
Postuar mė parė nga
Brari
coja kte leter o shoku maqo obames.
boll cuat per ti ndihur nexhit e ramizit e zylyftarave.
--
GJuliana Pervizi (Malaj): Unė “Beba”, qė u futa nė kamp 4 muajshe e dola 42 vjeēe
Une Gruaja e Dielė, Shtator 18th, 2011
Lek Pervizi gjatė punės nė zdrukthtari, nė njė ndėrmarrje nė Plug tė Lushnjės
Aty rifilloi gjithēka nga e para, thuajse nė tė njėjtat kushte. Na vendosėn nė njė kasolle me kushte tejet tė vėshtira pėr tė jetuar, dhe aty ngrysnim ditėt e netėt tona. Mamaja nisi tė punonte nėpėr ara e nėpėr fushat e Lushnjės, punė tė detyruar, ndėrsa unė nė moshėn 13-vjeēare fillova pėr herė tė parė punėn nė njė kombinat pularie. Pas pularisė, mė dėrguan pėr tė punuar bashkė me nėnėn, ku duhej tė prashisja e tė vadisja tokat e arat. Pėrfundova arsimin tetėvjeēar, ndėrsa tė mesmen nuk mė la njeri ta vazhdoja. Ndėrkaq, nėna, pasi mori vesh vdekjen e Nikollės, babait, vendosi tė rimartohej. Aty nė Lushnjė ishte dhe njė djalė tjetėr me emrin Mirko, me kombėsi jugosllave, i cili ishte internuar pėr shkak se politika e kishte cilėsuar si agjent. Nėna ime u martua me tė, por nuk kaluan shumė vite dhe ndėrroi jetė. E goditi rrufeja brenda nė shtėpi. Edhe kjo humbje ishte tragjedi pėr nėnėn time, sė cilės nuk iu ndanė kurrė problemet e jetės.
Po aty ju do tė njiheshit me bashkėshortin tuaj, njė tjetėr i persekutuar…
Jeta ime nė kamp u bė edhe mė e vėshtirė, nė momentin qė vendosa tė martohesha me Lekėn. Unė isha rreth 17 vjeēe nė atė kohė, kisha hedhur shtat dhe shpeshherė tėrhiqja vėmendjen e shumė meshkujve atje. Por, Leka mė kishte tėrhequr me pamjen dhe fizikun e tij. Njė djalė i pashėm, i gjatė… Edhe pse 18 vjet mė i madh se unė nė moshė, vendosa tė lidhja jetėn me tė. Nėnėn time e liruan nga kampi pėr tė shkuar drejt e nė Mal tė Zi, e kur mė pyetėn mua se ēfarė do tė bėja, u thashė se e kisha zgjedhur fatin e jetės sime, do tė qėndroja me Lek Previzin. Kalvari i vuajtjeve tė tim shoqi ishte edhe mė i tmerrshėm. Vjehrri im, gjenerali Prenk Pervizi, ishte arratisur nga vendi pėr shkak se e cilėsonin si eksponent qė punonte kundėr regjimit komunist dhe u cilėsua si dezertor i atdheut. Me arratisjen e tij, atyre iu dogjėn shtėpitė dhe i internuan familjarisht. Nė Plug tė Lushnjės, unė u martova me Lekėn dhe nga martesa jonė lindėn tre djem, Leonardo, Doriani dhe Aureli.
A ėshtė e vėrtetė se miqėsia e vjehrrit tėnd me ish-majorin Spiro Moisiu e shpėtoi tėt shoq, Lekėn, nga ekzekutimi?
Vjehrri im, Prenk Pervizi, pėrpara se tė arratisej jashtė shtetit, ka qėndruar pėr disa kohė i fshehur familjarisht nėpėr malet e Kurbinit. Siē mė ka rrėfyer edhe Leka, kushtet e jetesės nė mal ishin tepėr tė vėshtira, gjithmonė nė rrezik asgjėsimi dhe ata shpėtuan edhe falė besnikėrisė vetėmohuese tė njerėzve e miqve tė krahinės sė Kurbinit. Nė prillin e vitit 1945, vjehrri im i drejton njė letėr fshehurazi ish-major Spiro Moisut, qė ishte bėrė gjeneral i regjimit komunist, me tė cilin kishte miqėsi tė vjetėr dhe e kishte pasur nėn komandėn e tij. Ai i kėrkonte qė tė garantohej pėr dorėzimin e familjes Pervizi dhe tė mos rrezikoheshin fizikisht. Gjė qė Moisiu e kish pranuar, duke i ndihmuar e duke rrezikuar veten e tij. Sepse, po tė diktohej se ai kishte pasur kontakte me njė tė arratisur tė tillė, si Prenk Pervizi, armik i betuar i regjimit, pasojat do tė ishin tė rėnda. Kėshtu, besa e Moisiut vlejti pėr tė shpėtuar jetėt e familjes Pervizi, dhe jo vetėm kaq. Ai i ndihmoi qė tė zhvendoseshin pėr nė Tiranė, ku Leka, im shoq, ndoqi studimet nė Liceun Artistik, kohė kur edhe e arrestuan pėr tė kaluar 47 vite nė internim, nga Porto Palermo, e nė fund, nė Plug tė Lushnjės, ku edhe u njohėm bashkė.
E ndiet mė shumė peshėn e dėnimit pas martesės me Lekėn?
Leka ishte dėnuar mė shumė, pėr shkak tė pozicionit tė tė atit, gjeneral. Arratisja e tij i kushtoi rėndė tė gjithė familjes. Aty nė Plug, Leka duhej tė paraqitej tri herė nė ditė nė Apel, pėrpara ushtarakėve. Ēdo ditė ai punonte pa u lodhur nė njė zdrukthėtari, bashkė me shokė tė tjerė bashkėvuajtės. Unė punoja nėpėr fusha dhe ara. Shumė herė fėmijėt tanė nuk kishin me ēfarė tė ushqeheshin, ēfarė tė vishnin. Vetėm sepse nė njė letėr qė i kisha shkruar sime mėje, isha shprehur se fėmijėt tanė rriten me ujin e pellgut, ku gėlojnė zhabat e gjarpėrinjtė e kėnetave tė Lushnjės, mė demaskuan pėrpara gjithė fshatit nė njė mbledhje qė e kėrkoi brigadieri i zonės. Nė atė mbledhje nuk pranova asgjė, ndėrsa mua mė cilėsuan si armike tė brendshme tė regjimit komunist. Persekutimi ndihej nė ēdo hap qė hidhja…
Kaluat 42 vjet nė kamp, ē’ju dhemb mė shumė?
Fėmijėria dhe rinia ime vdiqėn nėpėr kampet e internimit ku kėmba ime shkel, dhe fakti qė i rezistova, do tė thotė se dėshira dhe forca pėr tė jetuar jetėn ishte mė e madhe se unė vetė. Nė fillim tė viteve 90’, kur perdja e hekurt e regjimit kishte rėnė disi, familjarisht u zhvendosėm nė Belgjikė, ku ende edhe sot jetojmė bashkė me Lekėn dhe fėmijėt. Im shoq zhvillon aktivitetin e tij letrar-artistik, si drejtor i revistės kulturore qė botohet nė Belgjikė, revista “Kuq e zi”. Pėrpos jetės atje, vijmė herė pas herė nė vendin tonė Shqipėri, sepse na merr malli pėr miqtė e tė afėrmit tanė. Sot falėnderoj Zotin qė jam ende gjallė, qė kam mundur t’i bėj ballė atij “tėrmeti” tė regjimit komunist.
ERMIRA ISUFAJ
---
Krijoni Kontakt