Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,147

    Kenga Magjike 2011

    Nje tjeter edicion startoi sot ..... 6 prezantimet e para, pjese e fazes kualifikuese per gjysemfinale, ngriten siparin e nje prej evenimenteve te medha te muzikes shqiptare , ngjarje artistike e pervitshme qe do te kulmoje ne 18,19 dhe 20 Nentor .

    Pėrsa i pėrket votimit dhe kėtė vit do tė jetė i njėjti sistem votimi si dhe vitin e shkuar, ku kėngėtarėt pjesmarrės do votojnė hapur pėr ēmimin e madh. Fituesit e edicionit te kaluar ishin dueti Juliana Pasha e Luiz Ejlli me kengen " Sa e shite zemren", kompozim i Pirro Ēakos.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-09-2011 mė 18:17

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,147
    Kenga Fituese - Kenga Magjike 2010


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    kush i shef keto pislliqe me aman
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,147
    Devis Xherahu: Njė kėngė pėr dhimbjen e dashurisė, krijim i gruas sime

    Njė ēift artistėsh tė martuar, qė i kėndojnė ndjenjės sė fortė. Nė festivalin “Kėnga Magjike”, Devis Xherahu, i cili prej me shumė se 10 vitesh po bėn karrierė si kėngėtar nė Athinė, kėsaj here kėndon muzikėn e bashkėshortes sė tij pianiste. Ajo quhet Paola Kondakēi dhe i ėshtė kthyer pasionit tė saj tė kompozimit, qėkur ishte studente. Kėngėtari tregon pėr paskuintat e njė bashkėpunimi tė tillė, ku nė njė baladė tregohet dhimbja e dashurisė pa kufi.

    Devis konkurron pėr herė tė parė nė festivalin “Kėnga Magjike” me njė baladė pėr ndarjen. Kush e ka shkruar kėngėn?

    Po, e vėrtetė, qė kjo ėshtė hera e parė qė konkurroj nė “Kėnga Magjike”, dhe nė kėtė njė javė pas prezantimit tė kėngės “Akoma s’e besoj” nė programin e “E diela shqiptare” kam marrė shumė vlerėsime. Muzikėn e ka shkruar bashkėshortja ime qė ėshtė pianiste, Paola Kondakēi, ndėrsa vargjet janė tė Jorgo Papingjit. Mua personalisht mė ngjiti shumė si kėngė, por me sa di edhe publikut, pasi vetėm pėr tri ditė janė regjistruar 6000 view-s nė Youtube.

    Ia beson kėngėn bashkėshortes nė kėtė festival, cila ėshtė karriera e saj nė muzikė?

    Nė fakt, Paola ėshtė autorja edhe e kėngės “Endacaku”, qė kam kėnduar para pesė vitesh nė Festivalin e Kėngės nė RTSH. Po ashtu, ajo para 10 vitesh shkroi muzikės e kėngės pėr mikeshėn e saj, Sonila Mara, qė konkurroi nė RTSH. Aktualisht Paola ėshtė pedagoge pianoje nė Universitetin e Athinės dhe kėtė kėngė e shkroi para dy muajsh, posaēėrisht pėr “Kėnga Magjike”.

    Ishte ndonjė premtim yti ndaj saj pėr kėtė bashkėpunim? Si lindi frymėzimi?

    Jo, vendosa kėshtu, thjesht sepse e ndieja qė kjo kėngė do pėlqehej shumė. Duke mė njohur mirė Paola, ajo mė shumė se kushdo e di shumė saktė se ēfarė mė shkon tė kėndoj dhe ēfarė jo. Pėr sa i pėrket frymėzimit, mendoj se frymėzimi nuk ka kufij dhe orė, ai vjen dhe kaq…

    Ajo qė bėn pėrshtypje, ėshtė se ju si dy tė martuar konkurroni me njė kėngė ku flitet pėr ndarjen. Pse?

    Nė fakt, vargjet janė tė Jorgo Papingjit dhe vetėm ai e di pse shkroi vargje tė tilla, qė i dedikohen ndarjes. Di tė them qė ėshtė njė pėrshtatje e vargjeve tė tij tė bukura me muzikėn baladė tė Paolės, e cila ėshtė e prirė vetėm pėr baladat.

    Meqenėse ky ėshtė njė konkurrim nė ēift, cilin prej ēmimeve do dėshironit?

    Ne pretendojmė ēmimin e publikut, gjithsesi le tė shohim.


    Gazeta " Panorama "

    http://www.panorama.com.al/panorama-...m-i-gruas-sime

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,147
    Adelina Tahiri, kėngė kushtuar Lorik Canės te “Kėnga Magjike

    Javės qė kaloi, tek filloi konkurrimi tek “Kėnga Magjike” dhe, siē kemi mėsuar, kėtė edicion konkurojnė shumė emra tė njohur tė muzikės shqiptare. Mes tyre, nė listė pėr herė tė parė ėshtė dhe kėngėtarja e njohur Adelina Tahiri, qė vjen me njė baladė dashurie. Fabula e kėngės pėrshkruan njė lidhje, e cila nuk mund tė finalizohet, edhe pse ėshtė bėrė gjithēka pėr tė. Kėnga titullohet “Ti mos u kthe…”, ndėrsa ne mėsojme se kjo kėngė ėshtė e frymėzuar nga lidhja e saj e dashurisė me futbollistin e njohur Lorik Cana. Kjo ishte njė nga ato histori mes dy personazhesh tė njohur, ku kurioziteti ishte shumė i madh pėr tė mėsuar sa mė shumė detaje, por filloi dhe mbaroi pa mėsuar asgjė nga goja e dy protagonistėve tė saj. Pasi pėrfundoi gjithēka, thuhet se Loriku i ka kėrkuar kėngėtares qė tė vazhdojnė shoqėrinė vetėm si shokė, por kėngėtarja nuk e ka pranuar kėtė, madje nga tekstshkruesi ka kėrkuar qė tė gjithė historinė ta pėrshkruajė ashtu siē ka ndodhur, nė vargjet e kėngės. “Ti ndjenjėn time e shkele, si tė ish njė lule nė tokė, njė ish pėr mua ngele, nuk mund tė bėhesh kurrė njė shok”. Kėto janė disa nga vargjet e baladės sė Adelina Tahirit, e cila tek “E diela shqiptare” prezantoi pėr herė tė parė kėngėn konkurruese, dhe reagimet qenė pozitive, sepse kėnga filloi tė pėlqehet shumė. Ndoshta pikėrisht kjo kėngė ka prekur shumė zemra tė vajzave tė lėnduara nga dashuria, ndėrkohė qė Adelina ka gjetur pėrkrahjen e shumė fansave me kėtė projekt tė ri muzikor. Rikthimi i saj vjen pikėrisht nė kėtė festival, nė kohėn kur ėshtė duke pėrfunduar albumin mė tė ri muzikor, qė sė shpejti pritet tė jetė nė duart e fansave tė saj. Ne po zbulojmė edhe tekstin e kėngės, e cila rrėfen pėr ngjarjen e dashurisė mes kėngėtares dhe futbollistit tė njohur.


    Ti mos u kthe…

    Tani tė di vėrtet ē’tė sillet
    nėpėr mend
    Njė dashuri qė vret, njė dashuri
    qė dhemb
    Ti ndjenjėn time e shkele,
    si tė ish njė lule nė tokė
    Njė ish pėr mua ngele, nuk
    mund tė bėhesh kurrė njė shok
    Ti mos u bėj njė ėndėrr, se
    ėndrra vjen e shfaqet prapė
    Thua nė ėndėrr tė humba,
    se ti u trete mbete pas
    Me hijen tėnde s’mund tė flas
    Nuk mundet njė dashuri
    ta kthejmė nė miqėsi
    Veten kot mos e gėnje,
    Nuk mundet njė dashuri
    ta kthejmė nė shoqėri
    Ndaj asnjėherė ti mos u kthe…
    Ti mos u kthe,
    Ti mos u kthe…

    Gazeta " Panorama "



  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,147
    Nis gara te “Kėnga Magjike”: Ja kėngėtarėt Big qė do konkurrojnė njėri-tjetrin

    Do tė jetė njė garė e fortė, ku nuk do tė mungojė spektakli dhe kėngėt e mira nė kėtė edicion tė ri tė festivalit “Kėnga Magjike”. Ndėrkohė qė janė prezantuar kėngėt e para nė fillimin e sezonit tė ri “E Diela Shqiptare” nė Tv Klan, shumė mund tė pyesin se a do tė ketė konkurrencė tė fortė kėtė vit mes kėngėtarėve, dhe cilėt do tė jenė emrat Big qė do tė hyjnė nė garėn e festivalit tė “Kėnga Magjike 2011”. Duket se kanė filluar tė ndihen emocionet e para tė njė festivali tė tillė, ku publiku nga java nė javė dėgjon kėngėt dhe krijon preferencat e tij pėr to deri nė natėn finale, apo natėn e ēmimeve tė mėdha.

    Edhe pse ky ėshtė njė moment ku shumė kėngėtarėve u duhet tė vendosin mes dy festivaleve, atij “Kėnga Magjike” dhe Festivali i Kėngės nė RTSH, qė kėtė vit duket se ka tėrhequr vėmendjen e jo pak kėngėtarėve, pasi ėshtė edicion jubile, nė vitin e tij tė 50-tė. Gjithsesi, ata kėngėtarė qė marrin pjesė te “Kėnga Magjike”, tashmė i kanė pėrfunduar regjistrimet e kėngėve tė tyre dhe presin lanēimin e kėngės nga java nė javė.

    Edhe pse nuk ekziston ende njė listė zyrtare me emrat e kėngėtarėve pjesėmarrės, kemi arritur tė sigurojmė njė listė emrash tė kėngėtarėve Big qė do tė mund tė konkurrojnė kėtė vit. Mes tyre mund tė pėrmendim Jonida Maliqin, e cila i rikthehet kėtij festivali, pasi e ka fituar njė herė kupėn e ēmimit tė parė. Pritet me kuriozitet shfaqja e saj nė skenė, pasi kėngėtarja do tė perfomojė shtatzėnė, nė pritje tė ardhjes nė jetė tė fėmijės sė saj tė parė.

    Po ashtu, nė kėtė edicion tė “Kėnga Magjkike” do tė konkurrojė dhe Besa Kokėdhima, por detajet e kėngės sė saj nuk dihen ende. Pėr sa u pėrket emrave tė njohur, ėshtė Redon Makashi, i cili i rikthehet konkurrimit nė njė festival pas tetė vitesh. Edhe kėsaj here Makashi do tė marrė pjesė me njė baladė, muzika qė i shkon atij mė shumė. Po ashtu do tė jetė njė suprizė e vėrtetė pjesėmarrja e kėngėtares kosovare, Dafina Zeqiri, e cila sapo ka pėrfunduar dhe albumin e saj tė ri me titull “Just me”, qė pėrmban dhjetė kėngė dhe qė do ta promovojė pėr pak ditė nė Prishtinė. E nė kėtė garė, nga kėngėtarėt e njohur tė rrymės hip- hop konkurron Big Basta (Gerald Xhari), i cili hyn nė konkurrim me kupėn e “Klipit mė tė mirė tė vitit” qė e fitoi pėr kėngėn “Muzikės sime”. Gjithashtu, listės sė kėngėtarėve u shtohet Rezarta Shkurta, e cila edicion e kaluar konkurroi me kėngėn “Budallaēkė e vogėl”, tė Pirro Ēakos. Surprizė tjetėr pėr kėtė show muzikor do tė jenė Rozana Radi dhe reperi kosovar Mc.Kresha, tė cilėt tashmė tė pėrfolur me lidhjen e tyre, kanė menduar ta mediatizojnė mė shumė kėtė lidhje, ndėrsa do tė shfaqen nė skenė sė bashku me njė duet. Po ashtu, nė kėtė garė, pas dy dueteve tė sukseshme me Sinan Hoxhėn merr pjesė edhe Seldi Qalliu, duke iu rikthyer “Kėnga Magjike” pas shumė disa vitesh, po tashmė si njė emėr i njohur.

    " Panorama "

    http://www.panorama.com.al/panorama-...-njeri-tjetrin

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,147
    “Kėnga Magjike” - Konkurrencė mes kėngėtareve brenda familjes, miqve tė vjetėr dhe rivalėve

    Duket se producenti dhe moderatori i festivalit “Kėnga Magjike”, Ardit Gjebrea, kėtė vit ka menduar tė sjellė njė konkurrencė tė egėr mes kėngėtarėve, tė cilėve do t’u duhet tė sfidojnė jo vetėm kolegėt e tyre, por nė disa raste motrėn, shokun, shoqen e ngushtė apo mikun e vjetėr. Edhe pse jemi ende nė fillim tė prezantimit tė kėngėve tė reja pėr edicionin 2011 tė kėtij festivali nė programin e “E diela Shqiptare”, janė prezantuar kėngėt e para, ndėrkohė qė mund tė bėhemi kureshtarė se cilėt do jenė konkurrentėt e tjerė tė javėve nė vazhdim, qė do tė garojnė pėr ēmimet e kėtij viti.

    Kėshtu, nė garėn e festivalit tė “Kėnga Magjike 2011”, konkurrojnė motrat Greta dhe Eni Koēi, duke e pėrsėritur kėtė konkurrencė mes motrash pėr herė tė dytė. Po ashtu nė garė do tė jenė miq tė vjetėr, Redon Makashi dhe Aleksandėr Gjoka, njė rikthim sėrish nė garė i Eranda Libohovės, apo njė konkurrim kėtė vit i Albėrie Hadėrgjonaj, si dhe njė rikthim pas shumė vitesh i Seldi Qalliut. E po ashtu mbase nuk mund ta kishit imagjinuar njė duet mes Pirro Ēakos dhe Vedat Ademit, dy kėngėtarėt mė tė suksesshėm tė baladave nė vitet e fundit, tė cilėt kanė menduar tė sjellin njė kėngė tė dy. Ndėrkohė qė nė konkurrencė do tė jenė edhe dy armiket e pėrbetuara Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi, kjo e fundit nė njė duet me Mc Kresha, reperin kosovar me tė cilin po pėrjeton njė lidhje dashurie. Por, nėse do flisnim pėr konkurrencėn brenda muzikės hip-hop, janė edhe Big Basta, po ashtu Noizy, i cili kėsaj here vjen nė bashkėpunim me Dudėn. Deri nė zbulimin e emrave tė rinj, nuk dihet ende nėse kėtė vit konkurron Dafina Zeqiri, njė nga kėngėtaret mė tė pėlqyera nė Kosovė. Tashmė nga emrat Big ka konkurruar Jonida Maliqi, ndėrsa ka performuar shtatzanė kėngėn me titull “Thesar pa emėr”. Po ashtu, pritet tė kėndojė nė kėtė edicion tė “Kėnga Magjike” kėngėtarja Besa Kokėdhima.


    Mungojnė Flori, Elvana, Ēiljeta, Zajmina

    Por kėtė vit mungojnė nė konkurrim Flori Mumajesi, Elvana Gjata, Ēiljeta e Zajmina, qė mund tė jenė pritur nga publiku si emra tė tjerė konkurrentė pėr kėtė edicion. Tė katėr kėta kėngėtarė, qė janė dhe bashkėpunėtore nė krijimet e reja, kanė pasur njė verė me klipe e koncerte. Me sa duket, ata do tė pėrgatisin kėngė pėr konkurrim nė edicionin e ri nė “Top Fest” nė “Top Channel”, ndėrsa kanė qėndruar jashtė “Kėnga Magjike”.

    Gjithsesi, emra tė tjerė kėngėtarėsh pritet tė zbulohen nė javėt nė vazhdim deri nė publikimin e listės zyrtare tė pjesėmarrėsve. Nė edicionet e pėrvitshme, numri i kėngėtarėve konkurrentė i ėshtė afruar shifrės 60, ku shumė prej tyre kanė qenė kėngėtarė tė rinj, si dhe tė ardhur nga Kosova e Maqedonia. Njė nga tė veēantat e kėtij festivali nė vite, ka qenė rikthimi nė garė i emrave tė njohur tė muzikės, tė cilėt nė disa raste i janė rikthyer konkurrimit pas shumė vitesh.


    " Panorama Plus"

    http://www.panorama.com.al/panorama-...r-dhe-rivaleve
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 01-10-2011 mė 13:27

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,147
    Njė 22-vjeēar po sfidon kompozitorėt big te “Kėnga Magjike”

    Ai ėshtė i ri, vetėm 22 vjeē, quhet Elgit Doda dhe ka hyrė nė muzikė si furtunė me krijimtarinė e tij. Vazhdon shkollėn pėr muzikė, kėndon edhe vetė, ka bėrė disa kėngė tė suksesshme, por shpėrthimin e madh duket se do ta ketė kėsaj here te “Kėnga Magjike”, ku ka sjellė me tė vėrtetė kėngė shumė tė bukura. Mjafton tė themi se kėnga e Adelina Tahirit, e Ronela Hajatit dhe Visarit, janė tė Elgitit, pėr tė kuptuar mė mirė se pėr ēfarė po flasim. Pėr momentin kėto janė dy kėngėt mė tė klikuara nė Youtube, nga ato pjesėmarrėset deri tani te “Kėnga Magjike” dhe priten ende tė tjera. Sipas informacioneve tona, do tė jetė Seldi i cili do tė vijė gjithashtu nė kėtė konkurrim me njė kėngė house super ritmike, tė kompozuar gjithashtu nga Elgiti. Me siguri qė kompozitorėt e tjerė pjesėmarrės do ta kenė ndier furtunėn me emrin Elgit, sepse kėsaj radhe, me sa shohim, sukesi do tė jetė i tij, qoftė me balada apo dhe muzikė ritmike.

    http://www.panorama.com.al/panorama-...gjike%e2%80%9d

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,147
    Pirro Ēako: Kantautori, te “Kėnga Magjike” me muzikė tė vjedhur nga Pink

    Gazeta " Panorama " - 29 Tetor, 2011

    Tė dielėn e kaluar, Besa prezantoi kėngėn e tij “Botėn do ndryshoja”, fansat revoltohen: “Ajo ėshtė kopje e ‘Fuckin perfect’ tė Pink”

    Siē ėshtė bėrė tashmė traditė tek festivali “Kėnga Magjike”, kėngėt krijohen nga aq pak kompozitorė, sa mund t’i numėrosh me gishtat e njėrės dorė.

    Siē ka ndodhur rėndom vitet e fundit, pėrsėri edhe kėtė edicion na ėshtė dhėnė rasti tė dėgjojmė shumė kėngė tė kompozuara nga Pirro Ēako dhe Adi Hila, ndėrkohė qė Pirro kėsaj here ka synuar qė jo vetėm tė ketė shumė kėngė, por interpretuesit tė jenė emra tė njohur, duke mos munguar edhe vetė si konkurrent, kėsaj here nė duet me kėngėtarin e njohur, Vedat Ademi.

    Vitin e kaluar, kėnga e Pirro Ēakos “Sa e shite zemrėn” fitoi ēmimin e parė, ndėrkohė qė kėngėt e tjera, si dhe vetė ai, marrin vazhdimisht ēmimet e dyta, tė treta e kėshtu me radhė. Edhe pse e gjitha kjo nuk duket shumė normale, pasi do tė donim mė shumė emra qė tė krijohej mė shumė kompeticion, hajt se po e pranojmė. Nė fund tė fundit, festivali ėshtė privat. Por ama, nuk mund tė pranojmė dhe tė pajtohemi kurrsesi, kur kantautori i mirėnjohur, Pirro Ēako, tek tufa e kėngėve qė paraqet nė konkurrrim, tė fusė edhe ndonjė me muzikė tė vjedhur ashiqare. Dhe sinqerisht na vjen shumė keq jo thjesht pėr emrin e Pirros, por sidomos pėr viktimėn e tij, qė ėshtė Besa Kokėdhima, njė kėngėtare shumė e talentuar, e cila si rrallė kolege tė saj, ėshtė kujdesur deri nė detaje pėr tė gjithė krijimtarinė e saj dhe daljet publike si nė klipe, ashtu dhe nė festivale e koncerte.

    Kur dėgjuam javėn e kaluar prezantimin e kėngės sė saj “Botėn do ndryshoja”, menjėherė kuptuam se ajo ishte njė melodi me tė cilėn ishim tė familjarizuar prej kohėsh. Menduam se kjo ndodh thjesht sepse kėnga ishte e bukur dhe se Besa e interpretoi shumė bukur. Por nuk vonuan reagimet e lexuesve tanė nė adresėn tonė tė e-mailit dhe nė Facebook, tė cilėt ishin shumė tė indinjuar pėr faktin qė Pirro Ēako e kishte nxjerrė nė konkurrim Besa Kokėdhimėn me njė kėngė tė vjedhur. Arsyeja qė tė gjithė e kuptuan kėtė ngjashmėri, ėshtė fakti se bėhet fjalė pėr njė kėngė tė famshme tė Pink tė titulluar “Fuckin perfekt”, tė cilėn tė gjithė e dėgjojmė disa herė nė ditė nė radio apo nė kanale televizive muzikore. Kėnga, njoftojnė lexuesit tanė, ėshtė vjedhur deri nė detaje, sepse edhe struktura ėshtė po ajo, pa bėrė ndonjė modifikim tė rėndėsishėm.

    Nuk e kuptojmė se si ka mundėsi qė njė kėngėtare si Besa nuk e ka kuptuar plagjiaturėn, por ka paguar njė kėngė jo origjinale dhe mė pas ka pranuar tė konkurrojė me tė. Nė fakt, po ta bėnin tė gjithė kėtė, do tė ishte shumė e lehtė, sepse dihet qė njė kėngė e madhe ngjit nė publik, por problemi ėshtė se krijimi duhet tė jetė origjinal, se pėrndryshe nuk do kishte konkurrencė tė ndershme.


    http://www.panorama.com.al/panorama-...edhur-nga-pink

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,147
    Gjebrea: Akuzat pėr kėngėn "Botėn do ndryshoja " ? Dashakeqėsi e planifikuar

    Gazeta " Shekulli " - 31 Tetor , 2011


    Autori i Kėngės Magjike vjen pėr 13 vjet radhazi me festivalin qė tashmė ėshtė kthyer nė traditė dhe qė ai vetė e organizon. Ka ditur tė qėndrojė nė njė pikė tė caktuar e mė pas tė ngjitet, vetėm tė ngjitet…duke ruajtur individualitetin, personalitetin qė e bėn tė dallueshėm nga tė tjerėt.

    Nga ana tjetėr prej mė shumė se tre vjetėsh e diela e tij nuk ėshtė si e shumė tė tjerėve por ėshtė nė shėrbim tė tė tjerėve. Ardit Gjebrea e ka ekranin shtėpinė e tij dhe nė atė kornizė pėrcjellėse ai prezanton, kėndon, kėrcen, organizon… Ai ėshtė njeri televiziv. E pėrpos punės intensive, organizimit tė festivalit e tė spektaklit tė sė dielės, ai ėshtė edhe njė bashkėshort, njė prind. Kur e prekim nė kėtė pikė thotė se ėshtė i bekuar nga dy engjėj, djalin Jon e vajzėn Anna qė ende nuk i ka mbushur 3 vjeē. Tregon sė ajo ėshtė princesha e babit dhe se i pėlqen tė kėndojė, madje dhe qė i tregojnė njeri-tjetrit pėrralla.

    Nė kėtė intervistė, kemi folur me Gjebrenė pėr median dhe lirinė e saj, kemi folur pėr politikėn dhe a ėshtė joshur ai ndonjėherė nga ajo duke dashur tė bėhet pjesė. Kemi folur pėr ekranin dhe njeriun televiziv. Ka treguar pėr Kėngėn Magjike dhe gjithēka diskutohet e pėrflitet pėrreth duke na dhėnė mendimin e tij.


    Ardit, organizoni pėr tė disatin vit radhazi festivalin “Kėnga Magjike”. Ka qenė e vėshtirė tė mbash njė festival ēdo vit?

    Ky edicion ėshtė i 13-ti. Tashmė “Kėnga Magjike” ėshtė kthyer nė njė traditė, ėshtė kthyer nė njė eveniment tė pritshėm ku tė tillė e bėjnė artistėt qė ēdo vit marrin pjesė nė tė. Ndaj nuk e kam aspak tė vėshtirė ta organizoj.

    A ka risi kėtė vit ky festival, cilat janė ato?

    Risitė janė kėngėt, janė 58 kėngė tė reja dhe sigurisht qė niveli i tyre ėshtė edhe mė i lartė se ai i vitit tė shkuar. Nė fund tė fundit kryefjala ėshtė kėnga dhe si e tillė unė aty e kam pritshmėrinė mė tė madhe dhe aty qėndron risia, ēelės suksesi i festivalit.

    Jeni i kėnaqur me pjesėmarrjen dhe me cilėsinė e kėngėve?

    Tepėr! Mė shumė se ēdo vit tjetėr ky festival ka kėngė tė bukura dhe zgjedhja do tė jetė shumė e vėshtirė pėr kėngėtarėt pjesėmarrės, nė tė njėjtėn kohė dhe anėtarė jurie. Mbaj mend qė nė vitin e parė tė krijimit tė “Kėnga Magjike 1999”, u “dyndėn” kėngėtarė BIG dhe me pas u ruajt raporti mes te rinjve dhe atyre tė famshėm. Kėtė vit ėshtė e njėjta situatė si vitin e parė. Ka njė pjesėmarrje tė pabesueshme tė kėngėtarėve tė njohur dhe po aq dinjitozė janė tė rinjtė krah tyre.

    Mendoni sė kėtė vit ky festival do tė bėjė njė diferencė apo do tė jetė nė radhė me tė tjerėt?

    Pėr tė gjitha motivet qė shtrova mė sipėr, duke shtuar dhe pjesėmarrjen kėtė vit tė disa autorėve qė mė parė nuk kanė qenė prezent nė kėtė festival, padiskutim qė do tė bėjė diferencė me tė tjerėt. Jam entuziast pėr gjeografinė artistike tė kėtij viti dhe mė frymėzon pėr tė ardhmen.

    Kur do tė jenė netėt finale tė kėtij festivali?

    Nė datat 17, 18 dhe 19 nėntor nė Pallatin e Koncerteve nė Tiranė.

    Kush do tė jetė pėrkrah jush nė prezantim. Do kemi ndonjė emėr tė ri kėtė herė?

    Arditin e njeh? (qesh)

    Do ketė tė ftuar, apo diēka tė veēantė nė organizim?

    Nuk do doja tė zbuloja asgjė, pasi ende pres konfirmime tė cilat nuk do doja tė nxitohesha nė publikime tė parakohshme.

    Do jetė i njėjti sistem vlerėsimi si vitin e kaluar?

    Sigurisht! Mbetem i mendimit qė ėshtė sistemi mė i drejtė dhe qė i jep shanse zero pėrgojimit tė finalistėve apo fituesve tė festivalit. Artistėt do tė votojnė hapur pėr njeri-tjetrin dhe gjithēka varet prej gjykimit tė tyre artistik.

    Duket sikur po organizoni festivale dhe po prezantoni kėngėt e tė tjerėve, po nga ju vetė, kur do tė kemi ndonjė kėngė…apo ndoshta dhe album?

    “E Diela Shqiptare” pėr hir tė sė vėrtetės nuk mė jep kohėn qė mė duhet pėr tė krijuar. Atė pak kohė qė kam tė lirė, mundohem t’ja dedikoj familjes dhe vajzės sime.

    Intervista vijon ne linkun e meposhtem:

    http://www.shekulli.com.al/shekulli/...urat-e-kenges/



    Ardit nė njė media ėshtė shkruar dje se pretendohet qė kėnga “Botėn do ndryshoja” ėshtė e vjedhur. Keni ndonjė koment?

    Kush ėshtė muzikant e di qė tė vjedhėsh njė kėngė duhen 8 masa tė barabarta nė dy kėngėt krahasuese. Aty nuk ka as edhe njė masė tė vjedhur, ėshtė thjesht njė kėngė pop-rrock, e cila ka ajrin e kėngėve tė kėtij stili siē shumė kėngė pop, balada apo hip-hop kanė tė njėjtin stil dhe shpesh komentohen si tė ngjashme. Por mendoj se nė rastin konkret kjo nuk ka tė bėjė me kėngėn e vjedhur, por me njė dashakeqėsi ose qė tė jem mė i zbutur, mė mirė tė them me mosdijen e disa fansave nė “Facebook”. Kush ka ndėrmarrė njė iniciativė tė tille ka plane tė tjera dhe jo sepse po i dhimbset “Kėnga Magjike”.



    Pirro Ēako nuk prononcohet: Shihni partiturat, ato flasin vetė

    Unė nuk mund tė prononcohem pėr kėngėn time, pasi kontrata me festivalin “Kėnga Magjike” nuk ma lejon deri nė pėrfundim tė tij. Ajo qė mund tė bėj sot, ėshtė t’ju jap dy partiturat e dy kėngėve, ku edhe ndonjė “artist” i pėrfshirė nė kėtė sajesė, nėse di shkrim dhe kėndim notash, le tė ulet pėrpara pianos dhe le ta gjejė harmonikisht dhe melodikisht se ku ndodhet kjo vjedhje e supozuar

    Partiturat gjenden ne shkrim ( linku ne vijim ) :

    http://www.shekulli.com.al/shekulli/...urat-e-kenges/

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •