkonim pėr nė Krujė me Elez Biberajn, me bashkėshorten e tij dhe Mehmet Elezin. Ai tė vinte pėrpara Dajtit.
Tė katėr u takuam nė hyrje tė hollit tė hotelit. Pasi biseduam aty, mė kėmbė, pėr disa minuta, dolėm pėrjashtė, duke ecur poshtė e pėrpjetė trotuarit, nė pritje tė veturės. Ēuditėrisht, ajo u vonua shumė - shumė. Ecejaket tona me Elezin, i shpallur nė Zėri i Popullit bir i armikut tė popullit, bėheshin nė sytė e sigurimsave tė hotelit dhe disa fytyrave qė i njohnim, por fatalisht i nėnvleftėsuam, duke besuar nė mėnyrė tė rrejshme dobėsimin e tyre.
Mė nė fund, shoferi mbėrriti, me Fiatin e kuq tė prodhimit polak. Kadirja u ul pėrpara. Pas: Elezi nė mes, djathtas tij Mehmeti, majtas unė. Shoferi i jepte makinės ngadalė, pėrgjithėsisht ishte ngarės qė nuk ecte mė shpejt se 70 km nė orė. Pasi kaluam Universitetin Bujqėsor tė Kamzės, dhe vet qytezėn me tė njėjtin emėr, Elezi u ndėrmend tė pyeste:
-Ku gjendet Mali me Gropa?
Dita qe shumė e kthjellėt, me shkėlqim tė qartė diellor. Malet shiheshin pastėr. Dekori shkėmbor fantastik nė tė djathtė tė udhėtimit, dyshimi nė njohuritė e mjaftueshme gjeografike mbi malet dhe lajmi i kombshėm i shumėpėrfolur mbi zhdukjen e njerėzve, diku nėpėr to, mister dhe frikė edhe pėr nga emri Mali me Gropa, si varrezė e pėrbashkėt e pėrmasave tė hatashme, duket e bėri Elezin tė pyeste asisoj.
-Elez,- i thashė, - ti vjen nga SHBA. Vėshtro djathtas: nėse planin e parė tė masivit qė po sheh, e komandojmė me njė pult tė sofistikuar amerikan, pėr ta rrasė si nė pėrrallė thellė nė dhe, pėrmasa tjetėr qė do tė shfaqet nė plan tė dytė, e ka emrin Mali me Gropa.
-Kujdes,- i foli Kadirja shoferit, ndoshta mė shumė si profesioniste nė ngarjen e makinės. Elezi na kishte thėnė se ajo ishte shofere e shkėlqyer, e shpejtė, e sigurtė. A, mos, tėrheqja e vėmendjes pėr kujdes, i doli nisur nga telefonata e pėrvajshme e ndjellakeqe e djalit? Apo nga pėrpjekja a e pasuksesshme e tij qė tė pengonte nisjen e njėrit nga prindėrit, sepse, siē tregoi Elezi, ai kishte thėnė qė,Po tė rrėzohet aeroplani, e tė vriteni tė dy ju, kush do tė na mbajė nė nė Amerikė?! Ndėrkaq, njė veturė ngjyrė mente, i qe afruar mjaft afėr makinės sonė. Rruga qe krejt e lirė, nė tė dy kalimet, prandaj nuk kishte kuptim kjo avitje e madhe, gati nė prekje. Pastaj ajo u dha frikshėm nga e majta, goditi pothuaj, ndėrmjet rrotės sė parė dhe derės sė shoferit. Mė pas asgjė nė kujtesė, pėrveē njė rapėllime shurdhuese llamarinash, si ndjesia e shkėputjes nga toka e aeroplanit dhe
Errėsirė ferri! Natė e pafundme nė sy. Natė e pasosur nė kujtesė.
Dikur vonė, besova se, ashtu ishte njė nga misteret e pėrjetimit kur vdekja vjen e, njeriu jep shpirt.
Ftohtėsia e lagies sė muskujve, vetėtimthi riktheu ndijimet e pėrmendjes tė tė qenit gjallė. Mendimi i parė qė erdhi, nė atė pjesėz kohe, mes jetės dhe vdekjes, ishte: A, mos kjo ishte benzinė dhe do tė digjemi tė gjallė? Pa mundur pėr tė bėrė gjė, se nuk mund tė bėhej kurrgjė, prisnim shkėndijėn e flakės shkrumbuese. Mirėpo, ftohja e lagies u ngrit edhe mė lartė se kofshėt. Arriti edhe te fyti, deri te mjekrra, preku te buza e poshtme. A mos para djegies po ndodhte mbytja? Po na merrej fryma. Preknim me gishta ku mundnim, pėr tė gjetur hapėsirat e xhamave, ose edhe njė xhep shėmbjeje, sa pėr ta ēuar kryet mė sipėr, pėr pak frymė. Qė tė pestė lėviznim nėpėr ujė shtrėnguar si nė njė kuti sardelesh e shfromuar.
Nga ai lloj kaosi, i pari doli shoferi Guge. Krejt shėndosh e mirė. Vetėm i pėrbaltur. As vrarė, as gėrvishtur. Elez Biberajn e nxorėn duke e tėrhequr. I lerosur dhe i pėrgjakur. Dikush e shtriu mbi barin e vjeshtės tė rrėpirės sė rrugės. E treta u nxor Kadirja, qė kullonte zi. I katėrti doli Mehmeti. I nxirė dhe i pėrskuquir. I pesti dola unė, poashtu.
Pranė nesh kaloi me veturėn e vet njė shofer i panjohur. La punėt dhe ktheu rrugė pėr tė na ēuar nė spital. Mehmeti u ul pėrpara. Prapa unė dhe Kadirja. Elezi qė gjendej nė mes, u mbėshtet nė gjoksin tim, kurse kėmbėt i kishte shtrirė nė prehėrin e sė shoqes. Tė gjithė si mos Zot mė keq, nga kredhja nė ujėrat e zeza tė kanalit dhe ēarjet trupore. Elezi humbi vetėdijen. Nisi tė fliste nė kllapi duke pėrmenduar emrin e djalit tė madh, ēka tregonte se parandjenja e tij ia paskėsh pasė lėnduar thellė nėnvetėdijen, me paralajmėrimin pėr mosnisjen nė tė njėjtėn kohė e tė dy prindėrve. Kur doli nga pėrhumbja e u pėrmend, ndjente dhimbje a shtrėngime. Mė fjalėt qė i vinin mė lehtė nė anglisht, i tha sė shoqes: Kadire, take my shoes, please! (Kadire, mi hiq kėpucėt, tė lutem!).
Nė oborr tė spitalit, te reparti i urgjencės, sna prekte njeri. As na ndihmonte kush. Vetėm na vėshtronin ashtu, tė pėrēudnuar siē qemė, me baltė e gjak. U drejtova kah dera pėr tė hyrė brenda. Pas mė ndoqi Kadirja. Ajo mė kėrkoi qė tė kujdesesha pėr Elezin, tė mos i bėhej asnjė lloj gjilpėre. Dyshonte sė tepėrmi pėr keq. Pėr tu dalė gjėrave pėrpara, pasi jetėt ishin shpėtuar, u lėshua gati me vrap, kur sytė i panė njė aparat telefoni diku nė kėnd. E rroku nxitimthi dorezėn copa-copa ngjitur me leokoplast dhe nė anglisht njoftoi ambasadėn amerikane nė Tiranė pėr gjithēka kishte ngjarė e ku gjendeshim. Nuk kaluan as dhjetė minuta ndoshta dhe, njėherėsh me kryetarin e Partisė Demokratike Sali Berisha, mbėrriti me veturėn e blinduar CD 23-01 diplomati Christopher Hill. Ai ishte numri dy i misioinit diplomatik nė Shqipėri, shtatlartė, rreth tė tridhjetave, me syze skeletike tė rrumbullakta. Ambasada qe hapur, pas njė ndėrprerjeje shumtė tė gjatė, qysh nga viti 1946. Atėherė SHBA e patėn mbyllur ambasdaėn e tyre kėtu, njė veprim proteste ndaj vijės komuniste tė Enver Hoxhės. Diplomati Hill do tė bėhej njė nga figurat kryesore tė marrėdhėnieve shqiptaro - amerikane edhe nė nivel rajonal, deri nė pjesėmarrjen e tij nė Dejton, si bashkėpunėtor i ngushtė i Richard Hollbrook, njė aktor politik i vendosjes sė kontakteve tė Uashingtonit me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), pjesėmarrės gjithashtu edhe nė pėrpjekjet mė tė fundit, pėr tė bindur Sllobodan Millosheviē qė tė tėrhiqej nga Kosova.
Tė dy, Berisha dhe Hill u afruan te krevati ku qe shtrirė Elezi. Pasi biseduan me mjektėt qė mbėrritėn, edhe ata nė ato ēaste, Elezin e shtrinė mbi njė shtrat tė lėvizshėm dhe e zhvendosėn pėr nė tjetėr dhomė. Mjekėt vėrejtėn se ai kishte fraktura nė kėmbė. Kurse ne tė dy, Mehmetin dhe mua, na lanė prapa listės sė Lipe Shtogut. Infermierėt shkumėzuan ca ujė tė oksigjenuar nėpėr plagė dhe marsh nėpėr shtėpia. Mehmeti qėlloi mė fatlumė: xhaxhai i gruas, njė kirurg i zoti i Spitalit Ushtarak, e mjekoi nė shtėpi siē duhet. Kjo e shpėtoi nga njė infeksion i tmerrshėm. Ndėrsa mua askush. Pas 11 ditėsh pėrfundova nė spitalin e sėmundjeve infektive mė temperaturtė 40 gradė, qė nuk binte prej 5 ditėsh. Nė kanal, nga ujėrat e pista, pėrmes plagėve dhe gjakut, isha infektuar me sėmundjen e llahtarshme tė leptospirozės. Pėrsėdyti nė prag tė vdekjes, si unė nė Tiranė dhe Kadirja nė Uashington. Madje edhe nė tė njėjtin ēast kohor, ēka lidhej me peridhėn e inkubacionit tė mikrobit tė leptospirozės. Edhe ajo, duke pasur plagė mė tė lehta, nuk kishte marrė kurrfarė mjekimi. Duke qenė njė sėmundje e harruar nė SHBA, gjendja e saj septike ishte pėrkeqėsuar deri nė skaj, sa qė mjeku amerikano - korean i kishte komunikuar familjes sė saj tė pėrgatiteshin se ajo do tė vdiste. Berisha, pasi mėsoi llojin e mjekimit qė mė kryhej mua kėtu, i bėri tė ditur Elezit se si duhej tė kurohej edhe gruaja e tij atje, qė vuante nga e njėjta gjė.
Elez Biberajn, pas ndihmės sė parė, e morėn nga Spitali nr. 2 dhe e rregulluan nė njė dhomė nė hotel Dajti bashkė me gruan, tė ruajtur nga amerikanėt. Pėrpara se ta transportonin pėr mjekim nė spitalin ushtarak amerikan nė Gjermani, Elezi mė telefoi nė shtėpi, duke thėnė vetėm kaq:
-Tė kėrkoj tė faluar pėr ēka ndodhi!
Qartėsisht kjo kishte kėtė kuptim: Sigurimi kishte synuar Elezin, natyrisht.
Radiotelevizioni Shqiptar transmetoi nė mbrėmje njė lajm tė pėshtirė, duke bėrė fajtor makinėn e kryeredaktorit tė Bashkimit. Menjėherė mora nė telefon drejtorin e pėrgjithshėm tė RTSH, Fatmir Kumbaro, tė cilit i thashė se lajmi ishte i pavėrtetė, merrte pėrgjegjėsinė e dhėnies sė drejtėsisė dhe vazhdonte shėrbimin e Sigurimit tė Shtetit nė ekran. Diktova njė artikull. I thashė Mehmetit, nėse ishte dakort me pėrmbajtjen dhe tė vinte emrin. Tė nesėrmen, mė 19 shtator, firmosur nga tė dy, u botua me titull Atentat si nė filmat me mafia.
Ngjarjen tragjike, tė 18 shtatorit 1991, drejtėsia e mbylli pėr pesė ditė. Mė 24 shtator, Zėri i Popullit publikoi njoftimin e Hetuesisė sė Pėrgjithshme. Vėrteni ēfarė hetimi: viktimat emėrtohen nga Hertuesia dėshmitarėt Mehmet Elezi e Qemal Sakajeva.
Viktimat u lanė jashtė pyetjes dhe vėmendjes. Automjetet nuk u anlizuan. Vendi i ngjarjes nuk u kėqyr, pėr nxjerrjen e pėrfundimit. Prof. Dr. Aleks Luarasi i cilėsoi hetimet dhe pėrfundimet tė njėnanshme
Thanė se e kapėn shoferin (Nėse?!).
Zėri i Popullit, nė letėn anonime, tė botuar nė nėntor 1990 kundėr Elez Biberajt shkruante, Ēmund tė presėsh nga i biri i diversantit?, ndėrsa intelektualėt qė i jepnin atij intervista nė VOA, i quante qorra.
...
Komente
ishte nje atentat kunder demokracise,nje hakmarrje kunder Elez Biberaj nga ish sigurimi i shtetit.Ngjarja nuk u zbardh kurre.Pak kohe me pare se te ndodhte ngharja,Namik Dokle,serbi i vogel,e quante luftetarin e madh ne luften per demokracine,zerin e fuqishem per lirine e Shqiperise"bir diversanti".Qemali ben shume mire qe na kujton shum ngjarje qe pinjollet e diktatures kerkojne ti mbulojne me nate,Jan krimet e komunizmit edhe kjo ngjarje duhet te ndriqohet ne driten e te vertetes.
Postuar nga bitorri ne daten 18-09-201
55
-
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt