Potenciali i madh i manipulimit tė regjistrimit etnik
2011-09-17Adri Nurellari
Gazeta Shqip
Me kalimin e ditėve po afrohet nisja e procesit tė regjistrimit tė popullsisė, sikurse edhe po ashpėrsohet debati pėr pėrfshirjen pėr herė tė parė nė Shqipėri tė dimensionit etnik dhe fetar nė tė. Mirėpo censusi nuk ka vetėm rreziqe reale dhe radikale, qė lidhen me implikimet politike qė mund tė dalin prej rezultateve tė pasakta, por ka edhe njė potencial tė lartė pasaktėsie apo manipulimi. Si mund tė pritet qė tė zhvillohet njė proces i saktė regjistrimi etnik nė njė vend ku ende nuk organizohen dot zgjedhjet tė lira e tė ndershme e ku komisionerėt e dy partive kryesore ende grabisin pa hesap votat e partive tė treta, edhe tani qė kanė shkuar 20 vjet prej rrėzimit tė bustit tė diktatorit?! Nga njėra anė ekziston njė presion i fortė, i qartė dhe historik prej fqinjėve tanė grekė, qė tė ndryshohet pėrqindja zyrtare e minoritetit grek nė Shqipėri dhe pėr tė ndėrhyrė nė punėt e brendshme tė vendit tonė. Mjafton tė kujtohen amnistitė e pėrkohshme pėr kalimin nė kufi tė emigrantėve tanė nė periudha zgjedhjesh dhe autobusėt e organizuar qė nisen nga Greqia enkas pėr tė votuar pro PBDNJ, pėr tė marrė me mend se deri ku mund tė shkojė shteti fqinj pėr tė realizuar qėllimet ogurzeza shoviniste. Nga ana tjetėr kemi shtetin tonė, ku mundėsia pėr pasaktėsi ėshtė e papėrllogaritshme. Mjafton tė shikohet se sa dendur institucione tė ndryshme shtetėrore paraqesin shifra tė ndryshme pėr tė njėjtėn ēėshtje, pėr tė kuptuar se sa lehtė mund tė manipulohen rezultatet e censusit te ne.
Ėshtė e vėrtetė qė amendimet e nisura nga PDIU me tė vėrtetė shtojnė ngarkesėn ligjore dhe pėrmbajnė penalitete ndaj atyre qė bėjnė vetėdeklarim tė rremė. Mirėpo natyrshėm lind pyetja sa do tė jetė e mundur qė tė zbatohet ligji e tė merren masat e parashikuara nga amendimet nė kushtet kur nė vendin tonė mbizotėron paligjshmėria? Sa ėshtė e mundur qė tė zbatohen penalitete, ta zėmė ndaj mijėra pleqve korēarė apo tė Bregut qė marrin pensione 300 euroshe apo ndaj dhjetėra mijėra emigrantėsh, qė kanė karta homogjeni, kur dihet qė nė kėtė vend nuk i hyn gjemb nė kėmbė as shkaktarėve tė krimeve jashtėzakonisht tė rėnda si Gėrdeci dhe 21 Janari?
Rasti i censusit tė Kosovės sivjet dėshmon qartazi se si mund tė dėshtojė njė regjistrim popullsie, pasi shumė qytetarė nuk u bėnė pjesė e rezultatit, jo vetėm sepse njė pjesė e mirė e tyre ishin nė emigracion e nuk arritėn tė regjistroheshin, por edhe sepse shumė banorė permanentė tė Kosovės kishin frikė se mos regjistrimi i tyre personal dhe i pronės do ti bėnte subjekte taksash dhe i bėnė bisht procesit. Censusi i zhvilluar nė prill e nxori komunėn e Prishtinės (572 km² qė pėrfshin edhe fshatrat pėrreth qytetit) me njė popullsi prej 198 214 banorėsh, nė njė kohė kur duket qartė me sy tė lirė qė Prishtina ėshtė zmadhuar aq shumė, sa s'mund tė ketė kaq numėr tė vogėl banorėsh. Sipas kėtij censusi, Kosova del me mė pak se 1.8 milionė banorė, ndėrkohė qė po tė kiheshin parasysh matjet e mėhershme dhe projeksioni i rritjes natyrore tė popullsisė, Kosova sot do tė duhej tė kishte goxha mbi 2 milionė banorė. Censusi nuk u mbajt nė veri tė Kosovės, por nė atė zonė vėshtirė se banojnė mė shumė se 45 mijė banorė. Ajo qė e bėn mė absurde rezultatin e censusit ėshtė fakti qė popullsia del 1.8 milionė, ndėrkohė qė numri i votuesve tė regjistruar nė zgjedhjet e kaluara ishte 1.6 milionė. Mirėpo Kosova ka edhe popullsinė mė tė re nė Europė, me njė moshė mesatare rreth 26 vjeē, qė lė tė hamendėsohet se pėrqindja e atyre nėn moshėn 18 tė votimit duhet tė jetė diku tek 30% e popullsisė e pėr rrjedhojė, popullsia do tė duhej tė ishte rreth 30% mė e lartė se 1.6 milionė votues, pra goxha mbi 2 milionė.
Edhe rasti i regjistrimit etnik brenda Malit tė Zi tė zhvilluar gjatė prillit ėshtė i mbushur me parregullsi nė kurriz tė shqiptarėve qė shėrben si njė tjetėr demonstrim se sa lehtėsisht i manipulueshėm ėshtė procesi. Kėshtu, njė ndėr paradokset e censusit malazez ėshtė fakti qė numri i banorėve qė vetėdeklarohen shqiptarė ėshtė 30439 ose 4.91% e totalit, ndėrkohė qė ata qė deklarojnė shqipen si gjuhėn amtare janė 32671 banorė ose 5.27%. Pra i bie qė 2232 shtetas tė Malit tė Zi kanė gjuhė amtare shqipen, por nuk qėnkėrkan shqiptarė. Njė tjetėr manipulim i bėrė nė censusin malazez, qė lidhet me pėrpjekjet shkombėtarizuese ndaj shqiptarėve, ėshtė edhe shpikja e njė grupi etnik tė ri, tė quajtur mysliman, sė cilės i pėrkasin sipas censusit 20537 banorė, 3.31% e popullsisė. Po ashtu nė pyetjet pėr fe, zėri mysliman ėshtė futur si kategori mė vete nė pyetjen pėrbri konfesionit islam. Pra censusi nxjerr se 99038 banorė janė tė fesė islame dhe 19439 janė myslimanė. Kuptohet qė kjo kategori ėshtė sajuar enkas pėr tė lehtėsuar asimilimin dhe shkombėtarizimin e shqiptarėve dhe nė kėtė kategori, janė shtyrė tė futen jo vetėm 2232 shqipfolėsit e mėsipėrm, por edhe mijėra shqiptarė tė tjerė tė trojeve historike shqiptare tė Plavės, Gucisė, Rozhajės e Tuzit, tė cilėt kanė pasur frikė tė deklarojnė kombėsinė shqiptare dhe se gjuhėn amtare kanė shqipen, duke bėrė qė tė pėrfshihen te ky identitet i ri hibrid i padėgjuar gjetiu mysliman, qė sipas malazezėve pretendohet tė jetė ndryshe nga tė qenurit islam.
Censusi i Maqedonisė, nė vitin 2002, ka pas qenė shumė problematik sepse e nxori popullsinė maqedonase nė rreth 64.2% dhe atė shqiptare nė 25.2%, ndėrkohė qė tė gjithė pėrfaqėsuesit e faktorit shqiptar pretendojnė se shqiptarėt janė tė paktėn njė e treta e popullsisė sė vendit. Manipulimet me shifrat e popullsisė kanė bėrė qė shqiptarėt tė mos gėzojnė tė drejtat e plota tė tyre nė qytetet historike shqiptare, ku sot rezultojnė se janė mė pak se 20%, si dhe pėrcaktimi i kufijve tė distrikteve elektoralė dhe mandateve pėrkatėse qė bėhet i mbėshtetur te rezultatet e censusit ka sjellė njė situatė ku shqiptarėt marrin 5 deri nė 7 mė pak deputetė sesa u takojnė.
Parregullsitė me procesin e regjistrimit etnik tė kėtij viti janė vėnė re edhe nė njė vend ballkanik anėtar tė BE-sė, sikurse ėshtė Bullgaria. Nė fakt shteti maqedonas dhe shoqatat e ndryshme tė diasporės maqedonase janė shumė tė indinjuara pėr censusin e fundit bullgar, sipas tė cilit vetėm 1654 qytetarė bullgarė deklaroheshin maqedonas. Kjo shifėr ėshtė sa njė e treta e shifrės tė nxjerrė njė dekadė mė parė dhe 100 herė mė e vogėl sesa censusi i vitit 1958, kur 187,789 bullgarė u deklaruan me origjinė maqedonase. Afėrmendsh nuk ka sesi kjo popullsi tė zvogėlohet, nė mėnyrė tė natyrshme kaq shpejt. Duhet theksuar se kėtu bėhet fjalė pėr pasaktėsi apo dyshime manipulimesh nė njė vend anėtar tė BE-sė, qė ka tė paktėn njė dekadė qė zhvillon zgjedhje politike tė ndershme pa vėzhgues tė huaj.
Rastet e shteteve fqinje dėshmojnė qartė se sa shumė pasaktėsi mund tė ketė censusi i ardhshėm nė Shqipėri. Shteti ynė nė vend qė tė shqetėsohet pėr manipulimet qė bėhen nė kurriz tė shqiptarėve nė censuset e Maqedonisė dhe Malit tė Zi, ėshtė duke i hyrė vetė njė qorrsokaku nė njė moment krejt tė papėrshtatshėm. Njė census dinjitoz me vetėdeklarim mund tė zhvillohet vetėm pas 10 vitesh, kur shteti ynė tė jetė mėkėmbur dhe qytetarėt tanė tė kenė rifituar dinjitetin kombėtar e tė mos vuajnė mė nga babėzia e fukarallėkut dhe etja pėr dokumente udhėtimi dhe emigrimi. Kėtu duhet shtuar qė situata nė Shqipėri ėshtė mė e rėndė se nė vendet fqinje, pėr shkak tė kontekstit sui generis qė popullsia jonė ka me grekėt. Numri i lartė i emigrantėve, politika afatgjatė e asimilimit dhe shkombėtarizimit qė ka ndjekur Greqia nėpėrmjet instrumenteve tė ndryshėm (pėrfshi kėtu Kishėn Ortodokse kinse-Autoqefale) si dhe bindja me pensione tė majme duke pėrfituar nga varfėria jonė, kanė pėr tė bėrė qė rezultati i censusit tė ardhshėm tė jetė shumė lehtė i manipulueshėm dhe shumė larg sė vėrtetės.
Krijoni Kontakt