Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 68 prej 68
  1. #61
    Albo, jo te gjithe drejtorat qe jane hequr kane qene te tepert,e mbi te gjitha jo te gjithe kane qe te pa-afte. Po ashtu, shume nga ato qe jane bere drejtor mbrape nuk kane qene te afte por i rrofte emri partise
    Ta them kete nga eksperienca personale!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  2. #62
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Bah, administrata shteterore. Ne te gjitha vendet e botes qe te jesh pjese e administrates shteterore duhet REKOMANDIM, troç duhet miku. Si ne Shqiperi, si ne USA, si ne GB njesoj funksionon, duhet rekomandimi. Postet burokratike gjithmone me nepotizem kane funskionuar. Sigurisht ne vendet ku kerkohen specialiste, merren specialistet. Por edhe nqs per vendet e specialisteve, konkurrenca mes specialisteve eshte e larte, hyn ne loje rekomandimi.

    Ju lutem, lerini menjane idealizmat dhe hidhini nje sy realitetit. Niveli nepotizmit ne vende te caktuara te Botes nuk eshte kaq i larte si ne Shqiperi sigurisht, por ekziston. Eshte e kote te thuash jo aftesia, jo edukimi, jo kjo, jo ajo. Ne te gjithe boten funskionon ne te njejten menyre ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #63
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Nuk qendron problemi te rrogat e administrates, se ne te gjithe boten puna ne administraten e shtetit konsiderohet si prestigj dhe sherbim qe po i ben atdheut. Nuk do te thote qe nje qe punon ne departamentin e shtetit merr me teper se nje qe punon ne nje biznes privat, por ai qe punon ne departament te shtetit e ka per nder qe po i ben sherbim atdheut.

    Te lutem kete nuk duhet t'a kishe thene. Eshte herezi totale.

    Vendet ne administraten shteterore jane gjithmone te lakmuara nga popullsia e nje vendi, pasi ofrojne siguri ne te gjitha drejtimet, si per nga jetegjatesia e vendit te punes, ashtu edhe per pagen e kenaqshme.

    Nqs puna ne administraten shteterore do te ishte si sherbimi ushtarak, detyrim ndaj atdheut, atehere pagat do te ishin minimale, ne nivelin e rimbursimit te shpenzimeve per vajtje ardhje ne pune.

    Per prestigj ne administraten shteterore punojne vetem profesionistet e vjeter qe kane para me teprice ne disa llogari bankare offshore. Kush jane keta ??? Mjeke me shume tituj, menaxhere/juriste me emer qe kane role ministrash, zv.ministrash apo drejtora me rendesi strategjike. Edhe keto paguhen me shifra mjaft te majme.

    Kush punojne falas apo me rimbursim shpenzimesh jane vetem stazhieret. Zakonisht jane asistente parlamentaresh ose staf i perkohshem ministrish per periudha te caktuara apo situata emergjente ku detyra e tyre eshte vetem asistenca. Zakonisht fotokopje dhe telefon ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Tema eshte interesante, jo vetem per ate qe perpiqet te trajtoje, por per reagimet e mendimet e shprehura nga shqiptaret ne vazhdim. Eshte interesant te shikosh, se si shumica e atyre qe jane pergjigjur ne kete teme, kujtojne se jane duke pasqyruar realitetin e shtetit e administrates shqiptare, por ne fakt jane duke shpalosur mentalitetin e tyre personal mbi fenomenin e punesimit dhe korrupsionit te lidhur me te. Shqiptaret e kane te lehte te bejne shtetin e administraten shteterore me faj per gjithcka, pasi nuk duan te shohin vetveten ne pasqyre: korrupsioni eshte mentalitet i vjeter shqiptar, qe shume prej nesh nuk e kane shkundur akoma, perkundrazi, e shohim si menyra me e mire per ti dhene zgjidhje problemeve tona. Pra jemi ne te korruptuar si njerez, prandaj kemi edhe korrupsion ne administraten e shtetit.

    Qeveria ka ndermare disa hapa konkrete per te luftuar korrupsionin ne administrate, qe duhen pershendetur, pavaresisht se rezultatet mund te kene qene te pjesshme, apo realizimi i tyre i tyre nuk ka qene ne nivelin e duhur.

    1. Shkurtimet e buxhetoreve, uljen e numrit te njerezve te punesuar ne shtet

    Nje nga premtimet e Berishes ne 2005, premtim qe u mbajt ne mandatin e pare, ishte shkurtimi i posteve ministrore ne qeveri qe Nano e kish bere terkuze, dhe shkurtimet ne numerin e administrates publike me 20%. Nuk di tu them shifra konkrete, por ne 2007 u liruan nga detyra mijera njerez te administrates (1 ne 5 punonjes te administrates shteterore), vendet e tyre ose u shkurtuan ose ishin poste fiktive. Keta ishin njerez qe merrnin lekun kot duke mos punuar fare, duke u kthyer keshtu ne njerez parazite ne kurriz te taksapaguesit shqiptar. Qeveria u lidhi asistence per 2 vjet, derisa te gjenin nje vend te ri pune ne privat. Pra pare me kete kendveshtrim, te gjithe keta njerez qe nuk punojne me ne shtet, duhet te kerkojne nje vend pune ne tregun privat te punes. Dhe sic te gjithe e dime, tregu privat i punes nuk ben leshime dhe emerime politike si tregu publike: privati te mban ne pune po i bere punen, dhe te flak ne rruge po nuk bere punen.

    2. Privatizimet e ndermarrjeve te medha publike

    Kur kompani te medha publike si Albtelekom, ARMO, segmente te KESH, u privatizuan, dore nuk ndryshuan vetem pronesia e biznesit, dore ndryshoi edhe administrata: gjithe kjo administrate publike u kthye automatikisht ne nje administrate private. Dhe kompanite qe i privatizuan, detyrimisht rivleresuan gjithe nevojat e veta per burimet njerezore duke pushuar burokratet e drejtoret e tepert, e duke marre ne pune profesioniste te rinj apo te vjeter, me nje eksperience te provuar pune. Pra edhe keto privatizime, kane ndihmuar ne uljen ndjeshem te raportit te njerezve te punesuar ne sektorin publik me ate privat.

    3. Rritja e rrogave te buxhetoreve

    Nga nje ane administrata po shkurtohej, nga ana tjeter qeveria po rriste rrogat per buxhetoret, si mesuesit, mjeket, njerezit e administrates qenedrore. Rritja e rroges i sherbente dy qellimeve: a) uljen e varferise ne vend dhe ngritjen e standardit te jeteses per te gjitha familjet buxhetore b) lufta kunder korrupsionit: ne shumicen e rasteve, rrogat e uleta sherbejne si shtyse per njerezit ne nevoje per tu korruptuar.

    Pra me ate sy qe i shoh une gjerat, qeveria eshte ne rrugen e duhur por duhet te pershpejtoje reformat e nisura. Sa me i ulet eshte numri i buxhetoreve, dhe sa me i larte numri i shqiptareve te punesuar ne sektorin privat, aq me i ulet do te jete korrupsioni ne administrate, aq me te larta do te jene rrogat, aq me shpejt do te rritet standardi i jeteses ne vend. Qeveria nuk duhet te nxjerri programe si "Brain Gain", pasi asnje intelektual profesionist i diplomuar jashte nuk lakmon qe te punoje per shtetin shqiptar. Profesionistet shqiptare te diplomuar jashte, duhet te joshen nga vendet e punes te hapura ne sektorin privat, pasi vetem ky sektor ofron hapesirat dhe kompensimin e duhur per kete kontigjent njerezish.

    Ajo qe qeveria duhet te beje eshte privatizimi sa me i shpejte i te gjitha ndermarrjeve te medha publike, dhe privatizimi edhe i gjithe sistemit te saj te amortizuar spitalor. Per aq kohe sa ne Shqiperi do te kete spitali te administruara nga shteti, do te kete korrupsion. Por nese te gjitha spitalet jane private, spitalet e klinikat do te konkurojne me njera-tjetren duke ofruar cmimet dhe sherbimin me te mire per shtetasin shqiptar.

    Problemi tjeter qe qeveria duhet ti japi zgjidhje te menjehershme eshte problemi i korrupsionit galopant ne universitetet e shumta private te hapura ne Tirane. Keto universitete private, funksionojne pa survejimin e ministrise se arsimit dhe eshte bere e modes ne Shqiperi qe studentet te blejne me leke diplomat e tyre ne keto universitete private. Shteti duhet te krijoje mekanizma per te kontrolluar e testuar punen e ketyre institucioneve, dhe ne ato raste kur veren shkelje, duhet tu heqi licensat universiteteve private.

    Pra nuk duhet te gezohemi qe shteti po puneson njerez me shkolle, apo qe rradhet e administrates publike po shtohen. Sa me shume njerez punojne ne shtet, aq me e larte kostoja e shtetit, e rroga e atyre buxhetoreve do te dali nga taksat e qytetareve. Pra aq me te larta do te jene taksat tuaja si shtetas qe punonin e jetoni ne ate vend.

    Po u privatizuan te gjitha ndermarjet publike, dhe i jepet perfundimisht nje zgjidhje ceshtjes se prones, ku cdo pellembe toke ne ate vend e ka nje pronar ne hipoteke, do te jete investimi me i madh per zhvillimin e vendit, per uljen e papunesise, rritjen e standardit te jetes, shkaterrimit te korrupsionit ne administrate.

    Nje qeveri e mire eshte nje qeveri e vogel ne numer qe ofron vetem sherbimet minimale qe nuk i ofron dot sektori privat.

    Albo
    Yes yes Yes....... ooohhhhhhhhhhhh yyyyyeahhh.
    Albo,se mos ke ndonje ide ti qe Shqiptaret duhet te jene nja 30.000 milione,se mqns mbas 2007 filluan ndryshimet,ateher dhe ne MILANO te Italise,bashkia me duket se ka rreth 350 te punesuar.

    Un nuk di kush eshte ai sektor privat kaq i guximshem,sa duhet te marre ne pune kaqolat qe kane punuar ne Shtetin e Kalbur Shqiptar.
    Jam pjeserisht me Dakort me ty,mqns na thua ne fillim te shkrimit tend,se:Eshte interesant te shikosh, se si shumica e atyre qe jane pergjigjur ne kete teme, kujtojne se jane duke pasqyruar realitetin e shtetit e administrates shqiptare, por ne fakt jane duke shpalosur mentalitetin e tyre personal mbi fenomenin e punesimit dhe korrupsionit te lidhur me te. Shqiptaret e kane te lehte te bejne shtetin e administraten shteterore me faj per gjithcka, pasi nuk duan te shohin vetveten ne pasqyre: korrupsioni eshte mentalitet i vjeter shqiptar, qe shume prej nesh nuk e kane shkundur akoma, perkundrazi, e shohim si menyra me e mire per ti dhene zgjidhje problemeve tona. Pra jemi ne te korruptuar si njerez, prandaj kemi edhe korrupsion ne administraten e shtetit dhe gati e perfundon me:Pra me ate sy qe i shoh une gjerat, qeveria eshte ne rrugen e duhur por duhet te pershpejtoje reformat e nisura.
    Me cfare ti pershpejtoje me SPRINT,pse po u pershpejtuan cfare do te ndodhe???
    E di ti ALBO,ose ke degjuar ndonjeher ti,qe ne sektorin privat,gjeja e pare qe shkon nje i punesuar eshte se cfare do te vjedhe!?
    Kush eshte ai aq expert qe do jape kaq mend dhe eksperience ne sektorin privat,kur 70% e popullsise Shqiptare eshte KOMPLET jashte Loje,dmth nuk arrin qe te pereceptoje gjerat e reja,apo duhet te kene degjuar Saliun"shqiperia ne moshen e internetit dhe te satelitit",e di ti ALBO,qe 3 nga kompanite me te degjuara Boterore,NORDIKE,hoqen 3 le te themi"trute" e 3 fabrikave dhe i coi ne Rumani dhe Bullgari per ti prodhuar atje?
    Pse nuk i solli ne Albania?Kush do ti punonte,ai experti qe vjen nga Kembrixh,qe do te kete disa qypa,me 8 klase shkolle nen hyqem,dhe di ti thote ik majtas,dhe ai do te ike djathtas,apo do ti punoje Saliu me hynden e Vet si shpata e demokleut,dhe Edushi qe eshte si rrufe pritese?
    Pra ne jemi Popull teorik i Dashur,ne jemi vetem per te bere bla bla bla bla,dhe neper forume dhe asgje me shume,kjo eshte ajo qe thua tie nuk shohim veten ne pasqyre.Nuk e shohim dot se kemi Hynden e madhe ne Shqiptaret,ne jemi tamam Dhi e Zgjebosur dhe bishtin perpjete,ne nuk kemi EDUKATE pune,ne jemi mesuar te punojne te tjeret per ne,fjalet e NOLIT:ne nje vend ku BEU eshte me bujk se BUJKU,dhe BUJKU me BE se BEU,pra mendoj se jane kuptimplote apo jo?

