Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 68
  1. #11
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Rekrutimi behet vetem nepermjet lidhjeve partiake dhe fisnore. Gjithashtu ka dhe shume shit-blerje postesh. Ligji ne praktike zbatohet keshtu--caktohet nga kush do te jete fituesi i konkursit, dhe personi qe u caktua duhet te gjeje 3 persona te tjere (shoke e shoqe te tij/saj) per te bere konkursin "te besueshem". Ata personat e tjere thjesht duhet te paraqiten ne konkurs, te hedhin firmen dhe thjesht te shkruajne nje rresht ne fleten e provimit, cfare te duan. Dhe me kaq u krye. Cdo gje eshte sipas ligjit dhe konkursin e fiton personi i caktuar. Ne shume raste ka fatkeqe qe kujtojne se konkurset jane te te verteta dhe marrin pjese ne keto konkurse. Ne keto raste thjesht ia heqin mundimin te caktuarit per te gjetur konkurrente fiktive. Keta te shkrete megjithese plotesojne cdo gje saktesisht ne provim, kurre nuk u jepet mundesia te shohin vleresimin apo ku kane bere gabim. Thjesht do te marrin vesh se ne ate pozicion u emerua filani, qe dukshem eshte afer partise dhe farefisit te personave ne ministri.

    (Kjo eshte nga pervoja ime pasi kam marre pjese ne "konkurse" te tilla per hater te shokeve qe ishin caktuar te punonin ne ato pozicione)
    Atëherë nuk ke të drejtë të ankohesh për sistemin që ndiqet atje, sepse të njejtin koncept pune ke edhe ti!

    Kjo do të thotë se të njejtën procedure do të pranoje të ndiqje edhe ti nëse do të punoje në ato institucione.

    Nuk mundet që njeriu të përdorë dy njësi matëse, për të njejtën gjë, pra të jetë edhe pro edhe kundër një procedure antiligjore. Je pajtuar me realitetin!

    Këtu është e keqja sepse ju nuk e kundërshtoni të keqen, por pranoni të bëhëni palë me të.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 18-09-2011 më 14:04

  2. #12
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Atëherë nuk ke të drejtë të ankohesh për sistemin që ndiqet atje, sepse të njejtin koncept pune ke edhe ti!


    Kjo do të thotë se të njejtën procedure do të pranoje të ndiqje edhe ti nëse do të punoje në ato institucione.
    Nuk mundet që njeriu të përdorë dy njësi matëse, për të njejtën gjë, pra të jetë edhe pro edhe kundër një procedure antiligjore. Je pajtuar me realitetin!

    Këtu është e keqja sepse ju nuk e kundërshtoni të keqen, por pranoni të bëhëni palë me të.
    eh more patriot sa te ndershem behemi ne forum..shajme dhe kritikojme shtet e pushtet..per ne jane te gjithe te keqinj..kur vjen puna te na bjere dicka ne dore harrojme ckemi thene dhe bejme si paraardhesit..

    nese une do merrja nje post a budalla do isha te punesoja rreth vetes njerez qe si njoh e si di..nuk jam budalla..do merrja gjakun tim ne fillim..pastaj te tjere..keshtu veprohet kudo ..kush thote ndryshe thjeshte eshte i pasinqerte
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  3. #13
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Atëherë nuk ke të drejtë të ankohesh për sistemin që ndiqet atje, sepse të njejtin koncept pune ke edhe ti!

    Kjo do të thotë se të njejtën procedure do të pranoje të ndiqje edhe ti nëse do të punoje në ato institucione.

    Nuk mundet që njeriu të përdorë dy njësi matëse, për të njejtën gjë, pra të jetë edhe pro edhe kundër një procedure antiligjore. Je pajtuar me realitetin!

    Këtu është e keqja sepse ju nuk e kundërshtoni të keqen, por pranoni të bëhëni palë me të.
    Une nuk kam te njejtin koncept pune. Dhe prandaj as nuk me shkon nder mend te punoj ne ate lloj administrate. Une nuk do te ndiqja ate procedure, por fatkeqesisht nuk i vendos une rregullat e lojes. Une jam kundra, por te marresh pjese ne nje procedure ligjore fiktive, te jep ne fakt mundesine te shohesh se a jane te verteta fjalet qe thuhen per punesimin. Dhe e vertetova qe ishin te verteta, dhe prandaj as e marr mundimin te aplikoj ne administrate. Nese nuk do te shkoja une si numer, do te shkonte dikush tjeter. Ishte thjesht kuriozitet per te vertetuar ate qe dyshoja.

  4. #14
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    eh more patriot sa te ndershem behemi ne forum..shajme dhe kritikojme shtet e pushtet..per ne jane te gjithe te keqinj..kur vjen puna te na bjere dicka ne dore harrojme ckemi thene dhe bejme si paraardhesit..

    nese une do merrja nje post a budalla do isha te punesoja rreth vetes njerez qe si njoh e si di..nuk jam budalla..do merrja gjakun tim ne fillim..pastaj te tjere..keshtu veprohet kudo ..kush thote ndryshe thjeshte eshte i pasinqerte
    Këtu qëndron i gjithë problemi shqiptar (mos e merr personalisht), që kemi të instaluar praktikisht në sistem mentalitetin fshataro-feudal për shtetin! Personalisht kam urrejtje të thellë për atë mentalitet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 18-09-2011 më 14:27

  5. #15
    Plotesisht dakord me Edvinin!
    Ne Shqiperi nuk vlen "truri" por miqesite e leket (madje kohet e fundit edhe miqt duan lek per te te bere nje "nder"). Nuk i inereson njeriu se c'universitet ke mbaruar, me c'note e ke mbaruar etj por i intereson se me cilen parti je, djali kujt je apo sa lek je i afte ti japesh.

    Sa per brain gain, jane llafe te kota, pasi jane vertete te pakte ato qe jane kthyer e kane gjetur pune ne profesionin e tyre. Shumica punojne ne dege te tjera ose jane detyruar te rikthehen ne vendin ku kane mbaruar shkollen. Kjo eshte Shqiperia jone e dashur!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Po, dhe kete fakt ma kane deshmuar shume persona, qe nuk kane lidhje me njeri-tjetrin e vijne nga fusha e profesione te ndryshem. Por nje gje nuk kuptoj--se shpresojne keta njerez qe t'i nxjerrin kaq shpejte keto leke qe i japin?
    Po te jap nje rast ne fushen e arsimit.
    Nje mesues i ri ka pagen 33.000 leke ne vit,puno nje vit gratis dhe ja ku dalin leket.
    Ose merri borxh dhe kaq.
    Konkurset jane kot,ben pune vetem leku se edhe miku nuk te mbaron pune pa euro.
    Miresevini ne Albania,vendi i shqiponjave pa pende.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #17
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Atëherë nuk ke të drejtë të ankohesh për sistemin që ndiqet atje, sepse të njejtin koncept pune ke edhe ti!

    Kjo do të thotë se të njejtën procedure do të pranoje të ndiqje edhe ti nëse do të punoje në ato institucione.

    Nuk mundet që njeriu të përdorë dy njësi matëse, për të njejtën gjë, pra të jetë edhe pro edhe kundër një procedure antiligjore. Je pajtuar me realitetin!

    Këtu është e keqja sepse ju nuk e kundërshtoni të keqen, por pranoni të bëhëni palë me të.
    Nuk është kaq e thjesht të arrish në këtë konkluzion që arrin Ti DYDRINS.
    Ka shumë nëpunës të shtetit që janë kundër këtyre procedurave por janë të detyruar të veprojnë sipas rethanave.
    Në të kundërt do tu duhej të hiqnin dorë nga:
    -Mirqënia e familjes së tyre
    -Mundësia e pagesës së shkollimit të fëmijëve të tyre si dhe mirë rritja e këtyre fëmijëve etj, etj të tjera pa fund.
    Ju vetë do ishit i gatshëm ti mohonit këto familjes tuaj duke e ditur që Ju jeni burimi i normalitetit në familje??
    Jam i sigurt që jo, në të kundërt do ishit anormal.

  8. #18
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Plotesisht dakord me Edvinin!
    Ne Shqiperi nuk vlen "truri" por miqesite e leket (madje kohet e fundit edhe miqt duan lek per te te bere nje "nder"). Nuk i inereson njeriu se c'universitet ke mbaruar, me c'note e ke mbaruar etj por i intereson se me cilen parti je, djali kujt je apo sa lek je i afte ti japesh.

    Sa per brain gain, jane llafe te kota, pasi jane vertete te pakte ato qe jane kthyer e kane gjetur pune ne profesionin e tyre. Shumica punojne ne dege te tjera ose jane detyruar te rikthehen ne vendin ku kane mbaruar shkollen. Kjo eshte Shqiperia jone e dashur!
    NUk eshte puna qe ata qe kthehen te gjejne pune, dhe sidomos te gjejne pune per ate cfare kane mbaruar. Puna eshte se kur shteti nxjerr premtime e ligje, duhet t'i mbaje, dhe jo te beje te kunderten e asaj qe thote. Une kur u ktheva ne Shqiperi ne 2007, degjoja vetem lajmet e mira te propagandes qeveritare dhe thirrjet per t'u kthyer se te arsimuarit jashte do te ndertojne vendin. U ktheva e gjeta krejt te kunderten e asaj qe propagandohej. Dhe keshtu qe ika perseri nga Shqiperia, ashtu si shume e shume te tjere qe u arsimuan jashte. Dhe nga sa me thone ata qe ende jane ne Shqiperi (te arsimuar jashte e brenda vendit), mezi po presin sa t'u dale rasti qe te ikin perseri...
    Shembujt e nepunesve qe gjen ne administrate jane nga me te keqinjte e mundshem. Aq e peshtire eshte administrata shteterore, saqe do te ishte cmenduri te punoje ne te (pervec rastit kur je pjese e partise dhe je aty per perfitime).

  9. #19
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Nuk është kaq e thjesht të arrish në këtë konkluzion që arrin Ti DYDRINS.
    Ka shumë nëpunës të shtetit që janë kundër këtyre procedurave por janë të detyruar të veprojnë sipas rethanave.
    Në të kundërt do tu duhej të hiqnin dorë nga:
    -Mirqënia e familjes së tyre
    -Mundësia e pagesës së shkollimit të fëmijëve të tyre si dhe mirë rritja e këtyre fëmijëve etj, etj të tjera pa fund.
    Ju vetë do ishit i gatshëm ti mohonit këto familjes tuaj duke e ditur që Ju jeni burimi i normalitetit në familje??
    Jam i sigurt që jo, në të kundërt do ishit anormal.
    Unë po!

    Po të tregoj një histori personale.

    Aplikova për të punuar në FZHSH ne vitin 1995. Kishim fiksuar datën dhe fillimisht dërgova CV.

    U paraqita në datën e caktuar në sekretari. Askush nuk më priti. Prita shumë gjatë.

    Doli drejtori i FZHSH z. G.J. dhe i dola përballë. I thashë se unë jam përsoni të cilit i keni lënë takim për X punë.

    Më pa e më tha se s'kam kohë!? Po nuk është normale, që as të mos më njoftonit minimalisht që të mos paraqitesha sot, por një ditë tjetër.

    As që më shihte në sy!

    Po zbriste shkallët me të shpejtë e në fund i thashë: Nuk kam më nevojë për asnjë takim me ty!

    Ai e donte ndryshe procedurën, ashtu siç flisni e tregoni ju këtu, por unë kam qenë gjithmonë rebel në këtë drejtim.

    Kurrë nuk paguaj për gjëra të tilla!

    Në vitin 1996 jam ftuar që të punoj në Bashkinë e qytetit tim dhe fjala e parë që i kam thënë kryetarit (që ishte shok imi) se unë kam një kusht që të vij të punoj aty. Kushti im ishte që të mos isha një numër në administratë!

    E pranoi, por pas një kohë të shkurtër nisi të më konsideronte si numër dhe i lash lamtumirën.

  10. #20
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    NUk eshte puna qe ata qe kthehen te gjejne pune, dhe sidomos te gjejne pune per ate cfare kane mbaruar. Puna eshte se kur shteti nxjerr premtime e ligje, duhet t'i mbaje, dhe jo te beje te kunderten e asaj qe thote. Une kur u ktheva ne Shqiperi ne 2007, degjoja vetem lajmet e mira te propagandes qeveritare dhe thirrjet per t'u kthyer se te arsimuarit jashte do te ndertojne vendin. U ktheva e gjeta krejt te kunderten e asaj qe propagandohej. Dhe keshtu qe ika perseri nga Shqiperia, ashtu si shume e shume te tjere qe u arsimuan jashte. Dhe nga sa me thone ata qe ende jane ne Shqiperi (te arsimuar jashte e brenda vendit), mezi po presin sa t'u dale rasti qe te ikin perseri...
    Shembujt e nepunesve qe gjen ne administrate jane nga me te keqinjte e mundshem. Aq e peshtire eshte administrata shteterore, saqe do te ishte cmenduri te punoje ne te (pervec rastit kur je pjese e partise dhe je aty per perfitime).
    Po e njejta gje eshte! Teorikisht, edhe nese shteti nuk do bente propagande per kete, duhej te ishte nje perqindje e larte e te diplomuarve jashte qe do gjenin pune, pasi ne fund te fundit eshte nje i diplomuar!

    Mbaj mend vjet ne vere kur isha ne shqiperi, ishte nje program ku dilnin e flisnin disa te rinj e te reja qe ishin diplomuar jashte e qe me te kthyer ne shqiperi kishin gjetur vende pune, madje shume te mira. Njeri ishte avokat, nje tjeter ishte bere pedagog etj etj. Cuditerisht ne kete program ishin te tere "vipa-t", nuk kishin intervistuar askend qe psh kishte filluar nje pune te nje niveli pak me te ulet (?) apo qe s'kishte filluar pune fare.
    Une kam disa te njohur qe kane arritur te gjejne pune edhe pa mik, por pas 1-2 vite qe silleshin rreth e rrotull e zyre ne zyre, e sigurisht duke filluar nga zero.

    La vita non si spiega, si VIVE!

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •