Close
Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 119
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar mė parė nga juelda Lexo Postimin
    ky eshte oportunisem, sipas mendimit tim. Pyetja e pare, c'do te thote zgjedhje te lira?? Kam frike se shume ne shqiperi nuk e kane idene e kesaj frase, lere pastaj si akt. Ne shqiperi nuk ka patur kurre zgjedhje te lira, qe nga koha e diktatures komuniste deri ne keto 20 vjet te "neokomunizmit". ne nje apo ne tjetren menyre zgjedhjet jane vjedhur, ne keto te 8 majit ne zonat rurale i kane marre me kallash, ne kryeqytet i vodhen ashiqare ne diretta. Une nuk di si kane votuar njerezit (edhe pse kam deghiar jo pak e thone qe kishin frike se mos branda ne dhomen e fshehte ishin te "spiunuar" (skandalose) por menyra e menaxhimit e KQZ tregoi qe ne shqiperi vetem zgjedhje te lira nuk kishte. Term zgjedhje te lira e perdorin vetem ata qe nuk shohin dot me larg se bindjet e veta politike, dhe kur fiton ajo forze brohorasin :"zgjedhjet ishin te lira"
    Nese i kundershtojme zgjedhjet dhe diskutojme ne menyre konstruktive per permiresimin e ligjeve,rregullave dhe veprimeve te perbashketa per zgjedhjet e ardhshme, ne menyre qe ato te jene shume me afer vullnetit te popullit apo atyre qe zgjedhin, atehere pajtohem. Kjo mundesi ekziston. Megjithate, edhe ketu nevojitet nje doze e mire besueshmerie ndaj njeri-tjetrit dhe institucioneve te perbashketa.

    Perndryshe, alternativa e kundeshtimeve radikale, perfshire edhe teatrin e perkates radikal, cfare e ben p.sh. opozita ne Shqiperi, do te sillte jo me shume demokraci, liri dhe drejtesi por domosdoshmerisht ose vazhdim te se njejtes me role te ndryshuara ose diktaturen.

    Pershendetje

  2. #42
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga Djal Dimali Lexo Postimin
    Per mendimin tim puna nuk esht se zgjedhjet isht totalisht jo-demokratike.

    Problemi qe un e kam ven re shpesh esht se pas zgjedhjeve vijon zhgenjimi, ky per mendimin tim esht problemi thelbesor.
    Plotesisht dakord me ty Djal Dimao.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  3. #43
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    shqiprija kalamoja ka nevoj per i shkundje totale. nuk ka nevoj as per berish as per rama as per ata qi i rrethojn se jon te gjith te korruptum. ata te dy jon per rehabilitim ka trut e kaptines. ata vazhdojn me batutat e para clirimit hahahahahahahahaha. shqiprija ka nevoj per burra tamom. deri sa te lindin kta burra ne do vazhdojm me letra e romane qarramane
    no glove no love

  4. #44
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    obama is loser ,letra nuk vlen

  5. #45
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga juelda Lexo Postimin
    Une e consideroj nje leter te goditur, por shume generale. Ndoshta sepse une jam pak "politologe" ose fare, une flas ashtu sic ha, dhe do kisha bere edhe akusa per pozicionin e mbajtur nga diplomacia amerikane ne vite, thjesht ndoshta per ti treguar qe shqipetaret nuk "hane bar" sic mund te mendojne shumica e aleateve, ose per te mos ofenduar dike, do te thosha jo te gjithe "hane bar".
    Do te pyesja, letra jote eshte personale dhe une jam dokord me te, por ta shkuar ndonjehere idea te kerkosh firma, per ta firmosur?? Ndoshta pastaj, kete leter "condivisa" ta publikoje ne ndonje gazete?? Boh, vetem pyetje eshte e imja
    Pershendetje,

    Jame dakod pothuajse me gjithe shkrimin tend, dhe ne vecanti disa pika interesante qe ke ngritur ketu. Te them te drejten me ka shkuar mendja per te marr disa firma, por meqe letra eshte nje kritike e pergjithshme per te gjithe politikanet dhe ne vecanti "fuqit" mbrapa politikaneve qe levizin cdo gje me nje precizion matematik, nuk kam dashsur te ve njerezit ne ate pozit. Mjafton qe te perkrahet! Per mua kjo ka me rendesi sepse dicka e tille do te nenkuptoj se “perkrahesit” jane ne dieni te se vertetes.

    Sa per akuzat Direkte qe mund te beja kundrjet dikujt. Do ta kisha bere kete pa asnji ngurim ne qoftese disponoja “fakte” te pakundershtueshme. Eshte shume e veshtire qe dikush ne “pozicionin” time te kete ne dore “fakte” te tilla. Ne fakt eshte shume veshtire qe te kapesh dicka me presh ne dore, sidomos Qeveritaret e shqiperise qe e kane manipulimin te trasheguar qe nga koha e diktatures. Ata ndjekin udhezime rigoroze per te shmangur cdo mundesie implikimi te drejt per drejt me “gjarjet”. Ne kohen e Diktatures e gjithe shqiperia votonte per Dikatorin. Ne leter gjithcka ishte ne rregull. Letra pershkruan pak a shume gjendjen e shqiperise e te gjithakoherave duke villuar qe nga paraversia, dhe ne vecanti gjendja aktuale. Une mund te shkruaj vetem ato qe kam “perjetuar” dhe “Di” vet. Te tjerat jane nje paraqitje e gjendjes se pergjithshme Aktuale qe mund te shihet edhe nga nje I “verbert” po per cudi cdo gje bie ne vesh te shurdhet dhe sy te mbyllur! Letra eshte e shkruajtur ne “3 dimensione”. Eshte sa e gjate, e gjere dhe e thelle. Ne siperfaqe duket e pergjithshme, deri diku. Eshte e gjate, dhe ne fakt e pata te veshtire ta mbaje me vetem me aq, sepse padrejtesirat shtrihen nga veriu e deri ne juge, eshte e gjere sepse padrejtesirat kundrejt shqiptareve nuk jane vetem Brenda kufive politike por kudo qe ndodhet Minoriteti shqiptare ne vendet fqinje. Eshte e thelle sepse duart e katilave jane lyer me gjake deri ne Bryle. Brenda ketyre “dimencioneve” strehohen disa figure, nuanca dhe referenca qe mund te kuptohen vetem nga dikush nje njeh mire “kulturen” amerikane. Jam mundur te pershtase letren mentalitetit Amerikan sa me mire qa ta kete me te lehte ta kuptoj ate qe shkruaj une, edhe pse ne siperfaqe shembujt qe jap une mund te duken absurde. Sidomos per nje te huaj. Ne leter strehoen edhe disa referenca qe mund te kuptohen vetem nga subjektet qe trajtohen ne Leter, qofshin “agresoret” apo viktimat dhe nga nje Pakice, qe shpresoj te mos jete dhe aqe e vogel, qe di te Verteten ashtu si qendron. Ne pergjithesi Kritikohen te gjitha forcat politike te se kaluares, gjate diktatures, gjate politikes se 90’s dhe ne vecanti politika e sotme. Ketu kam perfshire te gjithe forcat politike qe kane vepruar nga jashte dhe qe ne prapaskena, jo vetem qe kane ndihmuar diktaturen gjate gjitha jetegjatesise se saj por kane bere cmos per ta ruajtur ate! Nuk e kam fjalen per aleancat politike qe propogandoheshin gjate diktatures, e kam fjalen pikerisht per “rrevizionistat” “kapitalistat” dhe “The Evil Empire” qe paraqiteshin si gogola tek populli kur ne te vertet keta ishin ata qe Mbanin diktaturen ne kembe dhe qe akoma “favorizojn” mbeturinat e tyre.

    Ketu perfshije edhe Politikanet e te gjitha kaheve sidomos ato te “opozites” Socialiste. Korrupsini dhe padrejtesite nuk ndodhin vetem ne Shqiperi, por vetem ne Shqiperi ato vazhdojn te ndodhin me nje ritem te panderprere dhe as njeri nuk mbahet pergjegjes. A e pe se cfar u be ne Angli para 1 muaji? Mjaftoj qe u vra vetem nji Njeri dhe E gjithe Anglia u ngrit ne Kembe. Kurse ne Shqiperi ne 97’ u vran pothuajse 3500 veta dhe kete vite 4 veta perpara kyteministrise. Njerez te Paarmatosu dhe duke qendruar ne trotuar me duar ne Xhepa. Sote Qeveria I paraqet ata si komplotista dhe “populli” e pranon pa pike turpi.

    Nuk e di a ke pare sote, por “kryeministri” hapi Nasdakun. Ishte I ftuar. “kyreministri” qe gjate ‘qeverisjes’ se tije u vran Shqiptare te paarmatosur perpara kryeminstris ne mese te dites. Jo vetem qe ai u quajt “burre” shteti nga ai ambasadori Amerikan “kukull” por u Ftua zyrtarisht ne Nazdak per te nderuar figuren e tije! Aqe sa e mrekullueshme esthe te shikosh Flamurin kombetar ne ekranin Madheshtor te Nazdak-ut, aq edhe e trupshme eshte kur ai shpaloset ne emer te Nje komunisti te zterbetuar dhe te terbuar. 20 vjet me pare “Ai” do te te kishte future ne burg cilin do qe do te permendte emrnin e Nasdak-ut. Kjo esthe ironia dhe ajo qe te Rrevolton me shume se cdo gje tjeter. Populli akoma vazhdon te gjeje justifikime. Per te mbajutr keta “plehera” qe ndytin edhe koshin e plerave e jo me te te perfaqesojn shqiperine dhe popullin neper bote. Dhe aq me teper kan celsat e Shtetit! Politikanet e shqiperise me ne krye Qeverine aktuale nuk jane ne gjendje te rrine ne kembe perpara Shteteve Kriminelse se Serbia dhe Greqia. Keta te fundit jane pothuajse ne Falimentim te Plote, kurse Qeveria shqiptare akoma Fshikullohet nga ata sikur te ishte nje Zagar gjuhetie.

    Letra eshte ne perkthim e siper. Do mundohem ta paraqes ne gjuhen Shqipe qe mesazhi dhe konteksti I saj te kuptohet sa me mire!

    P.S. Problemi kryesor i shqiperise nuk eshte faktori "Berisha-Ruci-Nano" apo cfar do lloj mbeturin e diktatures, keto jane faktore "normale" qe gjenden ne cdo shoqeri. Problemi kyresor eshte mungesa e Vullnetit tek populli per te "luftuar" kete element keqberes. Populli eshte i lodhur i sfilitur dhe mbi te gjitha i Mpire. Kete gje te lartpermendurit e dine shume mire prandaj i kane te gjitha mundesite per te Sunduar. Ne fakt keta jane vetem Kukulla qe perdoren dhe mbahen Peng nga "Ata" qe mbajn dojset e tyre! Ne vecanti Te Moshuarit Qe dikur ishin ne Krye Te Diktatures.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  6. #46
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    keta letershkruesit nji gje duhet ta dijne mire ne se vertet nuk e dijne..

    se po u rrezua berisha .. me gjith ato faje e gabime qe ka.. ne pushtet vjen edvin ruci e erion veli bracja qe ne xhep te zhaqetes mbajn foton e xhaxhit..

    dhe jan me te felliqur se xhaxhi..

    kulmi kur letra bejne ca qe kan lindur gulageve e jan rritur gulagerisht.. e harrojne se nga gulagoizma i shpetoj berisha e eshte berisha qe i dha fund kesaj menxyre.. e eshte ai qe gulago-instaluesit..pra ppsh-nomenklatura e ka pengese e se po e hodhen ate.. e kan udhen e lire te bejne cte duan..sikurse kan bere 50 vjet me prinderit e ketire letershkrusve..
    Brari te them te drejten kam toleruar shkrimet e tuaja deri ne kulm dhe kesaj rradhe nuk do te rrij pa te then dicka drejt per drejt!

    E para e punes ke te drejten tende qe te kundershtosh apo te favorizosh letren. Nuk me ngelet kurre qefi sado fort qe te kundershtosh ate. Por kur thua budallalleqi si ato qe shkrujtur larte esht eme te vertet veshtire qe te mos rreagosh. E para e punes nuk e di pse prure Kurt Kolen ne kete shkrim. Ai nuk ka te bej fare me Letren. Sa per dienine tende Kurt Kola ka Ngrene 30 vjet burg dhe i ka qendruar Qelbanikeve te diktatures si nje Burr i vertet. Se cfar ka bere pas asaj eshte pune tjeter.



    Tani te kthehemi tek tema. E para e pune Berisha nuk Shpetoj askerkend perkundrazi ka sabotuar shqiperine me te gjitha mundesite qe i ka pasur dhe akoma vazhdon. Sipas teje te gjitha te keqiat qe behen ne shqiperi jane faji i "Bandave" tani perfshife ketu edhe Kurtin, dhe sa e sa te tjere. Sipas teje keto gjera jane bere gjate nje perjudhe 15 vjecare. Ne fakt trazirat me te medhaja jane bere gjate Qeverisjes se Berishes. Ne 97, 2009, 2011 dhe ne vazhdim. Sipas teje faji qeka i te gjitheve pervec Berishes. Ne qoftese kjo eshte e vertet ku jane Fajotret e Vertet? Perse nuk gjykohen? Nje President apo Sote nje Kryeminsiter qe nuk eshte ne gjendje te mbaj rendin politik, publik dhe aq me keq kur sote i kan dale te gjitha horrelliqet ne sheshe nga "Wikki-leak" nuk vlen te jete as kryetar bashkie lere me te ket celsat e shtatit!


    E dyte ti nuk ke kuptuar as edhe rreshtin me te thjesht te letres, me sa po shoh une, e lere te dalesh ne perfundimet qe ke dale.

    Kane kaluar 20 vjet nga "renia" e diktatures dhe ti akoma mundohesh te na mbushesh mendjen ne se sa gje te mire paska bere "Berisha" qe na "liroj" nga zinxhirat e diktatures. 5 dite para "renies" se dikatures berisha ishte akoma Anetare dhe Sekretar PPSH. U deshen vetem "5" dite dhe pembysja e gjithe bllokut ish-komunist ne Europe qe ky "heroi" jote te na lironte ne Zinxhirat e Diktatures. Ti nuk e kupton se sa qesharake jane keto deklarata. Kjo qe thua ti eshte nje propagande qesharake qe mundohet te sulmoje psikozen dhe fullnetin e "vrare" te shqiptereve. Ti mundohesh ti kujtosh njerezve se ka edhe me keq,(e vetmja gje qe te mungon eshte kamzhiku) duke iu permendur kohen e diktatures! Ne nje kohe qe 20 vjete me vone te gjithe vendet e bllokut Ish-komunist ne te gjithe Europen jo vetem qe jane permiresuar por kan hyre edhe ne BE. Cfar ka bere "Berisha" "Nanoja" dhe te gjithe ata qe kalojn qeverine sa nga nje dore ne tjetren.


    Une per hire te debatit te kame kerkuar here pas here te biesh Fakte qe vertetojn te mirat qe ka bere Berisha gjate gjithe kohes qe ka qene ne pozit. Te njejten gje iu kerkoj edhe perkrahesve te "opozites" Socialiste.

    Se pari duhet te kesh minimumin e ides se cfar eshte nje debat, pastaj mundohu te marresh pjese. Te lutem trego minimumin e rrespektit per Debatuesin. Perndryshe nuk do te te kthej me pergjigje.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  7. #47
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    E cka nese une apo gjysma tjeter mendojne te kunderten?!

    Rrugedalja e vetme demokratike jane zgjedhjet.
    Alternativa eshte diktatura.
    Parajsa eshte vetem utopi antike.

    Zgjedhjet ne Shqiperi dhe shume vende ballkanike jane relativisht te lira, bazuar ne kushtet dhe traditen jo shume te gjate demokratike. Shume me problematike eshte keqperdorimi i rezultatit te zgjedhjeve nga fituesit dhe humbesit per poena dhe lufte politike e personale. Rritja apo vazhdimi pakenaqesise dhe ndjenjes se padrejtesise ne shumicen e rasteve nuk eshte rezultat i parregullsive gjate zgjedhjeve apo mungeses se lirise, por kryesisht rezultat i mospajtimit te humbesit me rezultatin e zgjedhjeve dhe aktiviteteve perkatese qe kane per qellim ruajtjen dhe rritjen e pakenaqesise. Edhe gjendja e dobet sociale dhe ekonomike luan rol shume te rendesishem.

    Pershendetje
    Mire dakord,

    kush ishte fituesi?

    Cila eshte kjo Alternativa qe te coka ne Dikature?

    si eshte e mundur qe Gjykate e Larte, merre vendime qe jane poltesisht ne kontradikte me parimet e drejtesise. Eshte rastesi qe vendime kontradiktore te tilla ndodhin gjate Qeverisjes se "kryeministrit"? Vendime kontradiktore qe ne te dyja rastet Favorizonin qeverine aktuale. Eshte njisoj sikur 2 vjet me pare te thuash qe gjyra Gri menjanon nga e Bardha me shume, dhe 2 vjet me vone te thuash ajo menjanon me shume nga e Zeza. Dhe kur ky individ ballafaqohet me keto deklarate kontradiktore e gjen shume te kollajshem te justifikoj ate duke thene se "nuk ka qeveri pa gabime" apo "juve" nuk qendroni ne kendin e duhur per te dalluar gjyren e vertet. Apo situata ishte keeeshshtuuu apo aaashshtuuu. Jane te gjitha Justifikime!

    shikoni se ku eshte shqiperia sote, 20 me vone, ne krahasim me vendet e tjera ish-komuniste. Rrumania sote eshte ne BE. Bravo i qofte. Dhe nje Turp i madh per Shqipetaret, qe akoma lavderohen me anetarezimin ne NATO. Si mund te quhet anetarizimi ne NATO si nje arritje e qeverise kur kjo organizat mbahet gjalle nga kontributi financiar i vendeve anetare. Shqiperia ka me teper ushtar ne Afganistan se Greqia qe eshte 3 here me e madhe se Shqiperia. Keto jane gjera qe Financohen nga shteti shqipetare me djersen e Taxa paguesve. Cfar ka bere shteti konkretisht qe te permijesoj jeten e popullit? pervec pallavrave dhe premtimeve qe i ka ne maje te gjuhes?
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2011
    Postime
    105
    c'fare momenti me i pershtateshem se ky mund te ekzistoj tani?? fakti qe Kryeministri jone eshte present ne Nasdak duhet te ishte nje motiv me shume per nje leter te hapur proteste autoriteteve "paqedashese" te botes.
    Ky Person mban mbi shpatulla 3500 te vrare dhe 11000 te plagosur ne '97, ky njeri mban persiper tragjedine e gerdecit, ky njeri mban persiper 4 te vrare ne 21 janar. Jane shume krime qe flasin me shume se c'do fjale "e bukur" qe ai mundohet te shprehi ne ate samit.

    Une nuk jam viktime e diktatures, nuk e kam ndjere ndoshta prej moshes, o ndoshta sepse ne familjen time me shume nuk flitej sesa flitej per keto gjera. asnje nga prinerit e mi nuk ka qene anetar partie, babai i nenes time beri burg ne kohen e Enverit sepse nuk dorezoi pronen (i moren ate te palundshmen, por deshi te fshihte prodhimet per te ushquer familjen. Kete gje e mora vesh pas renies se komunizmit sepse ne ate kohe asnje nuk fliste me ne femijet. Por me kujtohet si sot shprehja e gjyshit kur degjohte saliun ne hapat e para te demokrazise:"Enveri e prishi, ky do ta dhjesi fare" (me fal per volgaritetin).
    Kur lexoj sot ndihem keq per te gjithe ata qe kane vuajtur, per nje sistem te ri qe u ngri mbi rrenoja te prishura te sitemit te vjeter. Habitem si mendojme se mun te ecim perpara kur kriminelet ata qe i kane lyer duart me gjak i kemi ngritur ne piedestal. Milloshevic vajti perpare gjykates se Hages, Caushesku u denua me pushkatim, Hitlerin e denoj nje bote e tere per stermimin qe u beri hebrenjeve, dhe jo vetem ate, por te gjithe ata qe i lyen durt me gjak u denuan per krime lufte. Ne shqiperi nuk pati asnjehere asnje te denuar per krimet x 40 vjet ne kohe paqeje, nuk pati asnje te denuar per ata qe vrane popullin e tyre, si ne para viteve 90 si pas viteve 90. Po shqipetaret kane rene ne gjume te perjetshem, mund te vdesin ne gjume dhe te mos e kuptojne
    Lumturia nuk eshte te besh c'do gje qe do, por te duash c'do gje qe ben!!

  9. #49
    Sipas njoftimeve me te fundit, letra e nisur ka mberritur ne zyren e presidentit Obama.


  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2011
    Postime
    105
    une habitem me cinisģzmin e disa personave........
    me qellon te hape per te lexuar tema te ndryshme, o te lexoj intervente te ndryshem, mendime te cilat nuk i ndaj dhe nuk jane te gradimentin tim, por i kaloj dhe nuk kerkoj as te tallem, as te ironizoj o gjera te tilla. Eshte kaq e veshtire te rrish ne teme dhe te shprehesh mendimin tend pro o kunder pa kaluar ne cinizem??
    Lumturia nuk eshte te besh c'do gje qe do, por te duash c'do gje qe ben!!

Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •