USA NR, mjaft me keto video vella sa na hapen barkun
Mu kru b... me e kliku videon e dyte e nuk po muj me ra n'veti![]()
i shofte Zoti me temel...kaq di te them
Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.
na e shpifet me keto video...
sec u cudit dikush qe kinezet hane kuaj e bretkosa... haha.
kjo behet edhe ne europe. edhe gomari hahet...
Vasudhaiva Kutumbakam
Boton pasurinë e kryeministrit kinez, Kina bllokon “NYT”
KINË- Autoritetet kineze kanë bllokuar ueb-faqen e “The New York Times”, pasi gazeta ka publikuar një raport për pasurinë e të afërmve të kryeministrit të Kinës, Wen Jiabao.
E përditshmja amerikane ka shkruar se “shumë të afërm të Wenit, përfshirë djalin e tij, vajzën, vëllain dhe kunatin, janë pasuruar jashtëzakonisht shumë gjatë udhëheqjes së tij”.
Raporti pohon se të afërmit e kryeministrit kontrollojnë asete në vlerë prej 2.7 miliardë dollarëve.Autoritetet në Kinë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj raporteve për pasurinë e zyrtarëve.
Kërkimet për “The New York Times” janë bllokuar edhe në Sina Ëeibo, versionin kinez të rrjetit Twitter.
http://www.balkanweb.com/metropol/26...yt-107397.html
Miliardat e fshehura të familjes së kryeministrit kinez
Nënë e kryeministrit të Kinës ishte mësuese në veri të vendit. Babai i tij u urdhërua të kujdesej për derrat në një fushatë politike të Mao-s. Gjatë fëmijërisë, “familja ime ishte shumë e varfër”, tha kryeministri Wen Jiabao, në një fjalim vitin e kaluar. Por tani, 90-vjeçarja, nëna e kryeministrit, e ka lënë pas varfërinë duke u bërë njëherësh dhe e pasur. Të pakën në letër.
Vetëm një nga kompanitë e shërbimit financiar në Kinë e regjistruar në emrin e saj, kishte një vlerë prej 120 milionë dollarë pesë vjet më parë. Detajet se si kjo e ve, ka grumbulluar gjithë këtë pasuri nuk dihen. Por dihet se kjo ka ndodhur pasi djali i saj, u ngjit në elitën qeverisëse të Kinës. Fillimisht ai u zgjodh zv.kryeministër në vitin 1998 dhe pesë vite më pas u bë kryeministër.
Një investigim i gazetës amerikane, “Nju Jork Tajms”, tregon se shumë të afërm të tij u bënë jashtëzakonisht të pasur në kohën që ai mori drejtimin e qeverisë kineze. Gruaja e tij kontroll asete deri në 2.7 miliardë dollarë.
Gazeta ka zbuluar se Wen ka aksione në banka, argjendari, resorte turistike, kompani telekomunikacioni dhe projekte infrastrukturore.
Wen ka influencë në sektorët strategjikë si energjia dhe telekomunikacioni si edhe kompanitë kineze nuk mund të regjistrojnë aksionet e tyre në bursë pa miratimin e agjencisë që kontrollohet nga kryeministri.
Vëllai i vogël i tij, ka një kompani të cilët i është akorduar nga një kontratë qeveritare një shumë prej më shumë se 30 milionë dollarë. Ndërsa bashkëshortja e tij, Zhang Beili, njihet ndryshe si “mbretëresha e diamantit”, pasi kontrollon tregtinë e argjendarisë dhe gurëve të çmuar. Gazeta amerikane nuk bën një përllogaritej të saktë të pasurisë së kryeministrit kinez por liston kompanitë ku të afërmit e tij kanë deklaruar zyrtarisht pasurinë që zotërojnë dhe influencën e madhe të tij.
Autoritetet kineze kanë reaguar duke bllokuar faqen online të gazetës Nju Jork Tajms për të gjitha ata që e vizitojnë këtë faqe nga territori i Kinës.
http://shekulli.com.al/web/p.php?id=6608&kat=90
keta te new york times jane te gjithe anti-kapitalista. te gjithe pro-rus, pro cavez, pro fidel kastro.
po nuk u pasurua kryeministri ne kete periode te arte per kinen kush do pasurohet? ata brekgrisurit e new yorkut qe protestonin perpara wall street-it!
Krijoni Kontakt