  5. #65
    Komisioni i arsimit i tërheq vëmendjen ministrit. Tafaj: Krerët përzgjidhen me konkurs

    Vendi i drejtuesit në shkollat 9-vjeçare, por edhe ata në institucionet e arsimit të mesëm pothuajse janë kthyer në poste politike, njësoj si në dikastere, ministri e administratë, qendrore e vendore. Madje, një pjesë e tyre nuk po përzgjidhen sipas vlerave, meritokracisë, edukimit dhe profesionalizmit, por emërimet e tyre janë politike. Të gjitha këto deklarata janë bërë dje në Komisionin parlamentar të Edukimit, ku deputeti Alfred Dalipi dhe anëtari tjetër i komisionit, Marko Bello kanë kërkuar shpjegim nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

    Sipas tyre, vendin e drejtuesve të shkollave duhet ta mbajnë ata që e meritojnë dhe jo mësuesit e përfshirë në punët politike.

    Ndërsa deputeti Dalipi ka sqaruar se është në dijeni të rasteve konkrete edhe të largimeve nga puna të mësuesve që janë shkarkuar, edhe pse ata kishin arsimin dhe kualifikimin e tyre. Marko Bello ka sqaruar se rrëfimet dhe denoncimet flasin për kuota mbi 3 milionë lekë për blerjen e një vendi pune në arsim.

    “Para këto që një mësues nuk i fiton as në një vit punë, e ku nuk është i sigurt nëse do të jetë përsëri në atë vend pune vitin tjetër apo jo”, - tha Bello gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar të Edukimit.

    Po ashtu, në ligjërimin e tij, deputeti Dalipi tha se në rastet kur ai është vendosur në dijeni, mësues me kapacitete dhe formim pedagogjik janë zëvendësuar me mësues të cilët rezultojnë të kenë formimin e veterinerit.

    Nga ana tjetër, ministri i Arsimit ka sqaruar se do të marrë të gjitha këto raste dhe do të kërkojë ekspertizën për verifikimin e tyre. Por sipas kreut të Shkencës, Myqerem Tafaj, ajo që vlen të theksohet është konkursi si e vetmja mënyrë përzgjedhëse dhe kualifikuese për të gjithë drejtuesit e shkollave në arsimin parauniversitar.

    “Emërimet e bëra në shkollat e mesme sot nuk i ngjasojnë as atyre të viteve ’45, kur nuk kishte personel të kualifikuar. Konkretisht, mësues me eksperiencë dhe profil biokimi janë zëvendësuar me veterinerë", - tha Alfred Dalipi, deputet i Partisë Socialiste.

    “Nuk mund të them që ne nuk kemi korrupsion në emërime dhe vazhdojmë të monitorojmë të gjitha emërimet që bëhen në zyrat rajonale. Në muajin nëntor do të bëhen konkurset për emërimin e drejtorëve”, - deklaroi Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit.

    Por në Tiranë, para çeljes së vitit të ri shkollor, Drejtoria Arsimore Tiranë ka larguar dhe emëruar drejtues shkollash ende pa u kryer konkursi për të cilin ministri foli në komisionin parlamentar. Një pjesë e këtyre drejtuesve janë zëvendësuar me kolegë të tyre apo edhe me mësues të tjerë, ardhur nga shkolla të tjera. Para çeljes së vitit të ri shkollor u ndryshuan drejtues të disa shkollave, konkretisht: gjimnazi ‘Andon Zako Çajupi’, ‘Partizani’, ‘4 Dëshmorët’, ‘28 Nëntori’, ‘Hoxha Tahsim’.

    Por ministri i Arsimit, dje, gjatë komisionit ka dhënë edhe afate për sa i takon zhvillimit të konkursit për të mbajtur vendin e punës për drejtuesit aktualë dhe për të tjerë të cilët kërkojnë të rriten në detyrë. Të gjithë drejtorët e shkollave nëntëvjeçare dhe gjimnazeve do t’i nënshtrohen konkursit, i cili do të zhvillohet gjatë muajit nëntor. Sipas Ministrisë së Arsimit, konkurset për drejtuesit e institucioneve arsimore do të bëhen për të shmangur abuzimet që bëhen në Tiranë dhe rrethe, në caktimin në krye të shkollave të njerëzve jo të kualifikuar.

    Gazeta Shqip

  6. #66
    Rregullat e reja për punësimet në administratë

    Luis Tanushi

    Punësimet në administratën publike janë konsideruar si “thembra e Akilit” e të gjitha qeverive shqiptare. Ndërrimi i pushtetit është shoqëruar gjithmonë me një reformë në administratë ndërsa fushatat elektorale janë shoqëruar me nxjerrjen e administratës në mitingje. Për këtë arsye, ekspertët e BE-së kanë hartuar një draft të posaçëm vetëm për punësimet dhe shkarkimet në administratë.

    Rekomandimi kryesor është ndryshimi i ligjit për Shërbimin Civil, i cili kërkon 3/5 e votave, ç’ka e bën tepër të vështirë pa arritjen e konsensusit pozitë-opozitë. Drafti kërkon edhe ruajtjen e Komisionit të Shërbimit Civil, KSHC, por sugjerohet rritja e kompetencave të këtij institucioni, madje mund të ngrihet një ministri për administratën publike. Ekspertët ndërkombëtarë rekomandojnë uljen e numrit të kontratave të përkohshme, të cilat, sipas tyre, kanë ndikuar në politizimin e administratës publike. Drafti rekomandon që të gjithë nëpunësit duhet të fitojnë statusin e nëpunësit për të gjithë jetën. Punësimi me kontrata të përkohshme do të bëhet vetëm në raste te veçanta dhe për poste drejtuese të larta, siç janë titullarët e disa institucioneve ku mandati është i përcaktuar.

    Theks të veçantë i është kushtuar sqarimit të funksioneve politike dhe nëpunësve civilë. Të emëruarit politikë, si këshilltarët politikë dhe stafi tjetër politik do të jenë të emëruar me kontrata në bazë të Kodit të Punës dhe kohëzgjatja e marrëdhënies së punësimit do të jetë e lidhur me mandatin e eprorit përkatës politik. Pra, të gjithë këshilltarët politikë që punojnë nëpër ministri apo dikastere të tjera, do të punojnë për një mandat 4 vjeçar që është edhe mandati i eprorit të tij. Emërimi i nëpunësve të rinj do të kryhet mbi bazën e konkurseve ndërsa vlerësimi nuk do të kryhet më nga grupet Ad-Hoc, por nga ekspertë të cilët do të përbëjnë Trupën e Drejtuesve të Lartë të Shërbimit Civil.

    Kandidatët, të cilët do të aplikojnë për tu bërë pjesë e administratës shtetërore, do të duhet më parë t’i nënshtrohen një konkursi kombëtar vjetor ku kandidatët e suksesshëm do të jenë të përshtatshëm për tu emëruar si nëpunës civilë. Për dy tre vjet ata mund të jenë zëvendësues ose nëse kanë fat mund të fillojnë direkt punë në administratë. Vlerësimi i kandidatëve do të përmbajë testimin me shkrim dhe një intervistë, ku përparësi do të ketë provimi me shkrim. Pas fitimit të vendit të punës, nëpunësit e rinj do të jenë në një periudhë prove. Nga prova përjashtohen ata të cilët janë aktualisht punonjës të administratës publike, por kërkojnë që të lëvizin për një vend më të mirë apo në një dikaster tjetër.

    Drafti i Bashkimit Europian kërkon që të ndërpresë edhe praktikat e deritanishme të aplikuara nga shumë institucioneve të cilat i shkarkojnë punonjësit thjesht dhe vetëm me motivacionin “për shkak të rikonstrukturimit”. Tashmë shteti do të jetë i detyruar që të tu gjejë vend të ri pune të gjithë nëpunësit që do të dalin të tepërt për shkak të ristrukturimit ose të shkrirjes së institucionit. “Nëpunësit civilë që deklarohen të tepër duhet të riemërohen në një tjetër pozicion të së njëjtës kategori në shërbimin civil, brenda një muaji. Kalimi në listën e pritjes për një periudhë më të gjatë duhet të jetë një përjashtim”, thuhet në draft dokumentin mbi ligjin për Shërbimin Civil të përgatitur me konsulentët e programit SIGMA të BE-së.



    Problemet e vërejtura nga ekspertët e BE-së

    Ekspertët e Bashkimit Europian i kërkojnë qeverisë reformimin shërbimit civil me qëllim arritjen e standardeve dhe shmangien e politizimit të administratës. Sipas ekspertëve rekrutimet në administratën publike nuk janë mbështetur mbi meritën, kryesisht për shkak të përdorimit të kontratave të përkohshme dhe mungesës së transparencës dhe të llogaridhënies në emërimet. Kritika të forta jepen për politizimin dhe paqëndrueshmërinë e administratës. Sipas tyre, në jo pak raste ka pasur qarkullim të nëpunësve për motive politike. Një tjetër problem i konstatuar është edhe menaxhimi dhe kontrolli i dobët mbi zbatimin e ligjit të shërbimit civil. Kritikat për politizimin e administratës publike nuk janë të reja për qeverisë shqiptare. Raporti i progresit të vendit tonë për vitin 2009.



    Komisioni i Ligjeve diskuton ligjin

    Më datë 7 nëntor pritet diskutimi i draftit në Komisionin e Ligjeve me ekspertët e programit SIGMA të Bashkimit Europian. Në një letër me nr protokolli 4047, drejtuar kryetarit Ilir Rusmali, kërkohet zhvillimi i konsultimeve paraprake. “Nisma po punohet me ndihmën e ekspertëve të programit mbështetje në përmirësimin e sistemit të qeverisjes së menaxhimit, SIGMA, të cilët do të vijnë në Shqipëri për të prezantuat draftin e tyre fillestar dhe për të nisur një raund diskutimesh rreth tij”, tha Rusmali. Socialistët, edhe pse në parim janë dakord me idenë e zhvillimit të një seance konsultative, shprehën rezerva. “Kjo konsultë kam përshtypjen se dashur, pa dashur na bën palë paraprakisht me një projektligj shumë të rëndësishëm që e kemi bërë më parë bashkërisht dhe se asnjëherë nuk është zbatuar. Pavarësisht dëshirës suaj të mirë për të qenë në konsultë, unë do ta quaja si marrëveshje”, u shpreh Bashkim Fino.



    Kush mbetet jashtë statusit të nëpunësit

    Statusi i nëpunësit civil lë jashtë disa kategori siç janë gjyqësori, prokurorët apo forcat e armatosura. Ato do të vazhdojnë të rregullohen me ligje të veçanta për shkak të detyrës së tyre specifike. Gjithsesi ligji i ri i cili pritet që të miratohet duhet të jetë i zbatueshëm për nëpunësit civilë, të cilët punojnë në këto institucione të veçanta. Kështu, nëpunësit jo gjykatës të gjyqësorit dhe të punësuarit në zyrat e Prokurorisë, stafi civil në forcat e armatosura, shërbimet diplomatike, policinë e shtetit, strukturat e mbrojtjes nga zjarri, policinë e burgjeve, nëpunësit përmbarues, do të punësohen dhe do të gëzojnë të drejtat dhe detyrimet që përcakton ligji i ri për Shërbimin Civil. Pra do të jenë të detyruar që t’i nënshtrohen konkursit kombëtar dhe testeve të tjera sipas detyrës për të cilën konkurrojnë.

    shekulli

  7. #67
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Mjafton te kesh "MIK" te forte me teseren e partise ne pushtet PS-ist apo PD-ist qofte !

    Kohet e fundit ene LSI-ist te fut fuqishem ne pune persa kohe Sala t'ia kete nevojen Metes pastaj duhet tesera e çameve PDU-ist.

    Bla bla bla, ça thote BE-ja ne Shqiperi s'pi uje ndaj dhe ata na e bejne naften si gjithmone!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  8. #68
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Raporti, konkurset për punësimet në shtet janë fiktive

    Ekonomi, Shekulli Sot|06/01/2012 07:32
    Raporti, konkurset për punësimet në shtet janë fiktive


    Emirjon Senja

    Konkurset e shpallura nga institucionet e qeverisjes qendrore për rekrutime të punonjësve të rinj zhvillohen thjesht për të qenë në rregull me ligjin, pasi në përfundim fituesi del një kandidat i paracaktuar. Ky është një fenomen që konstatohet gjerësisht në institucionet shqiptare, ku rekrutimi i punonjësve nuk bëhet sipas meritës, por gjithnjë fiton një kandidat i përzgjedhur më parë.

    Kjo situatë vërehet tek raportet që ka hartuar Komisioni i Shërbimit Civil pas kontrolleve të ushtruara në një pjesë të mirë të institucioneve të qeverisjes qendrore, në të cilat ka hasur një numër të konsiderueshëm shkeljesh në drejtim të rekrutimit, pagesave, vlerësimit, ngritjes-uljes në detyrë të punonjësve të administratës publike. Pjesë kontrolleve për vitin 2011 kanë qenë Ministria e Financave; Ministria e Drejtësisë; Ministria e Mbrojtjes; Ministria e Punës; Ministria e Jashtme; Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Thuajse në të gjitha këto raporte, KSHC vëren shkelje të ligjit në drejtim të përzgjedhjes së punonjësve të rinj, e cila sipas rregullave duhet të bëhet nëpërmjet konkursit të hapur dhe sipas meritës. Në fakt, konkursi bëhet, por gjithnjë fiton kandidati i paracaktuar për atë vend pune.

    Praktika është e njëjtë, në rastet e vendeve të lira të punës në administratën publike, institucioni emëron fillimisht me një kontratë të përkohshme “për nevojat e institucionit”, deri më plotësimin e vendit të punës nëpërmjet konkursit. Sipas ligjit, punësimi i një personi në administratën publike nuk mund të bëhet për një kohë më të gjatë se tre muaj me kontratë. Menjëherë pas kësaj duhet të kryhet plotësimi i vendit bosh duke i dhënë punonjësit të e përzgjedhur statusin e nëpunësit civil. Zakonisht, para realizimit të konkursit, institucioni e ka përzgjedhur punonjësin që do të vendoset në atë vend pune, por gjithsesi procedura vijon sipas ligjit dhe në fund shpallet fitues i përzgjedhuri i fillimit, pikërisht punonjësi që ka qenë i rekrutuar nëpërmjet kontratës së punësimit të përkohshëm. Në këtë mënyrë, institucionet shkelin pa droje ligjin për përzgjedhjen e punonjësve sipas meritës. “Konstatohet se në të gjitha konkurrimet e zhvilluara kanë fituar punonjësit, të cilët kanë qenë të emëruar nëpërmjet kontratave si dhe duke kryer efektivisht detyrat e këtij pozicioni edhe gjatë kryerjes së procedurës së konkurrimit. Si pasojë e pashmangshme e kësaj situate, konstatohen edhe konkurrimet me një numër minimal kandidatesh, 4-5 të tillë, të cilët janë të domosdoshëm për zhvillimin e një procedure konkurrimi”, – shprehet KSHC në raportin e Mbikëqyrjes në Ministrinë e Jashtme. E njëjta gjë vërehet edhe tek Ministria e Mbrojtjes. “Konstatojmë se ky institucion të gjitha emërimet e reja i ka kryer fillimisht nëpërmjet kontratës dhe më pas i ka formalizuar me konkurrime, një pjesë e të të cilave, në momentin e mbikëqyrjes, kanë qenë në proces, kurse në konkurrimet që kanë përfunduar, në të gjitha rastet kanë fituar ata punonjës që tashmë kanë qenë të emëruar në këto pozicione”, – vijon raporti.


    S’kanë besim tek testimet, ulet cilësia e konkurrentëve për një punë në shtet

    Kryerja e testimeve fiktive për rekrutimin e punonjësve në administratën publike ka dekurajuar qytetarët e interesuar për një vend të tillë pune por edhe ata që kanë aftësitë e duhura, të marrin pjesë në provim. E gjithë kjo, sipas Komisionit të Shërbimit Civil ndodh për shkak se të interesuarit nuk kanë më besim te procesi i drejtë i përzgjedhjes duke marrë kështu të mirëqenë faktin se pavarësisht testimit, kandidati që do të përzgjidhet është paracaktuar. “Konstatojmë se besueshmëria ndaj procesit të rekrutimit ka rënë dukshëm në opinionin e publikut dhe midis kandidatëve të mundshëm, kjo reflekton edhe në raste te dështimin e procedurave të konkurrimit për mungesë kandidatësh”, – shprehet Komisioni në raportin pas kontrollit të ushtruar në Ministrinë e Financave. Për të shpjeguar këtë situatë, KSHC paraqet edhe një rast tipik të uljes së besimit tek konkurset e institucioneve qendrore për rekrutimin e punonjësve. Pas testimit, kandidati i parë është vlerësuar me 69 pikë nga 100 të mundshme, i cili është shpallur edhe fituesi. Vendi i dytë ka marrë tre herë më pak pikë se i pari, vetëm 18 pikë nga 100 të mundshme. Vendi i tretë është vlerësuar me 10 pikë, kurse kandidati i katërt, i vlerësuar edhe i fundit, ka marrë vetëm 3 pikë nga 100 të mundshme!! “Kjo situatë e konstatuar, vjen në kundërshtim me qëllimin e ligjit për shërbimin civil, i cili kërkon të vendosë rregulla dhe standarde të njëjta për të gjithë në lidhje me kushtet dhe procedurat e pranimit në shërbimin civil, për mënyrën e fillimit dhe mbarimit të marrëdhënieve të punës, për zhvillimin e karrierës, për garantimin e të drejtave dhe përcaktimin e detyrimeve të nëpunësve civilë, me synimin për të krijuar një Shërbim Civil të qëndrueshëm, profesional dhe eficent”, – vijon raporti. Në këtë rast, KSHC shprehet për Ministrinë e Financave, por e njëjta situatë vërehet edhe tek institucionet e tjera të raportuara siç janë Ministria e Mjedisit, Ministria e Mbrojtjes, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Ministria e Punës, etj.

    Kjo situatë sipas KSHC-së ka sjellë si pasojë marrjen në punë të nëpunësve, jo sipas parimit tëbarazisë dhe kriterit të meritokracisë. “Kjo ka sjellë humbjen e besimit të fuqisë së lirë të punës, duke u shfaqur kjo në formën e humbjes së interesit e mospjesëmarrjes në konkurrime në rastet e shpallura e për pasojë kandidatë jo cilësorë. Personat e interesuar e konsiderojnë të kotë pjesëmarrjen në konkurrim, pasi ai kryhet vetëm si procedurë që të ligjërohet mbajtja në punë e personit të marrë me parë me kontratë”- shpjegon Komisioni i Shërbimit Civil.

    Largimet nga puna, paguhen dy paga për një pozicion

    Largimet në mënyrë të padrejtë nga puna e punonjësve të administratës publike po i shkakton kosto të larta financiare buxhetit të shtetit. Në një pjesë të mirë të institucioneve të kontrolluara nga KSHC janë vërejtur pozicione pune për të cilat paguhen dy paga. Një pagë i jepet punonjësit që ka qenë në detyrë dhe gjykata ka vendosur në favor të tij duke detyruar institucionin të paguajë pagën për një periudhë të caktuar kohore, ndërsa një pagë tjetër jepet për punonjësin që është aktualisht në detyrë. E gjithë amullia vjen për shkak të largimeve të pamotivuara nga puna të punonjësve, të cilët më pas e dërgojnë çështjen në gjykatë duke përfituar si dëmshpërblim pagën. Për të shpjeguar këtë situatë, KSHC merr si shembull Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në të cilën paguhen 58 paga për 29 vende pune, dy paga për një vend pune. Në këtë institucion janë pushuar ose nxjerrë në listë pritje 29 punonjës nga 1606 që ka në total. Këta e kanë apeluar vendimin duke përfituar përkundrejt marrjen e pagës. Dhënia e pagës do të vijojë deri në lëshimin e një vendimi të formës së prerë nga Gjykata e Apelit. Në këtë mënyrë, institucioni ose duhet të kthejë në vendin e punës punonjësit ose duhet të vijojë t’i paguajë si të punësuar.

    “Mosveprimi në këtë rast ka sjellë dëme të pariparueshme financiare në buxhetin e shtetit, pasi, ndërkohe që ka punonjës të emëruar me kontratë të përkohshme, është vepruar me pagesën e dy personave njëkohësisht, për një pozicion pune, ku njëri është paguar në zbatim të mjetit të njohur nga ligji, ‘kontratës së punës’ dhe tjetri do të paguhet në zbatim të detyrimit ligjor të ekzekutimit të vendimit gjyqësor”, – shpjegon Komisioni i Shërbimit Civil. Fenomeni i pagesës së dy punonjësve për një pozicion pune njohu një zgjerim të madh gjatë vitit 2006, ku me ardhjen e maxhorancës së re në pushtet u pushuan shumë punonjës të administratës qendrore, të cilët përfituan më pas dëmshpërblimet për largimin e padrejtë nga puna.

    Vlerësimet, punonjësit e ministrive janë më të mirët !

    Të gjithë punonjësit e ministrive kanë një ecuri shumë të mirë të punë! Kjo është ajo që pasqyrohet në dokumentacionin e institucioneve të qeverisjes qendrore në drejtim të vlerësimit të punonjësve, të kontrolluara nga Komisioni i Shërbimit Civil. Në pjesën dërrmuese të rasteve, titullarët japin vlerësime maksimale për performancën e punonjësve me “shumë mirë” apo “mirë”. Në për të shpjeguar më mirë këtë situatë, KSHC merr për shembull Ministrinë e Jashtme. Në këtë institucion janë vlerësuar 152 punonjës, 147 nga të cilët janë vlerësuar me “shumë mirë” për ecurinë e tyre në punë, kurse 5 të tjerë janë vlerësuar me “mirë”. “Kjo do të thotë që pothuaj 100 % e nëpunësve të kësaj ministrie të jenë vlerësuar në nivelin ‘Shumë Mirë’, duke konsideruar në këtë mënyrë pothuajse të panevojshme, vlerësimet e nivelit nën mesatar. Duke vlerësuar të gjithë nëpunësit në nivelin shumë mirë, rrezikohet me mundësinë që nëpunësit të humbasin motivimin për të kryer një punë me nivel të lartë, duke parë që vlerësimin shumë mirë e marrin pothuajse gjithë punonjësit e institucionit”, – paralajmëron KSHC. Të njëjtën kritikë, KSHC ka bërë edhe në raportin e një viti më parë në drejtim të institucioneve të qeverisjes qendrore.

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •