http://www.noa.al/home/noa/public_ht...1/09/baca1.jpg
Berisha: Interesi i investitorėve amerikanė, dėshmi pėr potenciale
Transmetuar mė 19.09.2011 18:23
New York, 19 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kreu i Qeverisė shqiptare Sali Berisha i pranishėm nė New York ka pėrshėndetur Forumin e parė tė Investimeve SHBA-Shqipėri.
Burime zyrtare nga Kryeministria bėjnė me dije pėr agjencinė e lajmeve NOA, se nė ditėn e parė tė vizitės nė New York, Kryeministri Berisha mori pjesė nė Forumin e Parė tė Investimeve SHBA-Shqipėri, me pjesėmarrjen e rreth 100 kompanive dhe sipėrmarrjeve amerikane.
Nė fjalėn e tij me kėtė rast Kryeministri Berisha bėri njė prezantim shumėplanėsh tė zhvillimit ekonomik tė vendit dhe treguesve ekonomiko-fiskalė, reformave ekonomike, fiskale dhe dixhitalizimit tė procedurave administrative tė ndėrmarra nga qeveria shqiptare, nė funksion tė bėrjes sė vendit sa mė tėrheqės pėr investimet e huaja, e dėshmuar nga niveli i lartė i rritjes sė investimeve tė huaja nė vend, si dhe tė potencialeve zhvillimore tė vendit nė tė gjitha fushat, nė pasuritė e saj tė mėdha natyrore, nė infrastrukturė, nė energjetikė, nė fushėn e turizmit etj.
Nė vijim Kryeministri ftoi sipėrmarrėsit amerikanė tė investojnė nė Shqipėri, duke i garantuar ata se do tė jenė tė mirėpritur, do tė gjejnė njė mjedis shumė miqėsor pėr investimet dhe projektet e tyre do tė jenė njė histori suksesi. Ndėrsa i pyetur nga mediat pėr interesin e rreth 100 kompanive amerikane pėr investime nė vendin tonė, Kreu i Qeverisė u shpreh se, "Sė pari, dėshiroj t'i falėnderoj shumė pėrzemėrsisht pėr praninė e tyre sot, kėtu. Natyrisht, prania e tyre ėshtė dėshmi e interesit pėr potencialet e mėdha qė ofron sot Shqipėria pėr investitorėt amerikanė dhe investitorėt e tė gjitha vendeve. Prania e tyre kėtu ėshtė njė dėshmi e vullnetit qė ata kanė pėr tė shqyrtuar tė gjitha kėto mundėsi, pėr tė marrė informacionin mė tė madh tė mundshėm dhe pėr tė ndjekur shembullin e atyre investitorėve, tė cilėt bėnė qė Shqipėria nė vitin 2010 tė ketė investime direkte tė huaja rreth 3 herė mė shumė se nė vitin 2006, qė Shqipėria, nė vitin 2010 tė jetė i vetmi vend nė Europėn Juglindore me rritje tė investimeve tė huaja"
Ndėrsa lidhur me faktin se ku mund tė pėrqendrohet investimi amerikan nė Shqipėri Berisha theksoi se, "Shqipėria ka fushat e veta tė mėdha siē janė energjia, turizmi, minierat, arsimi, por sugjerimi im ėshtė aty, ku ata gjejnė pėrfitimin mė tė madh".
E ndėrsa ky ėshtė forumi i parė i kėtij lloji qė mbahet nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ai u prit me interes tė madh nga pėrfaqėsuesit e kompanive dhe grupeve financiare amerikane qė e ndoqėn atė, ku njė pjesė e tyre kanė projekte konkrete qė pritet t'i prezantojnė nė Shqipėri.
Sakaq sesioni i parė i Forumit u pėrshėndet edhe nga kongresmeni Eliot Engel, Presidenti i Fondit Amerikan tė Zhvillimit Michael Granoff, Ambasadori Fank Wisner dhe nga Tony Podesta, President i Podesta Group.
Ndėrsa nga pala shqiptare krahas Kryeministrit Berisha tė pranishėm nė Forum ishin edhe Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė Ardian Fullani, ministri i Punėve tė Jashtme Edmond Haxhinasto, ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve Aldo Bumēi dhe ambasadorė.
Mėsohet se sesioni i parė i kėtij forumi u hap nga Eneida Guria, Drejtore e Agjencisė pėr Investimet dhe Zhvillimin (AIDA) dhe gjatė tij u shfaq edhe njė video promovuese tė Shqipėrisė, natyrės dhe potencialeve tė saj.
a.y/NOA
Nė foto: Kryeministri i vendit Sali Berisha
Krijoni Kontakt