Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 111
  1. #1
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516

    Serbia po përgatitet për luftë në tetor



    Serbia po përgatitet për luftë në tetor

    Këshilli i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Beograd jep alarmin. Serbia po përgatit rezervistët e saj për luftë me Kosovën në tetor. Kjo organizatë ka marrë letrën e një mashkulli që para disa ditësh e ka marrë një ftesë nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë që të jetë në gatishmëri për gjendje luftë më 5 tetor 2011.

    “Ky person nëpërmjet hetimeve në interent, por edhe nëpërmjet kontakteve të tij, ka ardhë deri tek njohuria se po bëhet fjalë për formimin ose ribërjen e njësive ushtarake rezervistë ne Pozharevc, në rast lufte”, ka thënë Sonja Biserko, drejtoreshë e Këshillit të Helsinkit.

    Ky person, emri i të cilit është i njohur për OJQ-në ka refuzuar të luftojë dhe tani ka frikë se mund të dënohet me burg për mosgatishmërinë e tij për të luftuar. Ai ka thënë se do të ankohet edhe në organe të tjera.

    Ministria e Mborjtjes e Serbisë nuk është përgjigjur në interesimin e gazetarëve për të treguar nëse po bëhet gati për luftë. /indeksonline/
    Kombi mbi të gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Perhajre.
    Po, kush oshta pala tjeter me te cilin do te luftojne?!



    Pershendetje.

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Perhajre.
    Po, kush oshta pala tjeter me te cilin do te luftojne?!



    Pershendetje.
    Kosova eshte pala tjeter?
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  4. #4
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Ani de ska problem se na moti gati jemi, vetem s'e di a ka takat me nise, se ne mezi po presim

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga thirsty Lexo Postimin
    Kosova eshte pala tjeter?
    E, ku i kane vendosur tribinat per shikuesit e panumert te NATO-n, SHBA-ve, OKB-se e shume te interesuerve tjere, qe mezi nuk presin ta shohin nje ndeshje te dy kundershtarve, te cilet faktikisht nuk jane ne gjendje te rrine as ne kembe te veta pa ndihmen e huaj.

    ...dhe paskan harru te na tregojne edhe oren e ndeshjes?!

    Pershendetje

  6. #6
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Po let ja nise se moti se kam rreh asni shkine, se njonen qe e pata reh para baneses kur jemi kone te vegjel, flokte e saja ne dore ja pata dhene.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Serbia thirrje rezervistëve për gatishmëri lufte në Kosovë

    Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Serbisë ditëve të fundit qytetarëve të saj, kryesisht rezervistëve të luftës u ka shpërndarë ftesa për gjendje gatishmërie.

    Lajmi komunikohet nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Beograd, ku siç thuhet një qytetar ka informuar ata lidhur me ftesën e pranuar nga Armata për tu qenë në gjendje gatishmërie për tu mobilizuar për luftë.

    Kjo organizatë ka marrë letrën e një mashkulli që para disa ditësh e ka marrë një ftesë nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë që të jetë në gatishmëri për gjendje luftë më 5 tetor 2011.

    Siç ka deklaruar për portalin serb Danas.rs, kryetarja e Komitetitit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ai person-mashkull, përes hulumtimeve në internet dhe përmes kontateve të tij personal, ka kuptuar se fjala është për formimin ose riaktivizimin-ripërtrirjen e njësitëve rezervë ushatarak për raste lufte, në qytetin Pozharevc- për shkak të problemeve të paradokohshme në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.



    I njëjti person, në lëtrën e tij ka theksuar se nuk do të jetë pjesë e formacioneve rezerviste, por dëshiron që këtë të drejtë të njeriut që të mos mbajë armë në kurrfar kushtesh, e aq më tepër që ndokush ta shpërndajë për nevoja të luftës.

    “Shteti, që për të gjitha këto vite, nga fëmijëria e derisa jam rritur, që tani kam 31 vjet, dhe planifikoj krijimin e familjes, nuk më ka ofruar kurrfar kushtesh për jetë normale, tani merr guximin që të kërkojë të jem në formacionin e rezervistëve në raste lufte. Krahas kësaj, më kërcënojnë më gjobë financiare ose me burgim, në rast se e refuzoj. Nuk e dij, a më kaplon më shumë frika apo hidhërimi” shkruan në lëtrën që e ka dërguar në adresë të Komitetit të Helsinkit.

    Ministria e mbrojtjes nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetarit se a është e vërtetë se formohen ose ripërtrihen njësitet ushtarake në Pozharevc dhe sa ftesa të tilla janë shpërndarë- transmetojnë mediat kroate, duke iu referuar portalit serb Danas.sr. Ministria e Mborjtjes e Serbisë nuk është përgjigjur në interesimin e gazetarëve për të treguar nëse po bëhet gati për luftë. (INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  8. #8
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Ska shansa as teorike, por dhe nese ja nise, ka kush na e mbron shpinen, e kemi memen Shqiperi dhe ata qe po lehin poshte e larte hahahhahahhahaha
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 19-09-2011 më 11:03

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ndoshta serbia naj hap syt se shqiptaret e kosoves jan ne agoni kur fqinjet tan ebjn pregaditje per luft ne ne shohim endrra me sy hapur

  10. #10
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    Nese behet e vertet kjo, at'her kemi mundsi mi pa patriotat mbas internetit apo dalin me luftu a jo se kogja ja kan nis me rre gjyks kishe na patriota a kur vjen puna ikin azilanta n'vende t'huja.
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •