Close
Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 119
  1. #81
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    jo.. maqo jo..

    nuku je enverist i fshehur..

    por sherbetor i hapur i bllokqenerise enveriste te re..

    kujton se do te te duan..

    ne se kini qene gulagave.. ata nuku te pranojn ne gjirin e tyre te ngrohte.. sikur dhe tak ngjel tu bėnesh..

    per ziver do te te duan..

    ..

    nejse ti vazhdo.. te kontriboc.. per ri-ardhjen e gulag-bersave ne pushtet..

    po te siguroj se kadriu hazbi ka qen me njeri se ki shtaza ruci e kanibalo-demagogu edvin paskali.. e se lenka cuku e mine gurja 1000 here me te mire se mime olte xhacko shu.rrat e seli dade roze arapes.

    shum ish te gulagezuar jan bere daulle te ps-se..

    ne 21 janar dhe bedri blloshmi kish qene ziver..

    turp i madh..

    kurse kurti kol u be veteran ne seli roz bashk me gumen da-umu-tin.

    ne 97 ten u doli kartela shum prej ketyreve..


    --


    eshte nje personazh qe del ne tregimin e ketij malsorit.. qe do postoj me poshte..
    oficer sigurimi madhor..
    por shum me njerzor se krejt seli rozja sot..
    e shpeton femijen e pafajshem nga gulagu..
    e shpeton ne nji kohe.. kur te tregoheshe pak njerzor rrezikoje kok e karriere.. e familje..
    kurse seli rozja nuk rrezikon asgje te behet njerzore.. e prap.. vazhdon me barbari maskarallikun..
    lexo edvin ramen..cpo mu.tos kto dite..
    arresto oj ina..thote.. ata qe un desha ti djeg te gjalle me huliganet e mije.. meqe une nuku i poqa dot ate dite te 21 janarit..
    kulmi..
    dhe ti maqo.. nuku i ve re keto fare..
    hm.. a rrufjan a rrufjan..

    ..

    nejse..
    ja lexo malsorin cfar tregon..

    --

    Gjoke Deckaj:

    Ju tregoj tmerret e familjes sime ne kampet e Enver Hoxhes

    Dashnor Kaloci

    Deshmia ekskluzive per Gazeten “Koha Jone” e shqiptaro-amerikanit, Gjok Pjeter Deckaj, me origjine nga fshati Kushe i Hotit, i cili pasi provoi kampet e Tepelenes dhe Savres, ne vitin 1954 u arratis nga Shqiperia dhe perfundoi ne SHBA



    “Nje nate, nje grua e re nga Tropoja e cila priste te lirohej, shkoi naten per te hapur varrin e femijes se saj i cili i kishte vdekur para 8 muajve ne moshen 5 vjecare. Duke hapur varrin me lugen qe hanim supen, ajo fshinte eshtrat me fustanin e saj dhe i thoshte: “Nuk te le nena ketu ty jo”. E shkreta grua, u detyrua t’i thyente eshtrat e te birit me qellim qe t’i fshihte ne rrobat e trupit pa u diktuar nga rojet e kampit, pasi nuk lejohej qe t’i merrte. Ate nate, bashke me te ka qene dhe nena ime duke e ndihmuar dhe me pas ajo mundi t’i merrte eshtrat e te birit dhe t’i varroste ne Theth”. Deshmia e mesiperme e cila duket sikur eshte pjese e ndonje skenari te filmave horror, nuk eshte as me shume dhe as me pak, por nje ngjarje krejt e vertete e ndodhur gjysem shekulli me pare ne kampet e tmerrshme te regjimit komunist te Enver Hoxhes. Njeriu qe e rrefen kete histori tragjike, eshte 62 vjecari, Gjoke Pjeter Deckaj, i cili ka pasur vete fatin tragjik te provonte keto kampe qe porsa kishte ardhur ne jete. Per keto dhe te tjera ngjarje nga jeta e tij, ai rrefen ne kete interviste.



    Cila eshte origjina e familjes suaj?

    Origjina e familjes sone eshte nga fshati Kushe i Hotit ne Malesine e Madhe. Ne nuk kemi qene familje shume e madhe, por babai im, Mark Pjeter Deckaj, ka qene shume i njohur si burre i urte dhe me emer te madh ne te gjithe ate krahine. Si gjate kohes se Zogut dhe ne periudhen e Luftes, baba nuk eshte perziere fare me politike, por ka qene i njohur si nacionalist dhe patriot.

    Po me ardhjen e komunisteve ne pushtet ne vitin 1944, cfare ndodhi me familjen tuaj?

    Kur erdhen komunistet ne pushtet, ne nuk na pane me sy te mire, dhe baba, Marku, shihej si njeri i dyshimte. Kjo per faktin se ne vitin 1945, ai ishte mobilizuar forcerisht nga nje repart special i forcave partizane, dhe gjate asaj kohe, duke pare krimet e shumta qe bente ai repart, me arrestime, vrasje, tortura, djegie shtepish etj, kishte fituar nje urrejtje te madhe per ta. Pak kohe pasi u lirua nga ai repart, diku nga viti 1948, babai dhe gjyshi im, Pjeter Deckaj, u arratisen nga Shqiperia.

    Si ndodhi arratisja e tyre?

    Ate vit, pra ne 1948-en, u arratisen plot 30 vete nga Hoti ne nje dite te gjithe se bashku dhe dolen ne Jugosllavi. Kjo ndodhi pasi nje oficer i postes se kufirit, u shkoi dere me dere dhe i njoftoi te gjithe keta persona se ishin ne liste per t’u arrestuar. Dhe kjo kishte qene e vertete, pasi nje ore pasi ata u arratisen, forcat komuniste u shkuan shtepi me shtepi duke kerkuar per t’i pushkatuar. Nga keta 30 burra, me te njohurit ishin; Prek Gjeto Marku, Nikoll Luc Doka, Mark Doshi Frangaj, Pjeter Gjon Luka etj. Bashke me keta 30 persona, u arratis edhe komandanti i postes se kufirit.

    Cfare ndodhi me familjen tuaj pas arratisjes se babes dhe gjyshit?

    Une linda me 17 shtator ne 5 te mengjesit (dy jave pas arratisjes se babes dhe gjyshit) dhe ne ora 9, kur nena ime (File Pashk Ademi) ishte akoma me zorre neper kembe, erdhen dhe na moren forcerisht duke na cuar ne burgun e Koplikut. Gjyshja ime shkoi te Kol Maci i cili nderhyri tek komunistet dhe ne na kthyen prape ne fshat. Por nuk na lane me shume se 3 muaj dhe me 23 prill 1949, na internuan ne Tepelene. Ate dite qe ne moren per te na cuar ne Tepelene, baba kishte ardhur afer fshatit me dy shoke te tij, trima, me qellim per te na marre me vete, e me dal ne Jugosllavi. Ai eshte afruar jo me larg se 500 metra nga ne, duke me degjuar edhe mua qe qaja pa pushim, por nuk mundi te na ndihmonte dot. Ata dy shoket i thane: Medet Mark c’ka te bejme? Dhe baba iu pergjigj: Me ngushte nuk e kam pa veten kurre. Kam frike se ma vrasin djalin, prandaj nuk mundemi te nderhyjme. Pas nje udhetimi te gjate ne rruge pa rruge, ne na cuan ne kampin e Tepelenes. Djepi ku isha une ishte duke u rrezuar nga shpina e kalit dhe e ka mbajt Bora e Prek Gjeto Markut, se ndryshe do kisha rene ne gremine. Ne Tepelene gjetem edhe familje te tjera nga Hoti e Kastrati dhe midis tyre edhe 13 prifterinj katolike te internuar. Une kam qene i vogel ne ate kohe, por nena me pas me ka treguar per vuajtjet dhe tmerret e paimagjinueshme qe kemi kaluar aty.

    Konkretisht cfare mbani mend nga ai kamp?

    Aty vdisnin njerez cdo dite nga uria dhe semundjet, ku me se shumti femije te vegjel. Puna ishte mjaft e rende dhe sfilitese. Te internuarit punonin ne transportim lendesh drusore nepermjet Lumit Vjose dhe kur lumi ishte shume i rrembyeshem, qellonte qe lenda drusore t’i godiste dhe i linte te vdekur ne vend. Nga Gjirokastra aty sillnin qen te ngordhur dhe qelbej i gjithe kampi. Vec ketyre nje tmerr i vertete i kampit te Tepelenes ishte nje kapter me emrin Tomi, i cili i ndiqte vajzat dhe nuset e reja duke i futur forcerisht ne nje magazine per t’i perdhunuar. Mua me kujtohet se kur kam qene 5 vjec, kapter Tomi me mbajti disa minuta ne uje te ftohte, me qellim per t’i bere presion nenes sime. Aq shume zullume beri kapter Tomi me grate e vajzat e internuara, saqe vete komanda u detyrua dhe e hoqi. Nena me lidhte me brezin e djepit tek krevati qe te mos bija, pasi ne flinim ne krevate me tre kate. Here pas here nenen e nxirrnin para te gjithe kampit dhe i shanin baben, Markun, duke thene se ai ishte kriminel e lloj-lloj sharjesh te tjera. Por nena ua kthente duke iu thene: Une e njoh per burre shume te mire. Po kete gje ia benin edhe Bores se Prek Gjeto Markut (Lulaj), por ashtu si nena edhe ajo nuk fliste asnje fjale te keqe per burrin e saj, perkundrazi e lavderonte. Po te mos kishim pasur ndihmen e dajave te mi dhe gjyshes Katrine Prela, te cilet na vinin dhe na sillnin ushqime te thata ne Tepelene, ne do te kishim vdekur urie si shume nga bashkevuajtesit tane.

    Cfare kujton ndonje ngjarje tjeter nga ai kamp?

    Nje nate, nje grua e re nga Tropoja, (gjyshja e nenes se Gezim Nikes, kengetarit te njohur) e cila priste te lirohej, shkoi naten per te hapur varrin e femijes se saj i cili i kishte vdekur para 8 muajve ne moshen 5 vjecare. Duke hapur varrin me lugen qe hanim supen, ajo fshinte eshtrat me fustanin e saj dhe i thoshte: “Nuk te len nena ketu ty jo”. E shkreta grua, u detyrua t’i thyente eshtrat e te birit me qellim qe t’i fshihte ne rrobat e trupit pa u diktuar nga rojet e kampit, pasi nuk lejohej qe t’i merrte. Ate nate bashke me te ka qene dhe nena ime duke e ndihmuar dhe me pas ajo mundi t’i merrte eshtrat e te birit dhe t’i varroste ne Theth.

    Kur u liruat nga ai kamp?

    Ne vitin 1954, ai kamp u mbyll dhe ne na derguan ne kampin e Savres ne Lushnje. Bashke me te tjeret dhe nena ime, punonte deri ne brez ne uje ne tharjen e Kenetes se Terbufit. Ne nje rast nenen e sulmuan shume ushunjezat dhe asaj i ra te fiket sapo shoqet e saj e nxoren ne breg duke e ditur te vdekur. Tone Nuthi me kunatat e saj nga Pjetroshani i Bajzes se Kastratit, u perleshen me policet, te cilet donin ta fusnin nenen ashtu gjysem te vdekur me punu ne uje duke i thene: “Coju dhe puno moj kriminele”. Ne ate pune nena punoi plot 3 vjet. Aty nga viti 1956, nje dite kur erdhi aty nje oficer madhor per inspektim, Rrok Kont Marashi, me mesoi mua t’i dilja perpara dhe t’i thoja se isha i pafajshem. Konti m’i kishte shkruar ne nje leter se cfare do t’i thoja oficerit dhe une ashtu bera. I thashe se baba me kishte lene ne bark te nenes kur ishte arratisur dhe c’faj kisha une. Ai u prek nga fjalet e mia dhe tha se do e studionin punen time. Mbas disa kohesh erdhi letra dhe une u lirova kur isha 8 vjec, ndersa nena mbeti aty. Erdhen kusherinjte dhe me moren aty ne kamp e me cuan ne fshat. Por edhe aty nuk me lane te jetoja, pasi fshati ishte zone kufitare dhe me cuan ne Kastrat, ku beja cdo dite nga 2 ore rruge per te shkuar ne shkolle dhe 2 ore per t’u kthyer ne shtepi. Shkollen 8-vjecare e mbarova shkelqyeshem duke qene nxenesi me i mire dhe bera nje kerkese qe te shkoja ne Konviktin “Tom Kola” ne Shkoder, por me thane: “Rri urte e mbyll gojen se ti je djali i kriminelit Mark Deckaj. Shtrengo fort kazmen dhe mos u ndiej”. Keshtu, deri ne moshen 16 vjecare mua me rriten dajat. Ne ate kohe une isha i rritur dhe duke e kuptuar se nuk kisha asnje shprese per jeten, fillova te mendoj qe te arratisesha nga Shqiperia dhe te shkoja tek baba.

    Ku ndodhej babai juaj ne ate kohe?

    Deri ne ate kohe, baba ishte ne Itali, ndersa gjyshi ne Tuz te Malit te Zi dhe ne komunikonim me letra me ta.

    A kishit provokime dhe a u ndiqnin njerezit e Sigurimit?

    Nje person i quajtur Ndue Nikoll Markhelli, i cili ishte i dekoruar nga Kadri Hazbiu, me provokonte vazhdimisht duke vene radion te Zeri i Amerikes gjoja se do fliste baba im. Po keshtu here pas here ai me thoshte te arratiseshim se bashku. Une e kuptoja ate gje dhe nuk i lashe kurre te kuptonte se doja te arratisesha. Nje dite i thashe nenes (ne 1959 ajo u lirua nga internimi) qe te arratiseshim se bashku, por kur ajo pyeti nenen e saj, gjyshja tha: “Mos e len se do na vrasin djalin dhe do na marri ne qafe te gjitheve”. Keshtu nena me tha se ajo nuk vinte dhe une nuk duhet te ikja. Por une e kisha vendosur se bashku me dy shoket e mi, Kol dhe Gjelosh Narkaj dhe keshtu u arratisem.

    Si mundet te arratiseshit nga Shqiperia?

    Me 13 qershor 1966, diten e festes se Shen Ndout, i thashe nenes se do shkoja ne kishe. Ne fakt, se bashku me shokun tim, Kol Narkaj, (Gjeloshi nuk erdhi se martonte vellane) qe ishte nje vit me i madh se une, morem rrugen dhe ne fshehtesi dolem tek Leqet e Hotit, poshte ne Grabam dhe kaluam kufirin duke dale ne Jugosllavi. Aty u dorezuam te nje shtepi ku i treguam te verteten dhe ata na priten shume mire. Ajo shtepi kishte lidhje miqesie me familjen tone dhe gjeten mundesine te lajmeronin se ne ishim dorezuar tek ata. Me pas, sipas rregullave ata na dorezuan tek ushtaret, te cilet na moren dhe na derguan ne burgun e Leshkopoljes, ku na mbajten 2 muaj ne hetuesi duke na pyetur. Gjate asaj kohe, me nderhyrjen e Rroko Keqit (nga Tuzi), tek autoritetet jugosllave, ne nuk na kthyen ne Shqiperi, por na liruan dhe une shkova tek gjyshi im, Pjeter Deckaj i cili ishte ne Tuz. Me gjyshin qendrova 9 muaj ne Tuz dhe ne ate kohe, baba qe ndodhej ne SHBA, kishte bere letrat dhe me 27 shkurt 1967, me doli azili politik per ne Amerike. Keshtu nga Beogradi u nisa per ne New Jork, ku me priste baba me nje foto timen ne dore, te cilen ia kisha derguar me poste. Ka qene nje takim prekes ai me baben ne aeroportin Xhon Kenedi te New Jorkut. Baba me shikonte dhe une e shikoja. Kur m’u afrua une i thashe: “A ti je baba im?” Po tha, vetem njehere ta kam degjuar zerin. Te kam lene ne bark te nenes dhe thosha se do jete djale. Lotet na kishin mbuluar te dyve. Une i thosha: “O Mark Deckaj. Behu i forte pse qan”? Baba me pyeste se pse kisha ardhur dhe une i thosha se kisha pritur 17 vjet dhe doja t’i shikoja syte e ballit babes tim. Ndersa ai me puthte, une i thoja: Tash nuk jam ma i varfen, nuk jam i pababe.

    Po pas arratisjes suaj, cfare ndodhi me nenen?

    Pasi ika une, diku nje vit me vone, ndersa nena ishte ne bjeshke, spiuni Ndue Nikoll Markhelli, lajmeroi policine se nena donte me u arratis, dhe ata erdhen e moren dhe e internuan ne Hajmel, ku qendroi per 19 vjet me radhe.

    Gjate kohes qe babai juaj Marku jetonte ne Amerike, a eshte marre me politike?

    Me politike babai eshte marre qe kur ishte ne Itali, ku u zgjodh kryetar i Bllokut Indipendent Kombetar duke bashkepunuar ngushte me Ernest Koliqin, Gjon Markagjonin, Ismail Verlacin, Kol Bibe Mirakajn etj. Gjate asaj kohe, njerezit e Sigurimit te Shtetit Shqiptar i bene babes nje atentat me pistolete, por ai mundi te shpetonte i plagosur ne krah. Por edhe ne spital ate deshen ta helmonin me disa biskota te cilat i solli aty nje grua e veshur si murgeshe e cila pas hetimeve te Ernest Koliqit, rezultoi se kishte dale nga Ambasada Shqiptare ne Rome. Pas kesaj, baba u detyrua dhe shkoje ne Amerike.

    Po me nenen tuaj kur u bashkuat?

    Me 16 gusht 1990, kur isha 42 vjec, une erdha ne Shqiperi dhe takova nenen e cila ne ate kohe banonte e vetme ne Shtoj. Baba dhe gruaja ime me thoshin te mos vija se akoma nuk kishte rene komunizmi, por une e kisha vendosur dhe me mua erdhi dhe gruaja. Ne Rinas me nxoren shume probleme dhe nuk donin te me vulosnin pasaporten dhe pas nje debati prej 15 minutash, ma vulosen. Nenes i kerkova falje dhe ajo me tha se ma kishte bere hallall. Pas 5-javesh munda t’i bej letrat nenes dhe e mora me vete ne Itali, ku me pas erdhi dhe baba. Keshtu pas 42 vjet e 3 muajsh, ata u takuan ne Rome. Ka qene nje takim prekes ku vetem lot kishte. Baba dhe nena jetuan 3 muaj ne Itali dhe me pas erdhen ne SHBA ku u beme te gjithe bashke. Une i shihja kur ata qanin per njeri-tjetrin. Kur nena e pa se sa mire jetonim, tha: Tani jam gati me vdek. Dhe ashtu ndodhi vertete: Me 2 korrik 1991, dite e marte, ata te dy humben jeten ne nje aksident automobilistik.

    Po ju kur e krijuat familjen?

    Une jam martuar me 22 tetor 1971 me Lajde Mark Gjonajn, babai i se ciles, Pashuk Markgjonaj rrjedh nga nje familje nacionaliste mjaft e persekutuar nga regjimi komunist, njesoj si ne. Une kam 3 djem: Robertin, Palin dhe Tomin, i cili eshte asistent-regjisor dhe producent filmash ne Hollivud ku ka bashkepunuar ne 34 filma.

    koha jone.

    .
    Brari,

    Nuk dua te perdore gjarjen e 21 janarit lart e poshte, per ilustrim, spese une konsideroj ate si nje tragjedi, ashut sic ishte dhe gerdeci. Por ne qoftese gerdeci ishte nje aksident, 21 janari ishte nje krim nga dora e vet njeriut. Garjet e 21 janarit une i shikoj si nje tragjedi per te gjithe shqiperine, sepse qe sote e kesaj dite te vriten njerez te pafajshem qytetar te paarmatur, qe moren pjes ne nje Demonstrat, ne mes te tiranes. Eshte te parkten nje Krim i mirefillt, ajo qe e ben akoma me te dhimbshme eshte qe ndodhi perpara Kyreministrise. Dhe besoj se te pakten nji plumat qe u gjet ne trupin e te vrarit erdhi nga pushka e Gardistit. Si do qe te ket qene "puna" apo se kush i nxiti, Nuk mund te vrasesh njerez te paarmatosur. Pik!!!!!!

    Aq me tepr kur kjo behet nga Gardistat. Ti i shikon keto gjarje nga kendveshtrimi i nje Besimtari i Verbert. Une i shikoj me syrin Indipendent (pavarur). Ti me akuzon mua se jam Enverist, dhe nuk kupton se flet me fjalet e te "tjereve". Berisha dhe Zaberhanet qe e kan rrethuar Perdorin kete propagande qellimisht qe te armiqesojn popullin dhe te percajt. Te njejten gje beri dhe enveri. Ne qoftese nuk perkrahje ate ishte Armik. Sote ai qe nuk eshte me Berishen paraqitet si Enverist! Nuk e di a je ne gjendje te kuptosh ate qe them.

    Si thua ti...a ka mundesi qe te kete Pikpamje te ndyshme dhe qe nuk kan te bejn fare me ansji nga ato te PS dhe PD. Sidomos kur te dyja jane NJE. Te dyja keto parti jane NJI ooooo Brari. Vetem se bejn lojra me juve. Tallin me nder...me popullin dhe ata si "ty". Kur them ata sy "ty" e them me plot kuptimin e mire te fjales. Njerez te mire qe duan te besojn ose "besojn" deri ne bindje te plote se Berisha dhe shqiperia eshte nje Demokraci e vertet.

    Une njoh shume njerez te ish-persekutuar qe Besojn se Berisha eshte Demokrat. Keta jane disa nga njerezit qe disponojn nje Fuqi morale dhe Dinjitoze te pabesueshme. Kjo esthe fuqia e Propagandes dhe Manipulimit. Te besh njeriun te besoj ate qe thua pa paragjykimin apo dyshimin me te vogel. Vetem se paraqet gjerat ne siperfaqe te jene ashtu sic duan ata. Te predikosh ate qe duan te degjojn, dhe ne raste te vecanta edhe mund te bejn dicka te vogel konkretisht per te mbjellur "bindje" Propaganda eshte nje vegel Absolute. Eshe nje lufte Psikologjike qe i behet njeriut. Ne qoftese ti arrin te kontrollosh "mendjen" e njeriut ke arritur te behesh "zote" sepse me kohe ata mund te besojn nje gje te tille.

    Nuk e ke kuptuar Letren hic fare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Maqellarjot : 25-09-2011 mė 12:34
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  2. #82
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga Maqellarjot Lexo Postimin
    ... Une njoh shume njerez te ish-persekutuar qe Besojn se Berisha eshte Demokrat. Keta jane disa nga njerezit qe disponojn nje Fuqi morale dhe Dinjitoze te pabesueshme. Kjo esthe fuqia e Propagandes dhe Manipulimit. Te besh njeriun te besoj ate qe thua pa paragjykimin apo dyshimin me te vogel ...


    Keta ish te persekutuarit jane te manipuluar nga Sala apo manipulojne te tjeret ne favor te Sales ???
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #83
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin

    Po vazhdon me propagande antiqeveritare me tema aktuale te gazetave, dhe nuk po diskuton per temen fillestare.
    Ka shume te arritura te Shqiperise ne krahasim me situaten gjate diktatures.
    Po i permende vetem disa nga kryesoret:
    -Demokracia
    -Sistemi shumpartiak
    -Zgjedhjet e lira
    -Liria shprehjes
    -Liria fetare
    -Liria e medias
    -Liria e levizjes
    -Tregu i lire
    -Liria e udhetimit
    -Liria e prones
    -Decentralizimi
    -Liria e shkollimit
    -Liria e punesimit apo zgjedhjes se punes
    -Anetaresimi ne NATO
    -Bashkimi de facto me Kosoven
    -Levizja e lire e njerzve dhe mallerave ne te gjitha trojet shqipetare
    -Autostradat
    -Zhvillimi i turizmit
    ...
    Kjo qe pershkruan lart eshte ndryshim i nje sistemi nga nje Diktature Despotike, per mendimin time, ne ate Moderate. Madje ato jane te drejtat me elementare te njeriut. Nuk mund te quhen ato permiresime qe i atribohen Sistemit Politik. Ne fakt renditja e permiresimeve qe ke prure me lart eshte "lirimi nga burgu". Eshte nje permiresime por vetem ne krahasim me anen tjeter, ate Extremen. Megjithese vleresimi i Permiresimit eshte dicka rrelative dhe subjektive. Ne qoftese do te shikonim ne kendveshtrimin rrelative, atehere nuk jane permiresime per arysen qe perfshiva ne reshtin e pare dhe te dyte me siper.

    Nuk e kuptoj pse e quajte krahasimin e Guvernatorit Amerikan si dicka jo rrelavente? Ishte thjesht nje shembull qe ilustronte piken time se si nje sistem i verte demokrat funsionon. Ne krahasim me ate qe pretendon se eshte Demokrat. Desha te them se Parlamenti i Shqiperise esthe i mbushur me Ordinera.

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Realiteti i opozites, i qeverise apo yti?
    Ekziston edhe realitetit i tjereve per Shqiperine, p.sh. i atyre qe kalojne pushimet verore ne Shqiperi, i atyre qe bejne biznes ne Shqiperi, i diplomateve, i vezhguesve dhe te interesuarve te ndryshem.
    Realiteti i pergjithshem...Besoj se eshte e qarte qe une jame nje "opozitar" por nje opozitar i pamvarur nga kahet e politikes dhe partite ne fuqi. Une kundershtoj cdo parti apo ideologji qe mendoj se po demton vendin. per mua emri nuk ka ansji rendesi. Veprimet jane ato qe duhen vleresuar. Ta them sinqerisht qe edhe sikur dora Vet Ilir Hoxha te hidhte kandidaturen per kyreminister, dhe te kishte nje plan konkret per permiresimin dhe Zhvillimin e vertet te vendit, ja kisha dhene voten me plote ndergjegje. Edhe pse i jati i tij vrau dhe preu Familjen time se pari, pastaj nje Komb te tere. Ta them kete me plot sinqeritet. Mund te duket dicka absurde ne syte e te tjereve (besoj se ti me kupton mire) por besoj se gjendja e shqiperise ka ardhur deri aty. Eshte shume deshperuese. Eshte e vertet gjerat e mira marrin kohe dhe ndodhin gradualisht. Jame plotesisht dakort me kete. Por gjer sa presim neve qe gjerat te "bien" ne vendin e duhur, te ashtu quajtura "gabimet" e qeverise po i kushtojn shume Vendit, dhe ne vecanti Identitetit Kombetar. Gjerat qe ndodhin ne juge te shqiperise me Grekt, mua me preokuptojn ne Vecanti.

    Tani sa i perket Bashkimit Defakto me Kosoven...Berisha dhe Kabineti i tije kerkoj Autonimine e kosoves, zyrtarisht. Ky eshte nje turp qe nuk do te fshihet kollaj. E sa e sa gjera te tjera qe ndodhen ne ate kohe, nuk eshte vendi ketu per te permendur ato gjerat e tjera

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Kjo eshte propagande puro politike e opzites.
    Nese edhe ti mendon apo beson ashtu, eshte pune e jotja. Por nuk eshte argument apo fakt, vetem pohim i thjeshte ne baze partiake dhe politike.

    Gjith secili nga ne sidomos kur jemi qytetar te thjesht, mundohet te filozofoj, analizoj dhe gjate nje Diskurse te caktuar mundohet te ilustroj pipkamjet me Raste ose shembjuj Konkrete. Kjo nuk besoj se quhet propagande por nje Ilustrime.

    Edhe nje here ky eshte vleresim im personal i gjendjes ne shqiperi, me ate qe shikoj. Besoj se llogjika, llogaritja dhe krahasimi preceptimi, mbi te gjitha jane ato qe na bejne njerez. Perndryshe nuk do te ishim asgje tjeter vecse nje qenie rrobotike qe komandohet me sinjale apo telekomand. Kjo do te ishte nje krijes shume Ideale per ata qe kerkojn vetem Fakte Absolute!


    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Perseri propagande e thjesht antiqeveritare. Pa asnje nevoje.
    Nuk mund te quash ti propagande cdo pepjekje qe behet per te kritikuar Qeverine dhe lojen Politike ne pergjithesi.





    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Nese e ke ate aftesi, Ok..
    Nese mundesh ti bindesh edhe tjeret, ke mundesi te behesh "Guru" apo Zot!
    Ja qe nuk i paskam


    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Deshira jote qe une ta shikoje boten si ti eshte aq legjitime, sa e drejta ime per ta shikuar boten ndryshe.
    Dakort me kete persa kohe qe "bejm" filozofi. Nuk besoj se une po bej filozofi ketu. Une po pershkruaj gjendjen aktuale Politike, dhe Shoqerore te shqiperise. Te pakten me "mundesite" fizike qe me lejohen. Une bie raste dhe gjarje konkrete.

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Nuk dua ta mveshe petkun e radikalit.
    Vetem konsekuencat e mundshme te disa ideve tua ne fund qojne ne zgjidhje radikale.
    Cfar kupton ti si "Ide" te mijat dhe kosekuencat qe paraqesin ne rastin e rrealizimit.


    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Edhe une jame qytetar i thjeshte.
    Une vetem u mundova ti hulumtoj konsekuencat e mundshme te mendimeve dhe ideve tua, dhe fola fare pake per realitetin aktual politik ne Shqiperi. Sepse ky nuk ishte as intencioni i pjesemarrjes sime ne kete diskusion. Sepse te flasesh per realitetin aktual politik ne Shqiperi eshte e pamundur te mos futesh llugave te propagandes, shpekulimeve dhe thashethenave te gjithanshme politike dhe mediatike. Aktualisht nuk ndjeje vullnet te mjaftueshem per nje gje te tille.

    Pershendetje.
    Cfar kupton ti si "Ide" te mijat dhe si kosekuencat, ne rast rrealizimit te tyre?

    Ne po bisedojm dhe debatojm rreth nje ceshtje shuuuuume te nderlikuar, dhe si e tille ajo kerkon gjakftohtesine dhe objektivitetin e duhur. Besoj se te dy disponojm keto, te pakten minimumin qe nevojitet. Nuk besoj se do te 'zgjidhim' dicka por mendoj se ja vlen debatit.

    Ne fillim te debatit tone besoj se e hapa ate duke thene, "me duket se po themi te njejten gje por me fjale te ndryshme" ajo qe nenkuptova me te eshte se qe ka probleme te Theksuara ne shqiperi jemi plotesisht dakort. Ndryshimi eshte menyra e "ndreqjes" se problemeve.

    Bindjet e mia per elementin politikan ne shqiperis sote per sote, duke shkuar edhe 15vjet me pare, nuk jane te krijuara nga "televizori" apo "media"

    Si dikush qe ka natyre analitike, nuk mund te lejje veten te krijoje "bindje" te perfunduara duke u bazuar ne "propaganda" te rradhes. Une marr cdo gje me rrezervim por edhe "propaganda" nga nje here ka nje te vertet kur je ne gjendje te anashkalosh retoriken. Personazhet e implikuara qe paraqiten ne "propagane" i qendrojn karakterit te tyre, i cili Sote me shume se kurre nuk ka asnji lloj Kredibiliteti. Njeri me pak se tjetri. Por ne pergjithesi te gjithe jane te imlikuar.

    Pse nuk hapjen Dosjet e Politikaneve???? Sidomosh ato te Sekretareve te Partise, Sekretareve te Rinise dhe Ministrave te punesuar nga Diktatura.


    Te gjithe te mirat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Maqellarjot : 25-09-2011 mė 13:47
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar mė parė nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Kjo qe pershkruan lart eshte ndryshim i nje sistemi nga nje Diktature Despotike, per mendimin time, ne ate Moderate. Madje ato jane te drejtat me elementare te njeriut. Nuk mund te quhen ato permiresime qe i atribohen Sistemit Politik. Ne fakt renditja e permiresimeve qe ke prure me lart eshte "lirimi nga burgu". Eshte nje permiresime por vetem ne krahasim me anen tjeter, ate Extremen. Megjithese vleresimi i Permiresimit eshte dicka rrelative dhe subjektive. Ne qoftese do te shikonim ne kendveshtrimin rrelative, atehere nuk jane permiresime per arysen qe perfshiva ne reshtin e pare dhe te dyte me siper.

    Te gjithe te mirat
    Nese nuk i permbahem asnje konvencioni te duhur apo minimal, atehere pothuajse cdo gje ka mundesi te intepretohet sipas deshires dhe nevojes personale. Atehere quhet molla dardhe dhe anasjelltas. Por keshtu nuk behet asnje diskusion.
    Duhet paraprakisht ti pranojme definicionet minimale te pranuara nga shumca absolute e njerzve dhe profesionisteve per nje situate te caktuar apo cfardo tjeter, ne menyre qe fare te mund te komunikojme me njeri tjetrin.
    Asnje pershtatje arbitrare termeve te definuara relativisht mire dhe te pranuara si te tilla nga shumica nuk ndryshon asgje. Por ne rastin me te mire vetem mund te shfrytezohet thjeshte sa per ta mohuar realitetin apo nje pjese te realitetit qe nuk pershtatet me mendimet, idete apo deshirat personale, sepse ndoshta rrezikon thelbin e tezave kryesore permes te cilave pretendohet te krijohet nje pamje e caktuar, qe sherben qofte edhe vetem sa per tu imponuar etj.

    Diktatura ka ka karakteristika domethense qe e dallojne nga demokracia.
    Nder karakteristikat me dalluese kryesore jane:
    -Diktatori (apo nje person i vetem qe mban pushtetin vetem, panderpre dhe deri sa te vdese apo tia trashegoje dikujt nga familja) qe ka pushtet te pakufizuar
    -Nje grup personash qe kane pushtet te pakufizuar.
    ...

    Ne Shqiperi (apo demokraci) as njera as tjetra nuk ekziston. Pavaresisht faktit qe dikush mund ti quaj zgjedhjet e manipuluara, numrimin e manipuluar, kohezgjatjen e pushtetit te nje politikani te caktuar etj. si dicka jo demokratike apo edhe diktatoriale. Por, per te vleresuar gjera te tilla, njeriu duhet te eshte ne gjendje te bej diferencimin e duhur te sistemeve politike te secilit vend demokratik. Ne Gjermani p.sh. Kancelari mund te mbetet ne ate pozite 16 vite. Megjithate askujt nuk i shkon ndermend ta quaj Gjermanine diktature, dikature e moderuar etj. Shqiperia ka nje sistem te ngashem politik si Gjermania. Prandaj edhe ne Shqiperi partia mund te kandidoje shume vite me personin e njejte per kryeminister.

    Me rendesi eshte qe ne Shqiperi ekzistojne te gjitha atributet formale te nje demokracie te mirefillt, te cilat ne pergjithesi funksionojne si te tilla. Pra, nuk ka asnje arsye objektive qe Shqiperia si shtet te trajtohet si diktature. Kjo nuk do te thote se demokracia ne Shqiperi eshte optimale dhe ideale, as me e zhvilluara ne regjion apo ne Evrope, as mjaftueshem e zhvilluar, por vetem se e meriton te quhet demokraci, sepse funksionon si e tille, gje qe eshte vertetuar (edhe nga te huajt) ne vitet e fundit dhe gjate 20 viteve te kaluara.
    Eshte teme tjeter, nese do te flisnim per sjelljet e udheheqesve kryesore politik, korrupsionin, imoralitetin, papergjegjesine, prepotencen, arrogancen, mungesen e patriotizmit te duhur, mosperfilljen e duhur te rregullave demokratike brenda institucioneve etj... Por te gjitha keto megjithate nuk e bejne Shqiperine nje diktature, sepse sistemi dhe institucionet demokratike funksionojne ngjashem si ne shtetet tjera demokratike te rajonit dhe me gjere. Pra, nuk ka arsye qe nje sistem demokratik te quhet diktature apo diktature e moderuar, vetem pse rregullat nuk zbatohet optimalisht apo si ne shtete me te mira -njekohesisht edhe me mireqenjen sociale me te larte. As demokracia nuk funksionon ne pavaresi totale nga parakushtet historike, gjendja sociale, traditat, problemet e tranzicionit, konfliktet e ndryshme shoqerore, nderetnike, regjonale, interesat e ndryshme etj...

    Natyrisht se permiresimet jane reale dhe per shumcen absolute (edhe te vezhguesve te jashtem) te dukshme dhe te ndjeshme. Eshte dicka tjeter se keto permiresime kane prodhuar domosdoshmerisht edhe humbesit, te cilet ne kohen e diktatatures, edhe pse ne kushte relativisht te mjera, kishin privilegje sociale apo shoqerore, te cilat tani nuk i kane apo i kane humbur. Per te tillet, nga perspektiva e tyre personale vertete nuk ka pasur permiresime.
    Perndryshe ka edhe ideologji te caktuara per te cilat p.sh. vlera materiale nuk ka fare rendesi (se paku ne teori). Per ta eshte me i pershtatshem nje sistem, i cili atyre do tiu garantonte kushte minimale jetesore, pa u munduar shume dhe njekohesisht duke qene te barabarte me te gjithe tjeret. Por, keso utopish mund te realizohen vetem ne sisteme te mbyllura dhe permes dhunes. Ne ralitet, nje gje e tille eshte praktikisht e pamundshme. Te vetmit qe do te mund te praktikonin dicka te ngjashme pa dhune jane momentalisht disa emirate dhe shtete aziatike qe shesin nafte pa mase.
    Ne fund eshte ekonomia apo zhvillimi ekonomik i cili percakton pothuajse te gjitha standardet. Perderisa eshte keshtu, nuk duhet pritur qe Shqiperia te jete apo te behet "Zvicra e Ballkanit" brenda nje kohe te shkurte apo fare, sepse vetem konkurenca rajonale dhe globale e pengojne apo e pamundesojne nje arritje te tille.

    Pershendetje

  5. #85
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Diktatura ka ka karakteristika domethense qe e dallojne nga demokracia.
    Nder karakteristikat me dalluese kryesore jane:
    -Diktatori (apo nje person i vetem qe mban pushtetin vetem, panderpre dhe deri sa te vdese apo tia trashegoje dikujt nga familja) qe ka pushtet te pakufizuar
    -Nje grup personash qe kane pushtet te pakufizuar.
    ...

    Ne Shqiperi (apo demokraci) as njera as tjetra nuk ekziston. Pavaresisht faktit qe dikush mund ti quaj zgjedhjet e manipuluara, numrimin e manipuluar, kohezgjatjen e pushtetit te nje politikani te caktuar etj. si dicka jo demokratike apo edhe diktatoriale. Por, per te vleresuar gjera te tilla, njeriu duhet te eshte ne gjendje te bej diferencimin e duhur te sistemeve politike te secilit vend demokratik. Ne Gjermani p.sh. Kancelari mund te mbetet ne ate pozite 16 vite. Megjithate askujt nuk i shkon ndermend ta quaj Gjermanine diktature, dikature e moderuar etj. Shqiperia ka nje sistem te ngashem politik si Gjermania. Prandaj edhe ne Shqiperi partia mund te kandidoje shume vite me personin e njejte per kryeminister.

    Pershendetje
    AntiproAnti,


    Demokracia Anemik=Diktature e Moderuar.

    Sistemi politik ne shqiper, flas ketu per rrealitetn dhe jo se cfar egziston ne leter, eshte rasti me tipik i Dektatures se Moderuar. Si parime dhe Ideologji Demokracia Egziston edhe ne shqiperi. Praktikisht JO. Ne rasti me te mire eshte Demokraci Anemike. Eshte e tille sepse ne Venat e saj gjenden ende mikrobet qe helmuan gjakun e shqiptarit per nje gjysem shekulli. Persa ky element te ket fuqin ne shqiperi, Koncepti i Demokracise se vertet do te mbetet vetem koncept. Shteti shqiptar mbahet me "force" me manipulim,me kercenime, Me lufte psikologjike etj, etj, etj.

    Sa i perket Koncelarit Gjerman dhe afatgjatesia e postit te tij mund te mos jete dicka e "mire" por eshte me se e dukshme se nuk eshte abuzuar. Ne fakt mua nuk me pelqejn rregulla te tilla, thjesht sepse ne teori mundesojn "sundimin" qofte vetem per 16 vjet. Megjithate mendoj se Biografia e Gjermanise 70 vjetet e fundit ka Vertetuar me se miri se ne Gjermani nuk ka vend per te rrealizuar nje gje te tille. Dhe ne qoftese nje shtet si Gjermania do te ishte nje "Diktaure" atehere e kisha pranuar ate lloj diktature pa asnji parakusht!

    Shembulli i kancelarit Gjerman mu duk pak si ai i Guvernatorit Amerikan

    Ju shkruani me stilin e nje politikani dhe diplomati, une i bie drejt per drejt. Une i bie pak me drejt dhe me ne shenje Debatit. Per mua ne shqiperi nuk egziston gjyra Gri ashtu sic mundohet te paraqitet nga politikanet ne fuqi, per mua gjendja eshte Bardh e Zi. Ne shqiperi akoma egzistojn dy extreme. Sunduesit dhe Populli. Ne siperfaqe paraqitet se gjithcka eshte "normale" por ne thellesi, ashtu sic ndodh ne shumicen e rasteve, strehohet nje e vertet Tronditese.

    Edhe nje Here...Fjalet e mere Era. Veprat jane ato qe qendrojn. Shiko ku eshte shqiperia sote jo ne krahasim me Gjermanine apo ndo nje vend tjeter te zhvilluar por me te gjithe vendet e bllokut ish-komunist ne Evrope.

    Renditjen e Arritjeve qe prure ne postimin tjeter, me vjen keq por nuk jane arritje. Ato jane thjesht Te drejtat e njeriut, i cili eshte i lindur me to. Ne qoftese keto mund te quhen arritje atehere nenkupton krahasimin me Diktaturen, dicka qe gjate ketij debati je munduar ti shmangesh, sepse ke thene jane dy Gjendje qe nuk krahasohen.



    Te gjithe te mirat.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  6. #86
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Keta ish te persekutuarit jane te manipuluar nga Sala apo manipulojne te tjeret ne favor te Sales ???
    Ne shqiperi ka pasur shume te persekutuar ne nje menyre apo tjetren. Sote ne rradhet e tyre besoj se ka edhe njerez qe Punojn per Salen me ndergjegje te plote apo te genjyer. Keta te ish-presekutuarit qe njohe une personalisht, jane te manipuluar. Nuk besoj se kane bindje te forta qe Sala eshte demokrat i vertet, por e pranojn ate si Me pak me i Keqi ne krahasim me alternativen PS. Pikerisht ketu ndodh manipulimi. Une nuk besoj se ka alternative te vertet ne shqiperi. Alternativa e vertet do te ishte Spastrimi i Komunisteve qe bashkpunuan dhe ndihmuan Diktaturen deri ne lulezim. Duhet te spastrohen sepse ata jane te predispozuar qe te luftojn demokracine. Jane te korruptuar. Eeeedhe sikur ata te ken bindje demorkate te verteta, nuk e besoj kete per anji sekond,nuk iu lehohet per ti praktikuar. Jane ne duart e atyre qe kane dosjet e tyre. E vetmja menyre per spastrim eshte hepja e tyre nga posti i politikanit. Duke hequr keta nga Politika, vetvetiu paralizon ose dobeson Fuqine e vertet qe veprojn ne Prapaskena. Mjeshtri pa veglat e duhura nuk mund te bej dot asgje!

    Do te isha shume rahat nese do te besoja se elementi qe ka celesat e shtetit ne shqiperi ka bidje te verteta Demokratike. Nuk e "besoj" sepse nuk eshte e vertet. Dhe do te kisha shuuuuume deshire qe te isha Gabim ne kete aspekt!

    Elementi i te persekutuarve qe njohe une ishin ne Zemren e te persekutuarve. Jane njerez qe u futen ne burg, internuan, disa ben te duja burgun pastaj internimin dhe anasjelltas. Disa u thinjen plotesisht para kohe, ne moshen 30 vjece nga torturat e panderprera madje u verbuan perkohesisht nga qe u izoluan ne biruca qe nuk hynte asnje rreze djelli per 2 a 3 vjet rreshte. Keta jane bijet dhe niperat e Klases Elite te Vertet qe egzistonte ne shqiperi perpara Instalimit te Diktatures.

    Ne fakt keta jane njerez qe meritojn te shkruhen libra me volume te tera. Filmat qe dalin here pas here dhe pershkruajn vuajtjet e Cifuteve ne kampet Naziste jane, "qesharake" ne krahasim se ckan hequr keta njerez per 20-30 apo 40 vjet rresht. Nejse...

    Ta siguroj une BlueBaron, qe sado qe mund te keni degjuar, prap nuk 'Dini' se cfar ka ndodhur ne te vertet gjate asaj kohe.

    Sekretari Rinis, ne kohen e diktatures, po te shikonte me barseta, pak floke te gjata apo pantallona te ngushta ne rruge, te rrihte sikur po zbuste ndo nje kafsh te Eger. E di ti kush ka qene Sekretari i Rinese atehere??? A e di se cfar dhe kush duhet te ishe te mbaje kete post ne ate kohe???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Maqellarjot : 26-09-2011 mė 13:45
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  7. #87
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Sekretari Rinis, ne kohen e diktatures, po te shikonte me barseta, pak floke te gjata apo pantallona te ngushta ne rruge, te rrihte sikur po zbuste ndo nje kafsh te Eger. E di ti kush ka qene Sekretari i Rinese atehere??? A e di se cfar dhe kush duhet te ishe te mbaje kete post ne ate kohe???
    Une e di kush ka qene Sekretari i Rinise. Po ti e di ???

    Sek. Rinise te spiunonte or Maqellara, te rrihnin te tjeret qe ishin adapt per ate pune. Se kishte tipa qe sek. e rinise e hidhnin ne toke me nje peshtyme. I paske me te degjuar keto histori.


    Po kryetarin e Frontit te lagjes e di ēfare roli kishte ??? Se si kontrollonte poshte dritareve nese ishte tv ndezur pas ores 11 ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #88
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Shkrimi me posht eshte pjese e nje artikulli shruajtur ne Gazeta-Shqip. Shkrimtari i drejtohet Alexander Arvziut per deklaraten qe ai berei per "egzistencen" e nje celule Anti-Amerikane. Ne kete shkirm autori pershkruan gjendjen aktuale ne shqiperi me se miri. E prura ketu sepse eshte brenda tems se hapur, dhe mendoj se paraleleish, "perkrah" ate qe une kam shkruajtur ne Leter. Lexoheni me vemendje sepse eshte nje pershkrim i situates nga dikush qe eshte ne Qender te ngarjeve!

    I NDERUAR ZOTI ALEKSANDĖR ARVIZU!

    2011-09-28

    Artan Mullaj



    "...Unė jam njė shkrimtar shqiptar, i kthyer nga Perėndimi, i kthyer jo pėr tė ndjekur ėndrrėn, por pėr ta ndjellė atė, nė vendin tim. Dhe shoh se si pas shumė vitesh, nė vendin tim, tė ėndėrrosh ėshtė e kotė, si ėshtė e kotė tė presėsh papritur, UFO-t tė zbresin nga qielli. Unė shoh atė qė shikoni edhe ju: njė vend tė pushtuar nga terrori i mungesės sė shpresės. Unė konstatoj atė qė nuk e dyshoni aspak edhe ju: Nė Shqipėri ka njė klasė politike tė infektuar dyfish, nga korrupsioni dhe nga paaftėsia pėr ta luftuar atė; Nga paaftėsia pėr ta shndėrruar kėtė rrėmujė qeverisėse, nga njė shtet privat tė tranzicionit, nė njė shtet publik; Nga paaftėsia pėr tė motivuar sėrish kėta njerėz, qė kėta tė ndjejnė tė gjallėruar nė shpirtrat e tyre, dėshirėn pėr tė pasur sukses, dėshirėn pėr tė jetuar mė mirė. Unė mendoj njėlloj si shumė tė tjerė se shumica e shqiptarėve, tė cilėt sot mbahen peng prej babėzisė primitive tė disa personazheve politikė publikė nė vend, nuk kanė perceptimin real tė qeverisjes publike, si njė mjet, si njė vullnet kolektiv, si njė marrėveshje pėr tė garantuar liri, barazi, ndershmėri, siguri dhe mundėsi pėr tė gjithė. Kėto janė disa nga arsyet se pėrse shoqėritė njerėzore ekzistojnė dhe funksionojnė tė organizuara nė kėtė mėnyrė. Shqyrtimi i kėtyre arsyeve e bėn lehtėsisht tė kuptueshme tė vėrtetėn se motorėt e demokracisė nė Shqipėri janė shuar. Ju e dini, ashtu si tė gjithė e dimė se liria, ose mė saktė, cenimi i saj, ėshtė njė problem serioz nė Shqipėri. Stuhisė sė lirisė, qė e sjell Amerikėn si njė simbol tė saj, nė sytė tanė, kėtu i ėshtė bėrė barrikadė. Nė Shqipėri, qeverisja ėshtė kthyer nė njė sundim. Ju e dini kėtė, ashtu si ne e dimė qė nuk ėshtė nevoja ta thoni hapur kėtė gjė. Ju e dini se engjėjt e shpresės, tremben dhe zhduken nė qiell, sa herė buzėqesh Kryeministri i vendit, sepse poshtė maskės sė tij, ėshtė njė fytyrė tjetėr, njė standard tjetėr: Fytyra e njė njeriu qė sundon dhe kėrkon tė sundojė pafundėsisht nė kėtė vend, ku nuk ka liri, nuk ka drejtėsi, nuk ka tė ardhme. Kėtė gjė sjell imagjinata jonė para jush! Ne jetojmė nė njė vend ku barazia ėshtė si njė ėndėrr e parė nė ėndėrr. Padrejtėsia, apo mė saktė, mungesa e saj, ėshtė mė shumė se njė dhimbje. Pėrzier me stres, makth, zhgėnjim, frikė, kjo mungesė ėshtė mallkimi vetė. Mallkim i pėrzotshėm pėr njerėzit e thjeshtė, zoti ambasador! Favorizohen besnikėt e pushtetit dhe nė ēdo rast, ndėshkohen ashpėr, kundėrshtarėt e tij. Raste keni dhe kemi dhe ka dhe do tė ketė sa tė doni. Ndershmėria nė Shqipėri ėshtė diēka mė e rrallė se fantazmat. Ju e konstatoni, sė bashku e pranojmė, por vetėm disa nga ne njerėzit e medias e themi hapur qė ky pushtet autoritar nuk ka ndjeshmėri civile dhe kur njė pushtet nuk ka ndjeshmėri, nuk mund tė ketė as integritet.

    Siguria e jetės ėshtė njė hap larg paradoksit. Jeta ėshtė e brishtė, nuk duhet ndėshkuar me moralitet tė tepruar, por, a mund tė quhet teprim tė konstatosh se nė kėtė vend vriten disa njerėz tė pafajshėm, nė punė e nė rrugė, vetėm sepse disa tė tjerė, qė kanė pushtet dhe para, duan tė fitojnė dhe pėrfitojnė edhe mė shumė? Ju e dini qė nė Shqipėri vriten njerėz tė pafajshėm, si ata qė u vranė nė sheshin para Kryeministrisė, por edhe gjykatės. Shikoni ēfarė ndodh pas vrasjes makabre nė Vlorė, ku njė gjykatės, njė prind, njė bashkėshort, u nda pėrgjithmonė nga kjo botė. Pasiguri, frikė, kujdes kolektiv pėr tė mos rėnė nė sy tė atyre qė edhe vdekjen e kthejnė nė spektakėl. Demokracia jonė ėshtė peng i kėtij perceptimi, i nderuar z. ambasador i Shteteve tė Bashkuara.. Ne vetė jemi pengje tė saj, ndėrkohė qė ajo duhej tė ishte mjeti ynė pėr tė vazhduar marshimin e ndershmėrisė nė rrugėn ku ju keni marshuar. Filozofia e realitetit nė Shqipėri ėshtė e kundėrta e asaj qė ju mėsuan dhe na mėsuan edhe ne “etėrit tuaj”: Ėshtė filozofia e terrorit: Gjithkush duhet tė ketė frikė, jo nga ligji, por nga zemėrimi i paguar i banditėve, qė janė nė shėrbim tė banditėve tė tjerė, me pushtet edhe pa.

    Ju keni quajtur burrė shteti Kryeministrin e njė vendi ku zgjedhjet vidhen ditėn pėr diell, ju kujdeseni pėr statusin tuaj tė paanėsisė, nė njė vend ku kėrcėnohen gazetarė, vriten edhe deputetė dhe kriminelė nuk ka? Edhe ata pak qė janė, lirohen nė gjykata ku vendimet nuk janė asgjė mė shumė se “ironia e njė fati”. Ne qė jetojmė nė njė vend ku, tė jesh kritik apo kundėr qeverisė ėshtė si tė ecėsh mbi njė fushė tė minuar, dhe e keqja, rreziku, dėshtimi, fshihen, tė presin kėtu edhe atje. Ē’tė thuash pastaj pėr mundėsitė, pėr dėshirat, pėr qėllimet e njerėzve tanė, pėr dashurinė, pėr netėt me hėnė dhe nė fund pėr romanet e Heminguejit dhe poezinė?

    Bindja se ju i dini apo tė paktėn e ndjeni trazimin popullor qė shkaktojnė nė kėtė vend sundimi dhe padrejtėsitė, bashkuar bindjes tjetėr se ju duhet tė bėni diēka ndryshe, pėr tė ndihmuar kėtė vend, janė arsyet qė po ju drejtohem sot zoti Arvizu.

    * * *

    Si njė intelektual i kėtij vendi, si njė artist, si njė krijues, unė guxoj sot tė protestoj ndaj kujdesit tuaj profesional pėr tė qenė palė me asnjė. Nėse ju nuk keni besim te politikanėt shqiptarė, kjo nuk ėshtė arsye qė ju tė braktisni dashurinė e njerėzve tė thjeshtė, qė besojnė te ju dhe te vlerat tuaja. Amerika ka qenė nė krah tė shqiptarėve, nė ditėt mė tė kėqija tė tyre, por edhe nė ngjarjet mė tė mėdha. Kjo ėshtė e qartė dhe kjo mjafton pėr tė fshirė ēdo dyshim se nė tokėn tonė mund tė mbijė urrejtja pėr shtetin e madh. Unė mendoj se shqetėsimi juaj pėr “celula kundėrshtare” ėshtė i kotė zoti ambasador. Dhe pyetja qė bėjnė nė vazhdim shqiptarėt nuk ėshtė ka apo s’ka njė celulė kundėr Amerikės, sepse vėshtirė tė ketė shqiptar normal ta marrė seriozisht kėtė gjė. Shqetėsimi nuk ėshtė as nėse jeni ju palė apo jo me pushtetin e Tiranės, si jo rrallė edhe thuhet, dhe bashkė me ju edhe kolegėt tuaj europianė. Ata qė dinė tė kuptojnė, e dinė se pėrfaqėsimi juaj ėshtė shumė mė dinjitoz se pėshpėrimat qė thuhen pėr pėrkrahje nga ju tė mazhorancės dhe Kryeministrit aktual. Pyetja, pra edhe shqetėsimi i publikut shqiptar, besoj unė, ėshtė, a do tė marrė fund ndonjėherė kjo hipokrizi, ky qėndrim mjegullor, kjo delikatesė diplomatike nė kurriz tė shqiptarėve? A do tė flisni troē ndonjėherė? Nuk e shikoni? Shqipėria po rrėshqet si ortek nė greminėn fatale tė fatit tė saj. A do ta merrni ju seriozisht ndonjėherė kėtė gjė, duke folur seriozisht jo me politikėn, jo pėr politikėn e politikanėt, por me shqiptarėt e thjeshtė, pėr vlerat e vėrteta tė jetės sė tyre, fėmijėt e tyre, pėr tė ardhmen e tyre?"

    Gazeta Shqip
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  9. #89
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Une e di kush ka qene Sekretari i Rinise. Po ti e di ???

    Sek. Rinise te spiunonte or Maqellara, te rrihnin te tjeret qe ishin adapt per ate pune. Se kishte tipa qe sek. e rinise e hidhnin ne toke me nje peshtyme. I paske me te degjuar keto histori.


    Po kryetarin e Frontit te lagjes e di ēfare roli kishte ??? Se si kontrollonte poshte dritareve nese ishte tv ndezur pas ores 11 ...
    eeeehee...me ty eshte "Fol e rruj Ve". Epo nuk paska paska bere ndo nje gje te keqe vetem se paska qen FUKS. Sote Krye-Fuksi eshte Kryeminister dhe ben fotografi me Klintonin, 25 me pare ai te fuste ne burg vetem po te permendje emrin e Amerikes. Ky jepte urdherin Sampistat te shkrinin ne hu.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  10. #90
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Shoku Maqellara, sekretaret e rinise nuk linden ne te njejten kohe me repartin 326 te MPB. Kane lindur me lindjen e partise.

    Sala nuk i ka gris njeriu pantallonat, as nuk i ka rrujt njeriu basetat apo favoritet.

    Dhe nje sekretar organizate spitali, nuk mund te krahasohet me sekretar komitetesh ekzekutive, antare te presidiumit te kuvendit popullore, shefa sigurimi e xhelate hetuesie apo bijte e tyre.

    A kupton or ti "i pervujaturi" i enverizmit ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •