Shqiptarėt e Kosovės nėn sundimin e Mbretėrisė Serbo-Kroato-Sllovene (1918-1941)
A. Kepuska
Gjatė sundimit nė Mbretėrinė Serbe, Kroate dhe Sllovene (MSKS) viset e banuara nė pjesėn mė tė madhe me shqiptarė – Kosova, Maqedonia Perėndimore, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci me rrethinė si dhe njė pjesė e Malit tė Zi, bėnin pjesė nė viset mė tė prapambetura tė vendit nga pikėpamja ekonomike. Kjo ėshtė pasojė jo vetėm e politikės sė padrejtė tė borgjezisė sunduese serbomadhe, por edhe tė prapambeturisė sė trashėguar gjatė sundimit pesė-shekullor ushtarako-feudal turk.
Pėr viset e sipėrpėrmendura nė kohėn e Mbretėrisė SKS, ishte karakteristike dominimi i bujqėsisė sė prapambetur. Nė qytete faktorė dominantė ishin zejtarėt dhe tregtarėt, por njė pjesė e mirė e popullsisė qytetare merrej me bujqėsi; industria ishte nė zanafillėn e saj; mbizotėronte tipi i ekonomisė natyrale, ndonėse kishte kushte tė favorshme natyrale e demografike, pėr njė zhvillim mė intensiv ekonomik.
Gjendja sociale nė tė ashtuquajturėn Mbretėri Serbo, Kroato dhe Sllovene shpuri deri nė kundėrthėnie e padurueshmėri tė papėrballueshme ndėrmjet pozitės sė punėtorėve dhe fshatarėve tė ngarkuar me detyrime dhe pushtetmbajtėsve. Problem kyē ishte ēėshtja e pazgjidhur kombėtare. Nė tė vėrtetė “hegjemonia serbomadhe dhe centralizimi gjatė tėrė kohės sė ekzistencės sė kėsaj Mbretėrie thellohej gjithnjė e mė tepėr hendeku midis popujve jugosllavė”. Politika ēkombėtarizuese e borgjezisė serbomadhe dhe shtypja kombėtare e dobėsonin gjithnjė organizimin shtetėror. Edhe vetė koncepcioni i kėsaj Mbretėrie ishte i kundėrt me realitetin kombėtar dhe synimet e kombeve joserbe pėr shtetėsi tė veēantė nė suazat tė saj, ishte e kundėrt me unitetin e shtetit, gjė qė mė sė miri u pa nė luftėn e prillit tė vitit 1941, kur u shpartallua si kullė e kartuēit.
Mbretėria Jugosllave ishte burg i vėrtetė pėr kombėsitė – pakicat kombėtare. Pakica kombėtare shqiptare, numerikisht mė e madhja ndodhej nė pozitė posaēėrisht tė vėshtirė. Mbretėria Jugosllave i kishte duart tė lira tė bėnte ēka tė donte nė pikėpamje tė shtypjes dhe tė shfrytėzimit tė shqiptarėve, tė cilėt nuk gėzonin as tė drejtat mė elementare kombėtare e demokratike – tė drejtėn e pėrdorimit tė gjuhės shqipe nė jetėn publike, tė drejtėn e shkollimit nė gjuhėn amtare, zhvillimin e kulturės kombėtare e tė individualitetit kombėtar, veprimtarisė botuese nė gjuhėn e vet, etj. Pushteti serb pretendonte se shqiptarėt janė tė rrezikshėm pėr bashkėsinė territoriale jugosllave dhe se pėr kėta duhet tė asimilohen, tė shpėrngulen ose tė shfarosen fizikisht.
Ndaj kombėsisė shqiptare pushteti serb ndiqte politikė asimilimi. Menjėherė pas luftės sė parė dhe tė dytė ballkanike, Nikolla Pashiq thoshte se Serbia, po qe se paqja do tė zgjasė nja 20 deri 30 vjet, do t’ia dalė qė Kosovėn dhe Maqedoninė t’i inkuadrojė plotėsisht nė administratėn dhe ekonominė e saj dhe “ popullin e tyre ta asimilojė nė pikėpamje kulturore e kombėtare. Shkrirja e kėtyre viseve nė Serbi duhej tė kryhej nė mėnyrė tė plotė, siē janė shkrirė pas 1878 Nishi, Piroti, Leskovci dhe Vranja”.
Ndaj kombėsisė shqiptare nė Mbretėrinė Jugosllave bėhej terror permanent, i cili shprehej pėrmes burgosjeve, maltretimeve dhe likuidimit fizik tė shqiptarėve, por edhe tė popullsisė tjetėr joserbe. Ky terror arrinte deri nė shfarosjen fizike tė shqiptarėve. Gjithashtu, ndaj shqiptarėve bėhej presion i pėrhershėm ekonomik me anėn e reformės sė padrejtė agrare dhe tė politikės tatimore. Padrejtėsia e sė ashtuquajturės reformė agrare mė sė shumti erdhi nė shprehje nė Kosovė. Politika e tillė agrare nė kėto vise dhe nė Maqedoni, kishte dy qėllime kryesore: ēkombėtarizimin e popullsisė shqiptare dhe maqedonase dhe krijimin e hendekut midis tyre dhe kolonistėve. [1]
Siē u vėrejt mė sipėr, pushteti serb, duke shfrytėzuar privilegjet e pushtetmbajtėsve nė Mbretėri, ka bėrė terror dhe shpėrngulje masive pėr Turqi dhe asimilimin e popullit “josllav”, sidomos atė shqiptar nė Kosovė. Tė gjitha kėto masa brutale e tė paqėndrueshme janė zbatuar dhe pėrkrahur pareshtur edhe nga institucionet e qarqet shkencore dhe pėrgjithėsisht intelektuale tė Serbisė.
Me metoda e konstruksione tė montuara nė vitin 1921, ėshtė bėrė regjistrimi i popullsisė sipas tė cilit: nga numri i pėrgjithshėm i 436.926 banorėve tė Kosovės, 280.480 ose (64%) kanė qenė shqiptarė nė bazė tė gjuhės....[2]
Nga kėto tė dhėna statistikore mund tė konkludohet se vetė regjistrimi ka pasur pėr qėllim tė fshihet struktura e vėrtetė kombėtare nė dėm tė shqiptarėve, ngase pėrkatėsia kombėtare e regjistrimit nuk ka si atribut vetėm gjuhėn, por edhe komponentėt tjera tė karakterit ndėrkombėtar tė regjistrimit tė popullsisė. Pėrveē tė tjerash, kishte procese dhe qėndrime tė padurueshme rreth tatimit joadekuat tė shqiptarėve, sė ashtuquajturės reformė agrare, me tė cilėn u merrej toka e punueshme fshatarėve tė varfėr shqiptarė dhe u jepej kolonistėve serbė dhe malazezė. Kėto masa tė dhunshme e tė padurueshme zbatoheshin nga pushteti serb me qėllim tė dėbimit tė shqiptarėve nga trojet e tyre etnike dhe shpėrnguljes nė Turqi ose asimilimit tė tyre kombėtar – gjithnjė me qėllim tė ndryshimit tė faktorit demografik nė favor tė serbėve e tė malazezve nė Kosovė.
Ndėrkaq ēetat ēetnike bėnin terror dhe masakrime tė shqiptarėve, vrisnin burra, gra, pleq dhe fėmijė shqiptarė. Pėrveē kėtyre ēetave nė Kosovė ėshtė pėrforcuar edhe forca ushtarake me sjelljen e garnizoneve elite ose ndėshkimore, duke pretenduar se “shpėrngulja dhe kolonizimi mund tė realizohet me shtypje mė brutale vetėm pėrmes forcės ushtarake”. [3]
Nėpėrmjet paraqitjes sė disa deputetėve nė Parlamentin e atėhershėm, ėshtė konfirmuar me fakte tė besueshme masakrimi dhe gjenocidi fizik i “njė mijė shqiptarėve nė Llap”.[4] Kėsaj masakre dhe gjenocidi fizik i ėshtė kundėrvėnė vetėm “Lėvizja kaēake – Lėvizja kombėtare shqiptare nė Mbretėrinė Jugosllave...” [5] Fjala “kaēak” pėrpos kuptimeve tjera, nė kėtė tematikė ka kuptimin e personit, i cili lufton kundėr pushtuesit tė huaj. “Kaēakėt pėrkundėr aksioneve tė shumta tė armatosura tė ndėrmarra nga forcat ushtarake tė Mbretėrisė Jugosllave pėr mėnjanimin dhe asgjėsimin e tyre tė plotė, pėrkundėr kėtyre aksioneve, nuk mundėn tė asgjėsohen. Nė maj tė vitit 1920 gazeta “Hak” njofton opinionin se nė Kosovė ndodhen 30 ēeta kaēakėsh”.[6]
Forcat progresive shqiptare nė Kosovė i janė kundėrvėnė kėsaj gjendje tė padurueshme, duke kėrkuar nga Parlamenti i atėhershėm dhe nga forumet ndėrkombėtare qė qeveria serbe t’i ndėrpresė masakrat dhe gjenocidin fizik tė shqiptarėve. Disa patriotė shqiptarė, me prova tė besueshme kanė konfirmuar se kjo gjendje e paqėndrueshme nuk mund tė pėrballohet mė, duke apeluar te qeveria qė, pėrmes njė komisioni tė posaēėm, tė bėjė hetim pėr vėrtetėsinė e kėtyre provave pėr masakrat dhe gjenocidin fizik ndaj shqiptarėve. Pėr shkak tė konfirmimit tė kėtyre padrejtėsive tė paraqitura edhe patriotėt shqiptarė nė mėnyra tė ndryshme janė likuiduar nga njerėzit e regjimit serb.
Qeveria serbe jo vetėm qė nuk i zvogėloi apo tė paktėn t’i parandalojė kėto masakra dhe gjenocid fizik, por, pėrkundrazi, sipas sė ashtuquajturės “Dora e Zezė” vazhdon edhe mė tutje ato veprime antinjerėzore. Pėr mė tepėr, kėto veprime i pėrkrahte edhe mbreti i atėhershėm serb, i cili nuk respektonte e as nuk zbatonte kushtetutėn dhe ligjet e atėhershme tė asaj Mbretėrie. Kėto reprezalje kanė vazhduar pa ndėrprerje deri nė kapitullimin e Mbretėrisė sė Jugosllavėve. Pėr t’i ilustruar kėto fakte po pėrmendim materialin e shkruar nga Parlamenti i atėhershėm:
“Tėrė periudha e Jugosllavisė borgjeze, ka qenė pėrplot terror dhe masakra ndaj popullit shqiptar, nganjėherė mė pak, e nganjėherė mė shumė varėsisht nga forcat e qarqeve pushtuese dhe rezistenca e popullit shqiptar ndaj atyre qarqeve. Duke konfirmuar kėto fakte, nė mbledhjen e Komitetit tė Kosovės nė Vlorė ėshtė theksuar se, pas vitit 1918, nė Mbretėrinė Jugosllave janė vrarė 12.300 shqiptarė, se nė burgje ndodheshin 22.110 persona tė nacionalitetit shqiptar, se janė djegur 6,050 shtėpi dhe janė plaēkitur 10.526 familje”. [7]
Me metoda tė kėtilla mė brutale antinjerėzore, pushteti serb kishte pėr qėllim dėbimin, asimilimin dhe likuidimin fizik tė popullit shqiptar tė Kosovės. Qeveria serbe kishte njė program afatgjatė tė shtypjes dhe padrejtėsive politike dhe ekonomike ndaj shqiptarėve, por edhe tė mbajtjes sė shqiptarėve tė kėtyre hapėsirave nė prapambeturi totale, qė tė mund tė eliminonte ēdo pėrpjekje tė daljes sė masave shqiptare nga kjo prapambeturi, pėr tė parandaluar kėshtu ēdo pėrpjekje pėr emancipimin e tyre kulturor dhe arsimor. Kėshtu, shqiptarėve tė Kosovės, fill pas pushtimit tė tyre nga Mbretėria Jugosllave, ua mbyllėn shkollat qė kishin pasur nga e kaluara jo e largėt, edhe ashtu tė pakta, nė gjuhėn amtare. Shqiptarėve, gjatė periudhės sė sundimit serb, rreptėsishtė iu ndalua hapja e shkollave nė gjuhėn shqipe, ashtu siē ishte vepruar mė parė ndaj tyre edhe nga pushtuesi turk.
Nė atė periudhė dhe gjatė sundimit serb, shqiptarėt e Kosovės mbetėn populli mė i paarsimuar nė gjuhėn e tyre amtare dhe me njė pėrqindje tė madhe analfabetėsh nė atė shtet dhe mė gjerė. Kėto veprime shtypėse as qė po i bėnin ndonjė pėrshtypje qeverisė serbe, se kėto metoda ishin hartuar mė parė nė projektet e programeve tė tyre qė kishin pėr qėllim prapambeturin totale tė shqiptarėve tė Kosovės, dėbimin dhe shpėrnguljen ose asimilimin e tyre. Nė veprimet e qarqeve sunduese serbe ndaj shqiptarėve tė Kosovės u pėrdorėn format mė brutale barbare shtypėse pėrtej ēdo mase, qė rrallėherė janė shėnuar nė historinė e botės pothuaj nė tė gjitha periudhat e saj nė Ballkan e mė gjerė. Kėto masa e metoda as ishin ndaluar ndonjėherė ndaj shqiptarėve.
Nė tė gjitha kėto periudha tė sundimit serb nė Kosovė tė pėrcjella gjithnjė me dhunė e terror ndaj popullsisė sė pambrojtur shqiptare – nuk u gjendėn forca demokratike serbe, pėr ta ndėrgjegjėsuar njėherė e pėrgjithmonė popullin serb apo inteligjencėn serbe, tė paktėn pėr t’i parandaluar kėto metoda antinjerėzore dhe shtypje ndėr mė mizoret ndaj shqiptarėve tė Kosovės. Mund tė thuhet me plot gojė se si qeveria serbe atėherė, ashtu si dhe qeveritė e pastajme duket se kanė qenė dhe janė tė pritura nga ndjenja e antishqiptarizmit dhe tė dėbimit, tė asimilimit dhe shfarosjes totale tė shqiptarėve nga Ballkani. Gjithashtu, edhe bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė ndėrgjegjėsohet duke iu kundėrvėnė kėtyre padrejtėsive serbe ndaj shqiptarėve dhe dėnuar fajėsinė apo padrejtėsinė serbe, se me kėtė tani e cenon apo e shkel rėndė drejtėsinė ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi.
______________________________
[1]Ali Hadri, Historia e Popullit Shqiptar, II, Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mėsimore i KSAK, Prishtinė, 1979, fq.793-795
[2] Zhivko Avramovksi, Regjistrimi i Popullsisė nė Mbretėrinė Serbe, Kroate dhe Sllovene mė 31.1.1921.
[3]Zhivko Avramovski Ibid, fq.127.
[4] Stenografske beleshke Narodne Skupshtine Kraljevine Srba, Hrvata i Slovenaca 1924, fq.406-407
[5]Hajredin Hoxha “Pėrparimi” XVI, Prishtinė, nr,5 fq.358
[6] Ajet Haxhiu, Ibid, fq.122.
[7] Stenografske beleshke Narodne Skupshtine Kraljevine Srba, Hrvata i Slovenaca 1924, fq.406-408
Krijoni Kontakt