Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2011
    Postime
    105

    Skerdilajd Konomi rron, Sashenka “vdiq”!

    Skerdilajd Konomi rron, Sashenka “vdiq”!

    Nga Bledi Mane



    1./Vetëm pesë(mbëdhjetë) minuta dhe jo më shumë

    Vrasja siçiliane e së premtes së 9 shtatorit ndaj gjykatësit magjistral vlonjat ishte spektakolare, rrënqethëse, e mirëorganizuar dhe shqiptarisht e frikshme. Skerdilajdi, djali i Fotaq Konomit, biri i Ariadhni Shallvarit, miku i Jozefina Topallit ende edhe vetë në atë Botë nuk e beson sesi mund të zhduket kaq perfekt një ligjzbatues. Shqipërisë i ndali zemra për një çast ndërsa njerëzia ende e dyzuar mes gëzimit nga vizita e hollivudianes korçare Eliza Dushku dhe shqetësimeve wikilikse u dalldis sërish nga tronditja dhe flakët e tritolit. Kreshnik Spahiu i aleancës kuqëzë, xhelosi kaçurelat dhe ondet e u shfaq në ekranet e Tiranës plot mllef, kësaj here si nënkryetar këlëdëje. Bamiri shkoi vetë për ngushëllim në Vlorë, ndërsa vlonjatët pardje u bënë a s’u bënë nja 100 frymë dhe protestuan mes vapës për vrasjen. Kolegët rrobëzinj të Skerdit, gjykatës krim(b)rëndë a krim(b)lehtë të supernxirë nga dielli i pushimeve të gjata spanjollo-turke, të frikësuar nga krimi makabër protestuan edhe ata. Pavarësisht se nuk ua lejon ligji, gjykatësit anembanë vendit stopuan punën e tyre vetëm 15 minuta dhe disa syresh u quravitën edhe nëpër media. U dukën ashiqare se nuk u dhimbte shpirti për gjykatësin e vrarë, por kishin hallin e bythës së tyre. Ndoshta na vjen rradha!-kanë menduar të lebetitur dhe u bënë bashkë duke kërkuar siguri jete. Monstruoziteti i muajit në këtë vend nuk është tashmë atentati i Vlorës. Të studiosh me kujdes rrethanat, arsyet, alibitë, shkaqet dhe pasojat e vrasjes së të ndjerit Konomi shpejt dhe saktë nxjerr konkluzionin se në pritën e vdekjes atë e nxorën kolegët e tij. Ata që rënkojnë hipokrizisht nga dhembja janë bërë palë me kriminelët në çështjet civile a penale të vjedhjeve të pronës dhe që nga prokuroritë dhe gjykatat e Durrësit, Tiranës a Komitetit shtetëror të kthimit dhe kompensimit të pronave, të gjithë ata specialistë ligjesh që kanë pasur në dorë dosjet dhe vendimet e dyshimta po e kuptojnë tani se kanë gisht në vrasje. Nëse kolegët e tjerë gjykatës të Skerdit do të refuzonin qysh në embrion fallsifikimet e pronësive të dyshimta dhe nëse paraja nuk do t’ua errësonte sytë, ata me pak më shumë respekt për profesionin dhe kolegun do të evitonin lenien jetim të dy fëmijëve të tij.

    Kjo historia e fallsifikimeve më kujton veten time kur herën e parë dhe të tretë më arrestuan, hetuan dhe dënuan për prodhim dhe mbajtje dokumentash fallso të gjendjes civile. Më kapnin kodoshët policë të antikrimit ekonomik sa herë kthehesha nga jashtë vendit dhe ndaj meje ngrinin këtë akuzë qesharake. U bërtisja i irrituar dhe i ofenduar se unë nuk dija dhe nuk kisha idenë sesi fallsifikohej një pasaportë, por misioni im ishte udhëtimi, shoqërimi i njerëzve që trafikoja deri në destinacionin final. U betohesha e u përgjërohesha se punët kriminale ishin të ndara dhe gjithsecili nga ne kishte mision të veçantë por shefat e mëdhenj “nuk më besonin”. Vetëm vonë, shumë vonë mësova se fallsifikatorët e regjur të Tiranës, jo ata peshqit e vegjël të rrugës së Kavajës, por ata bolerëndët nuk preken me dorë nga policia. Po ua them unë hapur e shkoqur. Janë të paprekshëm dhe i hyjnë në punë çdo lloj kriminaliteti blu a i kuq qoftë. Profesorët dhe fabrikuesit e çdo tjetërsimi prone a identiteti janë aty duke pritur prenë e radhës. Kjo Shqipëri e mbivendosur, e rreckosur dhe pronësisht e menderosur historikisht është fallsifikuar veri- jug dhe pavarësisht kostove të larta “Show Must Go On”. Fallsifikimi i një pjesëze bregdet nuk është asgjë para fallsifikimit të rezultateve të votimit, do e shikoni edhe vetë muajin tjetër jo vetëm me ekspertizën e videoklipit të Ilir Metës “Ti nuk di as me mi lyp 700 mijë euro”, por edhe me rezultatin final të censusit 2011. Do ta shohim kur të zbardhet edhe vrasja makabre e Vlorës, asnjë fallsifikues nuk do të dënohet. Ose do të qëndrojë 3-4 muaj në burg derisa Gjykata e Kasacionit ta lirojë për tejkalim afatesh. Skerdilajdi u prehtë në paqe dhe familja e tij të gjejë forcë ta kalojë këtë mynxyrë…ndërsa unë jam kureshtar të di: si do të jetë ndjerë Sashenka atë mëngjes të vaposur shtatori kur tritoli dhe zjarri buçitën Vlorës? Jam i sigurt se sa herë që tenton të ulet diku, Sashenka kontrollon me imtësi gjithçka.





    2./Kush është mashtrues, unë apo Withers?



    Këto 8 vitet e fundit jam bërë paksa publik dhe më kanë etiketuar me mjaft damka të rënda dhe snobe. Mashtrues është epiteti që e dëgjoni më shpesh, por si i regjur me këto legjenda urbane bajate që jam, as nuk më skuqet e as nuk më nxihet sedra. Si qytetar i këtij vendi ku të gjithë shajmë sepse na shajnë, edhe unë nuk bëj përjashtim. Natyrisht që edhe unë mashtroj dhe mashtrohem brenda limitit human, por gjithsesi kur shoh që këtu damkoset pa pikë përgjegjësie çdo individ, ndjehem më i ngushëlluar dhe i çliruar. Qyshkur plasi wikilik(g)ësia edhe në Shqipëri kam mbetur i shtangur kur kam parë reagime bajate kurvërore nga burra që sot janë gjyshër, me grada dhe gra të rënda, me pisqolla, të pispillosur dhe zyrtarë autoritarë të një vendi 2 orë larg Brukselit dhe 7 orë larg Washingtonit. Kanë folur të çliruar me një ish diplomat për hallet e atdheut të tyre dhe tani pasi janë kapur gafil justifikohen dhe kujtojnë se Berisha i beson.

    Jo që jo. Nuk e pranon askush që është rrëfyer te ish ambasadori Withers. As deputetë të majtë e as të djathtë, as gazetarë të varur, gjysëm të varur dhe të pavarur nuk pranojnë. Edhe Luani i frikshëm i ushtrisë sonë, ish shefi i shtabit të përgjithshëm emailosi gazeta e televizione në Tiranë dhe nuk pranoi t’i jetë qarë Withers se e paska kërcënuar Zeni. Këtë të fundit s’e la babi të hidhte në gjyq Wikileaks për shpifje se do hutonte planetin mbarë.

    Pardje me siklet kishin çuar në Kuvend Ministrin e sëmurë të rendit të sëmurë Bujarin me mustaqe mbi buzë e Nishan mbi mbiemër dhe ky nuk fliste për krimin alarmant në vend, por i bëri avokati eprorit të tij ish sigurimisit Hysni Burgaj se as ky nuk i kishte spiunuar Withers për Kuliçin inoçent dhe punëdashës. Jo që jo, nuk pranon asnjë shqiptar i kapardisur i këtij vendi që ka shkuar në Ambasadën Amerikane dhe të jetë hapur si vaji në lakra me shkëlqesinë e tij John Withers, por të gjithë akuzojnë themeluesin e Wikileaks si shpifës. Gjeni dot ndonjë lidhje mes këtij Julian Assange nga Townsville i Australisë me Luanin nga Martaneshi, Hysniun nga Malësi e Madhe, Sokolin nga Badëlonja, Agronin nga Tropoja…pse t’i ketë përgojuar vallë, mos ndoshta u janë prishur pazaret e ndonjë tenderi me të?

    O janë idiotë këta tanët ose bëjnë shëmtuar rolin e virgjëreshës Mari. Harrojnë se kurdo dhe gjithmonë bisedat atje në ambasadën a rezidencat e rrugës së Elbasanit filmohen ose inçizohen. Të isha unë në vend të ambasadorit Arvizu do t’i kisha ftuar të gjithë palaçot për një Bar-B-Q dhe t’ua shfaqja edhe njëherë të dëgjonin e shikonin çfarë kanë molloisur kapedanët tanë.

    Më thonë se ky Hysni Burgaj nuk e kupton fjalën barbecue? Më fal Hysnio, paidhaqe përkthehet!



    3./Shqipëria ime e dashur, e ndyrë



    Kam qeshur me të madhe këto ditë. Më treguan një historizës brilante.

    1987/ Gjatë festimeve të 24 majit shkon në Përmet ish byroisti Pali Miska. Në një takim me popullin atje u thotë se ndjehej i befasuar.

    -Përmetin e keni me rrugë dhe lagje të pastra. Ju lumtë!

    Nuk ia vonoi dhe iu hodh një pensionist.

    -E mbajmë pastër nga halli o shoku Pali. Jemi të varfër e nuk kemi lekë nëpër xhepa. Po të blinim cigare, çokollata dhe biskota do i hanim dhe letrat rrugëve do t’i hidhnim…

    2011/ Letra dhe amballazhe patatinash, biskotash, cigaresh, çimçakizash, qese plasmasi, postera elektoralë, kanaçe, shishe plastike, lines, mbetje urbane… Plazhe, lumenj, lagje, qytete, rrugë ndotur kandaharisht…

    Ndotja e këtij vendi vazhdon frikshëm. Besoj më kuptoni: kemi politikë, arsim, shëndetësi, media, polici, ushtri të ndotur sepse kemi atdhe të ndotur! Le të mbajmë pastër lagjen dhe qytetin ku jetojmë se atyre qelbësirave u vjen radha vetvetiu!!!



    *facebook.com/bledi.mane
    Lumturia nuk eshte te besh c'do gje qe do, por te duash c'do gje qe ben!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja keshtu o juellda..

    e ke vene autorin..dmth kte bledush manen.. si dhe furrikun ku eshte marre veza.. dmth nga feqobuku..
    tash je ne rregull..

    po qo sashenka kush eshte?

    kuptuat gje juve?

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ja keshtu o juellda..

    e ke vene autorin..dmth kte bledush manen.. si dhe furrikun ku eshte marre veza.. dmth nga feqobuku..
    tash je ne rregull..

    po qo sashenka kush eshte?

    kuptuat gje juve?
    http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/149440/titulli/Shoqerohet-ne-polici-Bledar-Mane-goditi-policin
    http://www.balcanicaucaso.org/aree/Albania/Albania-giovane-laureato-a-Londra-trafficante

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2011
    Postime
    105
    Lumturia nuk eshte te besh c'do gje qe do, por te duash c'do gje qe ben!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ja keshtu o juellda..

    e ke vene autorin..dmth kte bledush manen.. si dhe furrikun ku eshte marre veza.. dmth nga feqobuku..
    tash je ne rregull..

    po qo sashenka kush eshte?

    kuptuat gje juve?
    Si ka mundesi Brar-o,po tallesh a si?Nuk e di se kush eshte Sashenka,Jonuzi duhet te kete mbiemrin.
    Shkrim i forte e Brar?
    Se ata Rucot gucot eudcot slushot,qe ke qejf ti i fut ne nje kazan e?si thu i forte si shkrim?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •